Gazeta DITA botoi dje një replikë nga Genc Burimi – pikërisht me editorialet dhe me shënimet e vetë gazetës. Të duket si diçka e panatyrshme, pasi, në shumicën e rasteve, gazetat mund të bëjnë ndonjë përgënjeshtrim, vendosur në cepin e ndonjë faqeje (ku fare lehtë mund të mos e dallosh) por jo ta vendosësh që në krye të herës, e për më shumë që në ballinën e saj.
Si një gazetar i hershëm më gëzoi kjo gjë, edhe pse në disa raste, pa më cituar e pa më rënë ndesh, (edhe kjo gjë e rrallë) zoti Burimi pjesë të rëndësishme të replikës së tij i kishte me pasazhe e ide që unë kam botuar në DITA. Më gëzoi fakti se, ashtu siç ka predikuar, gazeta DITA edhe ka vepruar: duke na dhënë një risi, dhe një shenjë emancipimi medial.
Por, veç saj, e pashë të arsyeshme, – nëse edhe gazeta e lejon vazhdimin e kësaj replike, – të mos kem të njëjtin mendim me çfarë gjithë është thënë në replikën e zotit Burimi, pra duke qenë i një mendje me të se Shqipërisë sot i duhen investime , nuk jam i një mendje se asaj nuk i duhen ndëshkime, dhe njëri prej ndëshkimeve është edhe arrestimi, i atyre që me vetdije ose jo kanë bërë faje e kanë sjellë dëme ndaj vendit, kanë rrënuar ekonominë, kanë burgosur pa të drejtë, kanë vjedhur e në fund edhe kanë vrarë.
Jam i një mendje me zotin Burimi per nevojën e investimeve në vendin tonë, sepse ajo është e vetmja rrugë nëpër të cilën ecën zhvillimi ekonomik e kjo nuk është gjë e re. Të investosh do të thotë të japësh jetë në një ekonomi që në vitet e fundit po shkon drejt asfiksimit, do të thotë të hapësh poret për një fymëmarrje më të gjërë, të bësh të lumtur edhe më shumë njerëz që në fund të fundit do të gjejnë një vend pune, do të thotë të ketë më pak paqetësi dhe të të ketë një tjetër shije buka e përditshme.
Ditët e fundit unë kam parë në një vend ku nuk mendoja se kishte gjë tjetër veç zallit e shkurreve se si mund të rilindë mendimi nga një vizion i ri për punën, për të investuar një pjesë të fitimit edhe aty ku mendohet se nuk ke asgjë për të fituar. E kam parë në një kantjer ndërtimi të firmës ALBTIEFBAU, e cila, në mendimin tim gjithçka mund të ishte, vetëm kantjer ndërtimi jo; e kam parë se si mund të jetë e ardhmja e një vendi kur e drejtojnë njerëz me mend dhe që e duan vendin…kur edhe gurishtet rreth e rrotull kantjerit po ktheheshin në plantacione pemësh, disa nga të cilat të ardhura që nga Australia e largët. Drejtuesve të shtetit që ende nuk e kanë parë do t’u thoja që mund të kthenin rrugës kur shkojnë në qytetin e Shkodrës dhe të shikojnë se si mund të investohet nga fitimi për të bërë atë që shumë të tjerë nuk e bëjnë as me fonde që u jepen bujarisht e që nuk dihet se ku përfundojnë.
Pra, jam i një mendje me zotin Burimi për nevojën e investimeve, e për më tepër që gama e invstimeve të jetë sa më e gjërë, që nga firmat e mëdha që mund të gjenin specialistë të shkëlqyer e njerëz punëdashës e deri tek firmat e largëta që ndoshta nuk kanë duk të madh, por zënë vendin e tyre.
Në tetë vite, qeveria që shkoi bëri gjithçka të dukshme për të ardhur investimet e huaja në Shqipëri, ashtu si bëri edhe gjithçka të padukshme që ato të mos vijnë.
Bëri të dukshme shitjen e truallit për një euro, dhe ia “shiti” kujt i deshi qejfi, ndërtoi disa ligje lehtësuese, por që më pas kërkonin firmën ” e babait” dhe “përqindëshin e bijës”, bëri takime e konferenca, u lut me mish e shpirt “ejani në Shqipëri”, por kur vinin i gjenin portat e mbyllura, ose duhej të gjenin “çelësin” e familjes; bëri zona të lira investimi, por ato ishin vetëm për fabrikat e çimentos dhe gropat e gelqereve, ndërtoi rrugën e kombit, ku u zhdukën mbi 200 milion euro, por shqiptarëve matanë kufirit londinez i vendosi taksa më të larta se sa tregtarëve serbë, bëri spote publicitare, nganjëherë edhe në TV ndërkombëtar me emër, por milionat e propogandës, me urdhër nga lart, i dërgoi urgjentisht tek Frangajt; pra, i bëri të gjitha gjërat e dukshme dhe, njëkohsisht, të gjithë gjërat e padukshme. Rezultati: u ndërtuan disa fabrika çimentoje, u rrit tregu i energjisë elektrike nga Serbia, zëri kryesor i partneritetit u bë një njeri me emrin Fazlliq dhe banda e tij, u krijuan disa firma fantazmë nga Kina e largët dhe ishujt e Paqësorit, lumi i eurove rrodhi fillimisht drejt Qipros e më pas në adresa të tjera, shumica e të cilave nga informaliteti dhe korrupsioni, u paguan miliona euro nga TVSH fiktive dhe ende nuk dihet se në cilën humnerë kemi rënë. Korrupsioni nuk buloi, por u tërbua jashtëzakonisht, në proporcion gjeometrik me vitet në pushtet, dhe, si për t’i vënë kapak gjithë kësaj zallamahie, në mesin e ditës, në sy të të gjithëve, u vranë 4 vetë, demonstrues të paqtë, sikur të mos kishin mjaftuar 26 të vrarët e Gërdecit. Vrasësit urdhërues u dekoruan, zbatuesit u shpërblyen me 2 milionë euro.
Këtë klimë, të krijuar me dashje apo pa dashje, e dinë mirë edhe institucionet ndërkombëtare, edhe firmat e fuqishme, por edhe firmat e zakonshme, të cilat nuk kanë euro për të humbur, thjeshtë se vendi ynë ka nevoje për investime. Në rradhë të parë, çdo biznesmen që kam njohur, mjerisht kam njohur pak, ka synimin e parë të rritë kapitalin e tij, dhe nuk vjen këtu për sytë e bukur të dikujt tjetër e as për fjalët e thurura mjeshtërisht nga Edi Rama. Aq më pak ai mund të vinte këtu kur shihte sytë e çakërdisur të Topallit dhe fjalët përçart të Berishës. Një tregtar në perëndim është mësuar të ketë mbi krye disa ligje dhe rregulla, të cilat ndoshta edhe ka dëshirë t’i shkelë, por e di se do të ketë pasoja të rënda nëse e bën këtë. Si e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, dhe si jam i bindur se ju e dini më mirë se unë, shteti në perëndim, mund të jetë ndoshta zemërbutë me shkeljet që mund të kesh bërë kudo, por jo me shkeljet financiare. Aty ai, rregullisht, nëse bën evazion, nëse fsheh, vjedh dhe korrupton, më fal për krahasimin, të heq dhëmb e dhëmballë. Mirëpo tek ne, mjerisht, ishin ministrat dhe familja ata që i hiqnin dhëmbë dhe dhëmballë shtetit, që sillnin nëpër gishtat e njerës dorë gjykatat dhe drejtësinë, dhe me gishtat e dorës tjetër, njëkohsisht, numëronin paratë e fituara përmes grabitjes së shtetit dhe të njerëzve.
E gjithë kjo katrahurë, që vazhdon prej 23 viteve, ka lidhje me një fenomen tipik shqiptar: pandeshkueshmërinë.
Vetë Berisha e familja e tij e ndjen ankthin e ndëshkueshmërisë. Halucionacionet e tij të fundit dhe përçartjet në parlament, janë shenjat që flasin, sepse, më mirë nga të gjithë ne, ai e di se çfarë ka bërë mbi ekonominë e këtij vendi dhe mbi fatet e tij.
Askush në këto vitet e fundit nuk ka sjellur më tepër një peisazh të tillë të hidhur mbi jetën e njerëzve… por unë e di fare mirë se, edhe nëse nuk mund të gjykohet, historikisht ai është i dënuar.
Unë i takoj atyre njerëzve të cilët mendojnë se nuk mund të ecet mbi patericat e faljes dhe të harresës. I takoj atyre që, nëse kjo histori përsëritet, përsëri do të jem kundër këtyre patericave. Besoj se jemi në një mendje kur themi se gabimet ndreqen, ndërsa fajet gjykohen. Dhe ne, mjerisht, nuk kemi folur e shkruar për gabime, por për faje që duhen gjykuar.

Well said!!!
Ndeshkueshmeria nuk eshte hapi i pare i investimit ne rastin e Shqiperise, perkundrazi eshte hapi i pare i Shkaterrimit
Ne jemi nje shoqeri idolatore, paska primitive , dhe nuk e kemi percpetimin e drejte te shoqerise demorkatike moderne
Biles edhe ky qe ka bere kete shkrim nuk e percepton tamam ne menyre demokratike dhe te pa anshme
,sepse e redukton “ndeshkueshmerine ” e tij vetem tek opozita e sotme
kur ne fakt nqs ti do te jesh i ndershem me ndeshkueshmerine duhet ta fillosh nga Fatos Nano
i cili i ben karshillek cdo inisiative per lufte ndaj korupsionit ——–
–Sepse demi qe shkaktoi Nano ishte ne pemrasa mbi 1 miliard dollare, kur beri privatizmin e AMC-se , apo kur beri ate kontraten e AMC-se qe mori greku me Telekomin shqiptar,ku ne cdo impuls firma greke fitonte 9/10 , ndersa pala shqiptare 1/10 , dhe nga kjo marevehsje kriminale humbja e ekonomise sone ishte 350milion dollare ne vit
Shto pastaj ato oligopolite e Nanos ne importin e naftes dhe absolutisht kudo ne importe
Po ashtu ka akuza plot per perfaqsues te larte e PS-se se tanishme qe kane para ne banka te Qipros , etj etj si keto
Ndaj them se Ndeshkueshmeria ne keto keshte shkateron perfundimisht Dialogun Pozite -Opozite dhe i shtyn te dyja palet ne ekstremet armiqesore …….me keq se sa jane tani –Kur ne duhet te punojme drejt nje paqesimi …… qe shoqeria jone ti largohet fanatizmave aprtiake
–Nese ndodh kjo ndeshkueshmeri qe thote Autori ketu ,kjo do coje ne shkaterimin e shoqerise shqiptare….dhe mund te coje edhe ne konflikt civil, sepse nqs ti denon opozitaret e sotem treghesh shume i njeanshem ……….
Te besh kete qe thote ky Artikullshkruesi , eshte tamam te bijesh ne kurthin e EU-se
sepse ata te EU-se ketej te thone luftoni korupsionin dhe nga ana tjeter thone _-Vendosni dialogun pozite -opozite
Por ti nuk ke si vendos dialog kur denon kreret e opozites ——Ti edhe sikur te kesh te drejte ne denimin e krereve te opozites
perseri denimi i tyre do duket sikur po perdor luften ndaj koruspionit per te lare hesapet me kundershtaret e tu politike …dhe kjo do shkaktoje edhe armqiesimin e ektij pushteti me te djathten politke ne Europe dhe ne USA.
Ndaj nuk eshte kaq e thjeshte sac e paraqet Bedri Islami…..
Pavaresisht se Sala e meriton te denohet , sepse me reformen e tij kriminale shkateroi gjithe ate industri, bujqesi, arsim, shendetsi, kulture, ushtrine, armatimin etj etj ——-
Porse sic thashe nuk eshte ne interes te shoqerise shqitpare te futet ne spiralen e nje konflikti te brencem qe do i shteronte gjithe energjite e politIkes sone ne planin e brencem dhe do shumezoheshim me zero ne planin e jashtem
Zgjuarsia ne keto kushte eshte qe te denohen ca te koruptuar , propganda kunder koruspionit te mbahet e larte ne media e kudo …..dhe te shikohet mundesia per hapje vende pune,
per zvogelim kohor dhe dokumentacioni te procedurave per hapjen e bizneseve te reja , te huaja dhe vendase ..
.Ne menrye qe te kriijohen kushte lehtesuese per kedo qe kerkon te investoje ne Shqiperi
Vete jehona ne media e propagandes kunder koruspionit do kete efektin pozitiv tek investitoret e huaj se lufta kunder korupsionit eshte serioze
Dhe pastaj ka edhe dicka ,qe kjo lufte eshte nje proces gjate gjithe kohes ne demokraci ndaj rendesi ka qe te flitet kunder korupsionit dhe te denohen here pas here kush kapet me korupsion …
qe te frikesohen nepunesit e tjere dhe te mos guxojne
Qeveria te rije ne gadishmeri ne luften e saj kunder korupsionit
Por eshte absolutisht e demshme per paqen sociale , per te ardhmen dhe per futjen ne Europe
te denohen kreret e opozites ,qe kane mbas vetes gjysmen e elktoratit shqiptar
Aq me teper pastajju nuk duhet te haroni se erdhet ne pushtet nepermjet gjenerozitetit te Ilir Metes,
se ju te vetmuar nuk fitonit dot ___Ndaj tregohuni njecike gentleman dhe mirenjohes per pushtetin
qe e keni dhurate nga Meta , jo merite tuajen ……..Ok more Bedro ?
Ne kushtet ne te cilat ndodhet kombi shqiptar, ne lidhje me punen e qeverise se djeshme
ka me shume efekte pozitive ” Meshira per gabimet e tyre , se sa zbatimi i Drjetesise strikte,” , nqs do perfirazonim nje thenie te Abraham Linkoln per keto raste
E rendesishme ne keto kushte eshte te shikohet perpara , te falet e kaluara , por jo te harrohet
dhe te forcohen insittucionet ne kerkesen e llogarise,……Si dhe vendimet te merren ne menyre sa me gjithe perfshirese nga pozita e sotme qe te krijojme nje ambjent pozitiviteti ne mes nesh………..ambjent per te cilin kemi shume nevoje
Neser Kemi dhe Kristhlindjet…….qe predikojne Meshiren…..
…Ka disa menyra,per te denuar dike.Mund ta futesh ne Burg, si fjala bie Pablo Eskobarin, qe edhe burgun e beri vet si hotel me 5 yje, dhe ne nje shoqeri qe nuk njeh skrupuj morale, me parimin aq idiotesisht te mencur:BURGU ESHTE PER BURRA, viktimes ne kete rast nuk i ben ndonje dem te madh ,pervec se i ngreh reputacionin, dhe krijon kredo te paqena politike qe mund ti perdore politika opozitare.Ajo qe ka rendesi eshte ti prihet Uji Kucedres.Shteti duhet te jete fort i angazhuar qe te gjurmoje te gjithe biznesete e pista dhe aferat miljona euro qe jane bere ,ne ate menyren e padukshme qe thote Z Islami ne artikull.Dhe ti sekuestroje te gjitha keto asete.Rasti Taci eshte nje shenje optimiste ne kete drejtim dhe shpresoj te kete dhe te tjere
Ah, ti Rajmond Sakajeva, i ke edhe ti do gjynahe per te lare!
@raimoind vlonjari prej vicidoli!!
Qe je gjarper me zile,kuptohet,por qe kerkon te besh te tjeret budallenj,sic te ka mesuar HALLI tani,NUK ESHTE FAJI YNE!!!
Perpara se te flasim e kerkojme ,qe te na VIJNE INVESTIMET ne Shqiperi,
-Mbi te gjitha du7het te BEHEN PAQ LLOGARITEME TE KALUAREN E AFERT!!!
Pse akoma derdellitet per …..SOCIALIZMIN e Krimet e tij dhe paskemi frike te hetohen KRIMET E…. FASHIZMIT SOT???
A mundet te besh dasmen e djalit,kur nje ore me pare te kane VRARE BABAIN????
Keni 23 vjet,qe ULURINI,qe PSE NUK DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT!!!
Perse ju duhet ky DENIM FORMAL ,kur qenka ppa vlere???
Pse nuk u pyet populli me REFERENDUM,ne se duhej REHABILITUAR TRADHETARI Ahmet Zogolli,por ju vu shtatorja si HERO ne mes te Tiranes???
Ne se nuk DENOHEN ME PARE KRIMET DHE KRIMINELET QE SUNDUAN SHQIPERINE 8 VJET RRESHT,do te thote te lejojme VRASESIN,HAJDUTIN dhe PERCARESIN E KOMBIT Sali Berisha te na BEJE MORAL e te JAPE KUSHTRIMIN PER PERMBYSJEN E QEVERISE SE RE ME DHUNE!!!
Kemi akuzuar KLIKEN FASHISTE TE Berishes per 23 vjet per KRIME TE SHUMTA,por asnje hetim nuk eshte bere nga DREJTESIA E KOMANDUAR APO E TREDHUR NGA AI!!!
Qeveria e re,ka ne dore DIAGNOSTIKIMIN E PLOTE TE SUNDIMIT TE KESAJ KLIKE DHE PO SHIKOJME SE KETA BARBARE kane bere KERDINE MBI PASURITE KOMBETARE!!!
Kush kerkon,qe keto hetime te mos behen,patjeter,qe jane BRENDA KETYRE KRIMEVE,mbase mund te presin radhen e “QUMESHTIT”!!!
Asnje investitor nuk vjen ne Shqiperi,,kur shikon e degjon nje OPOZITE TEK BEN THIRRJE PER PERMBYSJE ME DHUNE TE QEVERISE!!!
Si mund te vijne investitoret kur shikojne se ketu NUK KA KONKURENCE TE NDERSHME,POR MONOPOLE DHE PREFERENCA MAFIOZE???
Kur shikojne se vete shteti nuk denon,por mbeshtet CUBAT dhe vete ministrat e femijet e kryeministrit kane bere kerdine mbi pasurite kombetare!!!
Kur CUBAT E Berishes vinin me thase ne krahe per te VJELE GJOBAT neper FIRMAT e shumta,deri tek gjoja BAMIRESITE MAFIOZE TE ZONJES SE PARE TE VENDIT???
SHKURT:
-PA DENUAR FAJTORET NE KRIME,kure nuk mund te mendohet se Shqiperia do behet ndonjehere SHTET LIGJOR!!!
KY DO JETE EDHE MESIM PER PUSHTETARET E SOTEM E TE NESERM!!!
GENC BURIMI po i sherben ARMIQVE TE Shqiperise dhe une kurre nuk e kam vleresuar kete njeri si IDEALIST,por si KALE TROJE!!!
Ty Jashar c’te mban pragu Sales dhe Sakajeves , bashke ok __
Edhe mos e fshi ti qe je moderator , se derisa e le kete shaj mua,
lere edhe sharjne time….
Ju shqipot qe shkruani ne keto gazetat online keni 2 cilesi :
1-Jeni nejrez jashtezakonisht injorante, ashtu sic jane dhe idhujt tuaj
2-Jeni njerez shume te ndyre …te mbushur vetem me urrejtje te verber
E pranon edhe vete,o LARVE SERBIE se nuk je shqiptar,por FELLIQESIRE!!!
URREJTJES TENDE PO I PERGJIGJEMI PO ME URREJTJE!!
Ne se doje kete,ia arrite qellimit!!!
Tani mos ha MUT KOT!!!
Nuk lexova artikullin e Burimit ,sepse kur lexova titullin mendova
ZOT NA RUAJ NGA IDIOTESIA !
Ju thoni qe te tilla replika reptilesh qenkan liri mediatike ,por duke folur ne aspektin ligjor te ndershkuesshmerise ,tipa te tille zhgaravinashkruajtes duhet te marrin burgim te perjetshem per fyerje te inteligjences dhe injektimin e injorances .
Mendoj se pergjigjia e juaj duhet te jete himni i ktyre ..banalisteve te teorive idiote .
Berisha nuk ven mend dhe ta falesh, ai eshte ne gjendje histerizmi e hakmarrje primitive…Vetem shihni per çfarë flet….Ai eshte ende gjarper…
po qysh po muni me duru ket edwin grekun bre posht ky grek se e shkatrroj shqiprin
Bedri eni plotesusht te drejte.Genci ben artikuj …me pagese! Blihet dhe shitet me aspra
SHQYPNISE NUK I DUHEN INVESTIME ALLA CAMORRA.
Genc Burimi para se te shkruaje brockulla pa dogane ne DITA le te pyese veten:
PSE 23 VJET PAS RENIES SE MURRIT TE BERLINIT SHQYPNIA NUK PRODHON ASGJE?
Asnje GOZHDE dhe pothuaj KURGJE qe te shitet apo te tregetohet persembari ne Evrope dhe Bote. Investimet alla Camorra te pushteteve mafioze te vetquajtura te majta dhe te djathta sa per mashtrim nuk i kane sjelle vendit asnje prodhim me emblemen Made in Albania, por kane keqperdorur fondet me asfalte dhe betone si ne asnje vend te Botes. Ne cilin vend te rajonit jane ndertuar rruge me 17 milione USD/km me shume per te vjedhur sesa per te ndertuar, sic ishte rruga Durres-Kukes? Kujt i sherben ky investim qe do t’i haje koken shqyptareve per shume vite me radhe? Ca thone turizmit dhe gabojne totalisht. Shikoni rrugen e Kombit te vetmuar dhe boshatisur per te kuptuar se vetem injorante te korruptuar deri ne palce mund te ndertojne autostrada te tilla debile me vulen e HAJNISE dhe KUSERISE se pushtetit. Po shko dhe shiko bregdetin shqyptar me kulcedrat e betonit dhe krahasoje me vendin tone fqinj, Greqine pershembell qe te bindesh se ASGJE per turizmin nuk ka menduar ky pushtet lakmitar dhe mafioz per 23 vjet me radhe postkomunist.
ATEHERE PER CFARE INVESTIMESH FLET GAZETARI AMATOR GENC BURIMI?
dhe perseri nje pyetje tjeter akoma me madhore:
PSE MEDIA DILETANTE ALBANEZE I MESHON PAPUSHIM MOSNDESHKUESHMERISE?
dhe vajton papushim si kukumjackat per fatin e pushtetareve zullumqare, te cilet i kane transformuar shqyptaret si nje fis kanibalesh prej Afrike ZULU dhe Shqypnine si nje GROPE haleje ku mund te hidhen nga Bota pa siklet fare Armet Kimike te Sirise dhe Asadit?
PSE 23 VJET PAS RENIES SE MURRIT TE BERLINIT SHQYPNIA NUK PRODHON ASGJE?
Pergjigja eshte se ne shqiperi nuk u ndeshkuan ato qe vrane e prene e qe e shkaterruan vendin per 50 vjet, nuk u hapen dosjet e nuk u denuan kriminelet. Mungesa e ndeshkimit beri te mundur qe ata njerez te hiqnin petkat e diktatures se proletariatit e te vishnin ato te liberalizmit kapitalist duke vazhduar te vidhnin shtetin ashtu sic kishin bere me pare e duke u pasuruar ne menyre cnjerezore ndersa populli varferohej perhere e me teper.
@ nastradin!!
E ke mbushur trupin vetem me HELM,o korb i zi dhe si i tille kurre nuk ke per te bere HAJER!!!
50 vitet e SOCIALIZMIT ishin vitet me te LAVDISHME per shqiptaret kudo ne bote!!!
Doemos,qe ju kelyshet e atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,kurre nuk do pajtoheni me realitetin,por mos harro:JETET TONA I NDAU LUFTA NACIONAL-CLRIMTARE:
-NE ME FITIMTARET,JU ME TRADHETARET!!!
-Sa per hakmarrje,BUJRUM,hajde dhe provoje,por do vesh prap andej nga ke dale!!!
Nuk te mbushi mendjen 97-ta????
Akoma do prova????
E djathta shqiptare kurre nuk ka per te bere ndonje gje per Shqiperine,se ju keni qene gjithmone me ARMIQTE E SHQIPERISE!!!
Edhe keto 23 vjetet e demokracise NJE MUT KENI BERE!!!
Pa ndeshkushmeri nuk ka perparim. Ndeshkushmeria duhet te zbatohet se pari ndaj punonjesve te sistemit te drejtesise. Gjykata e larte duhet te shprehet vetem per menyren e gjykimit te ceshtjes nga trupi gjykus i apelit apo prokurorise, duke kthyer ceshtjen dhe marre mase ndaj tij. Per dy ceshtje te kthyera,(jo shtate), apo shkelje proceduriale, gjyqtari ose prokurori duhet te lere vendin e punes.
Ne trupen e Gjykates se larte duhet te kete dhe specialiste te fushave te tjera me sistem qarkullimi kohor.
Jo te gjithe gjyqtaret e prokuroret jane te afte, te ndershem, te ditur, te pa gabushem etj etj dhe ata njerez jane , ata s’jane perendi prandaj nuk duhet fetishizuar “engjellesia” e tyre.
Te kuptohemi arsimimi juridik eshte nga arsimimet me shkalle veshtiresie me te ulet, nen mesataren.
Kur ndaj punonjesve te drejtesise te zbatohet sistemi i ndeshkimit keni per te pare sa shpejt do te rregullohet sistemi i drejtesise
BRAVO.
E drejte, jo vetem shqiptaret e indinjuar me bemat e Berishes, por dhe te huajt e per me teper nderkombetaret e kane si kusht denimin e pushtetareve, te cilitdo krah, qe ka bere krime e korrupsion.
Jam dakord me gazetarin Burimi persa i perket reformimit te drejtesise, pasi e keqja qendron pikerisht aty, edhe pse mund te cohen dosje te padiskutueshme per kedo, si ajo e Gerdcit, 21 janrit, kasetes per megakorrupsionin e Ilir Metes, gjykatat jo vetem nuk i denojne por u japin pasaporten e pafajsise qe te vazhdojne dhe me te etur perpara ne rrugen e tyre, pasi e dine mire se jane te paprekshem.
Denimi i ministrave te Berishes, Genc Ruli, Pollo, Noka, Bode e te tjere dhe ne menyre te vecante i Berishes dhe familjes e tij, do ktheje besimin e gjithe botes, jo vetem te shqiptareve, se Shqiperia me se fundmi po behet, aty mund te punohet dhe te investohet.
Pothuajse 95% e komentuesve ketu jane nostalgjike te enver hoxhes dhe te kohes se tij.
Je shume gabim, me kete fjali, shpellaret kerkojne te rehabilitojne Sali Berishen, si antikomunist dhe demokrat te madh.
Ne qofte se ti ke perfituar fale antienverizmit fallco te Sali Berishes dhe ke bindjen, se ke jetuar demokracine, atehere skam cfare te debatoj me ty, se po te njejten gje ka menduar ish sigurimsi i djeshem, kur perfitonte te mirat materiale, ne kurriz te vuajtjeve te shumices edhe per ate ish sigurims, ka qene demokraci e kulluar, koha enveriane, sic eshte edhe per ty demokraci e paster, koha berishiane shpellare.
Zoti shpellar, ti me kast kerkon te barazosh demokracine perendimore me demokracine shpellare, por populli i ben llogarite ndryshe shoku shpellar, ben barazimin mes shpellarit dhe Enver Hoxhes.
Dhe faktet flasin, kjo edhe simbas shume sondazheve, ne shtyp e media, Sali Berisha, eshte me shkaterruesi, me i pabesi, me hajduti, me vrasesi.
Shume nga keta qe ti i quan nostalgjike te Enver Hoxhes, kane qene pjesmarres ne protestat per demokraci dhe kunder diktatures, por keta nostalgjiket qe thua ti, nuk dolen, qe demokracine tja perdhose miku i shtepise se diktatorit, varkari i familjes se diktatorit, denoncuesi i Sheshori dhe kolegeve te tij.
Ne cdo vend demokratik hajduti denohet dhe Berisha me gjithe shpellaret e tij, sdo te kishin shanc te vidhnin, se do te ishin akoma ne vendlindje, se ne perendim, nuk funksionon, se kush e do me shume partine, por ecen ai qe pervesh menget.
Hajde tung shpellar i diplomuar i Saliut.
Per Folen e zogut te kur…s. Njerezit pa kulture e durim, inatcore e te pa gdhenun mundohen te fyejne te tjeret me lloj lloj krahasimesh qe ata mendojne se i derrmojne. Keshtu ban Sali Krimineli, keshtu budigardet injoranta te tije. Megjithate edhe ato pak qe sot kane mbete ne ate ane neser do jene edhe ma pak. e zoti jua rujte mendt e krese se Sala nuk vonon shume dhe e gjen vendin qe i takon me kalu pleqnin.
Po ti ,o “foleja e zogut” si mendon,se duhet te jene shqiptaret???
Ne keto 100 vjet shtet,shqiptar,TRADHETARET DHE ARMIQTE MME TE MEDHENJ KANE QENE AHMET ZOGOLLI DHE SALI BERISHA!!!
Te dy e shiten Shqiperine,u mbajten ne pushtet me ndihmen serbe dhe e lane vendin ne MJERIM total duke vjedhur gjithcka kishte ketu!!!
Zogu vodhi florinin e Bankes Kombetare,ndersa Berisha vodhi shume me te[per se Zogolli!!!
Enver Hoxha CLIROI SHQIPERINE,NDERTOI SHTETIN MODERN DHE U DHA DINJITET SHQIPTAREVE KUDO NE BOTE!!!
Ndeshkoi me tonelata njerez E. Hoxha por nuk solli mireqenie. N.q.s ne dhjetorin tjeter do jemi me mire ekonomikisht atehere Rames i lumte, ne te kundert te denuarit prej tij behen martire te padrejtesise. E pastaj 1 milion votat behen 1 milion shkelma ne prapanice te tij.
I lexoj pa fryme shkrimet e Tuaja z. Bedri, jeni gazetar i nivelit me lart , fatekeqesi qe ndonje kanalal tv serioz nuk ju angazhon ne departamentet me te rendesishem,jeni teper parimor ,gazeatar teper objektiv po isherbeni demokracise dhe se fundi shkrimet Tuaja si i madhi Konica per zogun, Faleminderit per sa shkruani.
O pogradecar !
Duket se je i ri e nuk e ke njohur “lulezimin” gazetaresk te Bedri Islamit.
Nuk e di o birce se sa tonelata me leter ka nxire per ti thurur hymne Enver Hoxhes.
Zogu e beri Konicen ambasador , ky s’ja arriti te behet i tille.
Niveli i mjafton vetem per perdorim te brendshem.
Mos e njollos Konicen me kete krahasim.
TASHME PO NA SHTROHET PYETJA:
A MUND TE HANE PYKA SKIPETARET ?
KY BESOJ MUND TE JETE TITULLI I NJE DEBATI TE DREJTE PER DREJTE..
Ne Skiperi numri i llojshmerise se vjedhjeve dhe numri i hajduteve ndoshta ka arritur ate nivel ku tashme mendohet te ndeshkohen te ndershmit!?
Genc Burimi dhe gazetar sportiv nuk ben ne france. nese jeni serioz mos i botoni me gje atij se ju felliqi. edhe nje perkthim nuk e beri mire lere pastaj te tjera gjera.
Berisha jo ne burg,por te ripet i gjalle.
Burimi me ate shkrim ka shterruar.!
Keshtu gjithmone ! Askush te mos mbaj pergjegjesi.Kush vjen ne pushte te pasurohet per veten e tija ndersa ne te tjeret te presim reformat, verte keshtu ja kane hjedhur gjithmon.U shkatrrua nje shtet i ter ne vitin 1997 dhe te gjith i futen duart ne xhepa dhe pyesnin.Kush e shkatrroi shtetit.?Edhe ata qe i vune flaken shqiperi edhe ata pyesni kush e ndezi flaken. Edhe kete radhe keshtu po ngjet.Te bejme reforma se me arrestime nuk ka nevoje.Po ata qe e vodhe tere shqiperin a do te pergjigjen.?Pore pasuria e tyre perse mos ti kthehet popullit qe ja moren me paire.? Une nuk e kuptoj kete njeri qe shkruan.Kjo do te thote vidhni edhe ju se pas 8-vjetev do te vijne te tjeret dhe do te bejen reforma. Reforma ka pasur qe ne kohen e greqise se lashte qe ne kohen qytet polise. Pore edhe pergjegjsi eshte mbajtur madje edhe jen ndeshkuar kush ka shkelur ligjet.
Me kete shkrim une them qe autori u thote pushtetarve .Bete mire qe vodhet ju lumte se ne do te bejem reforma dhe juve do te shpetoni.Bukur forte.Keshtu edhe ket radhe Berisha dhe Berishianet do te kalojne lumin ndersa populli do te haje reforma.
Burimi me kete shkrim u vjen ne nduhme hajdutve dhe keshtu populli do te vuaj gjithmone.!
Nga njerez qe duan vetem dhune nuk mund te prese ky popull asgje.
I edukuar ne kohen e Xhaxhit ke deshire ta shkulesh te keqen me rrenje sipas perceptimit tend.
Harron qe idealet e Dhjetorit pikerisht kete donin te nderttohej kapitalizmi.
Pa u formuar nje klase e re e pasur e dijshme e zonja te levize ne tapet Europian nuk do kete Shqiperi te zhvilluar.
Si do behet kjo?
Duke ndare pronen e perbashket qe ti u mundove fort te mbetej e tille.
Si eshte me mire? Shqiptare te pasur me korrupsion apo te huaj qe na bejne te gjitheve kamariera. Me mire ti kene investoret partneret Shqiptare apo ti kene vec rojtare.
Sa me shpejt te ndahet prona e perbashket aq me shpejt do kemi qetesi.
Pjesa tjeter do jete pune.
Pyete veten , ke punuar ndonje dite me djerse duke udhehequr nje firme private.
Apo i ke gjetur parate gati me qe je i zoti ne pune klandestine.
Ne dukje ke deshire te denosh Berishen, ne thelb urren sistemin.
E pra Europa e tille eshte me te varfer, te pasur dhe shume te pasur.
Drejt kesaj rruge po shkojme dhe ne me apo pa Berishen.
Koco belaja, a na ….. Se e meriton