Bebet e para të vitit 2021, janë dy vajza të shëndetshme të cilat kanë ardhur në jetë 1 minutë pas mesnate në dy maternitetet e Tiranës.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu që ka postuar dhe foto të foshnjave.
Manastirliu u uron mirëseardhjen në jetë si oguri më i mirë për vitin 2021.
“Mirë se erdhët Ajla dhe Meri!
Dy vajza që erdhën në jetë të shëndetshme 1 min pas mesnate në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni” në Tiranë janë oguri më i mirë për vitin që sapo ka ardhur. Gëzuar!”, shkruan Manastirliu dhe poston dy fotot e mëposhtme.
Foshnjave u urojmë jetë të gjatë, por me të drejtë lexues të DITA që kanë ndjekur lajmin në rrjete sociale, ka tërhequr vëmendjen edhe mbi emrat që po u vendosim fëmijëve tanë.
Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, e cila ka për Kryetar Nderi, Akademikun Rexhep Qosja, duke parë fenomenin e përhapjes së emrave të huaj te fëmijët e sotëm shqiptarë, ka organizuar një takim pak kohë më parë në Prishtinë me qytetarë kosovarë që kanë emra nga krahina e Labërisë.
Kreu i saj, Ago Nezha tha për DITA se po të heqësh një paralele në sfondin e emrave që kanë shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë, vëren ndryshime të pakrahasueshme.
Gjendja civile me emrat e fëmijëve shqiptarë, është e mbushur me emra të huaj.
“Kur ndodhesh në një mjedis familjar apo shoqëror në Shqipëri dhe prezantohesh me emra fëmijësh, do dëgjosh emra italianë, gjermanë, anglezë, amerikanë, rrezik edhe afrikanë, por shumë pak, ose rrallë do dëgjosh emra ilirë.
Shkretëtira shpirtërore, zbrazëtia, çrrënjosja e besimit, mendësitë racionaliste e natyraliste që janë përhapur në ditët tona, e bën shqiptarin e sotëm më të pasigurt, të çorientuar dhe psiqikisht të trishtuar.
Po t’u referohemi kombeve të qytetëruara si Franca, Spanja, Gjermania, shohim se i ruajnë me fanatizëm emrat, gjuhën dhe zakonet e tyre. Franca ka shkuar edhe më tej, duke nxjerrë ligje që nuk lejojnë vendosjen e emrave të huaj në mjedise publike” – tha Nezha për DITA.
Pjesëmarrësit në këtë takim mbanin emra nga gjithë gjeografia e krahinës së Labërisë, duke filluar nga Labëri, Labe, Lab, Labeat-e, Laberion-a,Vlora,Vlona, Aulona,Vlonjat, Vlorian-e, Vloriat-e, Saranda, Delvina, Gjirokastra, Gjirokastrit-e, Gjinokastra, Argjira, Argjiro, Himara,Vjosa, Orik, Çamëria, Shqipe, Shqiponjë, Shqipdon, Shqiprim, etj.
Takimin e përshëndeti Akademiku Rexhep Qosja, i cili theksoi se: “emrat janë pasuri e madhe kombëtare. Emrat mbajnë vulën e traditës, zakoneve, kulturës, psikologjisë, botëkuptimit, historisë dhe filozofisë popullore”.
Ka dhe shembuj të përkundërt, por janë ende të paktë. Psh, e ndikuar nga ambjenti, një nënë e re punonjëse në Ambasadën Shqiptare në Kosovë kishte lindur vajzë dhe e kishte pagëzuar me emrin Vlora.
Vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, mbi 50 vajza e gra në Prishtinë kanë emrin Saranda, sipas dokumentave të Gjendjes Civile.
Një vëmendje të veçantë për të pranishmit pati edhe kumtesa që mbajti historiani i njohur Profesor Pëllumb Xhufi, që shpalosi historinë e Labërisë.
“Emrat dhe gjuha, janë binomi esencial i identifikimit kombëtar, një pasuri kombëtare që duhet ruajtur e transmetuar brez pas brezi. Por të dy këto simbole, veçanërisht në Shqipëri janë goditur rëndë. .
Në Shqipëri, tendenca për të vënë emra të huaj manifestohet dukshëm jo vetëm te fëmijët, por edhe te institucionet private, lokalet, e deri te emisione televizive.
Kjo është një përgjegjësi e shoqërisë shqiptare, por edhe e qeverive në këto 30 vjet që nuk kanë treguar vëmendje për këtë fenomen që e gërryen pa mëshirë çështjen e identitetit kombëtar” – thotë për DITA, akademiku Nezha.
Ndoshta për ministren e Shëndetësisë që ka postuar lajmin për dy bebet e para të 2021 ishte një rast i mirë për të bërë një apel për emrat dhe për fenomenin që tregon vijimin e krizës sonë identitare.
Rast, i shkuar dëm si shumë të tjerë.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Eshte situate absurde,nuk njihen me femijet….nga cili vend vijne
Shume e drejte mer la. Po na humbin emrat turq dhe ata osmane.
Vini me pra emrat e bukur osmane ose turq si Taip, Vehap, Rexhep, Shemshedin, ose Aishe Bedrana.
Po e shkepusni edhe me shume Arnavutistanin nga osmalleku bre qafira harramseze.
Turkoshqiptare mos perdorni emra kauresh po vetem emrat e bukur qe perdorin turkomongolet. Rezhepi ka te drejte. Emri i tij eshte emer tipik turko pellazgo ilir.
Para nje muaji pash nje program per Skraparin ne RTSH ku nje historian tha (qe dihet prej kohesh) faktin persa u takon toponimeve te shumta sllave qe pjesa me e madhe e Arberise per me shume se dy shekuj (shekullin 6,7,8,mbas krishtit)ka qene nen sundimin e dyndjeve sllave te perandorise bullgare,te cilet gradualisht u asimiluan ne arber ose shqiptar te sotem,qe do te thote qe nje pjese e konsiderueshme e popullsise se sotme ka edhe origjine sllave.Keto jane fakte,,,mbasi gjithe popujte e ballkanit kane levizur shpesh ne vende te tjera.
Rush! Per mendimin tim emra me te bukur jane emrat shqipetar Beqir,Zeqir,Beqirja,Zeqirja,Mhamut,Zemut,Zeqo,Aqif,Zeqine,Maksut,Bilal,Bilo,Bidon,Qirio,Qirjako etj.qe mund t’u vini femijeve tuaj.Edhe vete femijet do kenaqen kur te rriten.
Jo vetem qe i vene emra te huaj, por i vejne dhe emra qe dikur ja vinim qenve. Xhoi, Xhesi etj. Gjermanet jane gjithe ai komb dhe i vene femijve emra gjerman, kurse ne leshmanjozet i veme emra ‘te huaj’,
GJERMANET JANE NE PUNE.
SHQIPETARET JANE NE GJUME.
2013-2018 LARGUAR NGA SHQIPERIA 300,000.
15% E POPULLSISE, TE MARRESH PARASYSH
QE JANE PJESA ME AKTIVE QE LARGOHET
40% E FUQISE BLERESE.
KUR SHQIPETARET JANE DUKE IKUR TE GJITHE
NGA KY VEND CFARE VLERE KA TE MERRESH ME
EMRAT??????!!!!!!!!!!
Arben, ky është nga rastet e rralla ku jam Dakord me ty.
Hahaha,vazhdon gallata tragjike me dimensione absurde,ne mocalin arnautas:
Rexhepi & compani turceli thone:
Mos vini emra te huaj,por vec nga ´´atdheu ame pushtimi aziatik´´Turqi,sic i kemi dhe ne vet ketu me siper:rexhep,qemal,etj,etj,.
Jep nje shembull minimal patriotik,por shqiptar ama,:
Ndro emrin nga rexhep ne ALBAN.
Ky zoteria eshte zedhenesi tipik i arkitekteve
sllavo-europian te projektit per zhdukjen e Shqipetareve.
Nje popull qe fle, vdes.
Allahu Ekber
Ore.plehra Vasil
Mos je ai Leart Vasili pijaneci qe puth bythen e Surelit
Rexhepi nuk po thote vejuni emrin Rexhep.
Plehrë o plehrë që s’e ke shokun!
Edhe me Allahu Ekber rrugët e mutit marrim. Ndahemi edhe nga kontinenti dhe kultura të cilit i takojmë. Jam plotësisht dakort me profesor Qosen. Kam mendimin se emrat e huaj që u vëmë fêmijëve janë tregues i projektimit të të ardhmes së tyre jashtë vendit. 1.6 milionë shqiptarë të larguar jashtë vendit përgjatë periudhës 1990 – 2020 përbëjnë një tragjedi kombëtare dhe një pikëpyetje të madhe për të ardhmen e vendit.
Mire i thua ta nderroje….poo ku e le Serbi see….ee ka ne dosje…Rexhepi….eee keta kelyshet e bllokut qe bejne sikur u dhimbsen emrat Shqiptare….pefff…
Po te ishte se vertet do te donin…atehere ta fillonin me emrat e fshatrave…qyteteve…ee te vete kosoves….(dardani )…..
Ëëë psh…pse te jete emri “Qinam”…i nje fshati ne erseke e te mos jete geshtenjas bie fjala…apo novosele ne vlore e jo rinia…pse berat qe eshte turk e jo si e ka pat para 2000 vitesh…
Eee per kujtese te ketyre gjasme prifesoreve…anadollake…te hidhen ne çameri…e te plasin syte…si greku ua ka nderruar emrat fshatrave çam….psh “margariti” ne perdhika…etj…
Eee Shqiptaret po u japin emra te huaj femijve pasi e kuptuan mire see elita drejtuese shqiptare…akademike, politike , ekzekutive eshte armiku me i pameshirshem kunder tyre…ndaj po u japin nje mundesi integrimi ne perendim femijve…mos te jene skllever te ketyre monstrave qe po i debojne….seee po te ishin akademiket, profesoret, intelektuale te vertete qe nuk shiten per komoditet nuk do drejtonin vendin injorante bastarde
do ishte integruar vendi…ndaj nuk vlen hiçgje fjala e tyre
Po edhe ne gjermani nuk gjene emra berlin Hamburg keln e te tjerave qytete si thote ky si vlora saranda etj po shqiptaret vetem emra turq sllave e greke mos te perdorin se per te tjerat sna prish pune
Hapni shkolla fillore per gazetarë, pseudo-intelektualë,moderatorë dhe opinionistët e leshit pasi kanë mbaruar 3-4 universitete me pagese se nuk dine te flasin shqip osa e bastardojne ate.
Po emrat e huaj myslimane folen keta Iriret e “kulluar” …si “Rexhep”, “Qemal”, “Daut”, “Hasan”, “Myslim”, “Haneme”, etj. ??
Po ca emrash do te vejm ne mhaimut Abdullah zejnullah ermellah
Emra shqip.E ka theksuar edhe me lart ne artikull profesori. Apo ke probleme me leximin?
O alfabet, mbiemrave si me ja u be jo emrave psh Kejsi Osmanaj, Orinda Muhameti, Eneid Abdullahu, Elian Ibrahimi, Megi Nexhmedini…
Mbiemrat e tille jane si pasoje e pushtimit turk 500 vjet. I biri apo e bija e Osmanit, Muhametit, Abdullahut, Ibrahimit etj moren mbiemrat e baballareve te tyre. Zakon ky qe praktikohet akoma ne vendet nordike si psh ne Islande. Duhet nje studim i thelle ne arkivat e Turqise qe te zbulohen rrenjet e familjeve shqiptare. Kete mund ta bejne studiuesit e angazhuar dhe jo injorantet dhe analfabetet funksionale qe prodhon Shqiperia ketu e tridhjete vjet.
KY Agua patriot i madh po del !Edhe emrat do t’iu
diktoi shqiptareve , se edhe vete emer patrioti ka!Nuk e ka marre me kot urdherin “Skenderbe” nga ai president Nishani qe edhe Agua e beri ate “nderin e Laberise” Njera dore lan tjetren dhe te dyja fytyren ose njera dore mban oren dhe tjetra unazen e diamantit!
C.lidhje ka kjo qe thua.me.temen e artikullit.o zoteri?
Po ke gjë me.Agon shko tek fejsbuku i Agos dhe thuaja pa u fshehur pas anonimatit.
Këtu po shkruhet për një.argument, një fenomen.
Nuk ka rendesi e thot Ago apo Agushi.
Është e vertteta.
Ke gjë per te thene per kete?
Urime, emrat ilire jane nga me te bukurit dhe te pa shtershem
Emrat pervec qe jane Identitet,tregojne respektin,dashurine,nderin per Kombin.
Te jesh shumice myslimane,bijte e atyre qe kishin privilegje dhe tituj nen Perandorine Osmane dhe te thuash qe ne jemi “patriote”,eshte per te vene duart ne koke.
Shikoni Bregdetin qe nuk kane patur shkolla Greke se i hoqen Sulejmanet si i kane patur dhe i kane emrat.
Athina,Melpomeni,Aristidh,Pirro,Vasiliqi,Anastas,Dhimiter etj dhe keta Sulejmanet,Hamzate,Rexhepat,Idrizet qe na bejne “patriotin shqipetare” qe sot jane bere si Brazili si Elton,Erion,Elvis,Esuona,Eduart etj.
Kombi jone eshte Epiri me emrat e Lashte Greke,kjo eshte e verteta.
Mos u dridhni dhe perdridheni tani qe po zhdukeni si shtet myslimane.
Faleminderit Pellazgos. Parapelqej vrerin e hidhur te armikut tim sesa lajkat e velura te pseudo-pattioteve bashkekombes! Ne fakt ata qe nuk e çmojne dhe nuk e njohin bukurine e te qenit shqiptar e nuk e meritojne te ken emra te tille. Te pjellet e shqiptareve enden neper rruget te trashe e te pashkolluar duke bertitur per krenari e burreri me gojen qe u qelbet injorance. Shqiperija dhe gjuha shqipe veryete jane te vjetra e te lavdishme por për njerez qe luftojne per to, mesojne e studiojne kokeulur. Kurrsesi jo për injorante koktrashe qe e kane me te degjuar e qe pasi u shk….en para e mbrapa per 30 vite u ra nder mënd për identitet
Ne fakt ne France te mbysin emrat Paris, Marseja, Sena, Strasburg, Lion, Montpelie, Nice, Cane. A pika mu ne shkrim!
Kurse ti je kokra kurves qe e ke leshu bythen per 300 Euro qe te jep greku, e shkruan kunder vendit tend qe te dha gjak mor hor!
Me Agronin po jo me Arbenin, qe as emrin qe mban se mbron.
Iliria e bashkuar mire na uron.Emrat puro shqiptare nga Iliria mbron.Faleminderit.
natyrisht edhe perjashtime do te kete, nese Ai emri i huaj, emer pergjithesues do jete…
Guri Naimit D.
Nuk i paske pi sot ilacet e shurres dhe te ka shkuar shurra ne tru.
Shume shqipetare nuk e njohin as 30% historine e vendit dhe te paraardhesve, keshtu qe do ishte mire qe te behej 1 fushate informimi dhe sensibilizimi ne menyre te tille qe te jen me te vetedijshem edhe te adhurojne emrat e bukur te paraardhesve tane.
Nje gje e tille u be ne vitet e diktatures dhe si pasoj sot takon 45 _ 50 vjecare me emrat.
Genti, Teuta, Aranit, Aulona, SKERDILAJT, ARBER ETJ.
Perse ministrit nuk bejne nje rregull qe kush do i vendos emrin firmes, hotelit, barit me origjine shqipetare autoktone do i il taksat me 5% ?
Gur gur behet kalaja dhe Jo me llafe
ne gjithe boten (perendimore) emrat jane biblik ose kuranor (perjashtuar ato me origjine nga flora e fauna)
. ke shikon me te pershtatshem ti fosil i islamit ?
sapo, u nisem per t’u bere si gjithe europa, ti na “keshillove” te mbeteshim…turq, me emra si rexhep hamza nexhip e mahmud, madje dhe …aftifete jahjaga, ose…muhurie braha e hatixhe katro !?..
Ti o Rexhep nuk e ke per vete emrin shqiptar, por turk.
Po sipas jush kush jane emra shqiptar,Kristaq,Nikollaq ,Vasil.Aristidh apo Ndue ,Nikolin Dod etj.Njerezit e dijne vete se çfar emrash u vene femijeve te tyre prandaj lerini te qete.
Nuk te detyron njeri o profesor, jooo.
Veja dhe emrin Arixhiu po t duash.
Ky eshte nje sugjerim.
Dhe eshte sh sugjerim atdhetar.
Kush do te ndihet shqiptar, e kupton.
Kush nuk do eshte i lire sot te jete cfare te doje
Kush do te ndihet shqiptar thote dikush! Por ja qe nuk dua te ndihem i tille ! Shqiptar si Saliu,Likja,Basha do te thote hajdut dhe vrases! Jo nuk dua te jem shqiptar po nuk u larguan kriminelet nga politika! Deri kur?
Nderro 700 emra apo verja femijeve emrat ashtu sic ja ke vene, ama mos harro te huaj nuk te ben emri. Per te huajin gjithmone do jesh shqiptari veshllapush dhe me koken me cepa qe deshiron te behet i huaj.
Un njof nji gru shqiptare nga Kosva qe quhet VJOSA. Veçse ky emer nuk i pelqen Edi Rames. Ha,ha,ha.
O avl, a ke ndonje thes me droge te nxjerrim ca leke, ça po thu or bur??
E ne fakt o zoti Rexhep,une nuk arrij ta kuptoj deri ne fund kete keshille! Ne fillim vitet 90′ kujtoj nje debat tuajin me shkrimtarin Ismail Kadare lidhur me periudhen e shkuar Otomane, te ardhmen “Europiane” qe enderronim dhe kush ishte drejtimi i duhur qe duhej te mernin Shqipetaret!…. Posizioni juaj ishte ai qe eshte dhe sot: per ju zoti Qose, erresira qe ra mbi kombin tone per gati pese shekuj paskej qene nje “ombrelle qe Arnautet” i ka ruajtur nga asimilimi, “se kemi ruajtur gjuhen e kemi bashkejetuar edhe me shpate mbi koke” ( pika qe su bie gjithe turkoshakeve shqipfoles me ne krye vete juve)…
Koha e tregoi se I. Kadare kishte mese te drejte, tani kemi drejtimin e “duhur” por ne sens te kundert, drejte Konferences Islamike me Saliun si te paren poshtersi, tani “vllahun” Erdogan me Thac-Ramen e ju si kumbari i tyre! C’rendesi kane keto “folklore emrash Shqipetare” me sot kur anembane vendit nen kujdesin tuaj kane mbire xhami qe ulerijne arabisht per trushpelaret neo Osmane, kur mbuloni statujen e Gjergj Kastriotit ne qender te Tiranes pa me te voglin respekt per ate qe eshte guri i themelit te Kombit tone, sepse i ngjall tmerr akoma sulltanit apo “mikut” tuaj. Vasalitetin dhe njekohesisht tjetersimin e historise tone qe nen ndikim apo me deshire po beni, nuk e mbuloni dot me keto “patriotizma”…..
Se per cfare Shqipetaresh e keni me fjalen, vetem hipokrizia juaj e di…
Shqetesimi i rradhes i prof. Rexhep Qosjes eshte i drejte dhe kerkon vleresim, si i tille, nga gjendjet civile.
Por mund te kesh emer shqiptar por ne sjellje cfaqesh si antishqiptar. Sapo kaluam festen e Vitit te Ri dhe ne te gjitha televizionet shumicen e reklameve dhe ne intervalin e kohes midis dy emisioneve e kishin zene ( dhe vazhdojne akoma) melodite dhe kenget amerikane. Kujton se je ne republiken e x-te te ShBA !
Mos valle, para se te kolonizoheshim nga ShBA kompozitoret dhe populli yne nuk kane krijuar, kenduar dhe gezuar me kenget e tyre ne prag dhe gjate Vitit te Ri ?
Pra, eshte detyre e te gjithe personave pergjegjes dhe drejtues si edhe te specialisteve qe programojne deri ne detaje gjithcka qe ju intereson atyre, te heqin dore nga keto lloj interesash qe helmojne ndergjegjen e cdo qytetari shqiptar.
Shqiptaria nuk fitohet dhe nuk triumfon me renie gjoksi, me kryqezim pellembesh dhe me propogande dhelprake. Shqiptaria eshte nje proces ne persosje te perditeshme, te permuajshme dhe te perviteshme . Ajo ka pasur ulje-ngritjet e veta. Por periudha e 30 viteve te fundit eshte periudhe gri ne te zeze, ne regres te frikshem. Por largimi i rinise , i pjeses me vitale te Shqiperise, te Popullit tone eshte nje nga uljet me te ndjeshme per Shqiptarine . Nje nga humbjet me te medha te Saj.
Une nuk di ndonje myslimane apo Katolike ne Arnautistane ta kete Emrin Ilyre Kostandinos si e kishte Emrin Perandori Ilyre Megas Kostantinos,Iustinianos,Adhrianos etj.
E Ema e Tij Eleni.
Nuk ka Vasiliqi emri i gruas se Aliut turk,Kleoniqi emri i gruas se Deputetit turk Ismail bej Vlores etj.
Nuk ka ndonje emer te lashte Ilyre Athina e bija e Zeusit,simboli i Jeorgios Kastriotis,nuk ka Apollonios,nuk ka Poseidhonas,nuk ka Kadhmos i Ati i Ilyrios,nuk ka Harmonia e Ema e Ilyrios,nuk ka Evropi halla e Ilyrios,nuk ka Artemisa,nuk ka Andromaqi gruaja e Jeorgios Kastriotis etj.
Cfare them une,keta turq dhe italiane i thone akoma Stamboll kurse po te ishin Ilyre dhe te Nderonin Perandorin Ilyre Greke te Bizantit do ta quanin Kostantinopolis,
Agios Saranda jo Sarande
Argjirokastros jo Gjirokaster
Moskopolis jo Voskopoje
Epidhamnos jo Durrazzo.
Buthrotos jo Butrint
Emathia jo Mati
Ju nuk njifni Epirin e Prijesit te Saj Jeorgios Kastriotis se nuk kini Identitet,por doji ta quani Arvari fjale kjo nga Arnaut.
Mendoj se emri i foshnjave , nuk duhet te lihet jasht kontrollit . Ne monizem , kishte nje liste me emra , ne gjendjen civile dhe zgjidhje nje prej tyre . Kjo nuk eshte dhune , por rregull identitar . Te kete nje liste te gjate me emra ilire , si Dodona , Ilir , Apollon, Thelleze , Skifter , Berat , shqiponje etj. Nuk ka pse te mos pelqehen emrat ilire , qe jane shume te bukur . ndonje kokforte edhe mund te tolerohet , per te qene ne pajtim , me te drejtat e njeriut , por te mos lihet pa kete liste te emrave . Te eliminoen emrat greke , arab, turq dhe nacionalite te tjera . Kur te rriten , ato emra , qe devijojne nga rregulli i gjendjes civile , do te turperohen , per te mos thene , qe do te tentojne ta ndryshojne emrin kontravers . Zgalem
Bashkohem me Prof. Qosen kur thote : “mos I veni
emra te huaj femijeve ,por ndahet me te nese veme
emra sulltanesh stambollinj ! Akademiket shqiptar e
kane detyre funksionale te hulumtojne emra te vjeter
me origjine Pellazgo-Ilire …..!
E data, Ne radhe te pare e mbi te gjitha emri Kosove te
behet DARDANI, sic ka qene qemoti i bandar nga legjen-
daret DARDANE, “kryqezatat” e te cileve kane shkuar deri ne Angli dhe Skoci. Pastaj te fillohet me emrat tjere
toponimesh: C’duhet fjala vjen “NOVOSELE” ( fshati Ri)
ne mes te Myzeqese ( rrethi Vlores) apo Corovoda ne
ne “honet” e Skraparit nga vjen Presidenti YNE i tani-
shem apo qindra e qindra emra sllave e greke ne trojet
tona te super te gjymtuara ! Toponimet e vendosura nga
pushtuesit sllave( shek.6-7 te Eres Sone) ,I ngjane push-
tuesit spanjoll ne Ameriken LATINE ! Ne fillim iu imponua
FEJA , dhe pastaj Toponimet ! Jane me mijra emra te
vendeve te ndryshme te Spanjes qe u vendosen,qofte ne
Ameriken LATINE por edhe ne Ameriken e Veriut ku shu-
me vende e qytete kane emra te mitologjise greke apo
edhe Egyptiane …!
Dy emra,zoti Profesor prishin apo s’prishin pune por ne
si shqiptare intelektuale duhet te shikojme me tej e me
thelle ! Pushtuesit kane fajet e tyre ,krimet e tyre maka-
bre, por mos harrojme se fajtore Jane edhe vete shqip-
taret dhe Kjo ka ndodhur jo se u ka munguar shqiptareve
njerezit e ditur por sic thote poeti madh shqiptar:
– Shko ne Vlore, Kalispera !
– Shko ne Durres , Bonosera !
– Shko ne Shkoder dobro vjeci !
– Shqiperine e hanger dreci !
Kaq Kisha per sot , Komenti vazhdon ………!
TE ZGJEDHESH APO NDRYSHOSH EMRIN TEND ESHTE E DREJTE THELBESORE E NJERIUT KUDO NE BOTE
Edhe une e kam ndryshuar emrin… Pse?
EMRI IM SHQIPTAR ME EP EMRIN SHQIPTAR
– Alban apo Hamdi … Shqiptar apo turk, arab….!!!???
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“Kur u linde u gezuan edhe traret e shtepise…. ” , me tregonte gjyshja. Ishja femija i pare ne degen e ngushte te fisit Dega. Isha djali i pare pas plot 17 vjetesh qe nuk kishte perkundur djale ne djepin e vet kjo dege e Degave.
“U gezova shume kur linde”, tregon nena ime. “Kembengula qe ta vinin emrin Agim… Ishte nje betim qe kishim bere me njera tjetren ne tri vajzat e Elez Hoxhes”, Imamit te shquar e te nderuar jo vetem te Berishes por te krejt Malesise se Gjakoves e Kosoves . “Cila te lindte djale e para do ti vinte emrin Agim…
Nuk me pyeti askush dhe kur kembengula per emrin tend , i Zoti i shtepise tha se per emrat e burrave vendosin burrat per te grave vendosin grate…
Kur lindi vellai yt nuk pyeta askend pervec babait tend Rames. Ia vendosa Agim. E mbajta besen e motrave.
Vellait tjeter Besnikut ia vendosi vete burri edhe me miratimin tim te plote… Kishin ardhe kohe te reja”
As mua nuk me pyeti kush. Edhe po te me pyesnin nuk dija te pergjigjesha ne ate kohe. Ishja bebe… Nuk flisja ne ate kohe …
Akoma edhe sot nuk ka lindur ende nje bebe qe te flase sapo linde… Keshtu me mbeti emri Hamdi.
Ne kofsh turk !!??
Asnje shqiptar nuk di se cfare do te thote emri Hamdi. As shume e shume emra te tjere turq a arabe qe perdorim dhe vazhdojme te vendosim edhe sot e kesaj dite emra te huaj.
Kemi aq e aq emra te bukur shqiptare me domethenie te madhe: Ilir, Alban, Dardan, Ermal, Sokol, Kreshnik, Dritan, Ilir, Siar, Valbona, Liridona, Vlora, Gramoz, Drita….
Ende vazhdojme te shkojme deri ne stepat a shkretetirat arabe per te importuar emrat qe nuk dime se cfare thone as cfare nenkuptojne… Ukshin, Hajdar, Kandar, Syfyr, Safir, Sovjetik deri edhe Maocedun…
Mbaj mend kur ishja femije, gjyshen time por edhe shume plaka te fshatit qe perdornin si be te fundit ” ne kofsh turk ” kur kerkonin dicka me rendesi nga burrat e tyre.
“Ne kofsh turk!”
Kishim mbi 50 vjet qe kishim fituar me lirine e pavaresine prej turkut dhe beja e fundit kishte mbetur “ne kofsh turk!”
O Zot i madh… Nuk kishin mjaftuar 500 vjet roberi e skllaveri nga turku dhe edhe mbas 50 vjetesh e me shume kishim mbetur skllever shpirterore e mendore te tyre. Pushtuesi na kishte ndryshuar jo vetem fene tone te hershme págame ( Per Toke e per Qiell! Pasha buken qe hame !… ) kristiane apo katolike.
Zaptuesi na kishte ndryshuar edhe emrat tane autoktone iliro- shqiptare ne emra turko- arabe! Roberuesi na kishte ndryshuar edhe shpirtin, trurin edhe mendesine tone iliro- shqiptare e na kishte futur genin e skllaverise e nenshtrimit ndaj tij…
“Ne kofsh turk…!” vazhdonte te na roberonte edhe 50 vjet mba fundit te roberise 500 vjecare si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove, ne Maqedoni, Mal te Zi, Cameri.
Vazhdon te na mbaje edhe sot gati pas 100 vjetesh me fene e imponuar me shpate e me taksa, me ofiqe e per nje dyfek, me emra e me mendesine konservatore nga me te prapambeturat e fanatiket ne kohen e sotme apo me skajin tjeter te emrave te huaj, globalizmit.
E skajet gjithnje puqen, thone francezet.
Cfare dhame e cfare morem !?
Kam vendosur shume emra ne familjen tone: Ermal, Fatmir, Ejona, Jetmira, Dea, Siar, Lumturi…por vete mbaja emer turko- arab
Ne prag te njeqintvjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise nga thundra barbare turke, qe e festojme me 28 nentor 2012 po mendoja ti beja nje dhurate popullit e kombit tim aq te roberuar e sakatuar si askush tjeter qe nga greket e romanet e lashte e deri tek turku e nazi- komunizmi .
I dhame me hir e me shume me pahir asaj perandorie pa ane me mijera e mijera ushtare e jenicere ne lulen e rinise e morem prej tyre qefine e gjak!
I dhame qindra vezire e pashallare e morem skllaveri e nenshtrim!
I dhame sundimtare e mbreter deri ne Egjiptin e lashte e Liban e morem roberi e zaptim! I dhame shkrimtare e mendimtare si askush tjeter nen hyqmin e saj e morem injorance e padije !
I dhame babain e Encikolpedise e Fjalorit te gjuhes turke vete edhe sot nuk kemi nje enciklopedi te mirefillte mbarekombetare!
I dhame edhe reformatoret me te medhenj te politikes se saj, vet Babain e Turqise e turqve Ataturkun e vet akoma vazhdojme te perdorim emrat e tyre te pareformuar e pa kutpim. Cfare dhame e cfare morem!?
Morem skllaveri e roberi, taksa e harace pa fund.
Morem nje fe arkaike e fanatike! Morem pranga e deri edhe emrat e tyre qe nuk kane asnje lidhje as me gjuhen as me shpirtin tone qe gjithnje i ka syte nga Perendimi, pra ne rrugen e Diellit!
Morem krejt te fundit pavaresine lirine e munguar e sakatuar nga Perandoria qe aq shume i dhame, por qe shume e me teper na mori! A ka me shume se liria e pavaresia!?
Mendova e mendova aq shume dhe nuk po gjeja cfare dhurate ti beja kombit tim ne kete qindvjetor… Nuk po e gjeja dot …
Nuk do ta kishja gjetur kurre nese nena ime nuk do t’ ma kishte sjellur ne mendje… ” Ti nuk e di sa kam kajte (qare) ne heshtje e fshehurazi kur ta vendosen emrin qe une nuk e doja me tha ajo naten e Vitit te Ri 2010… ”
Ne cast e ndjeva se cfare duhet te beja… Nese as nenen time qe me kishte bere koken, as mua qe nuk flisja ne ate kohe nuk me kishin pyetuar per emrin tim, atehere eshte koha qe t’a kthej turkut e arabit prangen e fundit me te cilin me mbanin lidhur: emrin.
Vetem nje jave mbrapa me 8 janar 2010 ligjerisht emri im eshte Alban… Alban Dega.
– Shqiperi o nena ime… Kthim ne origjine !
Nuk jam e vetmi… Ka edhe shume te tjere qe duhet ta bejme nje gje te tille.
Vellazerisht u bej thirrje te gjithe bashkekombesve te mi qe ti bejme kombit e popullit tone nje dhurate te tille para 100 vjetorit te Pavaresise Kombetare.
Kur lindem nuk na pyeti njeri. Sot vendosim vet ne Shqiperi, ne Kosove, ne Maqedoni, me Mal te Zi. Neser do ta bejme ate edhe ne Cameri
Perderisa kemi gjuhen tone, trojet tona, pavaresine e lirine …atehere nuk ka dhurate me te mire per to se emrat tane.
Jo vetem emrat por edhe shpirtin, mendesine, lirine shqiptare.
Dhurata me e mire per kombin e popullin tone mijeravjecar eshte kthimi ne origjine.
Kthimi ne orgjinen tone iliro- shqiptare qe u mbijetoi mijera vjet roberi e skllaveri, sulme e pushtime.
Mbijetuam si popull e komb sulmeve e pushtimeve romane e greke, bizantine e sllave, otomane e turkomane, greke e serbe, fashiste e naziste, komuniste e dreqiste …
Mbijetuam per nje aresye madhore : ishim po aq ne mos me te qyteteruar se ata… Ishim po aq ne mos me te kulturuar se ato. Ishim po aq ne mos me te perparuar se ata!
Ndaj te kthehemi ne origjinen tone iliro- shqiptare!
Kthimi ne origjinen tone eshte dhurata me e mire, eshte dhurata me e madhe per 100 vjetorin e pavaresise sone! Shqiperi o Nena ime…
Ti Shqiperi me ep nder me ep emrin shqiptar…
Emrat tane jane hapi i pare drejt shqiptarise…
Emri im shqiptar me ep emrin shqiptar…
Me 28 nentor 2012 festojme 100 vjet pavaresi !
Gezuar vellezer e motra shqiptare!
SHENIM- Ky shkrim eshte botuar nga mbi 150 gazeta shqiptare ne Shqiperi, Kosove….ne mbare boten ne nentorin e vitit 2009
O Idiot Dega, po perse nuk le rast pa e demostruar budallikun tend ne menyren me te gjate te mundshme?
Po ty te duket vetja se je me shqiptar se ata qe nuk kan emer si puna jote o i pa emer.
Jo vetëm emërat shqip që i bastardhojnë sot por ndryshojnë dhe damtojnë mbiemrat e lashtë arbëror mjafton vetëm ti shofish shqiptarët që emigrojnë në Greqi ku shkelen konventa ndaj lirive dhe të drejtave të njeriut në deklarim të lirë të fesë emrit mbiemrit kurse vet grekët me shtetësi të huaj nuk ndrrojnë emrat e tyre çfar rracizmi nga nji shtet dhe popull gjysmë i zhvilluar mirë ju bën Turqia që i futë ethet në trup kretenave të europes
Profa thotë që fëmijëve tu lëmë emra shqiptar dhe jo pleqët të ndërrojnë. Ka mbaruar ajo punë. Por brezat e ri të kenë identitet shqipetar. Shumë shtete në Europe e kanë të ndaluar emra të huaj. Kanë një listë me emra dhe nuk mund të dalësh nga lista. Kaq.
o Timi, a me thua ndonje shtet qe nuk te le te vesh emra jashte listes.
Nuk eshte se habitem me reagimet sharese ketu apo kudo në hapesirat shqipfolese. Fatkeqesisht eshte nje pasqyre e nivelit ku ndodhemi.
Gjithsesi Rexhepi ka te drejte. Personalisht, i lindur në fund te viteve 70, akoma nuk me vjen mire per emrin Turk qe me kane vene. Sot e kesaj dite habitem me bashkemoshataret e mi, te cileve prinderit u vune enra te bukur si Agron, Gentian etj etj, femijeve te tyre iu kane vene emra arabe. Kesaj I thone te shkoj rrotull apo pra ne histori.
Po ashtu, patriotizmi fallco i disave qe bejne shendet e duarve apo vishen ku qe zi kudo por emrat e femijeve I kane italiane etj etj.
Jam akuzuar me pare si jo patriot pse nuk tund flamuj por, im bir, I lindur në USA e ka emrin thjesht Ardit. Emer I thjeshte per tu shqiptuar nga mesuesit apo shoket e tij dhe tregues qe patriotizmi eshte essence e jetes dhe jo bojatisje e jashtme.
Per ata qe e akuzojne Rexhepin qe se nderron emrin e vet; pune e tij (apo edhe e imja në rastin Tim). Beni detyren tuaj te jeni shqiptare te denje, mos u merrni me gjera koti.
Banoj në një nga vendet e bregdetit të Detit të Veriut, djali im Taulanti aso kohe studionte në fakultetin e inxhinjeris.
Një nga pedagoget e pyet Taulantin – nga vjen ti? Ky i pergjigjet; – nga Shqipëria. Ajo i tha; – Sa emër i bukur! Sikur të kisha moshën e duhur e të lindja një djalë do e quaja Taulant.
REXHEP QOSJA asht mik i ngushte me hoxhen e njoftun te Prishtines SHEFQET KRASNIQIN, i cili u akuzu dhe u arrestue per disa muaj se nxirti terrorizmin islamik.
MESONI O SHQIPTAR NGA REXHEP QOSJA. Ha,ha,ha.
Ky takim dhe porosia nga takimi,jane shume te qelluar dhe duhet doemos te veprohet me masa konkrete institucionale,pse jo edhe ligjore.Maje, per emertime duhet vepruar edh ndaj ndermarrjeve,lokaleve uzinave tregtare e punuese.Ne cdo hapesire shqiptare,po marrim vetem ndermarrjet e lokalet tregtare e hoteliere Pr ishtine-Ferizaj.90% e tyre jane emruar me emrra te huaj,keshtu po ndryshon hapesira gjuhesore nga shqipja ne gjuhe nga me te dnryshmet,po krijohet nje toponimi e gjuheve te huaja, nga ajo shqipe qe ishte dri tash.Kejo furtune e tjetersimit gjuhesor qe ka perfshije hapesiren shqiptare,duhet ruatur e ndalur.me msa administrative e ligjore.