Të njëjtën ditë që DITA botoi historinë e vërtetë të mbytjes së tij tragjike, një shkrim i kolegut Fatos Baxhaku kushtuar aktit qytetar dhe të një fundi fatal të Pandi Toçes, bëri xhiron e rrjetit. Ky hero i pa zë shpëtoi një jetë fëmije nga mbytja, pa mundur të vijojë më pas jetën tij. Një shkrim i ndjerë e fshikullues; më shumë fshikullues, kundrejt ne, gazetarëve ta pavëmendshëm, që kemi harruar ‘njeriun’ në trajtesat tona, duke e zëvëndësuar me vip-in, politikanin, pareliun, të fortin, sherrxhiun, gallataxhiun, qokaxhiun. Ditë më parë, Tirana dhe përgjithësisht shoqëria jonë, humbi një njeri të mirë, që quhej Pandi Toçe. Mund dhe të ishte një askush në jetën publike, e ta meritonte nderimin, si dhe keqardhjen për jetën e humbur në atë akt të ndjerë human për të shpëtuar një jetë; por meqë ishte dikush, i njohur ndër shumë njerëz, ja vlen të thuhet fort se Pandit i shkonte më së miri ai gjest. E kam njohur Pandi Toçen që fëmijë, teksa nga plateja, shastisshëm, ndiqja në skenë intepretimet e tij aktoreske. Vite më pas, në pozitat e një gazetari kulture, do më ndihmonte përulësisht e me një gadishmëri të përkorë, për çdo material arkivor mbi Teatrin Kombëtar dhe protagonistët e tij ndër vite. Shkrimin e para disa viteve kushtuar një prej suflerëve legjendë të skenës sonë teatrore, Ndoc Gora, ia dedikoj ndihmesës së pakursyer së Pandit, frymëzimit që më dha ai për t`a potencuar figurën e tij të mbetur në hije. Janë këto disa përjetime personale, që besoj, ngjisin tek çdokush që e kanë njohur nga afër e që lexon këto rreshta. Vërtet, Pandi Toçes, i shkonte ai gjest human, aq më tepër ku ka patur dhe çmimin e vdekjes, por të një vdekjeje të bukur! Trishtimi nuk qëndron aq në vdekjen e tij, por në të mos qënit në jetë, për të na bërë të ndiheshim mirë, që në këtë botë të mynxyrshme nganjëherë, jetonte dhe Pandi Toçe, paqja vetë! / E.H.

Pandi vdiq nga Moskujdesja e shtetit dhe Mosfunksionimi i shtetit per Liqenin e Tiranes ; qe eshte eshte kthyer ne nje “Pellge Qelbesirash” , i cili nuk eshte pastruar ,kulluar e sistemuar me qe nga viti 1990 plus qe aty derdhe ujerat e zeza te pallateve rrotull !
KY ” LIQEN ” I THENCIN ESHTE KTHYER NE NJE ” GROPE UJI TE NDYRE ” KU E EPRET VDEKJE PER KEDO QE FUTET BRENDA !
Ne keto kohe ku morali ka rene pertoke ne kemi nje akt heroik te humanizmit qe ngre lart vlerat morale te njeriut nga z.Pandi Toce.Kjo eshte dicka e rrale per shqiptarin e sotem.
Ndaj do ishte mire atje ku beri aktin sublim duke sakrifikuar jeten e tij per te shpetuar jeten e nje femije ,
duhet qe Bashkia ti ngreje nje monument perkujtimor Pandit …..
.Ky monumnet do te jete si nje kujtese per brezat qe do vijne se ne kete bote materiale,
vlerat morale ngelen simbol i jetes njerezore moderne , qe i japin kuptim jetes sone dhe na mesojne se humanizmi duhet te jete i pranishem ne cdo hap te jetes sone,
ne menyre qe jeta jone te eci ne nje hap me boten moderne te kohes …..
Akti heroik i Pandit ben me turp politkanet e sotem, keta bastarde zemer-qen te cilet as qe duan tja dijne per jetet tona , por na hedhin ne ruge te madhe pa pune dhe pa asnje mjet jetese ..Krijojne gjasme reforma ekonomike per te pasuruar vetem familjet e tyre dhe 1% te shoqerise ,
nderkaq qe i lene ne buze te verferise 99% te shqiptareve …..
E nderkaq kut keta hajdute te neveritshem qe na prishen jetet tona ,prishen jeten e qindra mijera shqiptareve, per te fshire lotet e gajasjeve te femijeve te tyre me kartomnoedha 500 -euroshe ,
na vjen nje akt i humanizmit sublim i Pandi Toces qe fal jeten e tij per te shpetuar jeten e nje femije te panjohur….
Ngushellimet me te sinqerta familjes se Pandi Toces !
Pandi vdiq nga Moskujdesja e shtetit dhe Mosfunksionimi i shtetit per Liqenin e Tiranes ; qe eshte eshte kthyer ne nje “Pellge Qelbesirash” , i cili nuk eshte pastruar ,kulluar e sistemuar me qe nga viti 1990 plus qe aty derdhe ujerat e zeza te pallateve rrotull !
KY ” LIQEN ” I THENCIN ESHTE KTHYER NE NJE ” GROPE UJI TE NDYRE ” KU E E PRET VDEKJA PER KEDO QE FUTET BRENDA !
Shteti jo vetem kujdeset per liqenin po u kujdes dhe per Pandin.Po te ishte ne pune nuk do kishte mundesi dhe kohe te kryente ate akt fisnik.
Perkulem me respekt para aktit human dhe heroik te aktorit dhe qytetarit te nderuar PANDI TOCE.Qofsh i paharruar dhe u prehesh ne paqe miku yne i mrekullueshem .Vetmohimi juaj duke shpetuar nje femije nga vdekja te bene te pavdekshem,te ngreshe nje lapidar per ty eshte shume pak,te thuresh vargje eshte shume pak para aktit human e njerzor qe ju demonstruat deri ne veteflijim.Por ne shqipetaret po jetojme dashurine e kohes se koleres.
Sot shtypi eshte mbushur me rubrika pedofilesh,me skermitje dhembesh te nxira e te urryera politikanesh te cilet gezojne per te vene ne tuc njeri tjetrin.Dhe ata si shkaktaret kryesore te kesaj traume shpirterore e psikologjoke mbare kombetare kane harruar njriun,qytetarin shqipetar ,por o burra se mos heqin fullanrat e lloj lloj fundurinash qe mban kjo toke e perveluar nga hallet e ketij populli te shumevuar.
Ku eshte mavria PRESIDENT,dekoron bandit e diversante dhe spaska kohe per nje telegram ngushellimi per shqipetarin e madh PANDI TOCE.Turp te kete,sepse askush ska nevosje per te para nje populli qe vlereson heroike vepren e PANDI TOCES.Ngushellime familjes dhe qofte i paharruar.
Shkrimi i Fatosit te bente vertet te ndiheshe keq. Edhe ne komentuesit kemi gjynahet tona qe kemi toleruar shumicen e gazetareve-zorzoper qe ne qender te shkrimeve te tyre te jene gjithmone politikanet dhe VIP-at e pafytyre.
Ne emisione dhe intervista sheh gjithmone te njejtet Vipa-rripa. Nje deputete e rastesishme qe dhe 6 e shihte me dylbi do ftohet ne te gjithe emisionet si per politike, per sport, per kulinari, per estetike. si rriten femijet, e per cfare te duash.
Nuk gjendet vend fare per njerzit e thjeshte, heronjte e heshtur fisnike.
E mendoni dot nje VIP te hidhej dhe te shpetonte nje femije. Une per vete JO, KURRE.
Mir o shok mire por fakti eshte qe pandi nuk eshte me dhe keta fullanera me shoke hane e pin .ka dicka te madhe qe sshkon ne shoqerin shqipetare