Ditë më parë u publikua në media një dokument, ku në disa pika, efeketivët policorë urdhëroheshin të zbatonin disa rregulla, si mospërdorimi i FB, në ato raste ku mund të kompromentohej etika dhe ekzigjenca profesionale, mosmbajtja e varëseve apo unazës së martesës. Afërmendsh që janë urdhëra që prekin aspekte etike të figurës së punonjësit të policisë, ndonëse në mungesë të një shtjellimi të arsyeve, ngajnë pak të çuditshme, sidomos puna e unazës dhe e varëses.
Sepse, janë dy aspekte të paraqitjes së jashtme asnjëherë të diskutuara. Për të qenë më të saktë, askush nuk është ankuar për unazë dhe varëse, respektivisht në gishtin apo qafën e ndonjë polici. Megjithatë duhet marrë në konsideratë, pasi mund të jetë dhe ndonjë përvojë që vjen nga vende me një Polici model, që është parë e arsyeshme të nis të aplikohet dhe këtu. Por, ajo gjë për të cilën besoj jemi të gjithë dakort, është një anë tjetër e errët e figurës së punonjësit të Policisë, ku duhet një ndërhyrje e fortë, për aq sa është e mundur brenda një kohe të shkurtër, pasi do duhet vërtet një kohë e gjatë për të nxjerrë policë jo vetëm të shkolluar, por dhe me pamje e sjellje etike mbresëlënëse.
Dhe kjo është pikërisht sjellja e punonjësve të policisë, ajo mënyra e komunikimit, që e bën të jetë në krah të qytetarit, edhe kur e ndëshkon, e jo si kundërshtar i këtij të fundit. Policëve të sotëm, u duhet dhënë urdhër gjithashtu që të mos kosnumojnë duhan në rast komunikimi me qytetarët; të mos rrëkëllejnë dhe ata ndonjë gotë gjatë shërbimit; të qëndrojnë drejt në shërbim e mos luajnë me tabelën stop, si formë englendisjeje për ta shtyrë 8-orarëshin; ta mbajnë mirë uniformën e mos shurrojnë nëpër ferra faqe botës, duke harruar më pas të mbërthejnë pantallonat. Eshtë një listë e gjatë urdhërash, që për hir të seriozitetit të çështjes, nganjëherë ngjajnë dhe qesharake. Por kjo është pika ku kemi mbërritur, derisa nuk kemi marrë seriozisht asgjë e jemi tallur me çdo gjë! / E.H.
Eshte per te ardhur keq ,kur sheh ne rruge, rreth ores 22.00, policet qe lene turnin e dyte dhe te dalin para makines, per ti marre, te cilet duan te shkojne sa me pare prane familjes.
Shteti duhet te mendoje per udhetimin e ketyre policeve.
Pjesa me madhe jane police te burgjeve (me sa duken nga uniforma e cila len shume per te deshiruar).