SHËNIM: Nostalgjia e një figuranti

redaktor

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur dje në një takim të quajtur akademia solemne “Faleminderit Shqipëri”, mbajtur në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të mikpritjes së Shqipërisë gjatë eksodit të popullit të Kosovës në vitin 1999.

Në fjalën e vet Majko ka luajtor me mesazhet përbashkuese, një zakon i vjetër tashmë për këtë politikan që sillet në skenën politike si më i mençur sesa mund ta përçojë përvoja e tij.

Tani, a të mërzitë ndonjëherë vëllai? Po, edhe të mërzitë, prandaj vëllai, si thoni ju në Kosovë, kur ta sjell shpirtin në majë të hundës, ‘vëllau si shkau’, por ne për këtë arsye duhet ta durojmë njëri-tjetrin, të kujtojmë ato ditë të vështira kur përkufizuam, përcaktuam se kush jemi, nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Së bashku me Ilirin dhe me shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe ai që sot është kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama, a ishim ne kaq të bindur, kaq të fortë? Ju siguroj që ishim të frikësuar, ju siguroj që ishim edhe të shqetësuar, ju siguroj që na shkonte edhe mendja se do të na kujtohej emri brez pas brezi për të keq, por nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, se në ato momente aq të vështira dhe përkufizuese të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, të majtë e të djathtë, komunistë e ballistë, pas masakrës së Reçakut, u mblodhëm i thirrëm të gjitha partitë e opozitës dhe pak a shumë fjalia që u tha nga të gjithë ishte, ‘kur serbët na vrasin, ne duhet të bashkohemi’

tha Majko.

Nuk është e qartë nëse z. Majko beson vërtet se Edi Rama ka patur ndonjë kontribut në vitin 1999, apo këtë ja kërkon instinkti politik. Por është fakt se në këtë qasje ish-kryeministrit i mungon guximi për të mos e përmendur Edi Ramën, sikundër i mungon ndoshta vetëdilja për të pranuar se 1999-a në raport me Shqipërinë e asaj kohe dhe Majkon kryeministër ishte një aksident. Fatlum kuptohet.

Me ngjarjet e asaj kohe, z. Majko ka ndërtuar një profil të vetin dhe ka ushqyer të vetmen tezë ku ndihet komod në diskutimin publik: atë të kryeministrit patriot.

Ne jemi dëshmitarë të asaj kohe jo shumë të largët, mbajmë mend sesi politika kishte rrugën si mjet sulmi dhe veprimi, mbajmë mend se z. Majko pranoi të takonte Sali Berishën dhe e rehabilitoi atë në kushte politike shumë të vështira. Ishte një takim po kaq jotransparent sa këto që dëshmojmë sot e të cilat na shiten si akte me rëndësi historike. A nuk ishte historik atentati ndaj Kushtetutës në vitin 2008, për të cilin më pas u kërkua falje?

Ne jemi dëshmitarë dhe kujtojmë se në atë vit pritja dhe akomodimi ishte së pari vullnet qytetar, përpara se të ishte dëshirë shtetërore, njësoj sikundër sot kontributet private për të lënduarit nga tërmeti janë ku e ku më të mëdha sesa kontributi për shtetin dhe nga shteti që po lyp.

Zoti Majko shfaqet me këtë auerolë që ia ka ngritur vetes 21 vjet më pas, krejtësisht anonim dhe inaktiv për ato që po ndodhin këtu në Shqipëri, në partinë e tij të privatizuar me shpresën e ndonjë karriere të parealizuar dhe me iluzionin e një roli historik ku e vuri rastësia. Këto mesazhe përbashkuese do të ishte mirë që të përcilleshin edhe në politkën e brendshme, në të cilën ky ish-kryeministër figuron vetëm si figurant.

Është mirë që të njihet puna dhe roli i tij, por të sqarohet edhe konteksti sepse si popull dhe shoqëri jemi ngopur dhe dëmtuar shumë nga delirantët që mendojnë vetëm në vetën e parë njëjës.

 

ResPublica

Share This Article
32 Comments
  • Une jam nga Kosova dhe për mua Edi Rama është kryeministri më i mirë që ka pasur Shqipëria. Me gjithë gabimet e tij.

    • Majko Ministri qe e fillojn mire por po e bitis duke mos bere asgje. Ku eshte Ministria e Diaspores. Per fat te keq z. Edi Rama eshte Komandant pa Gjenerale. Vetem nje Erion Veliaj ke z. Rama dhe disa gra si Ogerta dhe Olta Xhaxhka dhe Lleshaj. Te tjeret vetem ngrohin veze dhe nuk i degjojme te punojne. Nuk e di se si ja ben me keta gjenerale te vdekur.

    • Rama bridhte rrugëve të Parisit ore I ashtuquajtur nga Kosova në 1999.Po ashtu nuk ke tagrin ta quash një anti Kosovë si më të mirin. Përkundrazi.

      • Sokol djali! Mund te thoje ndonje gje tjeter per Ramen, por te thuash bridhte rrugeve te Parisit ne vitin 1999, kur ai ishte minister i Kultures, kjo do te thote ‘futja pordhes’. Jo per gje, por që të të zeje vend fjala de. Se komentin tend nuk e ben per ata në shtepi, por ja qe ta lexojme edhe ne nga kompjuteri. Dhe atehere qeshim me ti.

    • Ti “Timi”, nuk ka gjasa te jesh nga Kosova ose kosovar, ti duhet te jesh KOQE-VAR, po, por kurresesi kosovar. Te vleresosh Ramen si kryeministri me i mire shqiptar, atehere Vuici del edhe me i mire per shqiptaret. Prandaj, ti duhet te jesh thjesht nje koqe-var.

      • @qytetari i thjeshte – Po pse kush ka qene KM me i mire ore “qytetar i thjeshte”? Berisha qe vodhi me Piramidat, vrau e vodhi me Gerdecin, qe shiti detin Greqise, qe shkaterroj shtetin shqiptar dhe ekonomine e vendit apo qe i shiti Milloshevicitv nafte qe te vriste kosovaret? Apo qe sihte shkaktari i 1997 dhe vdekjes se 3500 shqiptareve? Rama vetem po ju ben mire shqiptareve dhe Shqiperise dhe sigurisht qe eshte me i miri nese ju te shqupit dhe leshelise e pranoni apo jo!

  • Me da di une Rama nuk ka bere dicka qe te mbahet mend ne ate kohe per Kosoven, po dhe keq nuk ka bere per Majkon dihet qe nuk ka bere vetem pengesa,e dine mire ata qe jane marre me organizimin e uck punen e Pandeliut.

  • Nuk ka asnji politikan me integritet dhe te besueshem sot ne Shqiperi Do te ishte nje gje e ralle sikur te ishte Majko por nuk besoj se ai eshte i besueshem dhe i ndershem ! Me thuaj me ke rri te te them se kush je ! Shoku i Rames ! Metes Berishes ! Nje kallup jane !

  • Nuk eshte faji i pandkes,qe ka lindur ne nje cerdhe te ngrohte nga veza e nje sekretare pp-je me kontributin e spermes se nje oficeri me mbiemrin serb majko.
    Vec kesaj perkedhelje nga sistemi,per ta kaluar jeten qete dhe mire,per momentin ben kompromise prej bagatelli te neveritshem me kedo ,pasi faturen e paguan partia dhe folku.
    Dhe ne vazhden e kesaj,eshte nje gje ajo ku pandka jone´´patriot´´ nuk ben asnje kompromis, qe ne cdo kohe ky ´´trim i marre´´eshte i gatshem te rrembeje patllaken e babait dhe te luftoje me mbiemrin serb te babait me kakarisje te terbuara dhe perfundimi nje glase me shume servirur te gjithve.
    Rama vazhdon ta mbaje si garniture kete handikap politik.
    Me mire kete ´´lloj veterani´´qe vazhdojne te thithin deri ne gjak gjinjte e partise(megjithse pandka per momentin nuk e ka per gje te fusin feckat me ´´tolerancen e tij´´ dhe tek ndonje gji tjeter partie),se sa seria e maskarenjve te paftyre te llojit islami,dokle,dade etj.

    • Majko, se bashku me Meten, me dekret te malukatit ishpresident Berisha, jane “Pishtare te Demokracise’, jane fytyra e demokracise postkomuniste të (pa) ëndërruar nga shqiptaret. Kane qene atehere, jane edhe sot delfinet e tij, ne skene e në prapaskene. I bashkon origjina se, siç i thone, ‘gjaku nuk behet uje’.

  • kuriozitet metamorfoza per keq e ish-antaresise besnike te PS se hershme. Majko i respektuar eshte kthyer ne lecke
    Nen Ramen keta jane shndrruar ne qenie te shpifura politike

  • Ti puthni topet amerikes ju se po te ishte per ju serbet erdhen ne tirane….shikoni se cfare te ashtuquajturi shtet keni ndertuar per te bere krahasimin.Kusare jeni pa perjashtim!

  • Hera e parë që shohë një vlersim real nga të gjithë komentuesit ,pa përjashtim sejcili koment qëndron ka vërtetësi e rëndësi si ai kubi ,kur analizon qëndron më këmbë.Dhe unë bashkohem me komentet .

    Vetëm një koment nuk qëndron , për barazim me Saliun nuk jam dakort ,sepse ai ,furnizoi Milosheviçin me Naftë për avion e tanke dhe Armë me vra kosovar.Ndërsa Majko është njeri i mirë ,por punë pa bërë.Shëndrrimi i Amerikës nga fise e koloni në supërfuqi u bë me dajak.Edhe Enver Hoxha nga fise të egra e ndërtoi shqipërinë kala të pa prekshme me dajak ..

  • Pendi,eshte produkt tipik I rumpalles Berisho Nanoiste.Keta e zgjodhen kete debil per.te fshehur krimet e tyre.Ai qendron ne te njejtin nivel me kriminelet the hajdutet Berisha,Meksi Nano e Meta,Duke spikatur me shume ne fushen e debilitetit dhe genjeshtres.Frikacak,pak me pak hajdut se te paret.Komardare shpetimi dhe raja I tyre.
    Per luften ne kosove,vetem penguin nen ndikimin e Berishes dhe se bashku me 100 hajdute ne SHIK,mbrojtje,transport etj.ariten deri aty, sa te xhvatnin edhe parate e gjakut te vellezerve tane kosovar.ME SIGURI DO TU MBETEN NE FYT deri te femijet e tyre,SE BASHKU ME SHTESAT DHE PENSIONET QE GEZOJNE SOT NGA KOSOVA.
    Vellezerit kosovar I dashi dhe I mbeshteti ne lufte vetem shqiptari I thresher.Ju lutemi atyre te mos u bejne temena e vleresojne akoma keta lloj legenash se mbetemi shume te fyer.

  • “fteri”- Dajaku ka dale nga xheneti,thote I Madhi Popull !
    Ndersa zoti Majko ne prononcimet e tij kerkon ta mbaje
    mire me te gjithe kupolat politike,majtas e djathtas per nje
    aresye shume te thjeshte: Enderron “bolet e Dashit” ,ku e
    ndiqte Dhelpra…! Besoj se ju kujtohen paralajmerimet e
    Berishovicit qe I bente Majkos ne parliament !? Zoti Majko pergatitu me janar per t’u bere Kryetar I PS dhe nen hunden e tij krrute buzeqeshte dhe aty fillonte pike-
    nisja e enderrave te tij per t’u rikthyer nje dite ne postin e
    K/ministrit. Nje oportunist klasik dhe nje demagog pa
    skrupull, nje llafollog i peshtire ……! Kaq kisha per Pandu-
    shin e Diaspores ……….!

  • Ju soterinj te REDAKSISE Dita nuk keni patur pune tjeter per te bere POR u moret dhe gatuat kete ” kacamak” dhe na e dhate per ta ” shijuar” ?
    Pandeli Majko nuk ka ” njolla” qe te angazhoheni ju per t’ia pastruar.

    • Jo, njollat i merrte gruaja e Pandit. Dhe bodigardet ja leronin nenen, po hajt, eshte burre i mire thoshin.
      Por ndodhte qe politiken e shtetit e benin bodigardet dhe jo Pandi

  • Imazhi i Majkos dhe ndaj ceshtjes se Kosoves eshte teresisht i gabuar. Publiku faktet i ka marr vesh me vonese, ose nuk i ka marr vesh fare, ose akoma te pakten. Majko ka mbajtur qendrim anti kosovar, anti UCK ne mbledhjet e qeverise.. Deshmi ka dhene publikisht Fatos Klosi. Dokumentat nuk jane ta hapura he per he.

  • Kosovaret e pare erdhenHas ne maj 198.Ne Qershor erdhen ne Bajam Curri.Perv te kaluar dimrin Qeveria rregulloi kapanonet e rezerves se shtetit ne Burrel me urdher qe te mos kalonin lumin e Matit.Kaq e vertete eshte kjo se edhe ne 99 policia kontrollonte furgonet tek kethesa e Kamzes se mos kishte kosovare.Kjo ishte mikpritja qeveritare

  • Majko…pati fatin e arte te gjendej aksidentalisht ne poltronin e Kryeministrit ne ate kohe….ee ishte dashuria vellazerore e shqiptareve per kosovaret ajo qe nderoi dhe Majkon ne ate kohe….eee sa per kete kohe….Majko….para se t’tregoi histori me vellame…do ishte mire
    – te ngrinte zerin kunder vellait qe i vuri traun vellezerve n’rruge t’kombit.
    – te ngrinte zerin kunder vellait qe i kerkon vellait ti jape nje cope “tuli” nga “shpatulla” e vet,
    -te ngrinte zerin kunder vellait qe fut n’voter, dhunuesin historik te vellait vet dardan,
    -te ngrinte zerin kunder vellait qe padit vellain duke u bere gazi botes….edhe pse donte te vidhte nga gjaku vellait…me dhunuesin e tij..
    -Eee do ishte me e hajrit te mos fliste fare sesa te mbroje nje vella “Hamza”…qe pallohet me shkjaun

    • Per Aranitin.
      – Trau nuk eshte ven vetem per vellain pore edhe per nene dhe babain, Ky eshte nje shtremberim qe i ben realitetit.
      -Ate tullin qe ti e ke per merak nuk e ka dhen Edi Rama. Per kete shum mire ka bere qe e ka padite per genjeshter.
      -Do ta shofim shum shpejte se kush eshte Hamzae.!
      Edi Rama eshte kryeministri me i sukseseshem per sa i perket ceshtjes shqiptare.!

  • Po e mundoni me te vertete ket Majkon duke e mbajtur akoma ne qeveri dhe me detyren e ministrit qe ai asnjihere nuk e ka “mbajtur” dot dhe asnjihere nuk e ka merituar plotesisht!Lerini te pushojne keta vellezerit ,siameze ;Maiko , Fino , Berisha e Ilir Meta e ndonji tjeter , se kane rrjedhur dhe nuk dine c’te bejne e cfar te thone! ,

  • Z.Majko nuk thote te verteten.
    Politika e djethte ka qen kunder interesave te Kosoves.
    Po si more z. Majko ke harruar ti qe Berisha bente per dite protes ne Sheshin Skenderbej per rrezimin e qeveris suaj(Majko Kryeministe) ne kohen ku gjaku shkonte rreke ne Kosove ai kerkon rrezimin e Qeverise . Ne vend qe te bashkoheshim per te dhene mesash botes ky b ente protes me pretekstin se ” Me QEVERIN SOCIALISTE NUK CLIROHET KOSOVA” ndaj duhet “rrezuar Qeveria” Majko. E kete nuk e thot Majko. Ta kete harruar.!
    Nuk po flasim per Naften dhen Serbise po ashtu nuk po flasim ase per qendrimin pajtues me Rugoven qe beri feste ne Beugrad per pASHKET DHE NUK E DENANCOI.!
    Perse nuk i thote keto z. Majko/.!

  • AGJENT I VJETER BULLGARO-SERB , KRAHU I MAJTE I VUCICIT E I DJATHTI I EDWIN KRISTAQ RAMES ..ARMIK I BETUAR I SHQIPETAREVE NANO – RAMA -MAJKO .. TRADHETARET E SHQIPETARIZMIT

  • Majko Pandeliu perderi sa nuk ka asnji influenc POLITIK si brenda llojit ashtu edhe jashte llojit per mua eshte nje kukull nje dekor idelaist qe nuk ka asnji influenc per te ndryshuar pozitivisht situaten politike te rilindjes !
    sidomos ne mandatin e dyte te Rilindjes e cila eshte perfshire ne shume skandale si prezenca e ministrave deputeteve socialist kryetar te bashkive ect te korruptuar ..me crimin
    Kemi rastin e Tahirirt …kryetarin e bashkise Kavaj Vore Shkoder ect
    PD me Berishen dhe LSI me Meten jane shume here me te zinj dhe me te keqinj maskarenj pergjegjes per shume skandale madhore qe jane nje reference e e politikes se tyre korruptive dhe kriminale
    Por qe PS eshte jo ne kete nivel te ketij kallupi ..kjo nuk do te thote qe jane me te miret pra eshte e pamundur nese Majko Pandeliu me shoke do te punonin fort do te kishin influence dhe rezistence kunder krimit dhe korrupsionit nuk do te kishim kete gjendje politike qe eshte sot !
    Rilindja eshte ne nje dekadence morali si mund te te jete Majko nje politikan i mire ?!!
    Reformen ne Drejtesi pika kyce e nje sistemi Demokratik eshte veper amerikane dhe europiane duke u mbeshtetur nga shqiptaret dhe nje soji si Majko ndoshta me hir dhe pahir e kane pranuar Reformen sepse nuk kane rruge tjeter !
    Ndryshimi i nje profili Politikan europian do te filloj mbar perfundimit te Reformes ne Drejtesi kur ajo te japi rezultate e duhura mbas disa viteve -2-4 vite
    Por Demokracia shqiptare ka deshtuar vetem prej politikaneve
    Keta kane humbur besimin tek populli 100%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *