Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: SHËNIM: Një shpërthim… presidencial
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajme Flash > SHËNIM: Një shpërthim… presidencial
Lajme FlashLajmi i fundit

SHËNIM: Një shpërthim… presidencial

redaktor
Published June 4, 2015
Share
Gjyqtari Gjin Gjoni dhe Presidenti Bujar Nishani, gjate Konferences se Keshillit Gjyqesor te Rrjetit Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, ne Tirane. /r/n/r/nGjin Gjoni judge and Albanian President, Bujar Nishani, during the Conference the Balkan Network Judicial Council and the Euro Mediterranean, in Tirana.
SHARE

“Nuk ka ç’i bëj, e kam nipin e gruas”, thoshte një kapo i biznesit të muzikës për një anëtar krejt të paaftë e gafaxhi të grupit, në filmin e njohur humoristik me John Travoltën, “Be cool”. Edhe pse Bujar Nishani të jep në pamje të parë një përshtypje fizike “cool”, për arsye që dihen, ai dje në tryezën e drejtësisë shpërtheu në një formë të atillë zemërate për mospërfshirjen e PD-së në reformën e drejtësisë, saqë juristët dhe ekspertët e sektorit të drejtësisë në Partinë Demokratike duhet të fillojnë të shqetësohen seriozisht se mos mbeten pa punë.

Ne natyrisht, nuk kemi ç’i bëjmë, e kemi president. As PD-së nuk kemi ç’i bëjmë, sepse e kemi parti kryesore të opozitës, e cila ka marrë ftesë të përsëritura për angazhim dhe bashkëpunim në reformën e drejtësisë, por e thotë gati haptaz se këtë reformë dëshiron ta bëjë ajo dhe mazhoranca të ketë ndonjë rol dekorativ. Siç tha deputeti Halimi, “duam barazi dhe bashkëdrejtim”. Kështu kanë ardhur punët që defekti më i madh dhe kritikat më të forta ndaj kësaj qeverisjeje, i bëhen për sistemin e kalbur të drejtësisë, fijet e të cilit në fakt i ka në dorë opozita. Dhe përmes presidentit.

Disa numra më parë, DITA kishte për material kopertine analizimin e një procesverbali mbledhjeje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Aty u pa qartë sesi i bën shumica vendimmarrëse me presidentin në krye, mbledhjet e KLD-së, majës së sistemit tonë të drejtësisë. Kulisa, paaftësi, anti-profesionalizëm dhe makiavelizëm bashkë, një qebaptore kadinjsh ku anashkalohej hapur funksioni i nënkryetarit të KLD-së dhe gjithë kujdesi ishte tek emërimet dhe promovimet e gjyqtarëve, thënë ndryshe sektori ku ndahen paratë. Kishte rol protagonisti në atë mbledhje (si në shumë mbledhje të tjera, ta merr mendja) anëtari i KLD-së Gjin Gjoni, tashmë simboli publik i kësaj drejtësie.

Gjithsesi, Nishani e dha dje shfaqjen e vet, duke gjetur rastin e bukur të pranisë ndërkombëtare për të shpalosur “shqetësimet e tij presidenciale”. Pengmarrësi “cool” i sistemit të drejtësisë, ministri që punësonte njerëz me miratimin e seksioneve të PD-së dhe mblidhte vota në këmbim të mallrave të shportës, sot i dërguar special i Berishës në presidencë si ombrellë e gjykatësve të korruptuar mund të thotë gjithçka. Nuk kemi ç’i bëjmë, e kemi president./DITA

redaktor June 4, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
13 Comments
  • baftjari says:
    June 4, 2015 at 2:47 pm

    do besh si do besh edhe dy vjet sa te nderrojme…mos u merzit se kalojne shpejt…

    Reply
    • Bureto says:
      June 4, 2015 at 6:26 pm

      Jane shume dy vjet se demet sidomos ne fushen e drejtesise do te maisen edhe më dhe do te plase qelbi.Pritshmeria maksimale sot ndaj demokracise eshte vena e sistemit te drejtesise ne binare. PD e ka kapur ate, por ka frike, dhe me te drejte, se mos e kap PS. Atehere si delet nga ky rreth vicioz. Maxhoranca nese ka vullnetin ta beje atehere le te dale me propozimin per nje kushtetute te re. Nese nuk e perkrah PD, atehere i mbetet asaj pergjegjesia. Eksperience ka me Kushtetuten aktuale te v. 1998, kur e bojkotoi dhe sot flet e kerkon respektimin e saj. nese nuk e ben kete maxhoranca do te thote se ajo eshte hipokrite ne gjithcka qe flet rreth ketij problemi. vetem miratimi i Kushtetutes kerkon 2/3 e votave por jo nje projekt ligj per te hedhur ate ne Kuvend, i cili kerkon 3/5 e tyre. Ne kete rast kalohet ne referendum sic u veprua edhe ne vitin 1998. le te vendose populli se ç’kushtetute do dhe per rrjedhim, cfare forme regjimi, parlamentar apo presidencial, cfare sistemi zgjedhor dhe pa dyshim edhe cfare drejtesie, sigurisht te pavarur prej politikes. Sistemi amerikan i Gjykates Supreme do te ishte ai qe do t’i vinte kapak plageve te sotme, duke suprimuar, Gjykaten Kushtetute dhe KLD. Duan t’i bejne keto, dhe ky eshte vullnet politik, le t’i hedhin ne tavoline. pastaj le te shohim se kush jane demagoget, hipokritet dhe ata qe duan qe demokracia te jete nje kenete, ku vegjetojne gjithfare vemjesh, sic eshte sot. Vetem drejtesia dhe parlamenti i sotem jane prova me e gjalle per kete gjendje.

      Reply
  • fshatari. pafshat says:
    June 4, 2015 at 2:48 pm

    Te gjithe hengrem nje luge corbe qe do ta vjellim tere jeten. Nderkohe qe tryeza ishte gati, e shtruar, vetem lulet dhe lajlet i duheshin hequr – nga ata qe e moren persiper detyren. Luga e corbes eshte nje histori e vjeter sa vet njeriu, edhe ai shqiptar! Le ti lutemi Zotit, zotit, zotit, se vetem kjo na ka mbetur.

    Reply
  • Guri says:
    June 4, 2015 at 2:54 pm

    Eshte aksident i madh qe ky njeri pa mustaqe eshte bere president,mos te them edhe turp!!!

    Reply
  • kastriot says:
    June 4, 2015 at 3:09 pm

    Po sikur te vazhdonte te rrinte nder zyra portreti tij,a do i hiqte musteqet…….nese do i hiqte me patjeter,a do nderrohej foto(memusteqepamusteqe).Po ku dreqin na dalin djajte njeri pas tjetrit.Ai perkrah na u be dhe prijesi i drejtesise europiane-po thone.

    Reply
  • Ela says:
    June 4, 2015 at 3:29 pm

    Sakat ne mendje,sakat ne trup,lereni te shpertheje se takatin e nje pordhe do kete shperthimi I tij.

    Reply
  • E verteta says:
    June 4, 2015 at 3:30 pm

    Ky eshte turpi I ketij vendi.

    Reply
  • Elisi says:
    June 4, 2015 at 3:32 pm

    Me e pakta dhe me e ndershmja qe mund te beje ky idiot te mbylle ate goje e te prese mbarimin e mandatit te tij te turpshem.

    Reply
  • METEH says:
    June 4, 2015 at 3:44 pm

    Populli thot:Edhe brweshka ben “Keth-keth-keth”,pra seks.Dmth,Nishanin e kane vene te tund deren e presidences,pasi maxhoranca nuk e heq dot,sikurse nuk po heq dot Kryeprekurorin,Kreun e SHISH dhe kjo puna e drejtesise do veje RRUMPALLE deri sa maxhoranca aktuale te ngrehi duart perpjet.Dhe 1 miljon votat po shkojne ne lum.Pasojat i vuan populli, i cili po behet pishman per votat qe dha.Opozita ka zgjedhur rrugen e baltosjes se qeverisjes brenda e jashte vendit dhe po ja arrin qellimit.Saliu flat sa te doj e si te doj ne kuvend e nuk e ndalon kush a thua se vjedhjet e krimet i ka bere maxhoranca.Kjo eshte skandal.Nishani beri gabim qe i hoqi mustaqet,biles ti vendos prap se nuk e luan njeri prej vendit sido qe te beje,biles dhe tradheti kombetare si puna e detit qe nuk ka thene asnje fjale.

    Reply
  • fteri says:
    June 4, 2015 at 3:50 pm

    K.L.D-ja dhe drejtesia ne shqipri ka marre funde me GJin GJona ,dhe Nishana pa mustaqe qe here I vne here I heqin me fotot ne zyra te gjyqtarve dhe ithtarve te korrupsionit kriminal galopant te drejtesise ne shqipri ,ketyre milonjerve qe kan hyre ne drejtesi me pantollona te grisura dhe sot jane milonera .Sot keta persona te inkriminuar po mbajne penge gjithe sistemin e drejtesise ,dhe ajo sot eshte kthyer ne nje pengese serjoze per shqiptaret .Prokuroria dhe gjyqesori sot jane kthyer ne çerdhe te korrupsionit dhe lulzimit te krimit te mbeshtetura nga Nishani dhe GJini dhe GJoni etj.Parlamenti duhet te heqe keto pengesa ti flak poshte dhe te beje reformen ne drejtesi ketu nuk ka leshime per kete e ka marre 84 votat ne Parlament .~~~~~~~~#

    Reply
  • Agim Cani says:
    June 4, 2015 at 4:39 pm

    …te gjithe e dine…dhe ky e di…se cfare flet ky…nuk pjerdh njeri….

    Reply
  • genci says:
    June 4, 2015 at 6:43 pm

    Po lereni kete koqen te thote cfare te doje sepse eshte i mbaruar. Edhe tre dylymshin se punon dot me!

    Reply
  • SS says:
    June 4, 2015 at 6:44 pm

    Do me besh kakardhiqe do me besh !!! Po nuk me solle Jarin ne trapez o Gjin Gjoni do te te quaj doci i docajve Degjuhat dhe ju te korruptuarit!!?? Dhe tani mbathjani se ju urren populli debila.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?