Opozita vijon të denoncojë atë që e konsideron dhunë mbi të, si dhe heshtjen që shoqëron këtë dhunë, nga ana e kryeministrit Rama. Rradhën e pati dje “blerja e shekullit” e PD-së, Kastriot Islami. Para tij, janë një dyzinë deputetësh që kanë dalë në konferenca të përditshme shtypi me të njëjtën temë. Disa prej tyre, janë bërë të njohur nga publiku si deputetë, pikërisht nga daljet “premierë” në këto konferenca. Dy javë më parë, në rubrikën Pikante, ishte shkrimi i mëposhtëm, që dukshëm, ka parashikuar atë që realisht vijon të ndodhë. Po e risjellim për kujtesë:
A do pushojë këtë sezon opozita?!
Ka qenë deputetja Albana Vokshi ajo që ka dalë së fundi me një deklaratë për shtyp, për të denoncuar heshtjen e Ramës për rastin Ndoka, deputetin e tij të kapur me “presh”, si një ish-i dënuar vite më parë. Zonja Vokshi është i disati zë i PD-së që del për të njëjtën temë dhe duket sikur në selinë blu është hartuar një grafik për këtë çështje. Grafiku nuk duket se ndjek ndonjë kriter të caktuar, si përshembull rendin alfabetik të deputetëve, ose që, një ditë do jetë një burrë e një ditë një grua. Ajo thjesht angazhon që të gjithë që të shprehen në ditë të caktuar për “Ndokën” e tyre dikur, e këtë që ka kaluar në kampin kundërshtar. Por janë disa rrethana që detyrojnë ndryshime në grafik. Fjala vjen, një deputet shkon të shoh emrin e tij në grafik se në ç`ditë duhet të dalë, por sheh se atë ditë është ftuar në një dasëm dhe kështu i lutet ndonjë kolegu ta zëvëndësojë. Dikujt tjetër, ja kanë lënë të shtunën deklaratën, por ai ka planifikuar që me familjen të shkojë për plazh në fundjave, ndaj është vënë në kërkim të dikujt nga rradhët e grupit parlamentar që të mund të ndërrohet. Në listë janë përfshirë pothuaj të gjithë, me pak përjashtime. Nuk është aty kreu i grupit, Paloka, për arsye të kuptueshme të një miqësie me Ndokën, por të tjerët, edhe ata që u është dhënë rasti të punojnë në fushata me të, janë patjetër. Dhe gjykuar nga fakti se Rama nuk po reagon, ka mundësi që grafiku të riciklohet. Por dhe nëse Rama do reagojë, grafiku sërish do mbetet aktiv, pasi deklaratat për shtyp do vijojnë me denoncime edhe mbi reagimin e Ramës. Plazh e pushime?! Nuk ka. Kjo vërtet mund të duket si opozitë me brekë nëpër këmbë, por me brekë ama, jo me rroba plazhi! / E.H.
SA E SHEMTUAR SI THITHLOP
Kaci i zi eshte agjenti i Rames ne rradhet e Pd.Jane bolshevike te vjeter Rama e Kaci dhe bejne shakara per te mbajtur gjalle publikun.
Bravo, e ” dermove” PD.