Gjergj Meta është ndër ata klerikë shqiptarë me një protagonizëm publik tej veladonit; një lloj bariu i Perëndisë që nuk preferon të merret vetëm me grigjën e vet, por tenton të garojë e ndeshet me principet e parimet e tij sociale e jo vetëm, në vatrën më të nxehtë të ballafaqimit të vlerave e ofertave që vijnë nga çdo kah. Kurajoz e aspak i kompleksuar për staturën e tij fetare, ai nuk heziton të shpreh atë që ndjen e mendon, paçka trendit jo shumë favorizues që ka mendimi fetar në korpusin e përgjithshëm të mendimit publik, sidomos atij shqiptar.
Dhe një shkrim i tij i paradisaditëve, ka qenë jo pak i bujshëm, ndonëse nuk ka patur jehonën e nevojshme për shkak të dominimit të çështjeve të politikës së ditës. Ndërsa në hapësirat e faqeve sociale, aty ku gëlon komunikimi me kontekste fetare, kryesisht ai mysliman, Dom Gjergji kryeson listën e preferencave për t`u lexuar e promovuar si mesazhier i një morali të lartë politik, fetar, social, shoqëror e komunitar bashkë. Duke marrë shkas nga një deklaratë e kreut të Kuvendit Ilir Meta, se statusi nuk na është dhënë dhe për shkak se hollandezët na konsiderojnë islamikë (ndonëse e hamendësuar kjo), kleriku Meta shprehet se nuk do e dëshironte kursesi një integrim në Europë, nëse kjo e fundit do të donte një Shqipëri pa myslimanë.
Ai nuk kursehet t`i kujtojë Europës ngërçet e saj historike me ndasi e luftra nacionale e fetare bashkë, por dhe pajtimet historike për hir të vëllazërisë dhe paqes. Dom Gjergji lë të nënkuptuar në trajtesën e tij se e sheh veten europian, vetëm në vëllazëri me myslimanët. Përndryshe, ja si e mbyll shkrimin: “…Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”
Shkrimi i Gjergj Metës, është përplot fraza të tilla epistolare, që, nëse do hapej një ditë muzeu i bashkëjetesës e harmonisë fetare mes shqiptarësh, ato do zinin vend kryesor.

E degjova, ishte nje fjalim qe vetem nje atdhetar qe e do vendin e tij, mund ta beje.
Te lumte.
I nderuar Z. Ermir, mendoj se vertet shkrimi i Z. GJ. Meta ju ka prekur. Por personalisht i bej nje lexim krejt tjeter. Jam dakort me shkruesin Qirjaku ketu poshte dhe duke qene se edhe vete jetoj ne nje vend perendimor. Por perveç analizes se tij te ciles nuk i heq as edhe nje presje, ka diçka tjeter qe me shqeteson shume.
Z. Gjergj, mesa duket eshte ne kerkim te protagonizmit, dhe per te disaten here perpiqet t’ia arrije kesaj gjeje nepermjet manipulimit te disa paragjykimeve dhe tezave populiste. Mendoj se kjo nuk i ka hiç fare hije as si njeri dhe as per veladonin per te cilin kam respekt. Por mbi te gjitha me vjen keq per popullin shqiptar qe nuk e meriton kete lloj manipulimi.
Isufi uron Zefin familjarisht për Krishtlindjet. Zefi i përgjigjet:
– Faleminderit Isuf. Të gëzuar qofshi dhe ju.
Zefi uron Haxhiun familjarisht për “Ditën e hashures”. Haxhiu i përgjigjet:
– Gëzime paçi edhe ju gjithmonë. Falenderime.
Haxhiu uron Spiron familjarisht për Pashkët. Spiro i përgjigjet:
– Shumë gëzime dhe për ju e familjen tuaj.
Spiro uron familjarisht Isufin për Bajramin. Isufi i përgjigjet:
– Të faleminderit Spiro. Gëzime edhe për ju…
Të gjithë i urojnë të gjithëve…
Bota çuditet. Le të çuditet, punë e madhe…
Le ta mësojë bota nëse nuk e ka ditur dhe nuk e di: “Këta njerëz një diell i ndriçon dhe i ngroh…Vetëm një diell… Një… Për të gjithë. ”
DIELLI I MËMËDHEUT…
Bravo,ma ne fund kleri po guxon te jete shqiptar edhe po i rikthehet traduites shqiptaret te bukur…
Respekte per njerez te tille
Ky mund te kete qene shkrimi me i bukur qe kam lexuar ne shtypin shqiptar..
Emocionues …..
.Respekt per Dom Gjergjin !
Dhe absolutisht qe zoteria natyrshem do te eci ne traditen shume shekullore te kishes katolike shqiptare ….Ku feja e shqiptarit eshte shqyptaria ….
Po ku mund ta gjejme shkrimin qe ta lexojme ….. ?
Gjergj…
Si mund te shfaqej ndryshe Gjergji!
Rrofsh, paç vetem te mira, si Fjala qe shpalle…
Nuk eshte thjesht respect per besimin tend, as thjesht per ata qe besojne ndryshe,,,
Eshte Fjala si kumt i percjelle prej Zotit, qe i krijoi dhe i ka te gjithe njelloj…
Shqiperia do behet…s’ka si tjeter.
Toronto
Gjergj Meta eshte nje njeri i mrekullueshem, nje klerik i rradhe, dhe nje shqiptar i vecante. Ashte kenaqesi per mua qe kam pas fatin ta takoj, dhe nuk te doja ta humbas rastin ta takoj perseri e te ja shtrengoj doren ashtu sic dime na Shqiptaret. Kur lexoj e degjoj mendime te tilla tham se De Rada, Asdreni, Noli, Konica etj, kane lane me te vertete nje pasuri te madhe nder shqiptar si kleriku Gjergj Meta.
Shume I nderuari z.Ermir. Ju pergezoj per shkrimin interesant dhe te bukur. Po ashtu shpreh konsideraten dhe respektin per komentuesit. Une nuk e kam lexuar shkrimin per te cilin beni fjale Ju dhe e marr mend se trajtohet deklarata e z.Meta te cilen e kam degjuar ne lajme dhe lexuar ne gazeta. Kam mendimin se z.Gjergj eshte nxituar me deklaraten qe e perseritni edhe Ju ne fund. Une do te diskutoja per pasaktesine e deklarates se z.Meta per BE-ne, sepse edhe po te ishte Shqiperia nje vend mysliman I paster, nuk do te ishte kjo areyeja per mosdhenien e statusit. Ne Europe jetojne e punojne me miljona muslimane. Mjafton te kujtojme se vetem ne Gjermani ka me teper muslimane se sa jane ne Shqiperi, Kosove, Greqi, Maqedoni, Mali I Zi dhe ne Serbi dhe ata jane te mirepritur atje duke dhene ndihmesen edhe ne ato suksese ekonomike te Gjermanise. Mendoj se z.Meta ka gabuar me mendimin qe ka Europa per muslimanet dhe vendet me popullsi muslimane dhe kete do te prisja te theksohej si ne shkrimin e z.Gjergj e po ashtu ne shkrimin Tuaj.
Ju faleminderit !
Feja e shqiptareve eshte shqiptarizmi. Ne kohen kur u formulua kjo shprehje ishte me se shumti direktive sot eshte nje realitet qe edhe shume studjues te huaj e vlersojne me respekt. Para se te jete prift zoteria eshte si mua si ty si shumica e banoreve te ketij vendi, shqiptare. Kemi te njejtin fat te cilen e kemi kuptuar se e kemi te perbashket dhe nuk mundet te na perçajne fjalet e shkrimet e ndonje te semuri per te cilet djejme dhimbshuri per perçatjet e tyre. Respekti yne per ate qe jemi si civilizim nuk mundet ta perbaltin asnje qytetar i ndonje vendi Evropjan pavaresisht nga fuqia ekonomike e tyre. Thjesht i injorojme ata. Ne vendet e shqiptareve lind e perendon dielli e ne do jetojme se keshtu ka vendozur Zoti
ORE, NE PO NUK E GJETEM GJUHEN ME NJERI TJETRIN, ME NDER MUHABETIT NJE M…T DO HAME.
EUROPA I DO SHQIPTARET, POR ME KUSHT QE TE HEDHIN POSHTE IDENTITETIN E TYRE
NE DUHET TE NDERTOJME NJE SHOQERI TE DREJTE, PER VETEN TONE, JO PER NJERI TJETER.
FUTEMI APO NUK FUTEMI NE EUROPE KJO ESHTE CESHTJE QE NUK VARET VETEM NGA NE.
NGA NE VARET QE TE ZGJEDHIM TE FUTEMI NE EUROPE VETEM ME KOKEN LARTE, E JO TE FYER E POSHTERUAR, SE JO PER GJE, POR PO U FUTEM KOKEULUR, ATEHERE DO TE TRAJTOHEMI SI QYTETARE TE DORES SE DYTE, DHE DO TE JEMI TE DISKRIMINUAR.
Dom Gjergj Meta po e prezanton gjithnji e me shume veten jo vetem si nji misionar i shkelqyer por dhe si nji atdhetar i flaket qe predikon paqe e mirsi midis gjithe besimeve. Pergezime dom Gjergjit. Jeni e ardhmja e sigurte per hierarkine kishtare. Jeni pasues i denje i te medhejve Fishta,, Doçi , Mjeda
Dom Gjergji ne gazeten Mapo ne shkrimet e tij jep ide te qarta dhe i lumt.
Po del ne drite thenja e mençur …..Feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Gezuar festat.
At Gjergji jeni me te vertete nje njeri i mencur, kur e them kete gje
nuk eshte se me shtyn ajo qe keni deklaruar per komunitetin
mysliman, por me shtyn ajo qe keni shprehur si dashamirsi
ndaj kombit tend panvarsisht fese qe mund te kene komunitete
te ndryshme, ju me arsyetimin tuaj shkoni prtej te mires dhe
te keqes sic e gjykojne boten shume medje te ndrydhura.
Deklarata juaj na ben qe te ndjehemi te gjith katolik pamvarsisht
besimit apo jo besimit qe mund te kete cdo shqiptar.
Korreigjim:
ju me arsyetimin tuaj shkoni pertej te mires dhe
te keqes,dhe jo si disa qe e gjykojne boten me
mendje te ndrydhura.
JO VETEM HOLLANDA ….
Më 25 tetor 1955, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës , pasi konsideroi opinionet dhe shqetësimet e shprehura , miratoi vendimin për të vënë dymbëdhjetë yje në vend te pesëmbëdhjetë në nje sfond blu dhe rekomandoi që përfaqësuesit e qeverive ta miratonin ate, te cilen shtetet anëtare te asaj kohe ( . Belgjika , Danimarka , Franca, Gjermania , Fed , Greqia , Islanda , Irlanda , Italia , Luksemburgu , Norvegjia , Holanda , Britania e Madhe , Suedia , Turqia ) e bëne me 8 dhjetor 1955 me tekstin si vijon :
” Mbi sfondin e qiellit blu të botës perëndimore , yjet përfaqësojnë popujt e Evropës në një rreth , një simbol i bashkimit … ashtu si dymbëdhjetë shenjat e zodiakut përfaqësojnë të gjithë universin , dymbëdhjetë yjet e arta përfaqësojnë të gjithë popujt e Europes – duke përfshirë edhe ata që ende nuk mund të marrin pjesë në ndërtimin e Evropës në unitet dhe paqe.”
Numri 12 është zgjedhur më pas si simbol i përsosmërisë dhe plotësisë, ndërsa fusha blu e flamurit ka për qëllim të nxjerrë në pah qiellin blu te errët te europes perëndimore (në kontrast me qiellin e kalter te europes lindore) .
Ky proçes i gjatë selektiv per formën e flamurit më në fund fitoi njohjen zyrtare dhe Zyra e Informacionit dhe Shtypit të Këshillit të Evropës, nen drejtimin e Paul M. G. Levy realizoi modelin e saktë që përfaqëson burimin historiko ligjor si referimi më i vjetër në zgjedhjen e flamurit evropian . Flamuri u ekspozua për herë të parë në kështjellën e la Muette në Paris më 13 dhjetor 1955 .
Zgjedhja e flamurit në këtë mënyrë kaloi nepermjet nje rruge shumë të gjatë dhe të detajuar , por është tashme e pranuar që zgjedhja e projektit fitues u be për disenjatorin francez Arsène Heitz (i cili, megjithatë, kishte prezantuar dhjetra skica ) per të cilin ai më pas ofroi një shpjegim në përputhje me Biblen, duke ju referuar një imazhi të devotshmërisë së Zonjes se Shenjte, pikerisht ne kapitullin dymbëdhjetë të Apokalipsit:
” në qiell u shfaq me pas një shenje e madhe: një grua e veshur me diellin dhe me hënën nën këmbët e saj , dhe mbi krye të saj një kurorë me dymbëdhjetë yje.”
Filozofi italian Vittorio Messori e ka përshkruar lindjen dhe frymëzimin e Heitz :
“Në maj 1949 ai u ngrit në Strasburg , Këshilli i Evropës, organizem pa fuqi politike ne ate kohe, u ngarkua vetëm për të ” hedhur themelet për ndërtimin e një federate Evropiane ” . Pra, ky ishte akti i themelimit të saj .
Një vit më pas – në vitin 1950 – Këshilli ne fjale shpalli një konkurs të ideve , të hapur për të gjithë artistët, per një flamur të Evropës së bashkuar të se ardhshmes.
Pastaj një disgnator i ri nga Alsasia e Frances, Arsène Heitz, mori pjesë me një skicë , ku dymbëdhjetë yje te bardhë formonin një rreth në një sfond blu.
Siç e zbuloi vete (Heitz) më vonë, ideja nuk ishte e rastësishme: si besimtar devotshem i Virgjëreshës, recitonte çdo ditë rozarin (lutjet e shenjta).
Vetëm kur mësoi per konkursin europian dhe vendosi për të marrë pjesë, ishte duke lexuar historinë e Shën Catherine Laboure dhe i nxitur nga leximi, vendosi të blinte për veten e tij dhe për gruan e tij, një “Medalje mrekulli-berese”, te cilen deri atëherë nuk e njihte.
Yjet e dizajnit të tij e kishin burimin frymezues nga ky medalion dhe ky medalion vinte direkt nga Apokalipsi dhe ” Gruaja e veshur me diellin ” e saj me një kurorë rreth kokës së saj. Ndersa bluja ishte ngjyra tradicionale e Virgjëreshës Marije.”
Nga kjo referencë, megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë të dokumenteve origjinale të viteve 50 dhe rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të miratuar më 25 tetor 1955, në rezolutën e miratuar nga Këshilli i Ministrave, në Paris, më 8 dhjetor 1955.
Siti online ofron një interpretim të flamurit zyrtar të Bashkimit Evropian në kushtet e mëposhtme: “Të 12 yjet në një rreth simbolizojne idealet e unitetit, solidaritetit dhe harmonise midis popujve të Europës ”
Kaq per historine zyrtare e jo te flamurit te BE-se, por ajo qe shpesh here ne format e metodat nga me te rafinuarat e ne shume raste edhe greze trumbetohet nga figurat me ne ze te “elites” europiane eshte afirmimi i “origjines kristiane te Europes”.
Me e fundit eshte edhe deklarata e Ministrit te Mbrojtjes se qeverise italiane MAURO, ne nje emision te “RAI TRE NOTE” ku konfirmoi idene e “Europes se Krishtere”.
Ndaj vendit tone eshte e rendesishme te dallohen dy qendrimet me domethenese europiane:
– e para shovinizmi i hapur i tipit te “Kryqezatave Mesjetare” te vendeve nordike te kryesuara nga danezet e hollandezet ndaj tere vendeve islamike e ne veçanti ndaj Shqiperise e shqiptareve “fondamentaliste islamike”;
– e dyta dhe me e rendesishmja eshte frika qe kane ndaj “Ateizmit” te shqiptareve te ngritur ne sistem deri ne pak dekada me pare, qe perben edhe motivin e pa shprehur te mos dhenjes se statusit si vend kandidat per ne BE nga ana e gjermaneve, francezeve, anglezeve e te tjereve qe nuk dolen haptaz.
E perforcuan kete skepticizem edhe nje sere veprimesh te Edi Kristaq Rames, duke filluar qe nga “vellazerimi” me Erdoganin e turqise, me ritin e faljes musulmane perballe Kryeministrise te atyre dyzet bazhibozukeve gjate demostratave kunder importimit te Sarinit te Assadit te Sirise e deri ne perzgjedhjen e fondamentalistit islamik Engjell Agaçi si keshilltar numur nje ne kryeministri.
Per kete eshte i mirepritur qendrimi i ketij prifti shqiptar ndaj obskurantizmit europian te bazuar ne kristianizmin mesjetar qe promovon proselitizmin e popujve “heretike” siç konsiderohemi ne shqiptaret.
Dhe se fundmi, te ben edhe te qeshesh nga njera ane, edhe batuta idiote e kriminelit gangster te UÇK-es Ramush Haradinaj kur deklaroi: “une ndihem dhe mendoj e jetoj si i krishtere”…..
ne titull te shkrimit eshte fjala “miklon” si fasade
thene troc myslimanizmi ka lindur 6 shekuj pas krishterimit
dhe realiteti eshte i dukshem edhe sot dhe do te vazhdoj
derisa islamizmi te kaloj dogmat e “gjendjes se Luftes”……………….
islamizmi i sotem eshte inkuzicioni i krishtere ne mesjete
Po lexoj shume komente pro dhe kunder shkrimit, pro dhe kunder Dom Gjergjit. Ne shume raste komentet jane emocionale dhe larg realitetit shpirteror te Dom Gjergjit dhe jetes se si dhe ku eshte rritur Dom Gjergji. Me shume komente jepen rreth perceptimit te artikullit te shkruajtur nga nje prift dhe jo rreth asaj çfar ndjen nje prift me gjak shqiptari. Nese çdo kush nga komentuesit do te njohe nga afer Dom Gjergjin dhe ambjentin familjar te Tij, do te thote Po ky e ka me te vertet ate çka thote dhe nuk ka aspak hipokrizi brenda. E them me bindje kete pasi, nese do te keni mundesine te rrini me Dom Gjergjin, do te kuptoni se sa miq te besimeve te tjera jo katolike ka, do te keni mundesi ti takoni dhe te niheni me shumeme keta miq te besimeve te tjera te Tij. Per me teper nese dikush do ti beje nje vizit aty ku banon Dom Gjergjin ose ne raste festash ne familjen e prinderve te Tij, eshte e pamundur te mos gjesh miq te tyre te besimit mysliman qe sikurse e kerkon tradita u behen edhe respektet me te medhaja. Harmonia fetare ne Shqiperi eshte nje virtyt qe duhet vleresuar nga sejcili.
Mos je gje Dom Gjergji dora vete o Nikolin ? Nuk ka aspak rendesi se ku banon personi ne fjale, çfare familje ka, e çfare miqsh hyjne e dalin ne shtepine e tij. Per me teper qe nuk ka se si te mos kete miq myslimane te cilet jane ne numer jo te vogel ne Shqiperi. E kunderta do te ishte matematikisht e pamundur. Di gjithashtu qe Dom Gjergjit nuk i mungon mundesia te shohe se çfare vendi kane myslimanet ne Europe. Atehere perse nje artikull i tille ?