Kreu i SHISH-it, Visho Ajazi, ka deklaruar së fundi se për vrasjen e Santos nuk kanë poseduar asnjë lloj informacioni. Për të qenë të qartë dhe njëherë: Shërbimet Inteligjente, siç është pra dhe SHISH, janë të specializuara pikërisht për të poseduar të dhëna apo informacione për çdo gjë e nga çdolloj burimi. Më popullorçe, ata janë maja më e lartë e thashathemnajës, prej së cilës përthithin info të detajuara të paimagjinueshme për njerëz të zakonshëm.
Kështu që është shumë e rëndë për një Shërbim, që të ndodhë një ngjarje e përmasave të tilla siç është vrasja e një bankieri, nën firmën e së cilit mund të jetë dhe një pjesë jo e vogël e financave të një vendi, e para kësaj të qëndrojë si guak; dhe ngjan me atë meselenë e atij që thoshte se biblioteka e ka çdo gjë, përveç librave! Kur tritoli bënte kërdinë muaj më parë dhe mazhoranca hidhte akuza ndaj SHISH për mosdhënie informacioni, Visho Ajazi me të drejtë reagonte duke mos e pranuar këtë akuzë; sepse ishte e papranueshme në logjikën e gjërave që institucioni që ai drejton të mos posedonte infot e nevojshme e aq më pak të mos ia përcillte ato qeverisë.
Ndërsa në këtë rast, mungesën e çdo infoje mbi vrasjen, ai e pranon dhe e pohon me po atë lloj lehtësie fëminore, sa ngjan me deklaratën e ndonjë drejtuesi ujësjelljësi apo elektriku, që nuk e ka për gjë që të thotë se nuk është e mundur që njerëzit të furnizohen me ujë dhe energji, edhe pse paguhet për të kundërtën. Edhe pse paradoksale, kjo është shndërruar në normalitet për këtë vend, që askush mos e bëj punën ashtu siç duhet bërë dhe nga ana tjetër, rrogën ta marrë kokër më kokër. E sakaq, përballë tyre, krimi ka një vullnet të pashoq për ta bërë mirë dhe shumë mirë që të vendos të bëjë.
Nuk është fjala se krimi është një hap para shtetit në mjete e sofistifikim, porse vendosmërinë për t`i shkuar në fund gjërave e ka më të madhe. Thënë ndryshe, janë tejet të përgjegjshëm e me ndjenjë të lartë detyre, ndonëse në të keq. Ky është një shtet që duhet marrë shembull prej tyre!

Mesazh me te qarte se ky nuk ka. jam shume dakort me mesazhin.
Ne se SHISH dhe kryetari i tij nuk paskan INFORMACIONE PER KRIMET E TE RENDA QE NDOSHIN NE Shqiperi ,vleresimi dhe gjykimi per kete institucion dhe kryetarin e tij ka dy opsione:
-O ESHTE I PA AFTE DHE DUHET SHKRIRE APO SHKARKUAR NGA DETYRA,OSE ESHTE BASHKEPUNTOR NE KRIME!!!
Pra ,o i PA AFTE,O VETE KRIMINELI!!!
Kur ky instiyucion nuk ka informacione si per kete raste por edhe oer shum raste te tjera atehere perse mbahet ne kembe ? Do te jemi me te qete ne raste se shkriet se sa ta kemi e mos te jape asnje informacion!
Dha SHISH informacion per avione droge por u sulmua nga qeveria se i quajti sperkatje per mushkonja. Dhe tani sikur, larg qofte, SHISH te kete ndonje informacion per ndonje lidhje te ndonje pushtetari a deputeti me vrasjen do ta besoje dhe mbeshtese qeveria? Apo do te akuzoje kreun e SHISH prap per informacion te gabuar si per ato te trafikut te droges. Vrasja behet ne mes te Tiranes, vrasesit nuk ndalohen dot nga police fakire te pa armatosur dhe fajin e paska SHISH.
… dhe ngjan me atë meselenë e atij që thoshte se biblioteka e ka çdo gjë, përveç librave! [E.H]
Krahasim i goditur, megjithese kane kaluar disa dekada ky skec ngelet fantastic. Nga Monty Python – Cheese Shop, Dyqani i Djathit, ku gjindet “gjithshka” por jo djathe.
https://www.youtube.com/watch?v=PPN3KTtrnZM Mbyllet me: JK [pasi ka permendur 70 lloje djathi, merr pergjigjen Na falni se Kemi] thote: Saktesisht, ky s’eshte dyqan djathi. MP: c’te solli ne kete konkluzion zoteri: Keni dyqan te paster, te pakten nuk eshte i “kontaminuar” nga djathi”
Pertej ironise, – aq me teper pas aksionit ne Lazarat – na rezulton se Sherbimi Informativ ka mangesi te theksuara tek “tritoli” e krimi i organizuar. Shperthimet me lende eksplosive ngelen ekstreme ne goditje ndaj shtetit e qytetarit; te tilla qe cdo burim shkon drejt luftes ndaj tyre. Shoqeria eshte de-sensibilizuar, e personat qe paguhen per te luftuar keto fenomene gjithmone bejne [jane] te paditur.
Atehere do shtruar pyetja: A kemi vlere-per-para ne keto raste? Jo. Dhe ketu bie “rregulli ne emrime e jetegjatesi” si veshtiresi per te hequr dike; keto i kemi per te ruajtur Pavaresine e Institucionit, jo te vegjetojne te Pa-Aftit e Militantet. Pra, mund dhe duhet te shkrihet insitituiconi, meqe nje shtet nuk funksionon pa Sherbimet Sekrete, te ri-organizohen e rindertohen nga fillimi. Ato nuk jane personale e te politikes se dites, aq me keq strofkulla gjumi me organika te tej-fryra ku Shqiptarit i firojne Taksat, pa asnje lloj kthimi-ne-vlere.
Ndoshta ka ardhur koha per nje reforme substanciale te Sherbimeve Inteligjente.
Nje gje duhet te kuptojme ne shqiptare se te gjithe keta politikane apo drejtues te institucioneve te pavarura e te varura paguhen me taksat tona, me taksat dhe leket e atyre shqiptareve qe rropaten me bizneset e tyre te vogla apo te medha te mbajne familjet e tyre por edhe t’i japin oksigjen kesaj ekonomie dhe ketij vendi rakitik. Nuk mund te imagjinohet qe nje drejtues i sherbimeve inteligjente qe merr diku tek 3 milione leke ne muaj pa futur ketu perfitimet qe i jep posti, makine pa para, telefon pa limit, sherbime jashte shtetit ne business class etj qe mund te shkojne mesatarisht tek 5 milione te vjetra ne muaj, te mos bejne punen ate per te cilen paguhen sa 1000 pensioniste apo 100 arsimtare apo infemiere ne vit. Keta persona duhen larguar nga posti per shkak se nuk bejne punen dhe nuk justifikojne parate qe ne pagujame per ta. E njejta histori edhe me kryeministrat, ministrat apo zyrtare te larte pavaresisht se ciles force politike ata i perksasin. Te gjithe paguhen nga ne dhe nese nuk bejne punen duhet te largohen me hir apo pahir. Per te mos thene pastaj skandalet me parrullat neper rruget e vendit ku jo ne pak raste shkruhet “Rruge te ndertuara nga PD”… ore keto rruge i ka paguar saliu apo bodja nga leket e tyre apo jane rruge qe i kemi paguar dhe sterpaguar ne disa here duke futur ketu dhe pjesen e luanit qe kane vjedhur ministratqofshin te pd, ps apo te oktopodit te korrpusonit lsi. Vetem atehere kur ne si popull tendergjegjesohemi se politikanet jetojne me parate tona dhe me to mbajne familjet dhe jo keq madje, dhe se per punen duhet t’u kerkohet llogari vetem atehere ne i jemi afruar europes.
Visho Ajazi eshte ne lartesin e udhezimeve qe ka marre …
Visho Ajazi ishte ndihmes i Gazi Dedes dhe nuk u pergjigje asnjehere per ngjarjet e vitit 1997, nuk i hyri gjembi ne kembe pasi emigroi ne Kanada duke u bere dhe shtetas Kanades ,me ndihmen e SRB kthehet e vendoset ne krye te nje sherbimi kombetare me rendesi te vecante . Qendrimet e ketij drejtuesi jane hapur kunder kesaj qeverie . A ka njeri qe te me thote se kujte i sherben ky njeri … shtetit shqiptare … kanadezeve … lidhjeve te tija , te dukeshme dhe te padukeshme me SRB …a po mafies qe ka kapur shtetin … O BAL TE HEGERT TENJA E KE TE KEQEN NGA BRENDA …kujdes nga hafijet … ata ju duan shume kur nuk i prekni , ne te kunderten , ne nuk marrim asnje pergjegjesi per pasojat… I juaji Furtuna … Faliminderit per mirekuptimin . PERPARA PER FITORE . TUNG .
Visho Ajazi? Qofte tartakuti i fundit i “cudirave shqiptare”.
Është koha për REVOLUCION në Polici, në Drejtësi, në SHISH, në Sigurinë Kombëtare, në Administratë shtetërore, në Parlament, e kudo ku ka militantizëm bajat e të sëmurë…
Por për këtë duhet QYTETARI! A e kemi vallë ne shqiptarët këtë lloj qytetarije për të qytetarizuar pjesën provinciale të shoqërisë, që po na mbyt me mediokritetin e saj mesjetar dhe që ka kapur shtetin e nuk po e lëshon akoma?
Mos u habisni. Pyesni Vishon per femrat e kurvat e bukura e ju jep ai informacion sa te doni !
Njerez te Vishos po organizojne krimin ne Shqiperi, Sala permes ketij kopuku organizon kriminelet kunder rendit, ai eshte i sprovumi i Sales e Serbise.
Mendoj se ka ardhur koha per ndryshime te medha ne shtetin shqiptar.nuk mund te vazhdojme me kete tranzicion sa te merzitshem por dhe te frikshem.klasa politike shqiptare duhet te kuptoj se ka ardhur koha per te justifikuar voten dhe pagen e marre.shteti nuk eshte saraj personale e cdo politikani qe mund te beje me te cfar te doje.shishi.duhet kontroll parlamentar per te para aktivitetin kushtetues te ketij organi kryesor per mbrojtjen e rendit kushtetues.mos duhet valle te shikohet dhe te permiresohet legjislacioni i ketij organi mbi fushen e veprimit.ngjarja e ndodhur me vrasjen e artan santosit eshte kembane alarmi per shtetin shqiptar.kush nuk ben detyren te iki dhe kush abuzon me te te denohet.kjo ngjarje duhet zbuluar se eshte test i forte i shtetit ligjor.mjaft me krime te pa zbuluara dhe me autor qe ikin ne drejtim te paditur.statusi ka detyre kruesore per qeverine shqiptare ,luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar.nuk luftohen keto me militante por me njerez te afte dhe mbi te gjitha patriot.
Vishi e perdor SHISH-in vetem ne sherbim dhe ne mbrojtje te diktatorit Saliserb Berisha ! Kaq !