SHËNIM: Opozita bëhet me një “dëshmor”, më në fund!

redaktor

Një gjë dihet tashmë që, i ndjeri Qamil Zela që u vetëvar në qelitë e Rrogozhinës, do ketë për opozitën po atë status që paten viktimat e para për antiberishistët në Vlorën e `97-ës. Ose për t`u kthyer pak më pas në histori, si nënë Mine Peza për komunistët në vitin `42, ku edhe pse i erdhi vdekja nga një plumb qorr, u shpall e ekzekutuar nga italianët. Nuk vlen kjo paralele me viktimat e 21 janarit, pasi ploja e atëditshme nuk shoqërohet nga ndonjë mister apo pikëpyetje, se nga u erdhi vdekja të katërve. Për të ndjerin Zela, do u iket qasjeve ligjore, e do u mëshohet vetëm qasjeve sociale e të natyrës politike. Por fund e krye, çështja është dhe mbetet vetëm ligjore. Dhe diskutimi, duhet të jetë vetëm ligjor. Sepse dhe viktimat e 21 janarit, e kanë përmasën tragjike në raport me ligjin, e jo aq me pozicionimin e tyre politik. Para se vrasjet të jenë politike, kanë qenë thjesht, e njëherësh dramatikisht të paligjshme. Meqë opozitës i kërcet shumë për ligjin, t`i qaset ligjërisht çdo masakre që po shkakton kjo qeveri, me referenca të kulluara, sjellë nga juristë jo të pakët që ka gjirin e saj, ku përfshihet dhe vetë kreu, Basha. Ndryshe, rrezikon dhe vetë shkaktojë viktima, siç u shkaktuan prej turmave të zemëruara në Vlorën e `97, fill pas ca vrasjeve që nuk u mor vesh kurrë se kush i shkaktoi./Ermir Hoxha

Share This Article
18 Comments
  • Sepse kam pershtypjen se Ti dhe vetem Ti o E.Hoxha ,je infiltruar ne kete gazete nga organe te tjera qe filtrojne njerez per hesape te tyre e me pas u djegin dosjet ose ia dhurojne Saliut ti kete ne kasaforte.Uroj te jete gabim,por njekohesisht i kerkoj kryeredaktorit te kesaj gazete z.Thano ,kujdes nga ai vend qe ç’do gje qe mbillet del qepe ,ndersa per ironi te fatit Ermiri ka dale gazetar!

  • ———————————————–

    Nese veriori komunist Ramiz Alija nuk do t’i jipte pushtet (ne shkembim te kokes tij)

    Sali Berishen dhe Fatos Nanon,

    Shqiperia nuk do ishte kjo qe eshte sot,

    —————————————————————————————

    por shume e shume here me mire dhe me perpara, pasi do te drejtonte inteligjenca e mirefillte.

  • Per mendimin tim nuk ka caluar qeveria por gjyqesori. Nje gazetar kishte shkruar qe i ndjeri harxhonte me shume me kete bashkim qe kishte ber, sesa do harxhonte po ti kishte te ndar sahatet. Po te jete e vertete, kete fakt duhet ta kishte vene re prokurori ose gjyqtari i ceshtjes dhe ta kishte liruar. Se cfare pergjegjesie ka Rama qe gjyqtari vendos ta denoj nje qytetar un nuk e kuproj dot.

  • Kurse pozites le ti faturojme
    VRASJEN E PARE !
    Keshtu vajti kjo pune
    ca faturojne Deshmore dhe ca faturojne VRASJE

    Meqe jemi dhe ne vakt plumbash qorr , sot ne Shkoder ka ndodhur e njejta gje .
    diferenca eshte se ateher ishim te pushtuar nga italiani …sot na vret shqiptari
    na vret Ligji i KRIMINELEVE TE VESHUR ME PUSHTET

    Ermir , di gje ti pse asnje nga ata ne foto nuk po jep llogari ???

    aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    mos me trego me reform drejtesie , ligje
    se kur i duhet tritoli e nxjerr ligjin , kur i duhen ca fakire ne burg per ca pak lek rreckamanesh e nxjerr ligjin ,…po dhe kur i duhet marreveshje
    e gjen gjuhen dhe ligjin

    mjaft Ermir ,me opozite dhe pozite se JANE NJESOJ
    Dhe ata deshmoret qe i paraqit te opozites jane Shqiptare
    neser do te vij radha dhe ty !

  • ZGJELLJA ME E MIRE DO ISHTE QE NE SHENJE PROTESTI PER SITUATEN NE SHQIPERI UDHEHEQESI 20 VJECARE SANCO PANCA TE VARTE VEHTEN NE PREZENCE TE DON KISHOTIT

  • Per E.H. ne eshte nje “hajde lozim deshmoresh” (ne kemi 4 ata kane 1) sikur te loznim me kungulleshka. Lum si Shqiperia per gazetaret qe ka.

  • Po qe per plumba qorre, shumica e atyre 28000 deshmoreve te luftes se lavdishme ashtu silur u vrane apo jo, i zuri plumbi….

  • SHQYPNIA NUK KA NEVOJE PER SAJIME ME DESHMORE IMAGJINARE, POR PER NDESHKIME PER FULLAN-KUSARE REALE

    Teoria enveriste me deshmore partizane dhe tradhetare ballista alla “JU KENI VRARE ME PARE, PRANDAJ EDHE NE KEMI TE DREJTE TE VRASIM TANI” qe perdor gazetari Ermir Hoxha ne DITA ka humbur vleren e saj dhe tingellon tejet arkaike per nje shtet qe kerkon te antarsohet ne BE. Aq me shume se sot nuk po merret vesh se kush eshte PARTIZANI dhe kush BALLISTI, nderkohe qe Mafia me pushtet po ben kerdine duke vjedhur LEKAT e popullit nga Thesari i Shtetit shtetit dhe politika jone kombetare sajon DESHMORE qe nuk i duhen kujt.

  • Partia socialiste i beri deshmor huligantet e drejtuar nga kjo parti deshmore.Ata shkuan per te siedh ne qeveri ket kryeminel qe po drejton sot shteti.Ju kujtohet guret e shkoppinjet qe hodhen mbi pollicet e shtetit.Kurse tani ragojn se muaren nje njeri te semur me depresion e cuan ne burk qe as nazizmi nuk beri sic po ben ky grup banditesh qe drejton sot.Vetem per nje borc qe nuk e kishte paguar.Nuk e mjekuan qe i burgosuri mbrohet me ligj kudo ne bote perves ktyre komunistve te rinj qe po ecin nen shembullin e te vjetreve.Vete e paditi Enveri Qemal Stafen dhe e vran italianet e ky e beri hero.Bile caktoj dite deshmoresh 5 majin.Mos harroni eshte dimri i fundit qe Edi eshte ne qeverisje.Dimrinn tjeter do ngoh qelin sic e ngrohu Nano.

    • Vdiq nje njeri,vari vehten ne kulmin e deshprimit.Edi Rama po ve kemben ne fyt njerzve te varfer,parat ose shpirtin.Ata nuk kan buk per femijet ne kete fund viti.Turp,rrace kriminelesh.Edhe i ati Kristaqi ka varur ne litar Havzi Nelen ne vitin1988 se ishte poet disident antikomunist.Mjer ju,mjer ne o njerez se kush na qeverise.Nje i semure psiqik me kartele klinike per 15 vjet ne spitalin psikiatrik te Tiranes.

  • Mark uk! Pa tjeter qe dhe ti duhet te japesh mendimin tend prej shpellari. Ti anetar i shoqates te perdhunuar fizikisht, nga sistemi Enverist. F U2

  • Nje gje me habit. I ndjeri, te cilin e kam njohur shume mire, ishte elektricist dhe jo vetem lidhjet e tij por edhe per shume lidhje jo te rregullta ne qytet ishte ai autor ashtu si dhe shume elektricista te tjere. Nuk eshte se e vrau qeveria ishte thjesht i semure dhe kaq. Mos u tallni me hallet e te tjereve mos degjoni cthote politika. Nuk i dhimbset njeriu me shume se familjes se vet.

  • palloshi do bente edhe ai viktime per barazim pushteti,,,,,,,,,,,,turp turp turp,,,,,tjetri iku ketu ziren edhe fajesojne njeren ose tjetren pale se kuptojne qe bejne lojen e ketyre legenave qe na duan te ndare per arsyet politike,,,,,o njerez verini gishtin kokes se nuk iku per qef tjetri jo iku nga kjo qeveri e leshit qe ben drejtesi me te dobetit jo me ata qe kane leke edhe miq ne qeveri,,,,,,,,,,,,harram vota ime qeveri legene ,,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *