Para ca ditësh, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ed Paloka doli në publik e tha: “Shihni kush është emëruar së fundmi specialist i antidrogës në Vlorë; Ardian Liçaj ka qenë një nga ushtarët e Zani Çaushit…; kjo nuk është hera e parë që ushtari i Zanit shpërblehet nga socialistët…; mësohet se ai është emëruar në Policinë e Vlorës pas vitit ‘997, por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë”.
Mua më bëri përshtypje reagimi që erdhi nga pala tjetër. Nuk e di se sa qëndrojnë ato që thotë Paloka. Madje, jam i prirur të mos i besoj (janë frazat e termat kuturú të llojit “ushtar i Zani Çaushit”, “gëzhojat e pistoletës së Liçajt janë gjetur në vendin e një krimi”, etj, etj, që më bëjnë të mos e marr seriozisht këtë deklaratë të Palokës), por nuk është kjo që më tërhoqi vëmendjen. Më bëri përshtypje diçka tjetër, reagimi i Liçajt; ose më saktë, fakti që ai u përgjigj duke i vënë gjilpërat majë për majë.
“[Periudha, për të cilën flet Paloka] ka qenë koha më e vështirë, pasi zoti Paloka dhe partia e tij e lanë Policinë e Shtetit në mëshirë të fatit”, thotë Liçaj në fillim të intervistës që ka dhënë për Shqipin e djeshëm. Mirëpo, kjo nuk është gjuha e një polici. Dhe është për të ardhur keq, që të gjithë deklaratën e ka ndërtuar në këtë mënyrë, dmth në stil sfidues, gjë që duket te fraza “do ishte më mirë t’i verifikonte [pretendimet që ka], para se të na përdorte për intrigat e tij politike”, apo kur thotë se “[kjo e Palokës] është hipokrizi”, apo kur e fton Palokën “[t’i futet hetimit, por ka për të marrë vesh se] ato pistoleta, e gëzhoja, janë të ndonjë njeriut të tij”, etj. Ndërsa në një moment thotë se “në atë BMW … ka qenë dhe i nderuari Frrok Çupi”. Duket se ka diçka edhe argëtuese në pafuqinë e tij për t’mos ia prishur ngasjes për të përkufizuar gjërat, ngjarjet, dukuritë, njerëzit, mú sikur të ish një komentator politik. Dhe është kjo ngasje jo prej polici që në këtë rast e bën të thotë “i nderuari Frrok Çupi” e në një rast tjetër do ta bënte fare pa të keq të thosh “zuzari Frrok Çupi”.
Kur do vijë dita që policët tanë të mësojnë se nuk hyn në drejtat/detyrat e tyre të marrin pjesë gjuhëzgjidhur në debatin publik, të japin faqe botës konsiderata të natyrës politike, t’i përgjigjen njërit a tjetrit me ton pickues a polemik, apo të përkufizojnë sjellje e karaktere të jetës publike?
PER THENIET E PALOKES DHE LICAJ DUHET TE DREJTOHEN NE GJYKATE PER TE VERTETUAR VERTETESINE E FJALEVE TE TYRE.MJAFT ME DEKLARATA NE MEDIA..
Po per kunderpeshe te paragrafit te fundit c’do thuash per politiken gojeçorap qe s’le gur e kusur pa thene per individin? Apo keta s’te bejne me pershtypje se jane me imunitet?
Po per median qe shkon e rremon ne breket e njerezve katund me katund per te gjetur lajmin cdo thuash? Apo edhe keta s’te bejne pershtypje se jane te lire te flasin?!
Ardian Liçaj eshte nxituar ne pergjigjen e tij; ne vend qe te vinte vetulla, ka nxjerre syte.
O Mustafa, pershendetje! Nga shenimi yt i sotem po kuptoj se une te kam vleresuar me shume nga sa je ne te vertete.
Por, me c’shoh ty e do policin si xhandarin te filmi “Koncert ne vitin 36”. Po pse mor Muc ky eshte e duhet te jete niveli i policeve dhe oficereve te policise ne demokraci? Por cfar jane policet, jane pjese e shoqerise sone apo jane ufot e kohes se Naltmadhnise se Tij Ahmet Zogjit ?
Po kur thua “… Kur do vijë dita që policët tanë të mësojnë se nuk hyn në drejtat/detyrat e tyre të marrin pjesë gjuhëzgjidhur në debatin publik, të japin faqe botës konsiderata të natyrës politike, t’i përgjigjen njërit a tjetrit me ton pickues a polemik, apo të përkufizojnë sjellje e karaktere të jetës publike?.
Zoteri je duke u ngaterruar me frymen e kohes se Enverit:Polici-sherbetor i Popullit, te cilen e shtrin deri ne kohen e Saliut “Polici-sherbetor i Palokes”.
Ne radhe te pare e mbi te gjitha cdo punonjes policie eshte e duhet te jete nje autoritet publik, i afte te marre persiper dhe te kryeje me sukses detyra te karakterit te theksuar publik si rendi, siguria, lufta ndaj krimit etj., te marre pjese edhe ne debatin publik dhe ti tregoje vendin edhe abuzivisteve politike.
Shiko ore Muc ca pune tjera se keto te policise nuk i qullos dot qofte edhe per faktin se te paska mbet sahati ne vietet 60 te shekullit XX.
Shyqyr qe e lexova shenimin tend se do te te kisha respektuar gjith jeten.
Mjaft me Z. Muc! Une nuk e kuptoj kujt i sherben.Koha politike ne Shqiperi eshte shume “fragile”.Mos e thyeni me ju me Zhejet,Hoxhet dhe Henri Cilet.
O Muç, sjone te gjithe te zgjute si puna jote. Ai, i shkreti polic o, mos prit me shume.
Kurse ti o Muç, me gjithe ato mend qe ke, presim gjojna me te mençe te qesesh ka goja, se te kapesh me nje Polic, qe gjithsesi polic o, nuk bo politike si Palok thuthuqi.
Ne prfundim te skrimit desha te bej nje pyetje se çfare nuk keni kuptuar ju z. Nano ne reagimin e Liçajt. Ju jeni gazetar, por jeni dhe nje qytetar, nje familjar, nje njeri …qe nuk besoj se akuzave apo etiketimeve rrugaçrore qe perdoren nga halabake te veshur me petkun e deputetit nuk duhet apo nuk do t’i pergjigjeshit mete njejten monedhe. Pastaj ai punonjes policie eshte dhe nuk mundte perdor fyerje publike qe te bjere ne kurthin e tyre fjala vjen siç e keshilloni ju qe te thote “zuzari Çupi”, pavarsisht se ai ne te vertet eshrte nje zuzar.
Une po shoh ne shkrimin tend qe me teper i meshohesh reagimit te policit se sa nje pisi dhe pleher bashke, nje rrugaçi provokator, pjese e bandes se Sali Berishes prej vitesh, qe shpif ne menyre te poshter dhe qe meriton nje reagim te ashper publik. Them shpif, se po te kishte qofte dhe 1 % te vertete ne ato qe thote, nuk do rrinte ky malok thuthuq qe qenka bere “tironc” pa ju drejtuar organeve te (pa) drejtesise qe jane nen hyqmin e tyre. Edhe ne kete shkrim “maja e stekes” te ka shkuar anapollo.
Z. Nano, vezhguesi, pak me siper ka te drejte. Duhet te na shqetesoj veprimi i turpshem i Plokes me shume se ai i policit. Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar te PD manipulon ne menyren me te turpshme e me flagarante faktet. Mjer ajo parti ku eshte katandisur. Se fundi, F.Çupi le ta hapi gojen, apo s’do te prishet me Berishen, se ne ato vite ai ishte “mik” i vlonjateve kunder padronit te ti te sotem, Berishes.
paloka don nji dajak nga sterkaj atehere i mbyllet goja thuthuq debilit qorr velisha kumarxhi ku e ke banden e tritolit qe hedh shtyllat ne ere me urdherin e sali psikopatit do tu vije fundi shpej ndoshta je pas tyre more batakçi i ndyre
Pse si duhet te ishte pergjigjur z. Liçaj? Pa formuloje, si do ta beje ti Mustafa pergjigjen ne nje rast te tille?
Liçaj u pergjigj shume mire, dhe mund te ishte pergjigjur edhe me ashper. Te kam dhjere mu ne polic po me fyeve personalisht. Personalisht e do Paloka, personalisht do ta kete…
blaaa blaaa blaaaaa kot kot fare…do te ishte me mire qe ju analistet te beni nje analize per veten tuaj dhe me siguri do te kuptoni qe ka ardhur koha qe te ndryshoni totalisht menyren e punes tuaj,sepse keni ngel 20 vjet mbrapa dhe jeni bo si RTSH e kohes xhaxhit !!!
Muci sikur tha kur te largohej berisha do ti kthehej librave, o muc edhe ti je pjese e atyre gazetareve qe qfare nuk prrallisin vetem per te bere nje artikull gazete
Analizat e Mustafait jane siperfaqsore. Është bela e madhe kur të hyn vetja në qejf !
Lereni Mustafain të kënaqet me analizat e tij, pse ne do e mësojmë si të shkruajë?!
S’do jenë të gjithë Viktor Malaj , Adrian Thano e ca të tjerë!!
O Mustafa Nano! Te ndjek me dashamiresi, por si simpatizant yti, te jap nje keshille miqesore: Kur nuk ke gje per te thene , me mire mos shkruaj. Mos kerko gjelperen ne kashte, te qemtosh nje fjale ketu e nje atje per te formuar nje jorgan. Ne vend qe te analizosh akuzat e neveritshme te te gjithe klanit mafioz te Palokes dhe atyre qe e komandojne, shpifjet e Sales apo mbrockullat e Halim-Nokes, ti tenton te fyesh nje njeri te zakonshem qe mbrohet nga lumi i urrejtjes se te deshtuarve. Mos na zhgenje me analizat e tua!
Sa turp Paloka deputet i PD mjer PD cfar kandidat ka ne parlament.Me shpifje nuk mund te vini ne pushtet o te mjere deputet te PD,beni pastrime ne parti,reflektoni gabimet e bera ne 8 vjet,disnacohuni nga bandat,mos kritikoni policine por e mroni ate.Asnje nuk do ti shpetoj drejtesise kush ka gabuar.E dini shume mire se cfar ju pret,prandaj keni fillu me shpifje si te tipit Paloka,cfar berselete do na jepni nese zoteri te PD? Populli ju nje shume mire tani.
Mjere Paloka,po me i mjere duket Mustafa Nano qe kerkon ti mbylle gojen policit.Po shko o Mustafa ne akademine e policise mesoji policeve si te japin deklarata per shtyp,se nuk e kane ne programin mesimor!
Dita qe kerkon muçi do te vije kur te mos kete me gazetar interesaxhi e te perdorur te tipit te tij. Ky fare gazetari si vjen mire qe polici i pergjigjet dhembe per dhembe e sy per sy nje politikani hipokrit. Ne vend te merret me politikanin qe shpif, merret me policin qe deshmon te verteten. Hajde Muçi gazetari hajde? Z. Mustafa eshte me mire te vene gjilperat maje per maje me nje politikan injorant dhe vakabond se sa ti marre koka ere dhe ti vere rovolen para ballit. Ta theme kete qe te mesohesh e te gjykosh pa anesi. Shikoje vidjon orgjinale dhe pasandaj nxirr konkluzionin. Shqiperia do behet kur te mos kete me servilizem, ulje koke pa te drejte e terheqje zvarr pas te forteve. Politikanet qe mbron ti jane te tille vetem brenda salles se Parlamentit, jashte jane qeytetar si gjith te tjeret.
Po jo z nano se nuk eshte fiksi si thoni ju
Se ardian licin nuk e duan shume se ka
Qen police me regulla dhe jo tolerus
Dhe per ardin tani me behet dhe pak qejfi
Qe eshte ne kete pozicion,se ardi eshte djale vlore nuk
Ka ardhe na fshati dhe u be police,dhe ne ate kohe qe
Thote paloka ZAN CAUSHIT nuk kish ca ti bente njeri ne
Bote,dhe paloka dhe qente e palokes,jo ardi qe qe me ca police te friksuar
Qe dhe autobliden policise Zani ja dha se as autoblind nuk kish policia
Prandaj ardi ka te drejte me ate paloke arapshin,se ardi nuk ka qen me zanin kure
Po ardi eshte polic dhe vetem polic,prandaj na njerit perfshi dhe mua me behet
Pak qejfi qe ai ndodhet ne kete pozite,qe ta shikoi mire qe vetem police qe nuk shtyhet
Po ta hedhe ate kapele dhe te shikoj jeten e ti,se ardi eshte djale me fise dhe shoqeri
Te madhe,dhe policia e la pase shume. Flm muc
zoti nano sipas mendimit tim eshte e kote te merresh me deklerat e pd apo te plakut berrisha apo sepse ato jane deklerata te kote dhe heqin vemendjen nga gjerat reale qe imlikojne pd dhe vartesit e saj .u harrua skandali i bellair cfar u bo me mziun apo me skandalin e konsollates ne milano qe eshte skandali me flliqur qe munde te egsitoje sepse konsollata eshte per te ndihmuar ne emigrantet qe jemi jashte shtetit per te punuar per nje te arme me te mire dhe na vejne ne radhe mrapa pallatit si dele te lagur ne shi.hullni nji sy edhe nga qeveria e re edhe ne qofse i boni i kritik pershembull te boje 1 reforme ne gjygate . cfar bojne ato zyrat e avokateve ngjite me gjykaten e durresit kjo gje te ve icik fareeeeeeeeeeeeee ne dyshim per korupsinon