Nuk është simpatik ngaqë është diskret, i tërhqequr, i veçuar, fjalëpak; përkundrazi është fjalëshumë e gjithë energji në komunikim, porse kur e hap gojën, sado që të flasë, thotë diç me mend, diç që përçon një logjikë sakllame, krahasuar me “indaliditetin” e mendimit dominues opozitar, që më së shumti, po e shfaq çorientimin e vet si dhe një lloj mungese sado të vogël sensi logjik, teksa është vënë para një prove të pjekurisë politike, siç është reforma territoriale-administrative.
Nuk është fare e nevojshme për t`i bërë një autobiografi politike një figure si Dashamir Shehi, mjaft të thuhet se mbetet unik në integritetin moral, pa u përfolur kurrë për ndonjë proçkë abuzuese sa ka qenë qeveritar, besnik i bindjeve të tij politike por jo ndonjë fanatik i tepruar, një kritizier simpatik e aspak gërrnjar i bezdishëm, mbi të gjitha njohës i mirë i shtetit. Jo thjesht opozita, por në përgjithësi politika shqiptare, duhet ta trajtojë si fat prezencën ende të tij në jetën politike, tashmë dhe si deputet, e ta shfrytëzojë pasurinë e dijeve dhe ideve që posedon ai për mirëfunksionimin e shtetit, por si duket, ky fat, shndërrohet në fatalitet, kur sheh kush është rreshtuar në rradhët e para të aksionit opozitar, ca mendjefyej, të cilët, të çmerisin me respektin e pakët ndaj vetes, e të fusin të dridhurat kur mendon sesa hiçfare nuk shfaqin respekt për publikun me të cilin komunikojnë çdo ditë.
Së fundi, gjatë një interviste për revistën JAVA, Shehi është shprehur për domosdoshmërinë pa kushte të reformës territorial-administrative, duke i bërë thirrje krahut të tij politik që mos e përfshijë këtë reformë në rëndomsinë e politikës së ditës. Madje Shehi, ia atribuon deri diku vetes inisiativën e mazhorancës për këtë reformë, duke u shprehur se është mjaft i kënaqur nëse reforma administrative do pasohet dhe nga dy të tjera: ajo elektorale dhe reforma kushtetuese. Sa për të parën, ja si është shprehur (dëgjojeni Lul, Bumç e ju të tjerë): “Do të ftoja opozitën ku unë bëj pjesë, që ta shkëpuste këtë iniciativë nga aksioni politik i ditës….
Raporti pozitë-opozitë, është një gjendje permanente, beteja politike ka qenë dhe do jetë në thelb të këtij raporti. Por të mbajmë peng të gjithë riorganizimin e sistemit administrativ, kur e dijmë që për të kemi nevojë të gjithë, e më së pari “kryekomuna” e Shqipërisë – Tirana, unë gjykoj që kjo është e gabuar. …. unë mendoj se me ose pa konsensus, kjo nismë duhet çuar në fund.”
Pse ndodh kjo?! Sepse Shehi, tej një politikani, aq më pak të rëndomtë, ka staturën e një shtetari, një virtyt që pak ose aspak e has ndër surretërit e rreshtave të parë të politikës. / E. H.

Burre i ndershem dhe i urte Dashi!
I nderuari,gazetar Ermir Hoxha!
Kur fillova te lexoj kete shkrimin tuaj,pandeha se mos keni dashur te TALLENI prap me SOFIZMAT E Grida Dumes!!!
Ja cfare shkruani:
-Nuk është simpatik ngaqë është diskret, i tërhqequr, i veçuar, fjalëpak; përkundrazi është fjalëshumë e gjithë energji në komunikim, porse kur e hap gojën, sado që të flasë, thotë diç me mend, diç që përçon një logjikë sakllame, krahasuar me “indaliditetin” e mendimit dominues opozitar, që më së shumti, po e shfaq çorientimin e vet si dhe një lloj mungese sado të vogël sensi logjik, teksa është vënë para një prove të pjekurisë politike, siç është reforma territoriale-administrative.
Keshtu shkruhet vetem per UFO-t e jo per lexuesit e thjeshte!!
Po korektor letrar,A KENI JU SI GAZETE???
O Mondi po vetem te ndershem qe merren me politik nuk ka tek ne qefte majtas qofte djadhtas kur ngelen si peshku pa uje vrap sa ne nje krah ne tjetrin pa perjashtim te gjithe burr i ndershem ne krah te Kac Islamit sikur tingellon keqe kjo pune.
Pavaresisht se ne bindjet e mia jam i majte,z.Dashamir gjithenje e kam simpatizuar,si njeri me logjike te ftohte e arsyetim te shendoshe.Njerezit si A.Ristani,A.Bumci,E.Paloka e nje tufe me derra,kur i afrohen ketij personaliteti,e zbresin ne nivelin zero te Djathten e sotme shqiptare.Nje personalitet si Dashamiri te imponon respekt.Eshte fatkeqesi per kete vend,qe njerez te tille nuk vleresohen e vihen ku e meritojne,por neperkemben nga veglat qorre serbo-greke.
Pas vdekjes se Ali Baba Saliut, Dashamir Shehi duhet te behet iniciator i shkrirjes se Partise Demokratike me Frymen e Re Demokratike dhe Partine Republikane, nen emrin Partia e Re Demokratike. Shqiperia ka qene, eshte e do te jete vendi me i varfer i Europes; nuk ka patur, nuk ka e nuk do te kete grupim te Djathte, ne kuptimin klasik te fjales,
Jo te gjetura thonjezat ne titull!
Eshte i mire dreqi, vecse e dhjet kur pin nje dopjo whisky dhe pas saj gelltitet shishja.
Ka ca politikane qe edhe kur thone brockulla e ruajne staturen e qytetarit. Por Dashamir Shehi jo vetem ka ruajtur staturen e qytetarit, por edhe ka treguar ekuiliber dhe objektivitet te qendrueshem ne politike.
Respekte!
Dash Shehi eshte model i statures qytetare, intelektuale e politike qe i duhet shoqerise shqiptare -Nje Dash Shehu Kryeminister apo President i Shqiperise-do te ishte fat per Shqiperine e Shqiptaret!
Fat o fate do ishte po sikur ka qene zevendeskryeminister ne kohen e piramidave apo e kluar e harruar.
Andej nga Pogradeci cfare biznesi ka?Thone qe qoftet i ka shume qefe me nga i dopio raki.Te gjithe keta monstra jane hajdut,bile me rrezikshem jan ata qe hiqen si engjej/
dashi eshte babuch sala ndaj e ka len vec ate se nuk i ben qefin por thot realitetin respekte per dashin