SHENIM: Papa nuk është hajmali!

redaktor

Personalisht mbroj idenë se “shenjtëria” që mund të bart një njeri, pavarsisht statusit social, pozitës shoqërore, profesionit dhe dhuntive, qëndron tek morali i tij, që i përkthyer në terma konkretë, pa e lënë të ngarkuar thjesht me patetizëm momental, do të thotë që të jetë njeri i drejtë, i dobishëm, për veten dhe të tjerët rreth e rrotull tij; që me fjalët ose heshtjen, me veprimet dhe mosveprimet, të ndikojë sado pak për të frenuar të keqen e t’i hapë rrugës së mirës. Këtë mund ta bëjë fare mirë një Papë, por dhe një furrëtar buke; mund ta bëjë një akademik, por dhe një bujk; një i doktoruar në shkenca humane, por dhe një llustraxhi. Tek historia e jetës së Jezusit dhe çdo profeti, nuk më kanë tërhequr shumë mrekullitë e tyre me vokacion tejtokësor, sesa e “rëndomta”  e tyre njerëzore, përplot vokacion moral shembullor. Dhe të tillë dua të shoh një Papë, pa atë ngarkesën e së shenjtës së postit apo personalitetit të tij që i mvishet prej tendencave të besimit. Mesazhi që përcillte Jezusi (ose Isai, siç e njoh unë), tek aktet e ringjalljes dhe shërimit me prekje, ishin ato të fuqisë absolute të Zotit. Ndërsa për t’i mbarësuar punët e kësaj bote, kishte të tjera mesazhe, që bazoheshin në sa e sa këshilla të vyera, nga ato të vlefshme për çdo kohë, çdo vend e çdo njeri.  Kështu që, vizita e Papa Françeskut në Shqipëri këtë shtator, jo patjetër duhet ta na bëjë superticiozë, duke parë tek ajo një shans a fat të mbarë, ardhur kubalem prej qielli. Një autoritet i lartë katolik shqiptar, ka thënë se ai do të lutet për Shqipërinë me ardhjen e tij, por Papa i nderuar mund të lutet dhe pa ardhur fare këtu e lutja t’i pranohet. Sakaq, Kryeministri Rama e ka vlerësuar si ogur për statusin, por dhe kjo nuk shkon, pasi ngjan me tersin që ndjell macja e zezë kur të zë rrugën ose me fatin që të ndjell një flutur kur të ndalet në sup. Pra, nuk është fare nevoja për të tilla shprehi euforike naive. Po! Vizita e Papës na nderon, ashtu siç na nderon vizita e një miku në shtëpi. Dhe për një popull, është mirë kur ka shumë miq, aq më tepër të nderuar e me prestigj, sidomos kur marrin dhe mundimin ta vizitojnë.  Papa nuk ngjan me “të shenjtën Eleonorë” (ndjesë pastë) apo me “njeriun e mirë” Sami Matoshi. Shenjtëria e tij duhet të jetë në personalitetin që posedon dhe në frytshmërinë që duhet burojë prej tij sa të ketë jetë, për njerëzit dhe  botën që i ka rënë për pjesë. Por jo si “hajmali”! Mjafton si njeri!

E.H

Share This Article
7 Comments
  • ….”Mesazhi që përcillte Jezusi (ose Isai, siç e njoh unë)….”

    I pakuptimt ky nxitimi i E.H per te qetesuar Shqipot ne entuziazmin e tyre patetik……

    Perpjekje e kot….zoti apo zoja E.H……Sepse Shqiptaret jane shume me mendjehapur ne lidhje me besimin fetar dhe dhe zyrtaret fetar te te gjitha besimeve dhe niveleve…..ndryshe nga juve qe na njihke Isain…

    E me sa duket, fakti qe njeh Jezusin per Isa, paska qen nxitja e ketij postimi….qe edhe mund te mos e kishe shkruajtur

  • z. E.H me duket se e paske kapur mesazhin e Papa Franceskut. Papa mundet te percjelli edhe nje mesazh apo lutje hjnore por Papa percolli nje mesazh tejet njerzor : “Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.
    A ka me njerzore e reale se kaq. Te forcoje kishen ne nje shtet te aleances fondementaliste pansllave-turkoshake. Shqiptaret nuk duhet te harrojne aleancen e kishes orthodokse me pushtuesit turq kunder shkronjave e kendomit shqip.
    A ka mision me konkret se te vije kreu i kishes katolike per te inkurajuar shqiptaret qe te qendrojne e luftojne krimet e aleances pansllave komuniste me Osmanellinjte e rinj.
    Shqiperia pa kaluar kete pengese serioze ne rrugen e saje nuk mundet ti afrohet perendimit te shumedeshiruar.
    Welcome in Albania Papa Francesku. Qe kure mbajte flamurin shqiptar rreth qafe ne syte e tere botes per mua je bashkuar me te madhin shenjetorin Gjon Palin e II si dashamires e mbeshtetes i Kombit Shqiptar. Me kete rast njihni edhe Shtetin e Kosoves e do mbetesh ne perjetesi ne zemrat dhe shpirtin e shqiptarve.

    • Or ti mik ! Ae di ti se rilinbja kombetare filloj me arbereshet ortodoks, vijoi me perkthimin e pare te plote te ungjillit 1827 e me tej me Naum Veqilharxhin qe beri abetaren e pare dhe vazhdoi me shkolla ku mesohej dhe shqipja, kur ju turkoshaket dhe sot e kesaj dite na mesoni turqishten dhe arabishten ne shkollat qe me fonde islAMIKE NA HAPNI NE TOKEN TONE TE çLIRUAR nga ju para nje shekulli.

  • E turpshme per redaksine qe lejon te shkruaje me pseodonim apo iniciale per viziten e Papa Franceskut nje vizite historike e shpresedhense per kombin shqiptar. A e kuptoni o komuniste e ateiste te pandreqshem se per sa kohe Papa do qendroje ne Shqiperi, Shqiperia do jete ne qender te botes.

  • Kjo vizite nuk eshte se vjen e shkon Papa, por eshte nje vizite inkurajuese, vizite qe eshte dakordsi me zhvillimin e vendit, me politiken e ndjekur. Eshte inkurajuese edhe per BE, i thote se Shqiperia eshte e pranueshme, eshte dakortesi per reformat e proceset demokratike. Per kete Papa vjen, e nuk lutet nga Vatikani per ne te mjeret.

  • Komunistet nuk e duan Papen, po pellcasin nga inati por s`kane c`bejne tani. Bijte e nipat e tyre do ti puthin doren, dora qe nuk kafshohet dot, puthet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *