Konotacioni negativ deri dhe drithërues që ka për ne shqiptarët fjala “serb” nuk duhet na step kur është fjala për të përfituar çfarë mund të përfitohet dhe prej atij që e urren, apo që nuk rreshtohet në llogoren tënde të formatit entik, historik, kulturor, identitar, e gjykues. Eshtë fjala për policët rrugorë serb, të cilët kanë një kod sjelljeje, që e bën më të ngrohtë raportin e acartë mes qytetarit dhe përfaqsuesit të ligjit, që këtu tek ne, ende nuk i është gjetur ndonjë ilaç. Ka shembuj plot dhe nëpër Europë, por po ofroj preçedentin serb, edhe për shkak të afërsisë, edhe për shkak të një provokimi pozitiv që mund të sjellë në këtë aspekt.
Kur të ndalon, të pyet dhe për shëndetin, për rrugën se si po të ecën, e nëse të mundon ndonjë gjë. Pas kontrollit të dokumentacionit, të përgëzon për rregullsinë dhe të këshillon shkurtimisht për gjërat që duhet të kesh kujdes gjatë udhëtimit, si dhe të ofron ndonjë numër shërbimi policor nëse do kesh nevojë. Edhe nëse rezulton me ndonjë shkelje, sjellja është e tillë që më shumë se xhepi, të të rëndojë ndërgjegja për shkeljen, me një mundësi përmisimi shumë më tepër sesa nga ndëshkimi me gjobë. Kjo duhet të jetë dhe sfida e re e uniformave blu të ‘rrugores’ në Shqipëri, paralel me ashpërsimin e masave ndaj rregullave të qarkullimi. Investimi në edukim, është kompleks dhe nuk ka të bëjë vetëm me ashpërsinë në zbatimin e ligjit. Eshtë vlerësuar si pozitiv fakti i aktivizimit të policeve femra, si një efekt i duhur psikologjik kundrejt jo thjesht hithtësisë në ndëshkueshmëri, por dhe kundrejt një farë halldupërie në sjelljen e policëve meshkuj, edhe kur janë në të drejtën.
Jo të gjithë mund të kenë një edukatë të lindur e të kultivuar, me vetëdijen e të qënit njerëz të kulturuar e me komunikime që bijnë era qytetari, aq më tepër në këto kohë ku rëndshëm vihet re një zbuthje e elementit qytetar në hapësirat tona urbane, por do ishte e nevojshme që së pakku të përfshihej në instruktazh një set sjelljesh nga ana e policëve rrugorë, duke nisur që me mënyrën e qëndrimit gjatë shërbimit, ku të eliminohej me patjetër hapja e këmbëve dhe të luajturit me pallaskën e shenjës stop, mos kruajtjen e hallateve, mosfutjen e gishtit në hundë, apo qoftë dhe me mos pirjen e duhanit si një njeri dosido, sidomos në komunikim me qytetarët; të mësojë llojin e përshëndetjes e fjalët që duhen përdorur, ku të përfshihen dhe këshillimet nëse ka ndonjë shkelje jo me zarar, duke psikogjisur drejtuesin e automjetit; apo dhe ta komplimentojë drejtuesin nëse është në rregull me gjithcka.
Këtë të dytën e kam hasur dhe me policë rrugorë në Kosovë, që edhe pse zbatues rigoroz të ligjit, dijnë të të thonë: je në rregull me gjithcka, udhë të mbarë! Po të ndodh kjo, shumë shpejt do fashitet nervoziteti që ka kapluar drejtuesit e automjeteve, teksa “polici” e “gjobat”, u janë bërë makth numër një në 24 orë.

Artikulli eshte shume simpatik dhe meqenese flisni per sjelljen dhe qendrimin e policeve tane desha te shtoj qe pjese e kultures eshte dhe respekti qe duhet te kemi per njeri tjetrin,shkelja e te cilit ndeshkohet shume rende ne Europe ndersa ketu behen para policit dhe nuk i ben pershtypje.E kam fjalen kur te gjithe rrine ne radhe dhe ndonjeri del ne krahun e kundert per te dale perpara.kjo ndodh cdo mengjes ne mes te bulevardit dhe polici tund pallasken.
Se dyti mungon aftesia per te rrgulluar trafiku.Tek zogu i zi cdo mengjes ka nje tufe me police te cilet nuk bejne gje tjeter pervecse pengojne trafikun.Kur nuk ka police nuk ka radhe te gjata.Kur sheh radhe ne cdo rrethrotullim dije qe ka police.Me gjithe ate duhet thene qe ka permiresim ne sjellje,por akoma jemi larg te tjereve.
Une sa mbaj mend , sjellja e policeve rugore ne Shqiperi eshte e shkelqyer …ndoshta tani qe ka ardh Saimir Mistreci mund t ejete bere e lige –Por para 10 vjetesh kur isha une aty , policet tane silleshin ne menyre shume paqesore dhe me shume bon sense
Edhe kur te ndalonte te pyeste _C’beni cuna si jeni ? –Dhe pastaj te thoshte :Ule njecike shpejtesine se e ke shpejt –Por ama kur une ikja shpejt shume , se kam isha pilot ne timon dhe fluturoja me makine …Atehere ca do bente i shkreti polic :…,Me dilte para qe larg dhe tundete tabeln duke bere shenje te ndaloja …
Atehere une ju thosha shokeve qe ishin brenda ne makine :..Nxirni njecike 10 mijeshet shpejt dhe mi valvisni nga dritarja :..
..Dhe shoqnia nxirnin seicili nga nje dore me 10 mijeshedhe i tundin ne ajer :…
Atehere policit i ndrinte fytyra dhe duke qeshur …, ndersa ne afroheshim dhe shoket benin votimin:..,na thoshte :..Ah Vlora, Vlora …Po ca beni o cuna ,
mos ikni shpejt , se do beni ndonje aksident , ulnei pak shpejtesine….
Dhe ne pastaj iknim, me shpejtesi domosdo …. se na ikte deti ..lol
Por , seriozisht e kam , policet e Shqiperise silleshin shume bukur dhe me shume njerezillek __Ralle tek kishte ndonje mistrec , por qe nuk kishte faj as ai mistreci,
sepse ne ecnim shume shpejt …
Sipas meje ne nuk calojme tek sjellja e policeve, sepse sjellja e policeve tane eshte shume e bute me qytetaret dhe jane shume te njerezishem
Keta policet ketej jashte nuk te falin pote gjeten ne gabim ..dhe jane edhe harbute ,
ndersa policet e Shqieprise jane shume njerez te mire, dhe , ajo qe me ka bere pershtypje mua
Policet e Shqiperise jane edhe inteligjente se dijne te sillen me zgjuarsi —
Problemi jone eshte qe policia te jete e ashper me ata qe ecin shpejt, por jo te vnedosi gjoba kot,
sic po ben Saimir mistreci ….Se ky keshtu po e ben policine arrogante
Ky Saimiri po prish sjelljen e policise me keto metoda te psita qe vendosin gjoba pa i lajmeruar njerezit fare
Ky Saimiri po e ben policine shqiptare arrogante ….
Nejse , mendimi im eshte qe Policia shqiptare ka sjellje shume te mire …pavaresisht se kane roga shume te uleta dhe rijne gjithe diten atje ne mes te ruges nen presionin e rugaceve e krimineleve
une sa here ikja me makine nePper Shqiepri, i jepja vete bakshish policit kur me ndalonte , pa hezituar fare dhe me kenaqsi, se ka familje edhe polici dhe me ate roge te vogel qe ka nuk e mban dot familjen –Ndaj e ndihmojme me aq sa kemi mundesi
ore 10 mij i paske dhen shum ti o vlonjati. Me 2 mij lek ia kam pas hedh une. Edhe kufome te kisha ne bagazh, per 2 mij leke, policet e Kombinatit ne Shqypni te puthin doren
Ate dite i dhame 10 mije seicili nga ne (ne ishim 4 veta ) dhe kishim vajtur ne Durres te mernim nje shok qe vinte nga Italia Ai kishte bere leke andej …
Ata policet qe na dolen ishin nja 3 veta –Keshtu qe do u jepnim …
Por une gjithmone ju jepja ndonje bakshish policeve, se kam pasur edhe nja dy shoke te mij police te cilet ishin ne kushte te veshtira familjare….
Se marin roge shume te ulet policat ne Shqiperi, ndaj seicili ti japi policit nje fare leku ,sipas mundesise se e ndihmon .
rajmond, i kendshem komenti jot, kam qeshur. megjithese nuk jam shum i sigurt nese e ke seriozisht apo po luan me prapanicat tona
Te njejten opinion kam per policine greke. Kam 14 vjet qe rrugen ITALI-SHQIPERI dhe anasjelltas, e bej nga Greqia. Shkurt Igumenice – Permet. Kjo sepse Tragetet greke kane cmime te ulta,gati sa gjysma e atyre te trageteve italiane qe te cojne ne Durres ose ne Vlore. Pastertia dhe komoditeti i trageteve greke as qe mund te krahasohen me ato te Italineve(te pakten ne ato vite,nuk di si eshte tani).
Megjithate te kthehemi tek problemi policeve. Ne 15 vjet jam ndaluare vetem njehere nga polizia greke . Ishte Janari i vitit 2002. Sa zbritem nga trageti ne Igumenitce, filloi nje debore e dendur. Rruga ishte ngrire dhe me debore persiper behej dyfishe veshtire. Isha me nje kosovar. Ai kishte disa zinxhira ne bagazh por fatekeqesisht asnje nuk i shkonte makines se tij e times. Ne ishim drejt malit kur zuri te bjere pa pushim . Pa pritur ( per fat), na doli perpara nje fuoristrade e policise . Na ndaluane , pershendeten dhe me ate pak anglishte sa mund te kutomin na thaneafersisht: mire ne ngjitje….por pasi te kaloni qafen e malit ne te tatepjete do te beheni cope. Nuk komandohen me frenat.” Na ndihmuane te kthehemi mbrapa dhe ne fshatin me te afert na gjeten gna nje pale zinxhira .Keshtu ne arritem shendoshe mire ne shtepi.
Po te qene polizet tane: S’ keni zinxhira….gjobe….sekuestro te makines etj, etj..
Vij 2-3 here ne vit ne Shqiperi. Ne rrugen nga Permeti ne Tirane do te kontrollohem te pakten 3-4 here. Nje here arriti 7here kontroll. Cmenduri e vertet. Dhe ne cdo kontroll polici ben cmos te te mbushi mendjen se ishe ne gabim ….sa merr 5000-lekshin s’ ben me ze, te le te shkosh. Para vitit 2005 vetem nje Minister i Brendeshem me mbiemer Toska, leshoi nje urdher te mos ndalohen ne menyre kategorike , makinat me targa te huaja. Ato 2 ose 3 vite nuk jam ndaluare nga polizia e Tepelenes, e Balleshit , e Fierit, e Kavajes, Durresit…….
Dhe po ti shohesh jane dy police ne nje vend dhe te dy e bejne rreshtin sa me te gjate qe te mos u shpetoje asnje. Njeri ne te majte e tjetri ne te djathte te rruges. Edhe ne shi e ne qahmet, Si ”heronj” te vertete. Vetem nje shtet i drejtuare nga debila nuk e kupton kete zell te policise rrugore per te vene nen kontroll poullinne rruge.
Per mendjen time ne keto kushte , polizia rrugore duhet te shkrihet per ca kohe e t,i kaloje hetimit ose zbulimit te krimit . Asgje nuk e gjen Shqiperine po i hoqe policine rrugore. Perkundrazi , SHTETI do te lirohet nga nje turp.
Shume e vertete, policia duhet te tregohet me kulture, une kam nje rast te ngjashem ne USA kur polici me ndaloje sepse isha me shpejtesi u zhvillua kjo bisede:
Polici: Si jeni, si ju ka kaluar dita?
Une: Shume mire po ju si jeni?
Polici: Ku ishit?( sepse sapo u futa nga Kanadaja) Sa dite qendruat atje, si i kishit njerzit tuaj?
Une: 5 dite dhe ja kaluam shume mire.
Polici: Sikur ishit me shume se shpejtesia e lejuar, dhe mos harro se ne makine jeni si familje dhe duhet ta mendosh se cila eshte pasoja ne kete rast.
Pasi me verifikoje dekumentat dhe me beri nje flete gjobe pa lek, sepse eshte gjykata qe vendos sasine e gjobes, me tha vazhdo dhe mendo se po udheton me familjen tende.
Kjo ishte historia ime dhe ky ishte polici qe me beri mua te mendoje jo per gjoben por per pasojat qe mund te kisha ne rast aksidenti.
vende vende jan si kudo. Ka police te edukuar ka edhe harbute. Varet si e kuptojne zanatin, te drejtat, detyrimet qe kane.
Njof une polica qe nuk dine te lidhin dy llafe. por njof edhe cuna qe te marrin gjak ne vetull.
Nese vendi i punes nuk blihet me para, por me merite, atehere eshte e kuptueshme qe polici rrugor do sillet si qytetar ne rradhe te pare dhe jo si mitmarres.
Ne Shqiperi ka ndodhur nje fenomen i shemtuar qe ne menyre kapilare vendi i punes blihej dhe gjithe zinxhiri funksiononte si nje bande qe edhe mbronin njeri-tjetrin, por edhe ndanin paret e korrupsionit bashke. Qellimi real i policise rrugore nuk ka qene parandalimi i aksidenteve, por fryrja e xhepit te tyre, prandaj qe ne kontaktin e pare qe kishe me ta pas nje pershendetje te thate te vinte kerkesa “letrat, patenta” qe shoqerohej me “tejkalim shpejtesie, heqje patente”.
Duket sikur ka nje ndryshim te situates per mire ne kete aspekt, ne nje rast polici rrugor na ka ndaluar per parakalim ne ure dhe ka gjobitur normalisht me 1,000 Lek per shkeljen. Kam degjuar edhe raste kur policet rrugore edhe pse te rinj ne detyre, vazhdojne e pelqejne lekun nen dore per te mbyllur njerin sy ndaj shkeljes.
te gjithe policet e botes qenkan te mire :::UNE KAM NJE HISTORI ME POLICAT FRANCEZE ..CIVILA //QE NA NA NDALUAN NE PARIS /////DILNI NGA MAKINA ..DUART LART /KEMBET TE HAPURA ////KERKUAN PER DROGA NE MAKINE GJITHANDEJ//PA E CARE KOKEN /SA EPANE QE ISHIM ALBANEZ///DHE KUR NJE SHOK I THA NUK JEMI KRIMINELA ///////I BERTITEN E SHTYNE /GATI SA NUK I GJYAJTEN .. POR KA EDHE POLIC TE MIRE /////EDHE NE SHQIPERI KAM PARE POLICA TE EDUKUAR /////