SHËNIM: Një vendim gjykate që nuk është thjesht një fitore e Veliajt, por fillimi i fundit për llumin 20 vjeçar në FSHF

Amelda Amelda

 

Vendimi i gjykatës së Tiranës për të njohur ligjërisht zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit, që nuk janë trukuar nga Armand Duka, është një zhvillim i rëndësishëm që kris fort “Perandorinë” 20 vjeçare të tij në FSHF.

Por ajo që është më e rëndësishmja, vendimi i gjykatës së Tiranës është një precedent, që mund të rikthejë zgjedhjet e lira në të gjithë organizimin kapilar të trupave zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit.

FSHF nuk është thjesht një OJF, por është një organizatë që është mjaft e lidhur me pjesën aktive të organizimit në vend që janë futbolli profesionist dhe ai amator.

Për shumë vite, futbolli profesionist, si pasojë e krizës së rëndë financiare e mungesës së tifozëve, është kthyer në strukturë klienteliste në varësi të “bamirësisë” së “sheikut”-president, ndërkohë organizimi i strukturave të futbollit amator është thjesht një fantazëm.

Kur ka entitete sportive serioze në fushë e klube që arrijnë vetë të mbahen, Duka i ka bllokuar, duke i vendosur në qoshe dhe nxjerrë peripeci.

Siç kemi parë në zgjedhjet e kryera në disa qarqe të ndryshme të vendit, si Durrës, Elbasan etj, janë kryer zgjedhje të trukuara dhe në krye të shoqatave, të cilat janë zgjedhës së Presidentit të FSHF-së, janë vendosur punonjës rrogtarë të Armand Dukës.

Ndërhyrja në debat e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ishte realisht një fuqi që e trembi menjëherë presidentin e FSHF-së.

Vetëm hapja e debatit, por edhe nisja e një beteje për të bërë zgjedhje të drejta për kreun e Federatës është një mundësi e mirë për të rrëzuar statukuonë e vjetër që vetë zgjedh, vetë vulos e vetë firmos.

Duka dhe mbështetësit e tij tentuan që ta politizonin menjëherë ndërhyrjen e Veliajt, duke u viktimizuar kreu i FSHF se po “persekutohej” nga pushteti e mazhoranca. Sulmi që agresiv e polarizuar, por që nuk e kompleksoi fare Veliajn, i cili realisht është pjesë aktive e strukturave që mbajnë dhe mbështesin futbollin në kryeqytet.

Bashkia Tiranë është aksionere e Klubit të Futbollit Tirana, ndërkohë që është financuese dhe mbështetëse e një rrjeti të gjerë të strukturave të futbollit amator e mjediseve sportive, ndaj edhe beteja e Veliajt për të pasur zgjedhje të drejta për kreun e FSHF-së dukej të shihej që në fillim si një zhvillim normal.

A nuk kemi parë raste të ngjashme me bashki të tjera në vend që janë pjesë e kluveve të futbollit kur ka pasur rezultate pozitive?

Të gjithë e mbajnë mend daljet e Voltana Ademit me skuadrën e Vllaznisë, duke përdorur natyrisht faktin se bashkia Shkodër është pronare dhe mbështetëse e klubit të Futbollit të Qytetit.

Madje kemi raste kur deputetë si Enkelejd Alibeaj, është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si pjesë e klubit Bylis që e ka bashkia e Ballshit, por edhe bashki të tjera në vend. Kjo sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë, derisa futbolli të kthehet si në Europë në një biznes rentabël.

Megjithatë, përveç zhurmës dhe tentativës për ta banalizuar betejën e Veliajt, Armando Duka, duket se u shqetësua realisht nga hyrja në lojë fort e kryebashkiakut të Tiranës.

E ajo që ka ndodhur sot pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, duket se ka pasur arsye që të shqetësohet.

Vendimi që ligjëron zgjedhjet e lira në Shoqatën Rajonale të Futbollit të Tiranës, është një precedent për të rrëzuar çdo zgjedhje të trukuar që është zhvilluar deri tani në disa rajone.

“Perandoria” e Armando Dukës ka marrë një tronditje të madhe, dhe krisjen më serioze deri tani, – shkruan gazeta Tema.

a.m. / dita

Share This Article
7 Comments
    • FITORJA e gjyqit nga Erjoni na ngroh se nenkuptojme qe drejtesia po ngjallet dhe se punetori Erjon ka shume mundesi te jete nga ana e duhur.Te jete tamam.dhe jo lepur si shefat e ti.Edi Pr8dani eshte goxha djale.Specialist I ndershem dhe jo legen e Armando Duka produkt tipik I politikaneve te qelbur e shemtuar te kategorise Nano Berish….

      Ka mundedi qe gjerat kane filluar te ecin ne rrugen e duhur per Shqiperine.
      Mos haroni ti sekuastroni pasurine Armando Dukes dhe ta investoni per bergen e fushave te futbollit.

    • Demo! Gjyqtari Skerdilajd Konomi ishte trashegimtar i qindraa ha. toke ne Hamallaj dhe gjetke ne Rrethin e Durresit. Mos ndoshta nder to mund t’u kete grabitur ca edhe klani Duka e keshtu gjyqtari i gjore duke u djegur atyre kartërat e grabitjes, e hodhen në erë? Le të biem dakrot që e verteta eshte diku aty në mes, dhe i mbetet drejtesise e kohes që të na e ftilloje ate.

  • Nuk jam fare i lidhur me problemet e federates se futbollit, por fakti qe nje kryetar bashkie arrin e zbulon zullumet ne kete federate, ndersa gazetaria shqiptare nuk ka zbuluar deri me tani kurrgje, kjo eshte nje paradoks qe mund te quhet vetem: made in Albania! Nuk e di ku kane qenw deri me tani gazetart shqiptare, per te pasqyruar problemet ne kete federate dhe menyren e zgjedhjeve?1? Ne cdo vend te botes, nje pjese te madhe te problemeve i zbulojne gazetaret. Cfare problemesh zbulojne gazetaret shqiptare? Kjo eshte pyetja qe keta gazetare -inkluzive Blendi Fevziu- duhet te rrahin ne shkrimet dhe emisionet e tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *