SHËNIM: Të verbër ndaj Syrit të kaltër

anazapta

Syri i kaltër’ është ndër të rrallat pasuri natyrore të atraksionit turistik në Shqipëri, për të cilin paguhet një tarifë e caktuar. Më saktë, për të shkuar aty, duhet paguar një dyqind lekësh (të reja) për automjet, por dhe për person, nëse është në këmbë. Po dhe sikur mos ishte fare kjo tarifë, do ishte ulëritëse të shohësh një pasuri të tillë të pangjashme në nivel planetar, të lënë në mjerim nga moskujdesi i shtetit që e ka nën menaxhim.

Rruga gjarpëruese nga aksi nacional Sarandë-Gjirokastër e deri tek pellgu magjik, është tipikisht një rrugë dhish. E ngushtë, e rrjepur, gjithë gropa, pluhur e baltë, sikur të fton për në ferr e jo për në një parajsë tokësore.  Nga disa ura të vogla që të çojnë te Syri, vetëm një ka mbetur funksionale.

Të tjerave u janë hequr dërrasat dhe mund të shërbejnë vetëm për kalime aventureske. Ndërsa  mu në Sy, aty ku përqendrohet e gjitha kureshtja njerëzore, një rrap i mrekullueshëm ka dhënë shpirt e është plandosur përtokë. Një pamje pra, që e bën Syrin e kaltër të ngjajë me një sy çakër.      

 

Share This Article
11 Comments
  • Nje doktor italian qe kishte qene ne shqiperi me foli per syrin e kalter dhe gjirokastren .Jane mrekullira me tha.

  • Ju litemi mos na ngaterroni tani me syrin e kalte, ne na pelqejn shume syte e zinje,te maviosur nga grushtat e kunderrshtareve, ose te skuqur nga pagjumesi per te share njeritjetrin

  • Po c’sy i kalter, more aman.
    Vajta, e pashe, shetita edhe rrethe e qarke
    ambjentit qe quhet syri i kalter, trishtim,
    ndjeva vetem trishtim e mjerim.

  • Shteti nuk ekziston per syrin e kalter. Ia ka dorezuar ate ca matrapazeve qe duan te nxjerrin plesht nga dhjami. Atje fshihet nje pasuri turistike e rralle dhe shteti duhet te hape syte ta shikoj, madje te mendoj se si mund e duhet ta vere mire ne shfrytezim kete pasuri,pse jo dhe per te nxjere te ardhura, jo thjesht nga nje 200 lekesh te taksidari i portes hyrese. Terheqia e vemendjes nga Ermiri eshte teper me vend.

  • Besoj se ky” Tironsi” nuk eshte si ai qe eshte ritur me bageti se ka shpirt artisti dhe do beje dicka per ate sy te kalter te mrekullushem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *