SHËNIM: Ole, ole, oleeeeee; e për çfarë në fund të fundit?!  

anazapta

 Sot starton Brazil 2014. Ndër “drogat” e kësaj bote, që të ngrejnë peshë, mbetet më shijshmja. Një botëror futbolli i përngjan një dasme globale, ku për nëj muaj rresht, njerëzia harron hallet e brengat e përditshme, duke u zhvendosur shpirtërisht dhe emocionalisht tek një lojë, që brenda saj, ka pothuajse metamorfozën e jetës: fatin dhe fatalitetin, racionalen dhe irracionalen, dramën dhe lumturinë, zhgënjimin dhe befasinë, të papriturën, ta pabesueshmën e vërtetë, ëndrrën dhe zhgjëndrrën. Eshtë pra si të jetosh dhjetra vite jetë brenda 90 minutave. Nga argëtim, është shndërruar dhe në industri miliardash, por ama nuk mund të thuhet se botën e ka bërë më të mirë. Në këtë pikë, mbetet diçka e mangët, e kufizuar. Pas një Botërori, njeriu nuk është aspak më i ndershëm, më i moralshëm, më i drejtë; po ashtu dhe bota ku jeton. Pra, mbetet thjesht një “drogë” që të bën të harrosh një cast atë që të mundon, të dërmon, të cfilit; që jetën ta penelon ngjyra-ngjyra, por brengat e mëpastajme nuk t`i shuan dot. Gjithsesi, kjo nuk i përngjan një qasjeje komunistoide, e tipit: në fund fitimet i marrin kapitalistët! Që nënkupton se proletariatit i mbeten o lotët e gëzimit o të zhgënjimit! Por sikur pas një Botërori, bota të ishte më solidare, ku, me mijra barqe bosh e gojë të urritura të mund të mbusheshin me ushqim, nuk  do ishte keq. Do ja vlente një ole, ole, ole, e dalë më gjithë shpirt.     / E.H.

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *