Një lidhje shumë speciale

redaktor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Tiranë, z.Donald Lu është takuar sërish dje me deputetin e PD-së Sali Berisha, ish-kryeministër, këtë herë për t’i dorëzuar opinionin final të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Duket se diplomati i lartë po heq gjithnjë e më shumë dorë nga varaku protokollar i fillimeve, kur kinse duke takuar dhe biseduar me Lulzim Bashën, e quante të mbaruar kontaktin me opozitën shqiptare.

Sigurisht, z.Lu nuk takon çdo deputet të Kuvendit për t’i dorëzuar një dokument. As çdo ish-kryeministër. Z.Lu për shembull nuk takon veçmas Pandeli Majkon, as Fatos Nanon. Është të fshihesh pas gishtit, po të mos pranosh se në zyrën e deputetit Berisha, ai takon shefin real të Partisë Demokratike. Ai duhet bindur, ai i merr vendimet, me atë duhet gjetur gjuha. Jemi dëshmitarë se ka ndodhur që Basha ka bërë një pohim të cilin më pas e ka gëlltitur sepse mentori i tij është shprehur kundër. Por asnjëherë nuk ka ndodhur e anasjellta.

Këtë konstatim, në fakt e bën çdo njeri i zakonshëm: Berisha është kryetari i PD-së. Por sërish mbetet për t’u analizuar kjo “marrëdhënie speciale” e ambasadorit me të.

Së pari, është një nonsens logjik i pranuar nga kushdo që njeh sadopak zhvillimet e historisë së re shqiptare, ideja që të bindësh Berishën se reforma në drejtësi është diçka e mirë për të, dhe ai duhet ta pranojë dhe të nxisë deputetët mbi të cilët ka ndikim, që ta votojnë.

Kjo reformë kështu siç na është paraqitur, ka mbetur peng në dy momente: Në përqindjen e votave parlamentare që do duhen për të zgjedhur krerët e drejtësisë, dhe në varësinë institucionale që duhet të ketë Byroja Kombëtare e Hetimit. Nëse kjo e dyta duket sikur po merr një zgjidhje, me varësi nga prokuroria dhe me status të pavarur operimi, shifra 2/3 e votave të Kuvendit për “gjyqtarët e lartë”, që kërkon PD-ja, mbetet ende pa përgjigje.

Nuk është çudi që edhe sikur mazhoranca ta pranojë këtë kërkesë ta hatashme, që zhvlerëson totalisht votën për presidentin e Republikës dhe vetë kryeprokurorin (ata zgjidhen me 71 vota), Berisha do hedhë në treg diçka tjetër, dhe ambasadori do shkojë sërish ta takojë.

Mund të ketë dy interpretime për një lidhje të veçantë. Duke marrë në konsideratë deklaratat e përsëritura të Berishës se nuk i shtyhet në këtë Kuvend të kriminalizuar (e thotë Berisha?!) dhe mund të dorëzojë mandatin, dikush mund të arsyetojë se ai po përgatit një dalje të butë nga politika me ndihmën e Lu-së. Mendja ta do, me kushtin që të mos preket nga cilado drejtësi, e reformuar ose jo. “Doktor, lere me kaq, kontributin tënd e dhe, tani le ta marrin stafetën të rinjtë”, imagjinojmë t’i thotë ambasadori.

Edhe sikur të ishte e vërtetë, kjo do qe një tjetër shuplakë ndaj “një milion shuplakave” që votuan për largimin e tij. Por aq sa ka shanse një ujk të bëhet vegjetarian, po aq mundësi ka gjasa e mësipërme. Berisha ka nxjerrë të paktën mësimin e Fatos Nanos, që politika po e le, të la.

Interpretimi tjetër do na ftonte t’i riktheheshim idesë që aktivisti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari, përmendte në një letër të tij drejtuar ambasadorit Lu, botuar në DITA në shkurt 2015, pra një vit më parë. Kokalari i jepte zë teorisë (jo të tij) emërimi i zotit Lu në Tiranë mund të ishte fryt i lobimit të vetë Berishës me mikun e tij Frenk Uisner, ish-diplomat amerikan dhe lobist i fuqishëm pranë grupeve Patton Boggs dhe Podesta. Uisner e Lu janë shokë shkolle nga kolegji Princeton, dhe miqësitë e shkollës, si ajo e ushtrisë, zgjasin në vite.

Pra, pyetja që shtrohet është: A është Berisha ai që i bën “hyzmetin” zotit Lu, duke pranuar me shumë naze të miratojë një reformë që s’e ka dashur kurrë, me kusht që t’i hedhë aq shumë ujë sa ta shndërrojë nga një kafe të fortë dhe shkundëse, në lëng gështenjash? Dhe diplomati siguron kështu një 10 me yll në cv-në e tij? Apo gjithnjë kjo histori është një “hyzmet” i ambasadorit të dizenjuar nga Berisha (po të marrim të mirëqenë dyshimet që hidhte vjet Kokalari) për ta ndihmuar mikun e vet duke çarë, aty ku mundet dhe aq sa mundet, një mazhorancë solide në pamje, por padyshim me ngërçet dhe moskuptimet e veta?

Duke patur parasysh historikun e lëvizjeve të Berishës, deklarata e tij për dorëzim mandati fare mirë do interpretohej si kërcënim që gjithë PD-ja të dalë nga Kuvendi dhe reforma në drejtësi t’u ngecë të majtëve si copë letër e harxhuar më kot.

Që të gjitha pikëpyetjet e qena dhe të paqena mbi rolin e ambasadorit Lu të binin poshtë, do mjaftonte që ai të ndikonte që Sali Berishën mos ta ndiqte kush pas. Thënë ndryshe, t’i shkaktonte PD-së një “përçarje” fatlume për atë parti dhe pse jo, për vendin. Në të kundërt, kjo romantikë e çuditshme Berisha-Lu, do vazhdojë të komentohet.

Share This Article
15 Comments
  • Dita, mos haro Vranickin ne vitin 1997 qe ja shembi themelet Sa-lehit pak nga pak. Nuk rrezohet dot lisi Sa-leh( krahasimi jo vetem qe calon, por eshte thjesht metaforik, sepse Sa-lehi nuk eshte lis, por thjesht nje plep i rritur ne mut) me metoda demokratike. Mafjen Sa-leh nuk mund t’a mposhtesh apo elemonosh dot duke respektuar te drejtat ligjore qe garantojne te ndershmit. Sot Amerika do te ishte akoma nen pushtetin e antiligji ne qofte se do te respektonte te drejtat ligjore per te paligjeshmit(mafiozet)

  • Per ata qe jane shqiptare dhe shikojne dhe degjojne eshte vetem nje tuyrp pse jo edhe personal i Lu-se.Nuk e dime se çfar eshte kjo demokraci apo shkerdhatodemokraci ashtu siç e kemi percaktuare kur kremineli Sali mori pushtetin dhe shkaterroi tere shqiperine.Turp dhe jam shume i bindur se kjo nuk eshte diplomaci amerikane kurren e kurres,te vertetat do te dalin dhe do te triumfoje z.Kokolari per sa shkruan ne letren etije nje vite me pare.

  • Kur ne shqiptaret, i themi bac Berishes derr ,cdo te bejne dipllomatet e huaja apo i nderuari Lu?????????Shqiparet tashme ketu e 20 vjete e kane te qarte se cperfaqson baca.Te huajte, nga qe na monitorojne, e kane kthyer nga te gjithe anet ,por akoma nuk po e percaktojne kete specie misterioze .Nuk eshte se i japin atij rendesi .Llogjikojne qe ky njeri, me te drejte apo pa te drejte ,ta bene decken .Cili mund te jete demi me i madh ne keto situata jo te kendshme Rajonale .Te provokoje nje perplasje qe ju intereson dhe te tjerve ne rajon .Prandaj Derrit i duhet thene Daje dhe nga Ambasadori Lu.
    Ka shume dilema qe i njohim por dhe qe nuk i njohim. Kjo na bene ,qe shqiptaret, nga mos durimi e mos njohja ,cfryjne ndaj qendrimeve te Aleatve .Kalojme dhe ne ekstreme ,sic po ndodh ne Kosove qe te kerkojme dhe largimin e amerikanve .Pra te keqe nuk e shohim tek vetja por tek qendrimet e Aleatve .Ka dhe nje specifike tjeter qe ne nuk e vlersojme .Politika amerikane dominon ne Ballkan .Si e tille ajo eshte shume e kujdeshme ndaj cdo shteti .Na pelqen ose nuk na pelqen, kjo eshte nje zgjedhje qe ,varet se sa jemi ne te afte ti dalim vete zote situatave komplekse. Ne kete konteks nuk duhet ti paragjykojme qendrimet e Ambasadorit Lu ;perderisa ne nuk u japin rruge punve tona .

  • D. Lu po perkrahu Berishen e ule prestigjin e SH.B,A. ! Berisha te denohet per :
    shkatrimin e shtetit ne v. 1996;
    mbytjen e 84/veteve ne Dete;shitjen e Detit; vrasjee e 26/veteve ne Gerdec;
    vrasjet qe ka bere naten e i qan diten !
    si;Azemin,Remzi Hoxhen,xhindin, trebicken. vrasjet e 21/janarit,etj.

  • ËSHTË VET KRIMI GJAKATAR…

    -Në vend të Komentit –

    Pershendetje Zoti Lu,
    I nderuar Ambasador,
    Të takosh nje shqiptar
    Është një akt shoqëror!..
    ***
    Të takosh çdo Qytetar,
    Është një akt shumë normal
    Por takimi me Berishen
    Është per ne emocional….!
    ***
    Në se Visner e ka Mik,
    Dhe Podesta Furnitor,
    Ftoje po do në shtëpi,
    Jo me mision shteteror!…
    ***
    Në shtëpi mos e ler vetëm,
    Me të Zonjen e shtepisë,
    Se është në Gen i pabesë,
    Dhe të ndyn e të bën pis…!
    ***
    Është për Ne, i Krimit Klan
    Nuk është si çdo Qytetar,
    As Vjosa ime se lan,
    Është vet Krimi g j a k a t a r …!

    • Qenke bere poet i talentuar o neti interneti, por degjo edhe te tjereset se:

      DASHNIA E LU AMBASADORIT PER KOMUNIST SALIUN
      VJEN NGA ZELLI I EDVINIT PER ENVER BATAKCIUN
      VAMPIRET ENVERISTE DEKORON
      PENSIONE SHTESE U DEKRETON

      dhe sepse po ky BOS i Rilindjes enveriste Edi Rama:

      PARTI-ENVERIN S’E HARRON
      NEXHMIJEN INTERVISTON
      PIRAMIDEN E LEDHATON
      ERMALIN E DROGES INKURAJON

  • Te gjitha varaiantet i ke zhbiriluar o gazeta DITA, te gjitha variantet jane hulumtar me profesionizem investigativ edhe te “fshehtat” publike te kuzhines se PD-se me Kryeguzhinjer Sali Berishen, por edhe te bemat konspirative te Saliut me nuanca alla Geri Kokalari nga SHBA,

    por:

    o gazeta e nderuar DITA ju keni harruar nje te “fshehte” publike te madhe qe e dine edhe kalamjte e rruges nga Bathorja e Saliut deri tek kodrat e Liqenit te Edvinit, qe Erjon Veliaj po kerkon t’i “zbukuroje” me betonin e Rilindjes Socialiste dhe kjo e “fshehte” publike ka te beje me faktin se DASHNIA e Lu-se per Saliun eshte forcuar shume pasi Edvini Me liken e tij te florinjte kane shfaqur shume DASHNI per kriminelet gjakatare te Enverit duke filluar nga Nexhmija, Vikto Kapo e Aranit Cela e deri tek vrastaret dhe xhelatet me ordinere te regjimit satrap te Enver Hoxhes, duke i dekoruar keta “vampire” te regjimit komunist me medalje trimerie dhe duke u leshuar me bujari pensione shtese dhe Rilindja Socialiste nuk degjon te tutet fare nga idea per te fshire titullin HERO te satrapit mizor Enver Hoxha ashtu sic kane bere te gjitha vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore shume kohe me pare me diktatoret e tyre mjaft me njerezore se ANTIKRISHTI shqyptar, kaqol dhe injorant Enver Hoxha, i cili jo vetem qe mbushi lumenj me gjak njeriu te pafajshme ne Shqypni, por edhe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si nje KULCEDER lakmitare e vertete.

    prandaj:

    o gazeta DITA dhe ju o kryeredaktori Thanoi,

    MOS MOS JA MERRNI PER KEQ AMBASADORIT MIK LU PER “DASHNINE” ROMANTIKE QE PO SHFAQ HAPUR PER SALIUN, MOS E LODHNI TRUNIN AS PER PLANE KONSPIRATIVE ALLA KOKALARI NGA SHBA,

    sepse:

    “DASHNIA” E EDVINIT PER ENVERIN DHE PARTINE E PUNES I KALON KUFIJTE E IMAGJINATES TE NJE AMBASADORI MODEST.

  • Vazhdoj te mos kuptoj,pse Rama, jashte formimit te tij, vazhdon te lejoj, qe ambasadori Lu, ta trajtoj kete vend si koloni e politikes aktuale te Obames.
    Diaboliku shume dimensional Sali,me shpifje,apo para dhe prona te shqiptareve,te perdorura per te blere politikane perendimore,arriti te nxjerre ne pension te parakohshem nje ambasador amerikan qe kish filluar ti tregonte pasqyren para surratit.
    Rama,megjithse ka nje veper te lavderueshme,vazhdon te bej nje poltike teper te vakur dhe anemike,per ta ekspozuar kete pune,por vecanrisht,per ta nxjerre monstren e kulles Sali, ne drite te diellit,qe i ndjekur nga lehjet e bandes se tij,vazhdon ti thote te bardhes se qeverise,te zeze.Dhe te zezen e vet,me nje paturpesi ekstreme,ky bastard aziatik,ja faturon qeverise.
    Dhe per me teper duke mos i vene kufirin tek thana,Lu-s,ky i fundit vazhdon te nxjerre koken si kukuvajke furiku, nga dyert e percudnimit njerzor dhe shqiptar Sali dhe Basha.
    Shume pak i ka kushtuar vemendje bota shqiptare,drites jeshile,qe i ka ndezur Rama ne nje pozicion lakeu te politikes se Lu,pranimit te terroristeve iraniane,qe priten te vendosen ne token tone.
    Nje vazhdim kjo i politikes islamike te Saliut.
    As me shume e as me pak eshte te plantosh qeliza kanceroze teroriste islamike ne trupin e vogel shqiptar,(qe dhe pa keta ndihet shume i kontaminuar me kete lloj mikrobi),qe historia e ka treguar qe jane ne unison me formimin e bandes se Saliut,per te vazhduar per ta percudnuar kete vend europian, ne nje vend me mendesi arabo-anadollake.
    Dhe kur ´´protestat´´,behen per kende lojrash dhe lihet qete jashte vemendjes,kjo gjeme qe kerkon ta bastardoje kete komb,eshte pak te thuhet:
    Shqiperia digjet qeveria dhe shqiptaria vazhdon te krihet.

    • o vasil cfare formimi ka Rama? Nuk me rezulton se ka studjuar as diplomaci as shkenca politke pervecse nje kursi pikture. Rama eshte anarkist keshtuqe kur perdor fjalen shtetformim dhe respekt te ligjeve e te rregullave ai eshte ne kontradikte me veten ndaj dhe behet i pabesueshem ne syte e atyre qe e njohin mire. Konfliktet qe ai ka me veten i projekton edhe ne marredheniet me te tjeret ndaj nuk le rast pa u grindur e pa u konfliktuar.

  • Berisha zoteron te gjitha pushtetet ,drejtesine Shik,presidence,pjesen me te madhe te qeverise dhe te Rilindjes.
    Eshte vleresuar nga rilindasit per meritat ne demokraci dhe de fakto eshte udheheqes i PD
    Piktor Hoorri qeveris me vendimet e Saliut dhe ne drejtimin e percaktuar prej tij.
    Lu nuk mund ti hedhe poshte meritat qe ja njeh koalicioni i qelbesirave

  • I nderuar zoti Alqi

    Ajo qe po ben Donaldluli me Berishen eshte
    INCEST DIPLLOMATIK
    dhe mjaftojn te kujtosh 14 shtatorin 1998 kur Saliserbi pushtoi ushtarakisht institucjonet e shtetitdhe dipllomatet amerikane te asaj kohe ne vendte kerkonin karrike elektrike per shtrigun berishe…I thuren lavdi qe dorzoi vullnetarisht armatimin e rende dhe I bene gjyqin brenda ambasades duke e qerasur me bombone…ka dhe mijra raste qe vete ambasada amerikane e quan kriminel berishen…megjithate e lene ne loje…
    Zoti Alqi
    Lere kete pambuk qe po godet antiambasadorin Lu…
    Cdo zyrtar amerikan qe perkrah KUCEDREN BREISHE..sidomos kaq shemtuar sa LU-ja duhet demaskuar jo vetem si antishqiptar por dhe anti amerikan..
    Kur dipllomati amerikan Filip Riker beri nje gafe ne Maqedoni kundra grekeve..keto te fundit mblodhen 2 miljon firma ka cuan kongresit amerikan ..dhe e ate e cuan si pulle poste mbrapa..
    Prandaj hedh shurren perpjete Berisha duke urinuar dhe viktimat & jetimet e tyre se jut e mediave ne vend te merremi me antidipllomatin Donaldluli dhe supertradhetarin Edi Rama..merreni me kufomen Berishe qe nuk eshte varrosur se nuk ka media ne Shqiperi por jeni kthyer ne ‘DELETED”
    Jam nga ajo pjese e shoqerise shqiptare qe kam patur guxim qe ne kohen e enverit te debatoj per shume gjera me zarar sidomos ne rrethe te ngushta ku do permendja luften e klasave,tufezimin dhe vrasjen e disa udheheqesve..etj…nuk eshte shaka…
    Edhe sot nuk me mungon guximi te shpreh disa kritika te kohes qe po behen me figuren e enver hoxhes se ka kaluar deri ne kanibalizem ekstrem.
    Ne menyre figurative une “mishin ja haje enver hoxhes por kockat ja ruaj” si thote populli.
    Pse po behet nje fushate kaq kanibaleske per 30 vjet dhe supa me kockat e tij qe po na serviret cdo dite dhe cdo ore nuk po mbaron….pra pse po I jepet atij populli ushqim me kerma ??
    ####################################
    Duhet te pranojme qe populli shqiptar (ato qe u ngriten artificjalisht ne dhjetor 1990 ) e ka humbur betejen me Enver Hoxhen.25 vjet jane te mjaftueshme per te vleresuar se shteti Enver Hoxhes eshte shume me lart me kete antishtetin e Nano-berish-metes-rames.
    Biles sot jemi kthyer ne nje lloj protektorati I peshtirosur se nje ambasdor sillet sin je Governor I pa shpallur dhe ka 20 vjet qe po e bejn keq dhe ate detyre qe po e bejne ilegalisht.
    ####################################

    E shajme EH se hoqi besimin fetar,,dakort por kush eshte ai kelysh kurve( na falni per shprehjen) qe te me spjegoje cfare do koloneli janullatos ne krye te autoqefalise te Fan Nolit ?
    Ai I keni pare qe kur u futem ne konferece islamike privatisht nga mostra berishe ne 1992 cfare invazioni islamik ka mberthyer ate vend.E kuptoni se pushtimi I sheshit GJERGJ KASTIRIOTI nga hordhite myslimane kur fallen na ka beret e urrehemi nga perendimi….Faluni ne stadium more njerez te rrjedhur.
    ####################################

    Ajo qe ben te pafajshem enver hoxhen eshte se ate e shiti te Tito treshja Stalin-Ruzvelt-Curcill dhe faktet jane sheshit.Greqia eshte prova me e emire,CURCILLI I kerkoi Stalinit Greqine dhe ky ja dha pa kushte..po per shqiperine….ishte nje territort qe ja lane per kujdestari jugosllaveve….
    Cfare ndodhi me vone..Clirimi nga fashizmi ,incidenti korfuzit Konfernca ePaqes,Rindertimi,largimi I jugosllaveve titiste,provokacjonet e 1949,mijra bandite dhe terroriste per rrezim pushteti,largimi I ruseve nga pashalimani ne 1960,dalja nga traktati varshaves 1968,hapja e fronti kosoves 1981 dhe lidhja me Gjermanine ne 1984 e bejne enver hoxhen nje burre shteti qe nuk ka nevoje ndonje ambasdoruc ti thote burre shteti se ja ka thene Historia.
    ****************************************************************
    Ku gabon zoti Alqi ?
    Periudhen e porno demokracise pas 1992 e kalon lehte dhe thote
    “”””Shumë ujëra kanë rrjedhur këto 30 vjet dhe vetem pyjet qenkan masakruar””
    jo zoti alqi e ke gabim…..jo vetem pyjet por komplet shteti dhe dinjiteti kane rene per toke dhe nuk ka kush ti ngreje.
    Edi Rama po ben nje tradheti kriminale se ne vend te hape defterin e krimberishes po le koqen e namit me bunkaret e enverit dhe hapjen e dosjeve te spiunave te lagjeve.
    Nqs se berisha nuk denohet per keto krime kunder njerzimit:
    1-operacjoni luftarak I shikut per te pushtuar jugun ne 1997
    2-urdheri per te bombarduar me lende kimike vloren dhe tepelenen
    3-zhdukjen e atdhetarit Remzi Hoxha
    4-sulmi terrorist kunder kontigjentit gjerman
    5-genocidi ndaj fisit hakljave
    6-furnizmi me arme dhe karburant regjimin e milloshevicit
    7 –tradhetia e larte me detin jon
    8-futja e damir fazllicit ne kasafortat sigurise kombetare
    9-vrasja hitleriane ne 21 janar 2011
    10-vjedhja kozmike ne rrugen e kombit gjysem miliardi dollare
    11-HOLOKAUSTI GERDECIT
    atehere kjo eshte ajo qe shume shqiptare shikojne me dyshim dhe pyesin?
    Kush e shkaterroi me Pit Bullin Berishe shtetin shqiptar dhe pse po mbrohet me cdo kusht dhe cdo cmim krimberisha qe I ka beret e gjitha krimet qe permban KODI PENAL I KRIMEVE TE RENDA.
    “””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””.
    pra ky eshte “celesi” pse njerzit kane kthyer koken nga enver hoxha.
    Perfundimisht:
    Do te preferoja me mire nje diktator te sinqerte qe te thoshte me pare: mos me shkel ligjin se te qi nenen (na falni per shprehjen) se sa kete kohe te koleres demonkratike me kriminel berishen neper kembe..me edi ramen qe po tregon nje impotence kriminale dhe me keto ambasdore me hipokrizine e tyre proverbialedhe po aq kriminale.
    Pra me mire nje kriminel te ndershem si enver hoxha se sa keta kanibale te sotem qe ushqehen me kufoma diktatoresh pa perjashtim.
    DERI NE ARRESTIMIN PA KUSHTE TE SERBERISHES PERSHENDSIM
    LAVDI DIKTATORIT ENVER HOXHA !!!!
    I NEVOJSHEM DHE I DOMOSDOSHEM PER ATE KOHE..DHE PER ATE POPULL PA DINJITET ,PA INTEGRITET DHE PA SOVRANITET PAS 2 PRILLIT 1991

  • Titulin e ketij shtrimi do ta tituloja “TROKITJA E NJE KINEZI NE DEREN E DOBORUS”!Asjerit nuk i shkon ne mendje te gjeje emblemen e asaj ç’ka fshihet pas kornizes Berishjane nga prapa kurizit te plakut tashme kurizdale nga pritjet e percjelljet dite e nate!

  • Shumë njerëz habiten që , Saliu , ky palaço burrë , ka çerek shekulli që poshtëron një popull të tërë ?!
    Kjo ndodh se Saliu është koncentrat i veseve që karakterizojnë shqipëtarin tipik .
    Ne jemi si Saliu dhe Saliu është si ne . Ne e mbajmë gjallë Saliun . Maskarenjtë ndër ne gjejnë terrenin ideal !

  • Mos flisni jasht teme.ne nuke Jami ne gjendje e nuke dime tebud ushqejm lopet vine ushqimet NgA American per blegtorin.thirri Mendjes. O komentuse.shqipja ska buk per te ngren.e Na shitni mend per ameriken qe Po na mbron nga Europa,e cila ska asnje interesim per shqiperine.po mos te Ishte? aleanca me ameriken .kur te donte serbi e grku ja Ben tetshin shqiperise e me pare kosoves.
    Folisni nu se k keno shoatullat ngrofte.
    Po te mos Ishta USA sot Kosovar Ishte ne lufter civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *