Personalisht nuk shoh prej vitesh futboll shqiptar. Nuk është një vendim që e kam marrë pas ndonjë “konsulte” me veten, nëse do i fus ose jo në mënynë e shplodhjes drithërimat që mund të vijnë nga stadiumet tona(stadium thashë?! “fushëbetejë” do ishte më saktë); por më ka ardhur krejt vetëvetishëm për një mijë arsye, ku më kryesorja është katandisja në vulgaritet, si e asaj që ndodh në fushë me top nëpër këmbë, e si asaj që ndodh me tifozerinë, një shfaqje e “përroit psiqik” të turmave me deformime të rënda sociale. Në thelb, sporti e jeta sportive, janë çlirues nga ngarkesave psiqike, një lloj ekuilibimi mes sforcos së punës e halleve të përditshmërisë e relaksit, ardhur në forma nga më të ndryshmet, ku mes tyre është dhe një lojë sportive që e ndjek plot emocion e kënaqsi.
Jeta jonë urbane, goditjen më të rëndë e ka marrë në sport, jetën sportive, ku veç futbolli arrin të mbijetojë e të ketë ndjekës. Dhe ajo çfarë vjen si lajm nga fushëbetejat tona me top e pa top, nuk është rezultati, por pjesa e kronikës së zezë me bilançet përkatëse: Sa çarje në kokë? Ku dhe me se e gjuajti? Kush i qëlloi i pari? Etj. Risi në lajmin e fundit nga fusha e Ballshit, ishte se presidenti i Bylisit kish përdorur një shkop gome e jo duar e këmbë për t`i hyrë vençe zyrtarit të FSHF-së. Futbolli është një prej pasqyrave të mjerimit tonë total. Një mik që luan në prej ekipeve të kategorisë së tyre, dridhej kur kujtonte se kishin ndeshje në Këlcyrë.
Sipas tij, në këtë qytezë një ndeshje është e vetmja mënyrë për të provuar ekzistencën, por si? Me një tifozeri që veç turfullon e shan më “libër shpie” 90 minuta rresht, varësisht asgjëje. Dhe kështu është ngado, pothuasje. Mjaft të shihen fushat se çfarë zgjyre e shëmtie janë, gjë që më pas shfaqet në sinkron me dykëmbëshat që enden, jo pas topit, por pas arbitrit e shoqi-shoqit, për t`ia futur ose me trinë të brendshme, ose me ndonjë lapër surratit, në rastin më të mirë.

Turpi i futbollit ka qene gjithmone Ballshi,dhe per tu çuditur,do degjoni qe nuk do meret asnje mase.Nuk kishte ku te shkonte me terbimi,idiotizmi,poshtersia dhe egersia e njerezve te eger.
Kjo eshte shqiperia,kjo eshte kultura,edukata dhe civilizimi.
Pse shume mire eshte…njekosishet shikojme dhe box dhe futboll bravo.
Jam shume dakord me gazetarin ne lidhje me sjelljen vulgare dhe te dhunshme ne stadiumet tona pa perjashtim. Duke filluar nga fushat e stervitjes se brezit te ri dhe duke vazhduar me tej tek ndeshjet kombertare dhe nderkombetare. Jetoj prane stadiumit Qemal Stafa dhe mbreme po shkoja ne spital rreth ores shtate te darkes me te dy femijet e mi me makine. Ne nje moment degjoj nje goditje ne xhamin e pare te makines. Nje gure nga te shumtit qe fluturonin midis dy tifozerive qe po dilnin ne ato momente theu xhamin dhe na terrorizoi si familje. Nuk me intereson futbolli shqiptar dhe nuk e di se cila ishte ndeshja e mbremshme por ne qofte se luhet, arbitrohet, shikohet ne ato kushte me mire ta mbyllin kampionatin se nuk i hyn ne pune njeriu.
Footbolli eshte tregues i ecurise se jetes ne vendin tone.Si ne c’do sfere te jetes ku lajm perben krimi(vjedhie, vrasie,mashtrimi,droga e c’do gje tjeter e keqe)edhe ne sport keto fenomene jane
Kur “Mendjendriturit”e Shqiperis shahen (me fjalet me te pista neparlament) c’far pret nga nje mase ne kushtet mbijeteses ,ku nje pjese jane te droguar e te tjere te alkolizuar te tregojne
qytetari?Ne vendin tone ligjin e ben rruga dhe me i forti.U ndeshkua Flamurtari per ndeshien
me Skendrbeun dhe federata shqiptare beri te forti,kurse per nje veprim me te rende te Kukesit
kjo federate u terhoq para presionit te rruges e te politikes.Ka dhe raste te tjera.Me keto veprime keto huliganizem do te shikosh.C’te mbjellesh do koresh.
“E. H. -së “, Kryeredaktorit të gazetës Dita, të gjitha mediave, por më tepër politikës dhe pushtetit !
I nderuar zoti “E.H.”, nga shkrimi Juaj mora vetëm këtë setencë : “Jeta jonë urbane, goditjen më të rëndë e ka marrë në sport, jetën sportive, ku veç futbolli arrin të mbijetojë e të ketë ndjekës “.
Zotërinj ! Do thoshja pa e tepëruar se jeta jonë goditjen më të rëndë e ka marrë vetëm dhe vetëm tek toka jonë “mëmë” ! Për këtë do mjaftonte vetëm një pyetje : Mund të më thoni një numur të saktë, se, sa veta janë vrarë në fushat e futbollit ose në sporte të tjera, se për të sharë e rrahur kjo dihet nga të gjithë ?! Por veç sa veta janë vrarë e ka premisa të vriten akoma për tokën, kjo është thënë e shkruar në media, sa në këta 23 vjet numuri i krimit, (jo korrupsionit !) ka aritur shifrën më të frikëshme në gati 8000 veta, (pa përmendur këtu krimet e tjera !) gjë që edhe gjat Luftës së Dytë Botërore, (që ishte luftë dhe jo “demokraci ” si kjo demokracia jonë, në vendin tonë nuk do ketë kaluar kjo shifër !). Pra, edhe Ju zoti “E.H.”, edhe Kryeredaktori, edhe politika edhe pushteti dhe të gjithë duhet të bindemi se kjo e keqe që ka asfiksuar vendin shkakun e ka vetëm dhe vetëm tek toka jonë “mëmë ” ! Se, nëse toka do kish shkuar tek i ZOTI, edhe politika, edhe pushteti, edhe gjykatat, edhe prokuroritë, edhe policitë, edhe spitalet, edhe profesorët, pra shkollat, edhe mediat, dhe çdo gjë tjetër do ishin shumë më në regull e krejt ndryshe nga ç’i kemi sot, pasi një vend që të bëjë përpara si katalizator duhet parë se si trajtohet toka, se, kur arin të vidhet e grabitet toka e trashëguar me ligje parlamentarësh shqiptarë për interesat e “simpatizantëve” dhe “militantëve”…, por më shumë e më shumë për interesat e pista të politikanëve dhe pushtetarëve, (se ndryshe nuk do kishin mundësi të mbanin pushtetin kaq gjatë !) kur në çdo fushë të jetës patjetër që nuk do kishim këtë gjendje terori, krimi dhe korrupsioni, siç e kemi dhe se duhet që ta dimë të gjithë se, përsa kohë prona nuk do kthehet tek i ZOTI patjetër edhe në të arthmen këtë gjendje kaosi e anarshie do të kemi ! Me keqardhje për këtë gjendje që na e bënë “peshqesh” politikanët dhe pushtetarët pa haruar “simpatizantët” dhe “militantët” po u them falminderit për mundësinë e komunikimit !
sHQIPTARET JANE POPULL KAFSHE. Pse nuk e pranojme????
e pranojme pse jo
ballshi dhe laci e gjelbene futbollin kure keta benin poshtersira qe masakronin vloren pere te dale korca e dukes kampion poshtersi e papare dhe mernin fleta lavderimi korca ballsjhi e laci po mos haroni gjelbesiren peqin tani ngeci duka e denon dote ballshin qe i ka sherbyer vullnetsheme hahahahaha hajde duk hajde ngele keq si miu ne cark le qe ku pyete ti del nga situata se ku dihete kure vjene sala ne pushtete qe te mbroj besnikun e partis hahahahah
Po, ja ta zeme se e pranojme, pastaj ?
Ta marrim si ngushellim ?
Apo si justifikim ?
Jo i dashur Enea, nuk eshte faji i popullit.
Popujte nuk kane asnjehere faj.
Fajin e ka gjithmone politika,ata qe meren
me politiken e vendit, ata jane fajtoret.
Per fatin tone te keq njerezit qe jane mare apo meren me
politiken e vendit jane jo kopetente,jo politikane,te pa
kulturuar,te pa informuar.
Ne shqiptaret kemi nje gabim;
Mbjellim kastraveca e kerkojme te vjelim domate,
kame idene se nuk do ja arrijme kurre.
Per hic gje ! Asnje se ndjek kete futboll. Mjafton vetem te shikosh stadiumet , aty tek 100 – 500 veta . ME se shumti eshte si biznes , qe fitojne sponsorat , bastexhinjt e medhenj. Kot sa dergon UEFA dhe Shteti miliona dollar , i hane futbollistat… une ne fakt i them fullobistat.
Një mik që luan në prej ekipeve të kategorisë së tyre, dridhej kur kujtonte se kishin ndeshje në Këlcyrë. Sipas tij, në këtë qytezë një ndeshje është e vetmja mënyrë për të provuar ekzistencën, por si? Me një tifozeri që veç turfullon e shan më “libër shpie” 90 minuta rresht, varësisht asgjëje.
Kelcyra? Permet?!
—-