Eshtë rikthyer me një lajm të ri në aktualitetin shqiptar, Sinan Tafaj, i njohur ndër vite si një prej fatzinjve (syzet e zeza që mban sikur e përçojnë dhe vizualisht këtë fat), të privuar nga shikimi, në krye të shoqatës së të verbërve; por kohët e fundit, më së shumti është njohur si një opozitar i fuqishëm përballë ministrit Veliaj dhe inisiativave të këtij të fundit për të reformuar skemën e invalidëve, si dhe një pasurie të pazakontë të poseduar prej tij, në raport me një mangësi jo të vogël siç është ajo e shikimit. Tafaj ka bërë me dije se do padisë ministrin Veliaj për shpifje; ka përcaktuar shumën që do përfitojë nga gjygji, me bindjen e plotë se e ka të fituar, që është 110 milion lekë të vjetra. Rasti ia ka dashur që të shtonte se atë shumë, do e shpenzonte të gjithën për të verbër si puna e tij. Ndoshta e ka në mendje, por nuk e ka shprehur. Nëse e ka, do bënte mirë që ta potenconte fort. Përndryshe, nëse do i mbante vetë, do detyronte Veliajn që t`i thoshte atë që thuhet në një libër të shenjtë: “Nuk verbohen sytë, por zemrat në kraharor!”
P.S. Vërtet që është një metaforë e fuqishme, e thellë, që të shkund e të ngre qimet përpjetë (nëse nuk je tullac), jo thjesht nga forca shprehëse, por ngaqë ngërthen një realitet të prekshëm, ku zemrat e jo sytë e njerëzve duken të verbuara. Dhe nisur nga fakti se dje, personazhi i ditës ishte Guvernatori Fullani, sjelljet e pazemërta të tij e të evletërve të familjes karshi parasë e shoqërisë ku jeton, i bie që shoqatën e të verbërve ta kryesojë pikërisht ai. Por ç`fat! Sërish do ketë para. Siç Tafaji. / E.H.

sy zi shpirt zi
Te Verbrit skane te hane e te paguajne gjerat minimale te jetes dhe ky zotria ne foto vetem syzet i ka blere 370 euro dhe ka nje makine fukarenjsh tek 50 mije euro.Gjynah zoti paste meshire per te.
ky e ka rrogen sa Fullani 6 mije dollare ne muaj
bere cfare nuk bere keq per kete vend o Saliu i Sheqeres……po te pakten tja kishe nxjere krejt syte keti demonit te zi ….qe dhe pa sy [gjoja ]ka bere kerdine ,,por per te kishte syze akoma me te zeza se shpirtin e ti …vaj halli ata te verber te vertete cdo te pesonin nga ky kellira qe dashka akoma te haje ….. por tani racionin e ka poshte urrave te Lanes sa te ngopet…
Qorr-Kapheja,Hajduti Bagdatit!
po ky hajduti ecka vet…nuk esht i verber??