Është e pabesueshme të dëgjosh ish-shefin e qeverisë që të marrë në mbrojtje, edhe pas gjithë asaj që ka ndodhur në vitin 1997, shërbimin e tij të fshehtë, i cili, në mos tjetër, është famëkeq për terrorin që mbolli mbi popullsinë shqiptare të jugut, pikërisht atëherë kur, po ky Berishë, asaj kohe president, e veshi me fuqi të jashtëzakonshme Bashkim Gazideden.
Askush më mirë se Berisha nuk i di ato që kanë ndodhur nën petkun e SHISH-it, në shumë bëma të të cilit ai ishte vetë ideator dhe nxitës. Shembujt që solli ish-truproja e tij, edhe në prononcimin e fundit, janë vetëm pjesa që tregon se çfarë ndodh kur dreqërit dalin nga shishja, ose më saktë, se çfarë ndodh kur njerëzit pendohen për bëmat e tyre, ndoshta edhe ngaqë kanë menduar se po bëjnë një punë të mirë.
Por, jam i bindur se pak kush është tronditur nga ajo që disa herë radhazi ka treguar Izet Haxhija. Megjithëse ish-shefi i rojeve berishiane di shumë më tepër, njerëzit, edhe pa këtë dëshmi të re, kanë ditur se në dy dekada e gjysmë njeriu hije që ka qëndruar pas së keqes dhe që njëkohësisht ka qenë i pasionuar pas krimit, nuk është askush tjetër, veçse SB-ja.
Nëse për një moment do të lexosh shënimet e akademikëve serbë për tronditjen e Shqipërisë, destabilizimin e saj dhe përçarjen politike, do të habitesh se sa me shumë saktësi ata janë përcjellur në Shqipërinë e viteve pluraliste. Por, nuk ka më asnjë sekret se mëkatet duke rënduar mbi një njeri të pushtetshëm, kanë hisen e tyre edhe tek strukturat e krijuara prej tij.
Shërbimi sekret shqiptar dhe ish-presidenti janë një simbiozë e pazakontë në historinë moderne të shteteve të lira. Janë të paperceptueshme lidhjet që u krijuan mes tyre, të cilat shkonin shumë përtej ligjshmërisë dhe së drejtës njerëzore; ata ishin më shumë se gjithçka tjetër një fshehtësi e zymtë, e egër dhe mizore.
Ish-shefi i Presidencës, pas një deklarate të zotit Rama se, në rrahjen e tij barbare të vitit 1997, qëndronin togat e zeza të shërbimit sekret shqiptar, u kreshpërua menjëherë dhe, as më pak e as më shumë, me sigurinë e një njeriu që e di se kush qëndron pas krimit, dhe se kush e ka urdhëruar atë, e quajti krim pasioni.
Duhet të kesh guxim të marrë për të quajtur një sulm barbar si një gjë që ka lidhje me pasionin, ose duhet të qëndrosh fort pas tij. Nuk e kam menduar kurrë se mund të ishte aq i lehtë, dhe më falni, aq leshko, një ish-burrë shteti, sa të ngutet për të marrë përsipër një pjesë të një akti linçues, sidomos në atë vit, kur jo vetëm Rama, por edhe redaksi të tëra gazetash po hidheshin në flakë. Ndoshta ai edhe djegien e së përditshmes opozitare KJ mund ta quajë një krim pasioni, ndoshta edhe urdhrin e tij për të hedhur napalm në turmat që protestonin mund ta quajë krim pasioni; ndoshta edhe mobilizimin e mitingashëve të tij, sidomos nga zonat veriore, për të qenë një detashment policor, si një formë e luftës civile, veri-jug, mund ta quajë një formë pasioni; edhe zhdukjen e Remzi Hoxhës së gjorë mund ta quajë nesër se u zhduk për një krim pasioni, edhe pse ai kishte dhënë dëshmi të qëndrueshme për lidhjet e ish-presidentit me klanet e fuqishme serbe në pushtet, deri në kupolat e larta të tyre; ka të ngjarë që edhe burgosjen e drejtuesve të luftës në Kosovë, mes tyre të shefit të shtabit të përgjithshëm operativ, Zahir Pajaziti dhe liderit të luftës, Adem Jashari, mund t’i trajtojë si krime pasionante.
Kur e dëgjova fillimisht më është kujtuar një rrëfenjë e vjetër. Vendosën kafshët e pyllit të bëjnë paqe. Disa ditë ishte qetësi, kur befas vjen delja dhe thotë se më është zhdukur qingji. Luani, si mbret shikoi rreth e rrotull. Ujku, pa e pyetur kërceu e tha: “Nuk e kam ngrënë unë!”. Kështu ndodhi edhe me Saliun. Askush nuk e pyeti atë, askush nuk ia drejtoi gishtin. Si duket meraku i gjithë natës solli halucinacionin e ditës.
Në Shqipëri, në 25 vitet e fundit, nuk ka pasur asnjë lider tjetër që të ketë lidhur një pjesë të madhe të jetës së tij politike e familjare me krimin, se sa ka qenë vetë ai, Berisha. Dhe këtë e ka bërë me gjithë pasionin me të cilin ai i futet punëve të zeza. Ndoshta ai, duke qenë gjithë jetën i ngarkuar psikologjikisht nga ajo që kishte ndodhur në të shkuarën e tij: dëshira për ngritje, pengu i mos rritjes në postet e dëshiruara, përulja ndaj liderëve komunistë dhe bijve të tyre, zilia me të cilin shikonte se si të tjerë ishin më pranë botës komuniste, nihilizmi ndaj të tjerëve dhe agresiviteti i njohur si sekretar politik në Universitetin e Tiranës..të gjitha këto, së bashku e veç e veç, kanë lënë ndjenjën e nënçmimit ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht kanë pritur çastin për të shpërthyer ata që ishin brenda tij: e keqja dhe egërsia.
Ardhja në pushtet e Berishës ishte e mbështetur në dy këmbë, njëri nga të cilët ishte qëndrimi idealist e vizionar, sado i përkohshëm të ishte ai dhe sado që ai vetë nuk ishte përçuesi i tyre; dhe ana tjetër, në botën e krimit, dhunës, përplasjeve, nxitjes së urrejtjes, mërisë dhe ndarjes.
Idealistët dhe vizionarët e ditëve të para të dhjetorit, ashtu si lulet e para, i zunë ngricat politike të janarit e deri në mars të vitit 1991. Më tej, ata, pa dashjen e tyre, por edhe nga ngurrimi që dëshmuan, mbetën pakicë, disa ikën, disa u konverguan si të tjerët, disa u shpallën të padëshiruar, disa u rrahën, disa nuk dihet ende se ku janë. Shumë nga ish të burgosurit politik u bënë lojë e pasionit për pushtet dhe e gjithë ajo që kishte ndodhur në jetën e tyre u kthye në bono thesari pavlerë, si për t’u tallur me jetën e tyre. Ndonjëri prej tyre, që mendoi i vonuar se ishte koha për rebelim, si i ndjeri Arbnori, tashmë është i harruar.
Bota pasionante e krimit u bë dominuese dhe këtë frymë e solli një njeri që zoti e kishte dhënë për të keqen e Shqipërisë. Pak muaj pas vendosjes së mendimit plural bota njerëzore u nda keqas më dysh, u nda si me thikë, haptas, përbuzshëm, me një verbëri politike që sillte kaos e dhunë, që pillte krimin dhe shterrte mendësinë e një jete të përbashkët. Nga të gjitha tribunat ku ai fliste, dhe nuk linte tribunë pa folur, ai e perceptoi dhe e solli tek njerëzit idenë e bashkëjetesës si një luftë e re, ku gjithçka ishte në togfjalëshin e tij MIZOR, “ashtu si munda etërit tuej, ashtu do ju mund edhe ju”, ku, sipas këtij koncepti lufte, edhe në të ardhmen lufta do të vazhdonte, por një luftë e bërë me pasionin e krimit.
Berisha ka qenë gjithnjë një njeri pasionant. Ai nuk ka njohur kurrë rrugë të mesme: ose të ka dashur dhe të ka besuar marrëzisht, ose të ka urryer dhe luftuar marëzisht. Nuk ka pasur rrugë të mesme në jetën e tij dhe pikërisht këtë pasion të lindur të tij, shpesh herë të sëmurë deri në shpërthime pasionante, ai e ka përcjellë në botën e krimit.
Ndoshta një nga shembujt më tipikë të këtyre rasteve shpërthyese pasionante dhe të mbushura me ndjenjën e dhunës, tmerrit dhe të një krimi të mundshëm, është ai i pas ngjarjeve të Gërdecit. Ai ishte njeriu që e dinte më mirë se kushdo tjetër se çfarë kishte ndodhur në fabrikën e vdekjes. Brenda kullës së tij të luftimit ai kishte njeriun që kishte projektuar pjesë të kësaj makinerie, e cila, sikur asgjë tjetër të mos kishte bërë, pra edhe sikur të mos kishte pasur 26 të vrarë dhe shumëfish më tepër të plagosur, vetëm pamjet lemeritëse të fëmijëve që mbanin në krahë predhat e vdekjes, do të ishte e mjaftueshme për të shporrur nga ky vend jo vetëm një shef qeverie, por të gjithë ata që kishin qenë pjesë e kësaj ngrehine vdekje.
Lajmi i këtij krimi gjakftohtë e kishte shushatur, sepse e dinte se çfarë kishte ndodhur. Ai kishte të deleguar aty edhe baxhanakun e tij, të sjellë nga Londra, për të qenë njëri nga mbikëqyrësit e fitimit që do të ndahej, njëlloj si ata mbikëqyrësit e dikurshëm të faraonëve egjiptianë.
Alibia se nuk e kishte takuar kurrë ishte shumë mjerane, rreziku që qëndroi mbi kokën e tij ishte i mprehtë. Ai lexoi gabim një emër duke menduar se mund të fshihej plaga. Dhe pastaj, kur gjërat filluan të zbardhen, silleni në vëmendjen tuaj shpërthimin e tij në parlament, britmat e çjerra, kërcënimet se do ua bëjë fytyrën si sholla e këpucës; rikujtoni britmat kundër prokurorëve, sulmin mafioz dhe kërcënues, saqë i detyroi të largoheshin aty ku mund të ishin jashtë syrit të ciklopit politik.
Është jo e rastësishme që të gjitha ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në dekadat e fundit, gjithnjë do të kenë nga njëra anë figurën e këtij njeriu që edhe tentimin për linçim të një njeriu kundërshtar e cilëson si krim pasioni. Që nga shpërthimet e para dhe deri tek humnera ekonomike e pas 23 qershorit do të jetë statura e tij në gjysmë hije dhe shpesh herë në terrim të plotë. Humnera që do të sillte ka pasur gjithnjë lidhje me krimin, dhe rastet e ndodhura në këtë vend të nëpërkëmbur nga politika dhe të dhuruar nga zoti, kanë qenë më shumë se mund të mbajë një dekadë apo disa të tilla. Pasioni më të cilin ai vetë është përfshirë në të gjithë këto raste ka qenë më shumë se i përbindshëm dhe, si duket, do të vazhdojë edhe për disa kohë.
Nuk e kam njohur kurrë fisin e Haklajve, në të vërtetë asnjërin prej tyre. E di krejt mirë se njëri prej tyre, më i njohuri, Fatmir Haklaj, kur i jepej mundësia ndihmonte njerëzit e luftës në Kosovë, dhe, jo vetëm në një rast ai do të kishte probleme me njerëzit e Berishës.
Jam shastisur kur kam dëgjuar zërin e këtij të fundit në një inçizim, duke kërcënuar si i çartur, “e dua këtë njeri, e due gjallë a vdekun”, për njërin nga vëllezërit e kësaj familje, të cilën, më në fund, e shoi pothuajse të gjithën.
Nuk ka asnjë trevë tjetër, se sa vendlindja e tij, që është rrudhur kaq shumë nga vrasjet…dhe nesër, edhe këto, ai mund t’i quajë si “vrasje pasioni”.
Do të sillja ndër mend edhe pas 21 janarin e përgjakur nga urdhri i tij dhe i manarit të tij politik, Basha. Një ditë të ardhshme edhe për këtë ai do të thotë se ishte një krim pasioni. Kësaj here ai do të ketë të drejtë. Pasioni për pushtetin shpesh herë diktatorët e vegjël i shtyn drejt vrasjeve, ndërsa të mëdhenjtë drejt luftërave.
Ky, për fat, ishte një i vockël, por në një vend të vogël, dëmet i ka të mëdha.


Mire dhe sakte, si gjithnje. Urime DITA. Eshte koha te veprohet. Fjalet i merr era…Berisha duhet te pergjigjet.
Shqipria ska burra, ka vec Burreca qe nga te gjith ata qe ndodhen ne Parlament djathtas qender e majtas e me keqardhje edhe Haklajt qe i syrgjinosi pa nam e nishan dhe askush nuk mund ti thontr NDAL ketij gjakatari antikombetar
Zotni Bedri.
Te lexoj me shume deshir dhe vemendje,
Stili juaj i te shkruarit dhe te trajtuarit te problematikes aktuale eshte shume profesional.
Por jua asnjiher se keni then qe Sali Berisha ishte personi qe ju duhej amerikanve per tranzicionin shqiptar, ,ose e keni then dhe une se ka lexuar.
Amerika e konsultuar nepermjet Elez Biberajt ka pergjegjsin e madhe per te gjitha fatkeqsit qe kan ndodhe ne Shqiperi pas vitit 1991 nepermjet Sali Berishes,
Nuk duhet harruar qe per gati 45 vjet CIA dhe UDB bashkpunonin per rrezimin e regjimit komunist.
Te gjithe e dime qe 2 Prilli ishte produkt CIA +UDB.
Te gjithe e dime se ne Gerdec vepronte djali i Berishes ne bashkpunim me nje firme amerikane.
Un nuk jam Anti-Amerikan,por kam te drejt te them se Berisha ishte personi me i preferuar qe amerikanet per here te dyte e sollen ne pushtet.
Amerika eshte partneri yne qe ne me te drejt kemi zgjedh,por te mos harrojme se Amerika ka si qellim kryesor ne rradhe te pare forcimin e influences se saj ne rajon.
Berisha duke patur bekimin e lobyistave republikan te Bushit u pasurua çmendurisht duke shkatrruar Shqiperine dhe duke demtuar rende demokracine e shum pritur.
– Diellit mbi Korab-
Edhe une dyshoje qe Saliu ka mbeshtetje te fuqishme nga Aleatet tane .Nje llogjike e thjeshte te shpie tek Sadam Hyseni .Pse u godite ai .Pse u godite Kadafi .Pse vazhdoje ne Tunizi e me pas ne Egjypt.Pse po shkaterrohet populli Sirjan .Cqe kjo Ukraine pro Perendimore ne kthetrat e Rusise .E per te mos e hapur shume thesin se nuk gjejme ate qe duam Saliu eshte njeriu me i pershtatcem per situatat qe po kalon Ballkani e me gjere .
Saliu nuk ka merita per rrezimin e komunizmit por per te zbatuar urdhret qe i japin .Kur me eshte dhene rasti te marre mendimin e amerikanve per prespektiven shqiptare me shume rezerva me jane pergjigjur .Eshte shpejte te konkludojme .Nga kembngulja dhane nje afate .Ndoshta mbas 2020 Shqiperia do te jete shume me ndryshe .Mu kujtuam menjehere fjalet e Saliut : Ketu me kini deri ne 2025.Jo pa qellim gruaja e tij beri nje test per mundesine e kthimit te Saliut ne pushtet .Mos tju vije hidhur ai do hypi perseri .Ne 2005 Nanua ja dha me duarte e tij .Ne 2009 ishte Meta qe u urdherua nga amerikanet dhe ne 2020( ose me shpejte ) do jete vete Rama qe do e dorzoje pushtetin .
Kjo cmenduri ka shume gjasa te ndodhi .Ndodh se shqiptaret te tredhur nga Hoxha e te lodhur nga endrrat per nje Shqiperi si gjithe bota jane te tulatur qe pranojne cdo pushtet qe hypen apo rrezohet .Lojen e shahut e bejne te tjeret sic e bene me ardhjen e Princ Vidit ,Zogut ,Hoxhes ,Ramizit ,Berishes me mbushesat Nano,Meta ,Majko,e tani Rama .Cmbeti te vendos populli ????Pra mos u lodhni .I lini te bejne punen e tyre qe brezat e mbas 2020 te jetojne me mire se ne kalbesirat e sistemit komuniste.
Salliu, ky KRIMINEL GJAKATAR, DUHET VARRUR NË LITAR !
Kur?
mallkuar qofte dita qe del rradhen tjeter ne televizion dhe gazeta monstra e vuçidolit ti do varesh si sadam hyseni kete mos e harro bandit horr
E mbytet ekranin me Berishen , saqe perveçse juve qe ju u ka bere obsesion por edhe ne na e shpifet . Keni filluar historira me nastradina te para 17 viteve sikur mungojne keto te sotmet . Ne se keni bythe , gjeni fakte dhe rraseni brenda nese jo qepeni dhe mos hani kot .
O HC, mos e di gje Rame apo Llalle Diten ti?
Shko ore bej shurren.
Ik shko te dera e kryeministrise dhe prokurorise dhe thuajua atyre kto.
Mos u fshih si mi neper forume
sapo desha me e than
media e ka ber te veten, esht radhe e politikes dhe drejtesis te veproj.
Po ky HC duhet t het Henri Cili ish-berishisti rilindas qe i hedh shkarpave uje
🙂
Nje keshille miqesore:- Largoni femijet nga Televizori, kur shfaqet ky VAMPIR !!!
bej habi shum shum si ky kriminel desh te hedh ne vlor helm me hane te avjonefe te helmonte te madh e te vogel ne ate qytet qe helmi nuk do ndante njerzit e pd apo ps te gjidh njesoj do ta pesonin.si ka mundesi ai gezon mbeshtetje jo te paket ne qytetet e jugut .si ka mundesi qe e mbeshtetin keta njeres qe sot ne qoft se pilotet qe iken ne itali dhe nuk ju binden urdherit te kriminelit sali.sot shum nga ata njerez do ishin te vdekur.ca dreq popull jemi ne kaq budallenj te jemi
” Pasioni më të cilin ai vetë është përfshirë në të gjithë këto raste ka qenë më shumë se i përbindshëm dhe, si duket, do të vazhdojë edhe për disa kohë.”
Po zoti Islami ,jeni shume i sinqerte e dime te gjithe shmire se kush e ka marre ne mbrojtje ,jane ata qe i shpetuan koken ne 97-ten dhe ska dale akoma nje Avni Rustem qe ti tregoje vendin .Ta pranojme mungesa demokratike eshte ne shkalle shume te larte se perndryshe ky popull nuk do i ndahej sheshit derisa ai te ishte nen pranga .Ne 97- ten vendosem ne, populli i thjeshte ,qe ky kriminel duhej rrezuar dhe e rrezuam , qendruam ne shesh derisa u shpall gjendje e jashtzakonshme dhe ai morri shushallat .Do desha nga ju zoti Islami te flisnit me hapur me lexuesin dhe ti vini pikat mbi -i-,ashtu siç flet zoti Kokalari .Berisha eshte produkti i mafies politike amerikane ,per te cilen jo pak here zoti Kokalari ka dhene alarmin .Ky popull nuk e ka votur asnjehere SB,i futi shqelmin ne 94-ten ,96,97,2012,por ka nje fuqi me te madhe se ajo e votes dhe e revolucionit eshte ajo fuqia qe e strehoi ne 97-ten dhe e quajti “burre shteti ” ne 21 Janar dhe nuk kam asnje dyshim qe dhe kualicioni me, me nder Ilir Meten eshte krijuar vetem per ti zgjatur akoma ditet ketij krimineli .
Berisha – kriminel
Bedri Islami, zakonisht ne boten perendimore kur pergezon dike per nje pune te mire i thuhet ; komplimente… une persa kam lexuar gjithmone nga shkrimet e tua, edhe per kete qe sapo lexova, di te shpreh pafund vetem Falenderime dhe te lumshin duart!
YYYYYYTTTT cmenduri serbije skizofren i stazhinuar..
Duart dhe Medja jote e ndritur…
Të bësh një koment për shkrimet apo shkrimin e Bedri Islamit është shumë e vështirë, prandaj e lexoj,rilexoj dhe rrallë komentoj për të! E dini pse? Sepse ka mendim shumë të ngjeshur me fakte,ngjarje,ide dhe që t’a komentosh saktë kërkon shumë kohë! Ashtu si në këtë shkrim. Prandaj po i shpreh një falenderim të veçantë dhe po e lë këtu. Sepse më kërkon shumë kohe e mund për të depërtuar në thelbin e ideve të tij pa fund! Si te shkrimi i sotëm! Tung!
Kur do te vije dita te festoje populli shqiptare? Si ka mundesi qe nuk izolohet ky kryekriminel?
Qe s’ka drejtesi kete e dine e gjithe bota, por te pakten te jete i izoluar nga populli.
Bedri,nuk e ve njeri ne dyshim penen tende ne nje vend pa gazetare e gomare por po vazhdove te tregosh krimet e Sali Neronit e nuk ben analize e kush fshihet pas tyre do ‘zverdhesh’ shpejt.KUSH E KA SHPERBERE KETE VEND 25 VJET SE SALINANOMETA JANE THJESHT KUJSLINGE SI DIKUR XHAFER DEVAT!
Nuk ka nje media televizive qe keta artikuj kaq te fuqishem dhe faktike here pas here ti lexoje,ose komentoje,sic ben nje media e djathte si UTV?
ufo
Drejt “vito”? Por mendoj se Bedriu nuk është shumë i pëlqyer nga të dy krahët… si analist i së vërtetës. Politika në përgjithësi e ka frikë të vërtetën! Sepse skeleti i saj e ka nyje kryesore “demagogjinë”! Prandaj z. Bedri nuk mendoj se do t’i hapet kurrë ndonjë ekran! Nderime!
More zoti Bedri Islami, as me njeh dhe as te njoh, vecse di qe babai jua, Zeneli, ka punuar
per disa kohe ne Puke dhe poulli pukjan ruan kujtimet m te mira per fisnikerine e tij ,per
karakterin dhe burrerine e tij dhe kot se thote ppulli se ”bari ne rrenje do te mbije” , duke
na dhene artikuj e analiza te mrekullueshme ne gazeten dinjitoze ”DITA”. Pa dashur ta
ekzagjeroj e hiperbolizoj gazeten ne fjale me artikujt dhe faktet qe jepni e kane bere kete
gazete tani si ”Koha Jone” dikur , ku ne cdo cep kioske te Athines shitej si buka e ngrohte e
mengjezit ne vitet 90 -te . E pra , dinjitetin e nje gazete ia kthejne gazetaret m dinjitet , te
apasionuar jo nga pasioni seksual, por nga pasioni per te VERTETEN OBJEKTIVE ,per te
paraqitur sa me objektivisht realitetin …..!
NE FUND DESHIROJ TE SHTOJ SE ”GJARPERIT I DUHET PRERE KOKA ” NDRYSHE SHQIPERINE
DHE POPULLIN SHQIPTAR E PRESIN DITE TE ZEZA , ME AGJENTUREN SERBE BASH NE ZEMER
E PARLAMENTIT SHQIPTAR….!! ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM ,SE SA NJE TMERR
PAFUND…!!!
Jemi mirenjohes zoti Gjinushi per kete shkrim shume interesant.Eshte per te ardhur keq,qe krimineli Sali Berisha,me gjithe ato krime qe ka bere,qendron sote ne kembe.Dihet nga te gjithe se Saliu, krimet i ka bere ato hapur,ne sy te shqipetareve,dhe perseri ai mohon,mashtron,genjen,bertet me shume se te tjeret,sikur nuk i ka bere ai por te tjeret,dhe per çudi disa njerez e besojne.Vendi itij eshte ne burg,denim me burgim te perjetshem ..familjarisht.
pse nuk ben nje analize si kjo per ILIR METEN jam shum kurjoz ta di arsyen z.ISLAMI
Kur do shpetojme nga kjo pjelle e ndyre me emrin Sali Berisha. Vetem varri e ben ate te heshte. Si nuk doli nje burrrrrrrrrre tja numeronte ne lule te ballit.
Ka dicka qe nuk shkon ne shkrimet e zotit Bedri Islami.Sado qe keto artikuj te tij jane te pelqyeshem ne nje shkalle te larte,perseri ngelemi te ajo qe do ta quaja “ura e psheretimave”.
Jane shkruar qindra mijra artikuj & analiza nga mijra publiciste dhe politikane jashte dhe brenda Shqiperise ne te cilet thuhet qarte dhe bindshem qe SRB-iI eshte ,ka qene dhe do jete nje kriminel monster shume dimensional dhe sot duhet te ishte ose ne burg te perjetshem nqs do kishte shtet te rregullt ose duhej te ishte egzakutuar me kanun ne mungese te drejtesise se shtetit.
Pra pyetja qe shtrohet (dhe zoti bedri asnjehere nuk I afrohet kesaj pyetje ) eshte se kush e mbron kete superkriminel ? Duke mos analizuar disa shkaqe nga brenda vendit qe nuk jane kryesore po mundohem te hedh disa mendime se kush,kur dhe pse mbrohet berisha nga jashte dhe me konkretisht nga “ Fansat” e tij ne Europe dhe kryesisht ne Amerke.
Edhe nje njeri me intelekt nen mesatar e ka kuptuar qe SRB-I ishte nje hybrid I felliqur I lindur nga kllonimi I shebimeve inteligjente te ish jugosllavise dhe cia-s amerikane per te shembur komunizmin ku Beogradi ishte tramplina kryesore per europen jug-lindore.
Por ne Shqiperi ndryshimi I kursit nga Ramiz Alia kishe filluar shume me heret se vitet 1990- 1991 kur erdhen dipllomatet e pare Amerikane dhe SRB-I ishte akoma ne prapaskene dhe I panjohur.Paketa qe miratoi Ramizi ( nga frika apo marreveshje te fshehta),ku mund te permendin,lirine e shtypit,fese,tubimeve,marrja e borxheve,kalimi I kufirit,lidja me superfuqite.,lirimi I te pendjekurve politike…etj etj pra kjo pakete ishte e mjaftueshme per kalim te bute nga monizmi ne pluralizem me ekonomi tregu te lire.
Bedriu e di (por nuk e permend) qe pikerisht nekete kohe kur u realizuan me sukses votimet e para pluraliste te 31 marsit 1991 qe I njohu gjithe bota “me perjashtim” SERBerishes,Hajdarit qe kishin boss ate tyra elezbiberat dhe Hillin me Billin qe akoma kishin “fushimin” ne Beograd.
Pikerisht nga kjo fole serbofile u nxit puci I 2 prillit 1991 me parrullat e Vrakes ‘Shkodra republike” deri sa u vrane 4 te rinj pas shpine mbi kafkat e te cilit mori pushtetin SRB-i.
Kush e mban mend si u prish qeveria e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991 qe eshte krimi me madh shteteror qe nga 1912 ? Kush e mban mend qe shumica e drejtuesve te PD ishin kunder kesaj cmendurie te SRB-it.Kush e mban mend qe nje zyrtar serbofil amerikan qe rrinte diku afer mbeledhjes PD kur u dha sihariqi I “madh” se u prish nje nga qeverite me te mira te historise se shqiperise..
Dhe pse arriti ta prishe monstra SRB ( me elzbiberet pas bythe) qeverine e stabilitetit ?..Vetem se qeveria e Ylli Bufit nuk arrestoi Nexhmijen fix ne oren qe kerkoi SRB-I por disa ore me vonese..Kur I analizon keto ndyresiara kozmike sot mund te pyesim kush ishte prapa kesaj monsters SRB dhe pse vepruam kaq barabarisht?
Per kete na vjen ne ndihme intervista “e sinqerte” e Elez Biberajt e dhene ne 2007 ne Klanin e Fendi Bejziut ku thote se ne vitin 1998 I kishte parashtruar presidentin Regan nje plan per “rrezimin e komunizmit” ne Shqiperi qe me sa ndodhi me vone pas 1991 kur Elezi erdhi ne shqiperi duket qe eshte truri qe komandon si dron “antikomunistin” Berishe dhe sot e kesaj dite per per realizmin e epsheve te tij antikomuniste dhe anti enveriste edhe pse atij vendi I ka dale uji I zi sot.
Nqs se Elez Biberaj perfasonte hakmarrjen e mergates qyqeve dhe komitetit te maleve karshi enver hoxhes nje tjeter figure si Edwin William Rajerson do perfaqsonte ato qe quhen Macartiste(Joseph McCarthy) qe ishin antikomuniste patollogjike te pasherueshem.
Nqs se antikomunizmi unlimited I Amerikes kishte justifikim per aresye se zbatohej si ideologji ne Rusi (qe eshte vendi me armiqsor I amerikes per te gjitha kohra) perse duhet te zbatohej me kaq terbim te pashembullt ky antikomunizem ne shqiperi sidomos kardhi figures se enver hoxhes ku disa ambasdore si Rajeson dhe Arvizu jo vetem qe kane dale nga kornizat dipllomatike por u bene : I pari fekonduesi I berishes dhe I dyti e mbrojti me cdo kusht edhe pse ne fund mori nje shqelm pas bytheve nga SRB-i.
Pra “merita “ e Sali Satanait & sons ishte qe rrezoi kominizmin dhe enverizmin qe per hire te se vertetes I rrujten leshte sa ishte gjalle qofte ambasdoret qofte malesoret.Ky fakt I rreme qe vazhdon dhe sot e kesaj dite eshte me vdekje se vete vdekja .
Eshte ne progression gjeometrik se sa meshume shajme enverizmin aq me I forte behet berishizmi qe qe I ka rrenjet te doktrina antishqiptare e PERSERIS TE DOKTRINA ANTISHQIPTARE e dekomunistifikimit
te idear dhe te zbatuar nga dyshja biberovic-rajersonovic ,jehona e te cilet eshte pare dhe
te mabsadori arvizu qe pati nje ikje te palavdishme.
Nje pike e erret (nga disa te tilla) e zotit arvizu ne veprimet e tij ne shqiperi ishte dalja ne nje televizon public dhe I nervozuar quan enver hoxhen monster duke qene ne nje linje me “armiqte e tij” basha-berisha duke u bere “oksigjeni “ I teorise tyre qe amerika mbeshtet antienveristat.
pike separi Arvizu nuk ka asnje lloj te drejte morale,ligjore,dipllomatike etj qe te beje kete veprim anti-dipllomatik dhe jane pikerisht keto veprime te pahijeshme qe I japin zemer SRB-it
Zoti Arvizu dhe asnje amerikan I cdo posti nuk ka te drejte te shaje Enver Hoxhen (sa do I keq te jete) te pakten ne territorin shqiptar sepse:
-Ishin anglo amerikanet ato qe prune ne pushtet Enver Hoxhen ne 29 nendor 1944 sipas planit te tyre strategjik se sa me shume partizane shqiptare te vriteshin ne Shqiperi aq me pak angloamerikane do vriteshin ne Itali dhe gjetke.
-Ishin anglo amerikanet Curcilli-Rusvelti qe sipas ‘urdherit” te Stalinit e lane Shqiperine ne duart e Titos
–Ishin anglo amerikanet qe larguan me turp perfaqsite e tyre dipllomatike nga Shqiperia dhe nuk kembengulet ta merrnin kalane Enverit nga brenda
–Ishin anglo amerikanet ato qe I bene Shqiperise per dhjetra vjet nje rrethim teper armiqsor duke shfrytezuar ish fashiste,balliste si dhe greket dhe serbet.Nqs do kishin hedhur Hoxhen atehere do ti quaja heronj por kur ato u munden me turp duhet ti kerkojne te falur atij populi qe hengri bar se Enveri hante petulla
-Kur paska qene Enveri monster sipas nenpunsit Arvizu perse amerikanet nuk nderhyne per te na cliruar nga kamunistet te pakten pas 1968 kur dolem nga traktati varshaves por na lane ne duart e “monstres”Pra a duhet te dilte Arvizu si kaubojs (shqip :garip) ne TV dhe ti grricte nervat shqiptareve ?
Por le te kthehemi te Zoti Bedri perseri:
Pra pak ditesh erdhi ne Shqiperi nje nga biznesmente-politikane t ecmendur pas berishes ne Amerike Tom Ridge I cili falenderoi SRB-in perseri per ndihmen kontra versale te muxhahidineve qe eshte histori me vehte.Ky politikan jo dhe aq I nderuar ne vitin 2007 u cfaq ne kasafortat e sigurise kombetare bashke me te urryerin Damir Fazllic qe pervec se udbash serb eshte dhe nje mafjoz internacjonal.
Pra ky politikan amerikan dhe disa kokrra te tjera si podesta,wisner,jonathani,dana I kalifornise jane ata qe e mbajne ne kembe monstren berishe me veprimet dhe mos veprimet etyre.
Zoti Bedri nqs se e keni seriozisht te luftoni me pende kunder saliserbit duhet te shkepusni keto lidhjet e tij me berishistet filoserbe dhe filogreke te europes dhe amerikes qe mbajne gjalle per cerek shekulli dhe ajo qe eshte me trishtueshja po behen gati per kurorzimin etij te trete..
Prandaj nuk ka vend as per cuditje apo shastisje nga ana juaj sepse ju nuk guxoni ti thoni te verteten shqiptareve se SRB-I eshte nje bastard skizofrenik I dale nga kllonimi udb-cia kur keto sherbime ishin ne muajin e mjatit ne vitet 80’ qe akoma sot mashtrojne shqiptaret qe rrezuan apo I hengren mune “diktatorit te dashur enver” kur ne fakt kane krijuar nje perbindesh qe ju ka dale nga duart pasi ai di shume “dirty job” te dipllomateve dhe sherbimeve inteligjente te amerikes dhe europes.
Pak humor per zotin Bedri.
Nuk po them qe ti hapesh lufte Amerikes se e di qe nese fitoni luften nuk mund ti mbani me buke 300 miljon amerikane,por ndonje kapsolle apo bumje mund ta hedhesh kur vjen ndonje Tom Rixh ose kur ambasdori I ri Lu flitet se eshte mik I podestave dhe I nikollaq gejxhave qe kane qa fuqi sa te vendosin antishqiptarin Lul Bashic ,kryeministrin e ardheshem te shqiptareve edhe pse eshte tradhetar hajdut dhe vrases por..qe ka patur pashaporta te kater shteteve si njeMaster Spy..
Mos denimi i SRB-it, eshte shenjterimi i Enver Hoxhes si Profet e kaluar Profetit nga euro-atllantiket dhe te perndjekurit politike..
Mire i thua te gjitha .Kjo eshte e verteta e popullit debil .Por ka dhe nje gje qe nuk zihet ne goje se i humbasin vlerat Saliut .Hoxha u lidh me amerikanet. Qendrimi i tij ne Moske dhe dalja me pas nga Traktati i Varshaves eshte urdheri qe mori Hoxha nga amerikanet .Nuk ndodhi kthesa per fakte shume domethenes per ne dhe per gjithe Lindjen .Ruset ishin me potent ne ate kohe.Amerikes, per shtete si Shqiperia e vendet e tjera qe nuk perbenin ndonje rendesi te vecante, nuk i leverdiste te perballej me Ruset .Benin vetem kompromise me ta .Lem ketu e futu atje .Merr ate e me jep kete .Edhe sot kjo po ndodh faktikishte per shume ngjarje qe kane ndodhur e ndodhin ne bote.
Une ve llogjiken se te vertetat skemi per ti mesuar .Ku e gjeti forcen Hoxha ne 61 (atehere skishim buke te hanim )te kundershtonte Ruset .E provuan Hungarezet e Ceket dhe e pam se cu beri .Jo me Shqiperia te kundershtonte Ruset ku ai i kishte te gjitha ne dore.Dhe lidhja e prishja me Kinen jane skema te rekomanduar nga amerikanet qe Hoxha i zbatoje me besnikeri.
As mos u cudisni qe dhe sot kur diskutohet per Saliun keto skema nuk ndryshojne .Politika amerikane e nisur me Hoxhen vazhdon dhe tani me Saliun. Me qe jemi ne demokraci 8 vjete kenaqet njera pale dhe 8 vjete te tjera pala tjeter .Do vrasin , vjedhin, pasurohen e do behen te gjitha por asnje nuk ka per tu gjukuar .Keshtu eshte gjetur formula qe Shqiperia te kaperxeje me progresjon gjeometrike fazat e kapitalizmit moderrne .Harruat deklaratat e amerikanve per kapitalizmin qe aplikon Saliu .Ka marre noten me te larte ne rajon e ish vendeve te lindjes .
Lexo se cfare i kam shkruar komentuesit Dielli mbi Korab .
i nderuar shpatar, faleminderit per vemendjen dhe me lejoni tju bej nje oponence modeste per disa gafa tuajat.
1-ju pyesni ku e gjeti fuqine hoxha ne 61′ perballe rusit ?
Fare thjeshte: atje ku e gjeti fuqine Skenderbeu qe i beri balle Turqise per cerek shekulli qe ishte fuqia me e madhe e kohes.Kaq mjafton sepse te argumentoj “shkencerisht” kete fakt duhen te pakten 3-4 flete gje qe nuk eshte vendi ne keto komente.
2-ju aludoni se Enveri ishte lidhur me amerikanet qe me shkaton te qeshura te hidhura:
Nqs Enveri do ishte “mik i tyre” nuk do lejonin qe figura e tij te poshtrohej aq shume sa e asnje lideri ne bote qe nga hedhja ne ere e varrit tetij me dinamit,rrezimi i permendores si bolsheviket me carin ne 1917 dhe deri shurrosjen e varrit dhe futjen ne burg te familjes.Veprimi i fundit i Arvizuse “nevrikosur”ne nje TV se Enveri ishte monster ta mbyll gojen zoti shpatar.
-3 Me vjen keq qe i thua popullit “debil” qe tregon se shkalla e inteligjences tuaj eshte shume e ulet..pasi ti supozon qe dhe ju jeni debil por le ta marrim si “lapsus” tuajin per te shprehur nje revolte dhe po e kalojme
4- Qe te ndihmoj sado pak ne botkuptimin tuaj po ju njoh me gjykimet mbi Enver Hoxhes te nje “albtri te pa-anshem” i cili eshte nje ikonat e gazetarise boterore,Montaneli i cili pasi e shan mbare e prape Enverin me “liber shtepie” me qen dhe me mace krahes te zezes jep dhe disa gjykime interesante qe duhen vleresuar dhe sot po behen si postulate te historise:
Indro Montaneli
-e fitoi pushtetin si partizan
– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet
-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
-në publik shfaqej rrallë
-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
-Nuk besoj se hoxhizmi mund t’i mbijetojë
-pas vdekjes një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.
-boshllëqet në raportin mes forcave politike janë gjëja më e rrezikshme që mund të ndodhë.
Epilog
Sido qe te jete puna E PERSERIS qe nje mos denim i perbindeshit kriminel & tradhetar Berishe ne rradhe te pare nga amerikanet automatikihst e ben Enver Hoxhen..jezu krisht,xhordano bruno dhe skenderbeun e mijevjecarit..
Prandaj sugjeroj dhe zotin e nderuar Bedri Islami qe peridha pas 1992 eshte nje cerek shekulli poshtrimi qe eshte i miljon here me i keq se cdo lloj pushtimi….
Z.Popull.Me kete pergjigje kuptova qe ke patur qellim te lartesosh figuren e Hoxhes .Do ishte me e sinqerte ta kishje shprehur me pare se nuk do te te drejtohesha .Une i kuptoje leksjonet e tua dhe ti nuk ke nuhatje te kuptosh edhe ato qe duken tek kembet e tua e jo me 100 km large. Nuk ju levize asnje presje ato cka them per te .Nese nuk ju pelqejne kjo eshte shija jote dhe simpatia per te. Argumentet qe te solla nuk jane pazare thashethemexhinjesh apo te ndonje politikani qe kerkon kredo .Jane brenda llogjikes me te ulet te nje shqiptare qe ka jetuar kohen e tij.
Politika e Hoxhes eshte e pelqyeshme per ata debila ( kete e nenvizova per nje pjese te popullit )qe mbushnin vetem barkun me buke dhe nuk kuptonin se ku do te perfundonim .Politika e ndjekur nga ai , qe ju doni ta sheqerosni, la keto pasoja.Nje popull sa nje grusht mizash,qe haen me njeritjetrin, sot nuk dine nga te shkojne .Nga 1972 e deri me sot nuk po ndalet shkaterrimi i kombit shqiptare .Pasoje e politikave te imponuara nga agjenturat e huaja .
Nuk po zgjatem se si ty ka shume qe e mbajne si Perendi. Nuk te fajsoje dhe spata ndermende te me duartrokasesh .
Bjeri Muço se ke hak ! E kam te mbushur me kak !
Kjo thenie e urte popullore i shkon nje me nje kesaj historie !
I nderuar Bedri ! Nuk e di nga se i shkruan keto artikuj , per te nxjerre dufin , apo tinezisht , te madhtrosh “matufin”-njeriun e thjeshte shqiptar !
Ti adhtu si dhe une apo disa te tjere , e dime shume mire qe Sali Berishovici , nuk eshte nje rastesi ! Ai u caktua , punoi dhe punon si perfaqesues i antishqiptarizmit nderkombetar !
Ceshtja qe juve i “jepni jete” atij edhe ” disa kohe” , lidhet me vdekjen e tij natyrale !
Po mire Saleh Berishovici , vdes dhe i hiqet qafe Shqiperise , po me Antishqiptarizmin Nderkombetar , si i behet ? Do te presim “lindjen” , apo caktimin e nje Salehu te ri ?
Cfare do te behet me Kombin Shqiptar atehere ?
A thue e njihni Saliramtrapin bre burra,ai asht bajraktari qi i shpeton shurra, se ai a kane trimi i maleve me flete, duke u dridhun i tani pshurret ne breke.Kur doli prej shpelles dhe zbriti ne qytet,i rrifte mendja fort qe te bahej mbret,te kishte bashtina,kroje,pyje,ara dhe turma te brohoriste “Rrnofte Salirrumpalla!” Prandaj diteperdite sillej rreth kupoles, kenaqej nga era dhe zhurma e pordhes,qe leshonte tirani kur lironte barkun dhe ky mezi priste t’i mbante uturakun.Ky qe komunisti me i eger i kohes,qe ushtari besnik i betuar i Hoxhes, poshtersite e tij i randojne tokes,ka shpifun e ka vra me helmin e kobres.Ai qane e qesh si klloun cirku,prej tij ketij vendi i erdhi rreziku.Ruhuni ore njerez se Saliramtrapi, qe hap shalet e pellet si veshgjati, ka lindun nga urrejtja dhe nga inati,me qente e tij bastarde don te mbaje stanin,duke vjedhur e rrenue krejt Albanistanin.
Krimi dhe terroriuzmi ne Shqiperi nxitet dhe kryhet nga agjentet e Serbise dhe Greqise. A eshte e veshtire me e kuptuar kete?
Tashme i madh e i vogel ne Shqiperi dhe me gjere e di se Sali Berisha eshte e keqja me e
madhe e ketij vendi. Krimet e tij nuk kane te sosur qe nga koha kur mori pushtetin dhe ,ende
mundohet edhe sot te hedhi ne veprim skuadronet e tij te vdekjes, te cilat i mban brenda e
jashte vendit. Atehere cfare pritet me gjate ndaj ketij krimineli? Mos ndoshta duhet ta leme
te perserisi 97 apo 98 perseri? Sa me pare te denohet kjo pjelle e se keqes, aq me mire do
te jete per popullin tone. Jo burg per te, por denim kapital dhe dekuestrim te pasurive.
PO , dihet boterisht qe Sali Berisha eshte antishqiptari dhe krimineli me i madh i te gjitha koherave, e cfare pastaj , a ka njeri ta fuse ne burg ? Jo, sepse Rama ka frike ( vertet nuk ka vrare por ka vjedhur me shume nga Saliu ) . Atehere meruni me Ramen , nqs jo , me mire mos shkruani fare , sepse Saliu tallet .
Kur do arrestohet ky kriminel monstruoz dhe familjaret tij qe kane lyer duart me gjak….ku jeni ju o shqiptare qe akoma e duroni kete aen te zgjebosur qe zbriti pa breke ne bythe nga mali e vodhi e rropi pronen tuaj vrau e preu, zhkaterroi gjithe urbanistiken dhe ambjentin e vendit dhe sot akoma pa pike turpi vazhdon ne krimin e tij te pengoje perparimin e Shqiperise. Shqiptare, perparimtare, gazetare, punetore e studente ngrihuni dhe kerkoni me force e dinjitet denimin e ketij zagari serb, dhe konfiskimin e te gjithe pasurive qe ka vjedhur ky pabreks i ndyre nga Vucidoli.
I nderuar Bedri Islami ! Me respekt lexoj shkrimet e tua dhe mir thot Zaimi me lart qe nuk gjen boshllek te plotesosh dicka te re per sa thua sepse edhe nese ka dicka , ja ku gjindet edhe WE qe e ploteson kuadrin e ksaj trgjaedie te hidhur shqiptare ! E,i, nderuar Eli te gjith tashme e dim cili esht monstra qe shkateroi Shqiperin dhe shqiptaret dhe kte e tregoi 23 Qershori , por ata qe ne vrapuam te na perfaqesojn per te na cliruar nga kjo mortje e per te ven ne vend nderin e dhimbjen ton, “nuk e din”! “Nuk e di”,prokuroria nuk di”,presidenti,kryeministri,kryetari kuvendit e “nuk e di” drejtesia ! Ter kta brekdhjer pra, qe ne menduam se do na lehtesonin kte dhimbje,jan e njejta medalje qe zhgenimi na e shtoi dhimbjen,qe paburrerria, na ka len pa mend e spo u besojm syve !Qe nuk di ma, nese do ket burr Shqiperia te fshij kte llum qe mbushi vendin me keq se Vjosa e “zemeruar” !Shum her jan then e tashme bemat e tij jan ber si nje “poezi”, qe mbetet ne kujtesen ton qe ne hapat e para te mesimit !Esht ber “hymni” i shkaterrimit shqiptar qe “llahinkat” do e kendojn mbi varret tona! Qe brezat te na kujtojn me turp heshtjen e neshtrimin ton !Qe femijt e ktyre krimineleve tradhtar te na nxjerrin gjuhen e majmur !…….
nuk mund te rri pa u be REPLEY TE GJITHA KOMENTEVE , VERTETE SALIU ESHTE MIZOR pune pa be nuk ka lene bashke me bashkepunetoret dhe familjaret e vet .Tani i duhet treguar vendi.
Respekt Bedri Islami për shkrimet e tua. je objektiv dhe i paanshëm ,je atdhetar. unë që i shkruaj këto fjalë për JU, jam një signor nessuno , Italia më dha mundësinë të krijoja familje, të bëhem njeri, sepse në Shqipërinë , e jago alisë , sali banditit,nano legenit , smbaja dot as vevetem time. Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm, dhe patriot siç jeni JU.
Do te vije valle ora ti paguaj te gjitha keto ky bastarde ….
Akoma nuk ka ardhur koha e gremisjes se ”monstres shqiptare”, qe Shqiperia te shpalle
pavaresine e trete nga diktatori e bsjraktari primitiv i Vicidolit……!!!!
Te lumte Bedri. Je i mrekullushem. Te gjitha qe thua jane te verteta. E verteta vonon por nuk harron.
Me shume respekt
Fatmir
Z.People.Me pelqeu pa mase komenti i juaj sidomos ne lidhje me te vertetat qe nuk i luan topi per figuren e Enverit,me pak fjale dhe shume sakte.Kush nuk e pranon eshte i verber,vetem bashkimin e popullit shqiptar te kujtosh dhe rrezikun e ndarjes se vendit tregon shumme qarte renditjen e tij te (njeshit) ne historine shume shekullore te Shqiperise.Sa per Saliun, eshte shume vone qe ai poliagjent te jete akoma gjalle,populli e di por ska cben se fajin e ka amerikani qe saliu i nxari bojen dhe e mban akoma…