Pas deklaratës së Fatbarsh Kadillit javë më parë mbi një fluks të papërballueshëm për anëtarësim në PD, vjen dhe ajo e kreut të Grupit Parlamentar të kësaj partie, Edi Paloka, pothuajse me të njëjtat nota euforike, duke përcjellë pa asnjë lloj droje këtë fakt, pra të një anëtarësimi ta paparë në PD, që sipas tij, ka ardhur për shkak të zhgënjimit nga qeverisja e deritanishme e Edi Ramës. Nuk ka nevojë për ndonjë sondazh të specializuar për të provuar se besueshmëria në opinion e një pohimi të tillë, mund të prekë kuotën absolute zero, duke u marrë i mirëqenë fakti se as vetë Kadilli apo Paloka nuk e besojnë një gjë të tillë, e jo më mileti. Pse? Sepse është jashtë çdo logjike e natyrshmërie të stadit ku ndodhet si PD-ja e si politika në përgjithësi.
Anëtarsimet në parti politike këtu tek ne, me kohë e kanë humbur vlerën e tyre. Sepse ka humbur vlerën arsyeja klasike e një anëtarësimi, siç është përqafimi e kontributi për një ideologji e vizion të caktuar politik. Nëse kthehemi në vitet `91-`92, por dhe më vonë, po, mund të thuhet se kishte një bum anëtarsimesh në PD, pasi ende nuk ishin bjerrur ca arsye të pastra, larg çdo përllogaritjeje të rëndomtë pragmatike, siç është sot, ku “vendi i punës”, është promotori e shtytja kryesore. Dhe kjo është një risi krejt LSI-ste, e pamundur për t`u aplikuar nga parti të tjera, deri më tani . Edhe ato shfaqje të PS-së me anëtarsime masive përgjatë fushatës elektorale, ishin pjesë e një dekori moralpërçues për ndenjën e fitores, sesa një zhvillim real, gjë që detyroi dhe PD-në, ta imitonte më pas si ritual.
Aspekt tjetër është se votën nuk e përcakton anëtarsia. Vota vjen e ikën per arsye krejt të tjera që nuk ka të bëjë fare më numrin e teserave që ka shpërndarë apo i kanë mbetur stok një partie. Dhe ç`është më kryesorja, performanca e PD-së, si dje në qeverisje e si sot në opozitë, nuk përçon asnjë lloj shprese, aq sa për t`u shqyer dyert e selive të degëve të saj nga turmat e etura për anëtarsim, sidomos për këtë moment kur flasim. Edhe nëse vjen një ditë që qeveria aktuale zhgënjen e votuesit rikthejnë sytë nga PD-ja, kjo nuk mund të vijë kurrë me anëtarsime e prej anëtarsimeve, nëse nuk aplikohet ndonjë pazar i qartë: Merr një teserë, të të jap një rrogë! Por dhe kjo nuk është patjetër e nevojshme, pasi pazari vërtitet tek: Më jep ca vota, të të jap një rrogë! PD-ja do bënte mirë të largonte anën qesharake nga politikëbërja, që të rehabilitojë çfarë ka humbur më 23 qershor. Mjafton kjo si fillim. / E.H.

E ke qare zoti Hoxha ,te njejtin mendim kam edhe une per kete problem .Pd eshte shkundur edhe nga militantet me te devotshem e jo me t’i bashkohen te tjere .Eshte nje ide qesharake me siguri e hhedhur nga Saliu per t’u dhene zemer malokeve te pashkolle qe te mos dekurajohen me shume
opo thoni si te doni kame babene serbogreqimalazezri qe kame skame elektortae do vije ne pushtete une ore popull skllave kushe pyete pere ty ri urte se ju zhduk fare shkoni e votoni se punete i regullon amerika e njihni odesten ajo i regullone pnunete sic regulloi lulin me ndimene e rames ndersa liri kadaifi ka monene
Un mendoj se Paloqa thote te verteten. Shtobet me antare te rinjj. Jan mbesat E Sali dhe Sllobodankes berishe
Miq e keni gabim. Ne PD ka aq prurje sa te luan mendja, nuk arrijne te pergatiin teserat per te tere. Ja e degjuat? Pardje nje anetar i partise se Bamirit iku dhe iu bashkua PD. Po ta shumezojme kete anetar me 100 dalin 100 pranime brenda nje minute ne Fier.
Po qentë e kazanëve a llogariten te këto pranimet e palokut e te kadillit o ermir? Bëhen shumë antarsime n.q.s llogariten dhe këta!?
Si goxojn njerezit mer jaho e na kerkojn neve me dal jasht qenies tone prej majmuni !
Ne majmunt e shpelles blue konsistojn ne qesharak .
Ne s’mund te jemi si do deshironit ju te kamunistat .
Po ky hundë-kaçavidha, kadilli-bandilli nga na doli?Prej cilës nahije osht ky?