Qarkorja dërguar disa ambasadorëve nga këshilltari diplomatik i Presidentit Nishani me një adresë private e-maili, përbën një metaforë të trishtë në disa drejtime. Këshilltari Besnik Konçi është një emër i njohur i diplomacisë dhe përbën habi një diletantizëm i tillë. Por së këndejmi, a nuk përbën habi fakti se gjithë kjo Shqipëri me punë të mbrapshta në çdo drejtim, është si pasojë e profesionistëve?! Ne sot e kemi të vështirë që të marrim një fushë të caktuar, një sektor, ku punët të kenë ecur mbroth. Ndërkohë që në krye të tyre, sidoqë të ketë qenë puna, ka patur dhe profesionistë. Por mesa duket, tek ne tjetër është të jesh i aftë e profesionist e tjetër i përgjegjshëm e me moralin e duhur në atë që bën. Sepse ndryshe nuk ka si shpjegohet akti i këshilltarit të Nishanit. Dhe vijmë të këshilltarët. Me dyzina kanë qenë e janë ata në stafet e krerëve të lartë të shtetit, por deri më sot, ne nuk kemi një ‘histori karriere’ prej këshilltari të filan Kryeministri apo Presidenti, për shkak të të cilit, njëri apo tjetri të jenë ndikuar fuqishëm e të kenë bërë revolucion në performancën e përgjithshme politike. Pothuajse të gjithë, me këshilltarë apo pa këshilltarë, janë sjellë politikisht po ata që kanë qenë si brum i përgjithshëm. Mjaft të shihet performanca e Presidentit Nishani. Me njerëz apo pa njerëz të mençur pranë, ai nuk mund të prodhojë diçka tej vetes në atë përmasë që është njohur ç`prej kurrë i është përmendur emri në politikë, që e rendit në mos tek të rëndomtët, tek të zakonshmit pa asnjë lloj befasie për mirë. Por precedent i fundit i ardhur nga Presidenca, ishte akoma dhe më i rëndë: Këshilltari vetë është bërë për t`u këshilluar! Pa le pastaj Presidenti! / E.H.

ky jari duhet te kaloje ne nje komision mjekesor per te pare a eshte i afte menderisht,se fizikisht duket
Gezohem qe mendon keshtu dhe i bashkohem mendimit.
Jam mese i sigurt qe ky gjysme burre nuk eshte i afte te jet president apo ta kuptoje crendesi ka ky post.
Kujt i duhet një President idiot, përveçse Salih Kriminelit?
Besnik Konci eshte vertet nje ish ambasador ne Beograd dhe me pas ne Kanada. Por, nuk duhet harruar se me pare ka qene punonjes i SHIK-ut dhe me pare se kjo ka qene ish bashkepuntor i Sigurimit, i pozicionuar ne nje institucion te Akademise se Shkencave, me mision vigjelimi mbi intelektualet e vendit. E kreu misionin me sukses, deri sa misionin e dyte ja dhane ne MPJashtme e me pas direkt ne sherbimin e zbulimit politik. Eshte totalisht i paafte si diplomat, i paafte si intelektual, edhe ai me nje defekt serioz, te shkalles superiore te miopise, qe nuk shef as 10 cm larg, shkurt ka gjetur tenxherja kapakun me sakatin tjeter ulog.
Une pashe tek Jari nje duf per njerezit,qe vjen se nuk eshte njeri normal.Nuk duhet ta lejosh veten te ngjitesh shume lart kur nuk je I afte fizikisht.Tani qe u bere figure e larte do te presesh dhe komentet qe jeni “president: vetem I Berishes dhe jo I popullit shqiptar . Vreri qe tregoi mbreme tregon se sa I semure eshte! Kerkoj falje, por kjo eshte e verteta!
Sharlatanizmit ne institucionet e shtetit Shqiptare duhet ti jepet funde menjiher nqs ,
partia e ardhur ne pushtet ka si prirjoritet rindertimin e nji shteti funxional,
nji Shtete te se Drejtes qe me aq force u trumpetua gjate zgjedhjeve pra nqs duam
te behemi pjes e popujve te civilizuar te ksaj Bote .
Deri kto momente shofim vetem show -tv ,gallate parrlamentare qe do te thote,
nji seriozitet te munguar te qeverrise ,pse jo nji ndjenje pergjegjesie e papranushme.
Eshte e papranushme qe kta pushtetare sot ,te frenohen perball, performances se opozites e cila konsiston vetem ne Zhurme Zediatike dhe Demagogji ,e cila nuk ka te bej aspak me nji opozite te mirefillte por nji grupim destruktiv duke mbajtur ne cdo rast nji kurs konfrontimi qe dukshem tregon qarte se nuk eshte ne parrlament ,ne kte poltik per intersat kombetare por ato personale klanore .
Ktu ka nji dicka mendoj un ;Ose mungon vullneti per te mbajtur premtimet e dhena nga kta pushtetar ,qe vazhdojn ja len topin ne kemb bandes kriminele opozite ,ose te dy bashke lundrojn ne te njeten varke .
Duke pas kartonat e nevojshem ne parrlament do duhej deri tani ,te ishin kryer nji far reformash ne Drejtesi e Presidenc ku mafia institucionale ka zene vend . Eshte e pakuptushme kjo munges vullneti kjo heshtje pushtetit .
(Opozita ben thjeshte Zhurme Mediatike + Demogogji )
KESHILLTARI DUHET TJA MBAJ JARIT ME DOR SE SI PUNOJN TE DYJA