SHËNIM: Oh, ç`u kënaqëm!

redaktor

Lloji i reagimit që zgjodhën prindërit e Ermal Hoxhës pas arrestimit të tij si pjesë e një bande droge, ngjante me reagimin e Maliqit tek ’14-vjeç dhëndër”, pasi doli prej asaj kuvlisë, ku e futi lapërdharia e tij, fiksimi ndaj Marigosë; e i ndodhur faqe fshatit që kish ardhur të shikonte “thjatro”, u justifikua duke thënë: Kam qenë i dehur! Deshën të më grabitnin! Por ç`pasoi pas këtyre frazave?! “Oh, ç`u kënaqëm!” – tha ajo fshatarka sehirxheshë, që n`majë të gjuhës e kishte shprehjen e kësollojshme të kënaqësisë, sa herë ndodhnin “thjatro” në fshat. Pra, pas deklarimit prindëror se arrestimi i Ermalit ka si synim përbaltjen e figurës së Enverit, shumëkujt i vjen të thotë: Ohh, ç`u kënaqëm! – ndonëse arsyet për të kundërtën janë të shumta. Eshtë një trishtim i vërtetë, kur sheh dy prindër, të shkolluar po e po, por dhe ‘dikushi’ në sferën shoqërore (fakti që u ka rënë për hise të jenë gjak me Enverin, jo patjetër i penalizon apo ua ul vlerën, vetëm nëse ata ia ulin vetes), që zgjedhin të tilla forma për t`u ngushëlluar. Eshtë ndër ato raste, kur vërtet heshtja është flori, ku vërtet heshtja të bën nder!/E.H

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *