E gëzoi vetëm për pak çaste pozitën e top-lajmit, ajo që ndodhi para pak ditësh në plazhin e Lalzit, ku një i ri doli cullak faqe botës; pra nudo mes njerëzish. Të tjera lajme, me vrasje, vjedhje, prangosje e tension politik, shërbyen si “gjethe fiku” për allatet e të pasmet e të riut, që paturpësisht ia prezantoi miletit ditën për diell. E policia jonë, së cilës kur vjen puna për çështje nderi e morali publik nuk i shpëton asgjë, ndryshe nga sa ndodh kur krimi vret faqe saj pa iu dridhur qerpiku, nuk vonoi ta bënte zap menjëherë “atentatorin” e namuzit. Nuk dihet ende se si po e trajton drejtësia atë çështje e se çfarë ndëshkimi do i jipet të riut, që nga ana e tij ka deklaruar se ra viktimë e një shakaje të shokëve që ia fshehën rrobat; por përballë nudizmit të tij, shoqëria përballet çdo ditë me turpe po aq tronditëse; më tronditëse, ngase nuk konsiderohen më turpe, ku ndër to është vjedhja, grabitja, padrejtësitë e ndryshme, që njerëzit me ose pa pushtet, ja bëjnë çdo ditë njëri – tjetrit, në një realitet që sa vjen e bëhet më i zymtë. Nudizmin e të riut ditë më parë në Lalëz, ku me shaka e ku me seriozitet, komentues të ndryshëm në blogje e faqe sociale, e kanë asociuar për kujtesë me atë të Edi Ramës vite më parë në një plazh të Francës, apostafat për atë punë. Fotoja e bujshme, iu publikua nga kundërshtarët e pamëshirshëm politikë në finale të fushatës për zgjedhjet lokale të 2007; dhe përgjigja me votë, kundrejt atyre që tentuan të provokojnë gjendrat e moralit të votuesve, ishte: turp është ajo që ka bërë Rama, por më turp është ajo që bëni ju, duke na trajtuar për peshq që mund të zihen lehtë në rrjetën (pseudo)moralit; turp është që të dalësh nudo, qoftë dhe në plazhe nudistësh, por po kaq turp është që të abuzosh me pushtetin, të gënjesh, të bësh padrejtësi; të nxisësh vjedhjen, korrupsionin, t`i hapësh rrugë maskarallëkut e harbutllëkut në një shoqëri. E ngaqë janë shumë e të disallojshme, nuk po e dimë se cila nudo po na merr erzin më tepër. / E.H.
Cfare shkrimi kot fare 😉 .
“Turp eshte te dalesh nudo dhe ne plazhet nudo”,shkruan EH.
Ndoshta mentaliteti yt orjental te detyron,ta pohosh kete gje.
Lakuriqsia nuk eshte turp,more zotni,por dinjitet dhe force karakteri.
Po te dilnin te gjithe politikanet lakuriq votuesit do ta kishin me lehte per te njohur karakteret e tyne te rrezikshem fshehur mbas kostumeve Versaçe.
Un jom NUDISTE para pasqyres,e cila reflekton produktin e perendise.
Zoti na boni lakariq ndersa njeriu filloi te vishej per te mashtru njeriun.
oj katherina…. nga qe kishe qejf te na tregoje qe je nudiste perpara pasqyres…. paske hequr edhe trurin bashke me rrobet….. te sygjeroj ta lexosh mire artikullin oj Loqka jem he te keqen…..
sokol i dashun e kom pas ne menyre figurative-tendecioze.
Don zoti trut i kom ala n’kaptin,ene aty kon me net,se sua hap as deren as dritaren ;)..Vec n’dalshin nga posht,,…aty smund me ju bo derman 😉
Nga i riu duhet te marrin shembull gjithe pasaniket qe kane vila ne gjirin e Lalzit.Le te kemi dhe ne si europa nje plazh nudo ku mos hahen vetem ngjala por te shihen krijesat e perendise pa lecka.Kjo do te nxiste turizmin ne ate zone dhe do shtonin te ardhurat tek Berisha dhe Meta.
Thuaj Rames te dal prape nudo ,por kesaj here si femilje dhe o burra gjithe shqiptaret nga pas tij me apo pa gjethe fiku.
Të gjitha llojet e nudove o ermir djali të marin erzin? Ka një kod moral të tradites,të trashegimise,te shqiptarizmit te cilit nuk mund t’i përgjigjesh me kodin moral te snobëve!? Po pushkatojmë një moral qytetar në emër të modernizmit e të lirisë!? Por sic ka liria kufizime (nuk mund te vras kedo a te grabis kedo ne emër të lirisë) ka dhe nudizmi kufizime? Ose në jini me s’ka-në béjini thirrje qeverisë të na bëjë një mbledhje me allatet e ministrave nudo? Ose shkoni njëherë në redaksi nudo? Ose,ose ju bëj thirrje grave te tiranës të vené nudo në punë? Qytetërimi prandaj ështe qytetërim sepse në cdo kohe nxjerr rregulla qe kufizojnë lirine për t’u sjellë si harbut me lirinë apo dhe me vetëkufizimet e te tjerëve? Tung!
Mos bej moralistin kot,se s`ka mbetur morali shqiptareve tek kryeministri nudo por tek kryeministrat hajdute,abuzues me pushtetin.
Harrove dhe ate foton me prapanice ngrehur te Rames po nudo.E kemi artist djalin.Na ben art me byth.Mos mbroni cfare nuk mbrohet dhe mos na e kujtoni me gorrillen Rama nudo se na vjen per e vjelle.