Një moratorium për diplomat dhe një diplomë për moralin

anazapta

Meqë për raste flagrante fenomenesh antiligj e abuzivizmi që kanë krijuar batërdi në fusha të caktuara futen në punë moratoriumet, ka ardhur koha për të aplikuar nëj të tillë për diplomat. False e jo false, ato janë shndërruar në kancerin e ndërgjegjes, që më pas ka gjeneruar skandale e degradim si të sistemit arsimor e si të tregut të punës.

Zhvlerësimi për një fare kohe i diplomave, për t`u dubluar nga teste të organizuara nga profesionistë fushe, do ishte një prej zgjidhjeve për ta frenuar fenomenin e korrupsionit në arsim, e nga ana tjetër për t`i kthyer dinjitetin diplomës, siç e ka patur. Diploma mund të merret në konsideratë, por jo të jetë ajo kriter kryesor konkurrues.  Po, diploma sot është mall tregu. Ajo ka pësuar një zhvlerësim tragjik me shndërrimin e universiteteve si kioskat e dikurshme, duke produktuar nga ana tjetër dhe një korruptim marramendës të shumë segmenteve, sidomos në arsim. Dhe një arsim i korruptuar, nuk ka gjasë të prodhojë breza e individë me dobishmëri në shoqëri.

E më shumë se për diploma profesionesh, që për dreq duke u fokusuar vetën në shkenca sociale, kanë krijuar një të çarë të madhe dhe në tregun e punës, e nevojshme deri në emergjencë kombëtare, është ajo lloj diplome që do kish të bënte me moralin. Sigurisht, as nuk ka ekzistuar e as nuk mund të ekzistojë një e tillë, por ky abstragim vlen për të theksuar se gjithë ajo skotë qeveritarësh që kanë drejtuar këtë vend për 20 vjet rresht, të gjithë me diploma e tituj  kanë qenë, përveçse me mungesë ulëritëse të njërës diplomë: asaj të moralit!

 

Share This Article
18 Comments
  • Ti Emir të çudit me gjërat e mençura që shkruan çdo ditë!

    Nëse do kishte moratorium diplomash, – çka do të ishte absurde, sepse, për aq kohë sa janë lëshuar në përputhje me ligjin e kohës që ka qenë fuqi në çastin e lëshimit, ato nuk ka zot t’i diskutojë, pasi do të cenohej rëndë parimi kushtetuese i pavlefshmërisë së prapaveprimit, kur ky i fundit nuk vjen në favor të subjektit, – duke mbetur brenda arsyetimit tënd, do të futeshim në një qerthull të mbyllur, pasi kush do të ishin këta “specialistë” që do të gjykonin diplomat? Nëse ka moratorium, atij do t’i nënshtroheshin të gjithë dhe të gjithë do të mbeteshin pa diploma. Mirëpo pa diplomë nuk je më specialist, por karrocier (me gjithë respektin për karrocierët), ndaj “specialistët” do të duhej t’i merrnim nga planeti Mars.
    Merre vesh o shkrues në gazeta se kjo punë ka zgjidhje vetëm nëse edhe pas marrjes së diplomës mund të dalin në skenë fakte kompromentuese për vlefshmërinë e saj, por edhe atë herë askush nuk ka të drejtë ta shfuqizojë atë, përveç rrugëve ligjore të përcaktuara në Kushtetutë dhe aktet që rrjedhin prej saj…

  • Nuk jam dakort me komenti tuaj pellazg.Cdo gje qe kan bere njerzit cbehet dhe me shum per ata njerz qe duan te bejne pun te mira gjendet leht rruga.Sa per diplomat ka shum zgjidhje dhe eshte fare e lehte pa u ngatrruar fare me kushtetuten,

    • @elbasani

      Edhe unë nuk jam dakord me komentin tënd, jo për faktin që ti e shkruan Elbasanin me të vogël, por sepse nuk pres që çdokush të jetë dakord me të. Madje pres që shumë pak të jenë dakord, sepse, siç del edhe nga qëllimi i shkrimit (të cilin unë e kritikoj vetëm për naivitetin me të cilin sugjerohet që të zgjidhet plaga e diplomave të lëshuar pa asnjë kriter), pak janë edhe ata që mund ta meritojnë atë, kësisoj edhe që mund ta kuptojnë ligjin dhe të drejtën e fituar në bazë të tij..
      Sa për diplomat, meqë nuk e ke kapur fillin e komentit tim, më duhet të them se, ndonëse bëj pjesë tek ata njerëz që kritikojnë me forcë sistemin tonë arsimor dhe diplomat e pavlera të lëshuara prej tij, bëj pjesë edhe tek ata njerëz që kërkojnë me forcë që kjo gjë të mos zgjidhet partizançe, pasi askush nuk ka të drejtë të marrë atributet e dijes dhe askush nuk ka të drejtë të paragjykojë aftësitë e të tjerëve.
      E keqja mor z. mosqënësdakordmekomentintim nuk qëndron tek ato diploma, por tek paaftësia e kësaj shoqërie, apo më keq, e qeverive tona në vite, për t’i dhënë hakun gjithkujt. Nëse gjërat funksionojnë si duhet, të paaftët e diplomuar nuk do kishin ku ta fusnin në përdorim atë diplomë që nuk e meritojnë. Mirëpo të gjithë ata që kanë sy e shohin sesi ditën për diell administrata shqiptare mbushet me njerëz të paaftë.
      Përgjigjja ime lidhet idenë e Ermirit për të nxjerrë jashtë loje diplomat me një të rënë të lapsit, derisa “specialistët t’i seleksiononin ato (?!)” dhe jo me faktin se ka apo nuk ka zgjidhje për to. Një zgjidhje është konkurrimi i ndershëm dhe dhënia e të drejtës gjithkujt. Nëse do të bënim kështu, as që do të shtrohej problemi i atyre diplomave, që nuk do t’i prishnin punë askujt, ndonëse të pamerituara.
      Sa për Kushtetutën, më duhet të të them se asnjë veprim në demokraci nuk mund të ndërmerret nëse është jashtë frymës së saj. Diplomat sot nuk mund të diskutohen, përveçse kur vërtetohet se është shkelur ligji në dhënien e tyre, por edhe atëherë askush nuk mund të veprojë si t’ia marrë mendja. Demokracia ka ligje…

      • Sa per KUSHTETUTEN,ti zoti Pellazgu,na bere pak per te qeshur,se Sali Berisha gjate 4 vjeteve te pare te sundimit te tij te fundit si kryeminister,mori vendime qeverie me SHKELJE TE KUSHTETUTES ne mbi 30 raste,e saktesuar kjo nga vete GJYKATA KUSHTETUESE!!!
        Edhe per ish ushtaraket,Sali Berisha hodhi poshte nje VENDIM TE GJYKATES KUSHTETUESE NE FAVOR TE TYRE,duke SPASDTRUAR DISA ANTARE TE SAJ DHE DUKE VENE USHTARE TE TIJ!!!
        Keshtu,po kjo GJYKATE mori vendim me vone qe te hedhe poshte VENDIMIN E VET TE MARRE PO PREJ SAJ!!!
        Qe nga 2009-ta e deri me sot ish ushtarakeve u mbahet 50% e pensionit,gjoja se paskan marre me shume se sa u ka takuar!!!
        MOS NA DERDELLIT SHUME PER KUSHTETUTEN,ZOTROTE SE AJO ESHTE BERE NJE FLETUSHKE,qe Berisha ka bere cfare ka dashur!!!
        Po kjo KUSHTETUTE thote se PUSHTETET DUHET TE JENE TE NDARA,por Sali Berisha i VURI NEN SHERBIM TE GJITHA GJYKATAT,KLD,KLSH,RTSH,PROKURORINE,SHIK et,etj,etj,aq sa sot shteti i kundervihet shtetit!!!
        Eh Enver Hoxha,vetem ti i zgjidhje sakte keto pune!!!
        AHAAAAAA,KJO ESHTE DEMOKRACIA KAPITALISTE!!!
        HAAAAAAAAAA!!!
        Dhe cudi se as bota hesht kur e sheh se cfare pacavure shtet eshte ndertuar ne Shqiperi!!!

  • Rilindja duhet te merret urgjentisht me arsimin e larte. Rektoret nuk u zgjodhen por u caktuan duke ligjeruar pothuajse hapur vjedhjen. Ndaj ndeshen dendur raste korrupsioni ne arsimin e larte

  • Aq ka arritur korrupsioni sa te ben te te ike mendja.Ne provimin e fizikes ,(Viti I, Inxh.Burime Natyrore) nga grupi im u futen 35 studente ne provim dhe 32 dolen jashte,vetem sa e pane tezen e dorezuan te bardhe,direkt.Teza ishte formuluar ne menyre te atille qe as teori as ushtrime nuk mund te zgjidhje.Sepse per çdo student mbetes ne vjeshte marrin pedagoget 10000 leke.Atehere si behet me 200 studente mbetes nder vite qe nuk po e marrin dot dipllomen.Pedagoget nuk shpjegojne ,por ne teza i vene pyetjet! Duhet te nderhyje Mimisria e Aresimit.Gjithe politikanet i çojne jashte femijet e tyre per studime .PSE? Andaj kush studion jashte merr ate qe meriton ndersa ketu vetem korrupsioni fiton student-pedagog.

  • Mos lejoni me ligj asnje politikan e pasanik te shkollohet jashtë përderisa ata të mos kenë rregulluar arsimin këtu? As që do ta cajnë menderen për arsimin shqiptar nëse femijët e tyre i kanë programuar me destinacion jashte vendit!? Ky mendoj duhet te jetë moratoriumi ermir djali !

  • Arsimin e Larte e shkaterroi Dhori Kule. Sa kohe te jete ai ne drejtim, poshte e me poshte, keq e me keq, do te shkoje arsimi i larte

  • E dashur Gazeta DITA!
    Te dashur komentues!
    Ceshtja e diplomave eshte bere gangrene. Une jam diplomuar ne Universitetin e Tiranes ne vitin 1983. Kam kryer edhe Specializimin Pasuniversitar.I jam nenshtruar rregullisht kualifikimeve. Realisht ndjehem i kercenuar per vendin e punes per shkak te Diplomave fallco e pafallco. Une do isha dakort qe te konkuroja ndershmerisht me cdo te diplomuar.Por si po behen keto te famshem konkurse. Gjeja me e mire do te ishte , qe te hapeshin edhe njehere te gjithe regjistrat e amzat per verifikimin e cdo diplome.T’i heqim njehere e mire Diplomat e blera. Nje i diplomuar pas vitit 1990 tha: T’a kisha ditur se merret kaq lehte shkolla e larte, do kisha mbaruar edhe te mesmen.

  • Ata me diplome fallco kane prioritet fillojne pune shume shpejt.kush nuk ka mundur te shkollohet ne kohen e enverit,sot ka blere nje diplome ,me te4per jane me diplome juridik. ne cdo 5 persona njeri eshte jurist. ne 8 vjet te qeverisjes se saliut. jane punesuar me diploma fallco qindra e mira ,kryesisht ne qarqe ,bashki, ku drejtohet nga e djathta.ne polici,ne ndermarjet rajionale te rrugeve etj.nuk eshte qudi te kete edhe ne ministri njerez me diploma fallco. njeri me 6klase shkolle ka qene nekryetar bashkie, nendrejtor ujesjellesi, shef personeli dhe eshte edhe firme .te gjitha keto i ka vetem se njihte gjozin e ajo i kishte shitur makinen.

  • Dipllomat në degët teknike i vlerëson nevoja e aftësia reale e jo pikërisht diplloma, nërsa në arësim, dretësi etj. që lidhen me dëmin me shumicë në shoqëri duhet të bëhet kontrolli jo vetem i marrjes së dipllomës, por dhe aftësia konkuruese e kandidatit për një punë në këto vende delikate…

  • I nderuar Tifoz,jam pjeserisht dakort me kerkesen qe beni por do te shtoja brenda mundesive komentit Tuaj se :E para ne nje sistem kapitalist nuk ka konkurse por testime me baze cv,nga ku mund te dale qe nese Ti,Une,Ai,Ajo i pershtatesh vendit te punes ne baze te dijeve qe mbart e profesionalizmit.Ne tregun e punes nuk do t’ja dije e te ç’biriloje njeri nese je apo nuk je me diplome te vertete apo false,por aftesia qe mbart kundrejt vedit te punesqe te ofrohet.Me nder Teje le tu pine lengun ketyre diplomave te gjithe ata qe i kane marre duke blere kartona me Euro,apo dollare ne vartesi se si i kane Kerkuar Cilet e Universitevete Private.Shume shpejt do te vije koha qe te gjitha firmat private do te kerkojne personnel te kualifikuar e jo duke i paraqitur kartonat e zene vendin e punes.Ky abuzim mund te sherbeje ndoshta ne administraten shteterore(ndonese ka filluar te jepen shenja e edhe atje vendin e ketyre diplomave do ta zevendesoje aftesia e cilidokujt ,ku per rrjedhoje jeta e perditeshme e punedhenesve do ti s’kualifikoje e beje te pavlefshme keto kartona qe jane shitur e blere shume shtrent.Keto diploma mud ti sherbejne vetem Mezinjeve e kerkujt tjeter ne nje shoqeri kapitaliste!

  • Znj. Dallendyshe! me sa kuptoj ne konvergojme ne mendime.Eshte e vertete se tregu privat i punes i seleksionon te paaftet. Po si i behet se ne sistemin e arsimit ka me qindra mesues me diplome fallco.

  • S ka korrektim e korrektor qe e ven ne binar kete punen e “diplomave”, prandaj kot lehni o milet. Po behen mbi 30 vjet qe falciteti i arsimit tone lulezon dhe keto 15 vitet e fundit ka kapur majat me te larta. Por si thote Noli per skraparllinjte: …” se na duhen dhe pa tru”…

  • Per te gjithe te punesuarit ne shtet duhet te behet nje kontroll i rrepte per vertetesine e diplomes te mare, sidomos ata me universitete private. Keshtu shteti do te kursente edhe fonde, pasi sipas tabelave te pagave ata qe kane mbaruar shkollen e larte paguhen rreth 150 mije leke me shume se ata me te mesme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *