SHËNIM: Opozita, akuza… pa çizme!

redaktor

Ajo që pritej, po ndodh: Opozita po akuzon qeverinë se nuk po bën agjë për t`u ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura nga rreshjet, apo atyre që janë izoluar nga bora në zonat e thella. Por sikur nuk shkon që, akuzat të përcillen nga foltorja e selisë së SHQUP-it, nën një temperaturë optimale, pa pikë uji në këpucët xix të kumtuesit, që për me tepër është veshur shik, ku bie në sy kollarja me një dizanj goxha tërheqës, plus një model flokësh alla Xhejms Din; puna do e donte që, të paktën këto konferenca që kanë si temë informimin e publikut mbi situatën e rëndë në disa zona, e lidhur pazgjidhshmërisht kjo me paaftësinë e qeverisë, të realizoheshin në terren, pikërisht aty ku kanë ndodhur gjëmat. Ja, përfytyroni për një moment Ristanin e veshur thjesht, gati – gati pak fshatçe, me një palë çizme e një pelerinë mbi supe, i cili herë ndodhet mes barinjve të izoluar në Kurvelesh, e herë mës atyre me ujin deri në brez të Novoselës; herë duke me një dhi të ngordhur në dorë, si tregues se ç`fat i zi e ka gjetur dhe gjënë e gjallë nën këtë qeveri, e herë me një qiri në dorë prej energjisë së munguar, ku drita e zbehtë e saj i reflekton një portret të përvuajtur. Kjo po, që do ishte një opozitë e besueshme! E sa për kujtesë, edhe opozita e djeshme llapte jo pak kundër qeverisë në rastin e përmbytjeve në Shkodër, por të paktën i bënte nga terreni denoncimet, nganjëherë dhe me çizme.

Share This Article
1 Comment
  • Qèllimi kryesor i kesaj opozite eshtè ta bèjè politike çdo fatkeqèsi qoftè edhe njerzore.Mendoj se tè tilla fytyra politike janè njerèz pa fytyre nè sytè e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *