SHËNIM: Një ‘lajm i mirë’ nga redaksitë e lajmeve

anazapta

Ishte një kohë kur edicionet e lajmeve të RTSH-së (quhej Revista Televizive ajo e orës 20.00, që niste me marshin e hitit revolucionar “lart shokë  flamujt e kongreseve….”), kishin si kronikë të parë tufëza e arza, ose hedhjen e dorës së parë të azotit në filan fushë të filan kooperative, si  dhe ndonjë rezultat befasues në kuintal për hektarë të ndonjë brigade flamurmbajtëse. Ç`prej  kapitullimit të asaj epoke që bartte kësilloj lajmesh për t`ua përcjellë publikut, fshati, punët e tij, janë zëvendësuar në fokusin informativ më së shumti me politikën, e me vakira nga sfera e fateve njerëzore.

Por politika, ishte ajo që më së shumti që i zuri vendin “njeriut që i binte shatit”, kuptuar si metaforikisht e si realisht, ku sherrnajat e saj dubluan zhurmën e traktorit në arrë; kollarembajtësit gojështhurrur u zunë vendin llërëpërveshurve të fushave; pëllitjet e lopëve në stallë apo kullotave u konvertuan në vikama sharjesh e akuzash; pra, pothuajse gjithë fshati, me një, dy, apo me shumë thundrakët e tij, u transferua në parlament e sallonet (gjirizet më mirë të themi), e politikës. Kështu fshati, toka, bujku, njeriu që djersin e mbjell të ardhmen e tij, në atdheun e tij, duke i siguruar vetes bukën dhe dinjitetin, shkuan pothuaj në zgrip. Edhe nga indiferenca e medias për t`u vëmendësuar nga kjo kahje e shoqërisë, duke preferuar më tepër lajmin “Bulevardi të Tiranës”.

Dy ditë më parë, edicioni i lajmeve në Top Channel, u hap me një kronikë që i kushtohej një vendimi qeveritar jo pa rëndësi në funksion të nxitjes e ndihmës ndaj fermerit, siç është ai për një përfitim nga buxheti i shtetit prej 15 përqind shtesë vlere për çdo produkt të shitur.  Lajme të tilla pothuaj kanë munguar e mungojnë, ngase duken shumë periferike në raport me atë çfarë ndodh në “Bulevard”. Por është lajm i mirë, nëse redaksitë e lajmeve fokusohen dhe në të tilla info që kanë në fokus “katundarin”, hallet e telashet e tij. Nuk e di pse mendoj që një edicion lajmesh që nis me ndonjë fermer fytyrë-eshkë që i bën hyzmet tokës, është më i gëlltitshim se sa ndonjë kronikë që nis me portretin e Flamur Nokës e turfullimet e Berishës në Parlament.

E.Hoxha

 

 

Share This Article
6 Comments
  • Gazetar,kerkon te besh paralelizem por duhet te jesh i ri ne moshe ose nxenes i keq be arithmetike se dy drejteza ‘paralelew’ te priten ne nje pike(nga nje ane me tallje tufezat e arezat e nga ana tjeter pirsingjet e Desarave).Gazetari analizon nuk eshte tellall.
    Edhe shprehja ‘tufezat dhe arezat’ qe u perdor me aqe kenaqesi nga ata qe permbysen nje sistem te tere ekonomiko shoqeror mbi teorine e ‘terapise se shokut’ nuk eshte aqe ‘foshnjore’ sa e perdoren axnaminjte e Dhjetorit apo kungujt e parlamentit sot.Ajo shprehje ka nje kuptim te thelle ekonomik qe nuk mund ta kuptojne ‘idjotet’ e parlamentit qe nuk dine nga pjerdh gomari nga ekonomija pa le nga bujqesija..
    Kam lexuar e ti pelqej shkrimet e tua por kujdes ruaju forcave centrifuge e centripete se del ne orbite.SA TE KORRUPTUAR PER 6 MUAJ JANE DENUAR NGA Kasta?

  • E Hoxha: Sa here shkruen na kujton te paudhin.Me sa duket pasken shume gjera te perbashketa.Edhe ai thoshte bujqesia ceshtje e te gjith populit.Si nuk shkrove nje here per poziten o burre i dheut edhe nese nuk keni asnje vrejtje.Nejse populli thot ku ti qesin me hanger aty leh q eni.

    • O Mark ujku!
      Po ti je qen e bir qeni,o tunxh!!
      Ti nuk leh se te japin kocka ,por lepin SUMEN edhe pa te dhene gje:E KE NE GEN SUM-LEPIRJEN!!!
      Dhe thoni se e kishte fajin Enveri!!!
      Po tani kush ta ka fajin ,o KELYSH BUSHTRE,qe na can trapin gjithe diten??
      Po ti do vrare me buke ne goje,o KERME e ndyre!!!

  • Sailig je o Mark uk .Edhe me kete shkrim nuk u kenaqe? ,as politike nuk u be ,as Saliu yt nuk u sha si zakonisht .U fol per problemin e madh qe kane fermeret qe nuk u shiten prodhimet ,e qeveria e sotme po mendon e do te veproje mire .Thuaje edhe ti MARK UK NJE FJALE TE MIRE

  • mark uk :per shprehjen qe qeni lef aty ku I qesin me hong ke shume te drejte,,,se edhe ti aty lef aty ku te qesin me hong flet nga eksperienca ti qenfoles,,,,,,!!!!!!!!!

  • Rastesisht, po has ne nje koment te shkurter por tejet objektiv e real te zotni “pionier Lubonja”.

    Gazetari i “gatshem ” i Dita-s, E. Hoxha,hem tallet e ironizon me tufezat e arrezat qe u shpiken vetem ne kohen e Ramiz Alise e hem ben sikur shan rrumpallhanen e kriminelit numur nje,Salih Berishes,i cilli shkaterroi nga themelet industrine shumedegeshe, bujqesine e blegtorine bio-organike endemike shqiptare me fame ne Europe,zhduku pyjet,gerreu lumenjte,ndoti e percudnoi urbanistiken e Tiranes e Durresit me aradhat e malokeve “trima” te verilindjes qe ngulnin tabela si ne Far West-in amerikan ,”toke e xanun” ,mileti ma gdhe, i pashkolluem e i dhunshem, e cilli pernjimed u ba mbeshtetja e palekundur elektorale e ketij mysybeti qe prape,megjithe grushtin derrmues e kemi akoma neper kembe!

    Salihi, ky spiun,spy, (spajun) komunisto-fashist, hibridi ma i frikshem te cillin do ta kishte zili edhe doktor Frankeshtajni eshte duke terrorizuar akoma te ardhmen e popullit shqiptar dhe gallofi Edi Rama rri e ben sehir!

    Sa per nje fare Mark uk,te cillin jo rastesisht e kam hasur jo rralle ketu,ndryshon puna!Ky yrnek eshte taman nje viktime ideologjike e politike e shoqerore e Salahudinit, dhe po te jete nga Mirdita ,eshte jazek e turp per te ,te turperoje Mirditen ,duke u bere pale me skjapin plak tropojan! A je kah me kupton,… plako?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *