PD-ja, ky “Lazarat” i amoralitetit politik!

anazapta

Kush ishte Lazarati nën qeverisjen e PD-së

Lazarati konsiderohet si bastion i djathtë. Dhe është normale që aty, kur qeverisin të djathtë, të ndodhin gjëra të mira, si fjala vjen investime. Por çfarë ndodhi në Lazarat në 8 vitet e qeverisjes së PD-së?! Mos banorët hoqën  dorë nga mbjellja e hashashit dhe mbollën domate, grurë apo foragjere?! Jo! Mbollën hashash për shtatë palë qejfe! Mos aty u hap ndonjë fabrikë a ndërmarrje, ku u punësuan kaq e aq banorë?! Kursesi jo! Mos aty u pagua energjia?! Sigurisht që jo! Mos u investua nga qeveria nga infrastrukturë a në ndonjë zë tjetër?! As që bëhet fjalë! Aty thjesht u frymua dhe u jetua, siç frymohet e jetohet dhe sot, ku pjesa më e madhe, merren me atë drogën për të cilën u ul avioni në plazhin e Divjakës!

 

Pse nuk shkon Berisha në Lazarat?

Është bastion i djathtë Lazarati dhe puna e morali do ia kish dashur Berishës që të shkelte njëherë në këtë fshat, thjesht për respekt e mirënjohje për votën që merr prej tyre. Nuk e ka bërë. Por nëse vërtet i dhimbset Shqipëria se mos katandiset në Kolumbi prej drogës, përse nuk merr inisiativën e të shkojë atje për t`ua ndalur dorën e kultivimit të hashashit, ndërkohë që dhe pushtetin lokal e ka të partisë së tij?! Nuk e bëri sa qe në pushtet, le ta bëjë sot. Përse nuk e bën pra?!

 

Po mushkës, jo avionit!

Avioni është pasojë e jo shkak! Kaq gjë të thjeshtë, e kupton dhe një tutkun i lehtë që ende nuk ka pjerdh tërësisht nga trutë. Përveç PD-së, Berishës dhe Lulit. Jo se janë tutkunë e të pjerdhur nga trutë, por morali, burrnia nuk u funksionin si rregjistër cipe në fytyrë. Avioni erdhi për të marrë sasi droge, droga është gati për ngarkesë pasi është paketuar. Paketimi  saj ka ndodhur pas korrjes e korrja pas mbjelljes. Dhe mbjellja ka ndodhur rregullisht nën qeverisjen e PD-së. Opozita shqetësohet për drogën, për trafikun, apo përse transportohet me avion?! Po deri tek avioni, ajo ka kaluar dhe nga shpina e mushkave! Pra, i bie që nuk e kanë më produktin të keqen, por mënyrën si transportohet. Nëse Divjakës apo viseve të tjera të Shqipërisë, enden fshatarë me mushka të ngarkuara me hashash, nuk ka asnjë problem për të. T`keqen e opozitës!

Po këtë “lojë” e di Flamuri?!

Dy ditë më parë, deputeti Noka tentoi të vinte në lojë kolegët e tij të mazhorancës duke sajuar një avion prej letre. Ky politikan, që duket sikur vlen vetëm për “jastëk” në lojën pula-pula gardhi, nuk di nëse e njeh një lojë tjetër, atë me fugë, ndonëse tentojnë gjithnjë të luajnë atë tjetrën, më djallëzoren që zhvillohet në thirrjet: te t`i bie kujt t`i bije, vetes time mos t`i bije! Tek fuga, sa herë e hedhin në të kundërtën e tyre, aq herë u kthehet ajo në fytyrë. Për çdo akuzë që lëshon PD-ja kundrejt kundërshtarit, ajo sikur denoncon veten! Droga, trafiku i saj, ekonomia, punësimi, lëvizjet në administratë, të përndjekurit politikë, korrupsioni, drejtësia, kriminaliteti, paligjshmëria, paaftësia për të bërë shtet e çdo zë tjetër në jetën e këtij vendi për të cilën ajo hedh akuza, janë njëherësh dhe akuza që ajo i bën vetes. Nëse Lazarati prodhon drogë, PD-ja dhe Berisha janë prodhueset e asaj fare të keqe amoraliteti politik që ka kancerizuar në asht këtë vend, deri në asfiksi.    / E.H.

 

Share This Article
15 Comments
  • Amoralitet politik dhe amoralitet human quhet kjo PD-ja e ndyr me cfar mbledh pas vetes. Esht pjesa me e keqe e ketij vendi. Shikoni kush e perfaqson, turp turp turp. Kush shkon pas plakut, pas Lulzim bq dhe pas kopes ose grigjes qe ka formu Plaku i shqup-it, esht mesjetar dhe njeri shpellash.

  • tani dihete qe rajersoni me nderhyrjene e serbise vuri birin e saj berisha ne kre te kesaj organizte antishqiptaredhe dihet qe udhezimete jane qe te vijne dhe te ikin ata qe do serbia dhe ajo pra serbia ka bashkpuntore greqine dhe shikoni cdo gje ne 8 vite ne dore te serbise e greqise sa dhe shite dhe deti pra kjo organizte apo parti teroriste pa asnje elektorate pere fitore e sjelle serbogreku ne pushtete pere te shkatrur shqiperin dhe kure ajo ka shanse si kete radhe me kete qeveri te re serbogreku nuk e le te eci para po i ka thene ketyrve qe veni si teroristi olldashi po shkatrojni se garancin e kane nuk preken se dhe kjo qeveri ka lidhje greke qe nuk vepron po u legenose pere ato qe si bene dote dhe me e keqja e kesaj qeverie na la ne balte pa vende pune dhe me ulje rogashe qe te vdeseshe ne kujeposhte politikanete antishqiptare qe tallene me kete vende dhe me shqiptaret terorista te armiqve te shqiperis

  • Para ca ditesh ne gazete zv.drejtori i policise, S. Bare, deklaroi se : Ne Lazarat nuk ka droge, do shkoj per kafe c”do fundjave! Dhe s”ka nevoje tjeter njeri te shkoje ne Lazarat se , dreqi e mori, tregon mos besim ndaj zv. drejtorit te policise se suksesshme qe nuk gabon ne ato qe thote. Prandaj ne se Lazarati nuk ka droge si tha Sokol Bare, do lavderuar policia, por ne se ka droge atehere ky zv. drejtor policie do rrasur brenda per bashkepunim me trafikantet.

  • Ne nje vend te vogel si yni, kur qeveria tregon shenja dizorientimi, mungesen e nje strategjije veprimi apo plani pune qe ndiqet me vendosmeri, fillojne te cjerrin gurmazet e tyre te felliqura, njerez me precendente penale si Sali Berisha dhe te gjithe ata qe i shkojne pas dhe jane te njohur per inetligjencen e gomarit dhe krimet qe i kane shkaktuar ketij populli ne 23 vitet e fundit.
    Ndryshimi thelbesor midis kryeministrit dhe atij plakut tinxar, qe ku i shkel kemba, ka vetem sherr dhe vdekje,,,,eshte VENDOSMERIA. Nese i pari, te jep pershtypjen e njeriut qe nuk del dot nga mendimet (sado te mira qofshin ato),,,ky i dyti eshte i vendosur. I vendosur te beje gjithcka,,,cdo te zeze dhe cdo shpifje, cdo mashtrim dhe cdo vrasje,,,,,vetem e vetem per te shpetuar prapanicat e tij dhe ato te djalit e vajzes kriminele, qe jane pasuruar me gjakun dhe jeten e femijeve dhe grave shqiptare.
    Nese kryeministri do te bente politike te qeverise se tij, premtimin per vendosjen e shtetit ligjor,,,atehere kriminelet antikombetare, ata qe vrane shqiptaret ne bulevard, ata qe krijuan 97 en dhe gjithe kalvarin e vuajtjeve te ketij vendi,,,,nuk do kishin kohe te luanin rolin e ndyre te avokatit te sigurise kombetare, por do i duhej te merreshin me gjyqtaret e ceshtjeve penale ne ngarkim te tyre.
    Tregoni VENDOSMERI, Z. kryeminister dhe mos lejoni hijenat te bejne te fortin. Jepini Policise dhe ushtrise shqiptare, mundesine, te kryejne detyren e tyre. Ata nuk kane nevoje per zhgarravinat e provinces dhe trillimet e tyre,,,,per te luftuar krimin.
    Tregojuni shqiptareve, se jeni Ju dhe qeveria juaj, ata qe japin drejtimin ne kete vend dhe jo gjuha e gjarprit dhe veprat e hasmit te shqiptareve.!!

  • NE KOHEN E PUSHTETIT TE PARE TE PD-se, LAZOT ISHIN KONTRABANDIOSTET ME TE MEDHENJ, ISHIN ATA QE KOMANDONIN DOGANEN E KAKAVIJES. iSHTE PIKERISHT LAZARATI VENDI I MAGAZINAVE KONTRABANDE.
    NE ATE KOHE FJALA “LAZO” ISHTE SINONIM I KONTRABANDES DHE NJERZVE TE FORTE TE PD-se QE NUK KISHTE POLICI QE I BENTE ZAP.
    NE EREN E DYTE SALIU I DHA LAZARATIT LICENCEN E NJE TJETER KONTRABANDE ATE TE HASHASHIT GJE E CILA EDHE PSE DIHEJ NGA TE GJITHE ASKUSH NUK U MORR NDONJEHER SERIOZISHT, SA E SA HISTORIRA KEMI DEGJUAR ME LAZARATIN E SA E SA EMISIONE QE NGA ATO ITALIANE, FRANCEZE, HOLLANDEZE ETJ KEMI PARE POR ASNJEHER ASKUSH NUK KA GUXUAR TE SHKULI RENJET E KANABISUT NE LAZARAT MBASI LLOGJIKA E THJESHT TE CON NE IDENE QE LAZARATI USHQEN KOKAT E TIRANES (EDHE TE TROPOJES)
    ME PAK FJALE LAZARATI ESHTE PROJEKTUAR PER “ANTISHTET”, DHE KETE E KA DHURATE NGA BACA SALI I CILI KA MUNDUR

  • E ka ftuar basha kryetarin e komunes se Lazaratit ( te p.d prej disa mandatesh) per masat qe do te marre per mitingun e neserme???

  • P.D eshte kurva qe flet e kerkon te promovoje ndershmerine !!!!!!Ndjej keq ardhje per demokratet e thjeshte te mire e te keqperdorur qe u shkojne pas ketyre palodrejtuesve qe e kane uzurpuar p.d.,,,,,,,,,,,,

  • Mos rafsh ne goje te kurves e delenxhijes PD!Policia te gjeje doren ,qe pruri kopilin rrangalle nga Italia,per t`ja lene ketyre tarallakeve te Rames ne dere.Mos lironi 2 bedelat,qe lujten rolin,le ta vujne me koke!

  • PD, Partia e Droges, eshte ajo qe solli Lazaratizimin e Shqiperise me bekimin e plote te Berishes (plakut te Shqup-it) dhe Berishes (shkerdhenit), i cili kishte kthyer policine e Kulicit ne nje repart te orgaanizuar te mbrojtjes dhe trafikimit te saj. Lulja e SHQUP-it qe ishte edhe minister i brendshem, ishte per te mbuluar dhe garantuar biznesin e Berishajve. Natyrisht qe edhe ai shperblehej per sherbimin qe bente. Luli i Berishes, vodhi 330 MILIONE euro nga rruga e kombit, shiti detin dhe se fundi vrau qytetaret, vetem se guxuan te protestojne dhe jo vetem nuk dha doreheqje, por as nuk kerkoi kurre falje. Krimeve te tij u shpetoi me drejtesine e kapur. Tani kane vene kapterr Nishanlliun per te garantuar kete kapje.

    Ne qofte se mazhoranca e sotme, nuk eshte ne gjendje te cliroje shtetin nga kapja e mafjes berishjane, duhet te largohet. Kete do ja kerkojne jo mafiozet e Lulit, por ata qe ia besuan pushtetin nga zgjedhjet e 23 qershorit. Po mbushet koha dhe do te kene pak justifikim, per nje reforme themelore, qe duhet te filloje me KUSHTETUTEN e RE, qe do ta cliroj Shqiperine nga Mafia e Berishes, ose Mafia do te triumfoj, sic po tenton me avionin e telekomanduar, qe kerkon tia lere ne dere Rames.

    Nuk ka asnje arsye, qe Rama duke ditur pervojne 24 vjecare te S. Berishes, ta nenvleftesoj rrezikun qe paraqet ai jo vetem per Ramen personalisht, per qeverine dhe mazhorancen e majte, por per tere Shqiperine dhe kombin shqiptar. Ne rast se e majta nuk e kupton, dhe nga inatet e qefmbetjet e brendshme lene vetem Bracen, Ballen e ministrat socialist ne kete perballje, atehere e majta nuk do ta humb luften e saj dhe te Shqiperise. Mafia eshte shume me e fuqishme se sa pandehet me mendjelehtesi. Nuk luftohet me batuta, por me nje reforme te gjithanshme per shtetformimin. Republika ka rene, eshte kapur dhe duhet nje rithemelim i Republikes se RE.

  • Po lejen kush ja dha avionit qe te fluturonte dhe te ulej neper Shqiperi ne funksion te trafikut te droges. Ne rast se avioni nuk do te bente aksident dhe makina mos te pesonte defekt , policia e Rames do ti kishte ruajtur lesht. E mira eshte qe kjo pune e trafikut u be bajate dhe doli ne shesh hapur. Rama u diskretitua per deklaratat tallese te meparshme. Eshte merite e opozites qe kjo rruge e trafikut te droges eshte demaskuar dhe jo e shtetit te inkriminuar te Rames.

  • Ermiro, qe ta kesh te qarte dhe njehere kronologjine e ngjarjes.

    Doli Sula si shpellar e filloi me bertit se behet tregti droge me avion.

    Dolet ju, dmth Edi po dhe ju zarat e tij, dhe i tha “ik mer loqe se jane mushkonja”.

    Mbas nje muaji aeroplani, dhe jo mushkonja, ra nga qielli.

    Kaq. 1-0 opozita me tuc. Te tjerat pastaj analizoji ti dhe Mero Baze si te kesh kokrren e qefit.

  • Partia socialiste si gjithmone ja ka me shume hile Lazarati. e perdor ate si alib per te terheq vemdjen mbi kete fshat ndersa droga rrjedh nga te gjithe kufiri toksor verior e lindor i shqiperise
    E kultivuar deh e hyre me lejen e poicise pra nje pjese shume e madhe mbildhet jashte shqiperise dhe ketu eshte magazinimi i saj.
    E dyta policia verete kap drogen nga disa. Dhe jua jep disa te tjereve deh kjo kalon disa duar per te treguar se ze shume droge. Ne fund me kanalet dhe njerezit e saj e percielle jashte kufirit.
    Kush ka pare asgjesimin e droges se kapur . Askush.
    Eshet alarm kombetar po shkaterrohet brezi i ri jane 50 mije perdorues dhe po shperndahet falas qe ti bejne te varur nga droga dhe te shtohen kliente.
    Te gjithe ne kembe pe te frenuar kete rrezik kaq te madh.

  • E.H.
    Dakord qe Lazarti eshte bastjon i djathte po tani qe rilindem perse qeveria nuk ka fuqi “te rilinde” edhe Lazaratin?
    E ka fajin Berisha edhe per paaftesine e shume drejtuesve te policise?
    Mos u mundoni te kerkoni alibi te kota per te mbuluar problemin e madh qe ka qeveria me zgjidhjen e problemit te Lazaratit.
    Nuk zgjidhen problemet duke bere estrade ne parlament e duke u fshehur pas nje retorike te sterzgjatur e boshe.
    Nese qeveria ka nje plan atehere le ta zbatoje pa humbur me kohe perndryshe le te pranoje ndershmerisht deshtimin ne zgjidhjen e ketij problemi.

  • Ermir gazetari! Per Lazaratin ki parasysh deklarimin e zv.drejtorit te policise Sokol Bare ne gazeten tende para nje jave. Ai tha ; NE LAZARAT ISHA E DROGE NUK PASHE. Tani para se te shkruash per amoralitete politike, shkruaj ca edhe per amoralitete policore se je me i besueshem pastaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *