SHËNIM: Për një gazetari teologjike 

anazapta

Nuk has rast të ngjashëm si ky në Shqipëri, ku politika të jetë aq afër e njëherësh aq larg besimi, parimeve të fesë; rrallë ndodh që liderë partish e qeveritarë të tregohen aq familjarë me besime në rast festash respektive, me qoka dhe urime, po që në punën dhe protagonizmin e tyre të përditshëm, të shfaqin mangësi të theksuara të referencave fetare; dhe ç`është më e pazakonta, një pjesë syresh, edhe pse mbahen për ateistë, nuk e kanë për gjë që t`u thurrin himne vlerësuese akteve të përkushtimit fetar.

Por edhe pse me gjithë këto kundërthënie, në trajtën e një shfaqjeje kinse emancipuese dyerve të objekteve të kultit, kurrë nuk ndodh që nga mikrofonmbajtësit në ditët e kremtimeve të ndryshme fetare, të artikulohet ndonjë pyetje me spec, me përmbajtësi teologjike; thjesht, mikrofonat ngrehen në një kënd erotik drejt gojës së gjahut të gatshëm qeveritar, për të marrë gratis e të ambalazhuar deklaratën e rradhës, që mban më pas numrin 2 në skaletën e lajmeve që hartohet në redaksitë përkatëse.

Dhe nëse do vijojë kjo lloj tradite, ka nevojë për një risi; risi që duhet të vijë nga provokimet gazetareske me natyrë teologjike, që të mund të dalë diç e ndryshme prej atyre deklarimeve të karamelta që kullojnë hipokrizi.

Ja një set pyetjesh të gatshme:

-Jeni darvinist, pra që besoni se keni ardhur nga majmuni, apo se jeni krijuar nga Zoti?!                                                                                                                                        

-Nëse besimi dhe praktikat fetare qenkan kaq të mbarsura në vlera e virtyte, përse preferoni politikën që ua nxin faqen e jo besimin?                                                                 

-Për çfarë i luteni Zotit, nëse i luteni ndonjëherë?                                                                                    

-Cili është mëkati më i madh që ja njihni vetes?                                                               

 -Ç`emra kanë ëngjëlli dhe djalli brenda jush?                                                                  

 -A i frikësoheni ferrit nëse besoni se ekziston?                                                                 

  -Përse ua bëni njerëzve jetën ferr, teksa u premtoni parajsën?

Nëse do kishte pyetje të tilla në adresë të VIP-ve të politikës dyerve të komuniteteve fetare, padyshim që edicionet e lajmeve atë ditë do ofronin scoop-e orale nga më të larmishmet.

Share This Article
6 Comments
  • Gazetaria teologjike mbas 23 vjet demokraci ku liria fetare eshte e garantuar me ligj duhet nje gazetari teologjike ne tre besimet fetare ne ate musliman,katolik dhe ortodoks ku ka devijime nga sherbesat fetare psh ai musliman ka ryma turke dhe arabe ,ne ate ortodoks ryma greke dhe serbe sedyti duhet ne krye te komuniteteve fetare duhet te jene shqipetare dhe jo te huaj,,politikanet shqipetare jane ne gjume persa i perket komuniteteve fetare ku ne Shqiperi jane futur shume ryma dhe ka devijime te theksuara me karakter radikal ekstrem..

  • Ne radhe te pare nuk ka “gazetari teologjike” tek ne, e per nje reference po ju drejtoj tek gazeta me e madhe katolike “The cristian science monitor” qe botohet ne Itali e me rezonance te gjere botnore.

    Aktualisht ne Shiperi qarkullojne me miliona botime fetare te cilat jo vetem qe nuk i lexon njeri, por as ka pse t’i lexoje per mentalitetin e gjendjen ku jetojne shqiptaret sot, ne nje mjerim ekonomik, te percare e perdhosur politikisht.Botimet e medreseve e kishave as nuk i perfill njeri e aq me teper te humbase kohen kot me perrallat e vulgarizuara te Bibles e Kuranit, pervecse te burgosurit qe duhet te gjejne ngushellim me to!

    Ne radhe te pare duhet shpjeguar e sqaruar shkencerisht kronologjia e besimeve fetare ne trojet shqiptare te identifikuara qe ne lashtesi ,qe me hipotezen e prejardhjes se shqiptareve nga pellazget,etnia parake e Ballkanit, ne vazhdim me fiset ilire te njohura shkencerisht te jene paraardhesit e kombit te sotem shqiptar.

    Per te lene menjane periudhen kur njerezit jetonin ne shpella e sapo kishin shpikur zjarrin, bestytnite ndaj forcave madhore te natyres s’do mend qe do sajonin nga frika Perendite e zjarrit ,Diellit ,Henes ,yjeve etj.

    Me pas do te vinte koha kur pas nje persekutimi te shenjtoreve kristiane me ndihmen e cifuteve , perandori roman Kostandini (me origjine ilire ) rreth vitit 350 te Eres Sone sanksionoi ne koncilin e Nikese krishterimin si fe zyrtare ,dhe nga tetedhjete ungjijte e pretenduar per jeten e Jezu Krishtit ,u gjykua qe te zgjidheshin kater prej tyre ,i Lukes, Gjonit Mateut e Markut te cillet perbejne Dhiaten e Re qe sebashku me Dhiaten hebraike perbejne Biblen e sotme ,duke rrezuar versionin se Jezui ishte nje profet i zakonshem tokesor, por zgjodhen variantin hyjnor ,sikur Jezui ishte biri i Zotit dhe u ringjall pas tri ditesh dhe fluturoi ne qiell!

    Autori i shquar amerikan Dan Brown argumenton ne vepren e tij “Kodi da Vinci” pikerisht kete fakt dhe Maria Magdalenen si gruan e Jezuit dhe se ai ishte njeri si gjithe te tjeret.Sidoqofte Jezu Krishti nuk eshte nje person historik,pasi asnje nga historianet e gjeografet e antikitetit greko roman nuk e permend ate, por impakti qe popujt e skllaveruar perqafuan krishterimin dhe klasat sunduese kuptuan se kjo fe ishte ne favorin e tyre bene qe me vone krishterimi te behej ideologji sunduese absolute per rendin feudal dhe per njemije vjet e zhyti Europen ne erresiren mesjetare ku Santo Uffici i Romes dhe Inkuizicioni spanjoll cfarosen mese 17 milion njerez te pafajshem si heretike ne Europen e derrmuar nga lufrat feudale e nga kolera e zeze, qe nuk numeronte vec 200 milione banore!

    Po le te kthehemi ne “pyetesorin” e E.Hoxhes.

    1-C’domethene je darvinist? Shkencetari me i madh biolog i shekullit te 19-te Charls Darwin argumentoi origjinen e llojeve biologjike dhe evolucionin e tyre ku midis humanoideve u vecua specia Homo Sapiens ,paraardhesi i njeriut te sotem ,i vertetuar shkencerisht me njeriun e Neandertalit e Kromanjonit.

    C’domethene je krijuar nga Zoti? Mos doni te besojme perrallat e Bibles se Zoti e krijoi boten per shtate dite e net ,pastaj ngaqe u merzit ,nga balta krijoi nje figurine e pasi i fryu ne hunde shpiku Adamin (nuk ekziston ne asnje gjendje civile te botes parake) dhe pastaj pasi i shkuli nje brinje krijoi femren Eva apo Hava sic i thone muslimanet?

    2-Jo vetem qe praktikat fetare nuk jene te mbarsura me virtute por mund t’ju kujtoj masakren fetare te Nates se Shen Bartolomeut ne France te katolikeve kunder hugenoteve protestante dhe masakrat makabre te diteve tona te fanatikeve islamike ne Siri ,Afganistan ,Sudan,Irak etj.

    3-Askush ne fakt nuk i lutet Zotit te paqene, por frika instiktive gjenetike dhe pafuqia e njeriut kundrejt forcave madhore te Natyres e Shoqerise bejne qe ti luten Perendise.

    4-Nuk kam ndonje mekat themelor qe t’i njoh vetes ,pasi as nuk kam lenduar njeri e aq me teper larg qofte te kem menduar se do te vras nje njeri apo udheheqes shteti te prape, megjithse ky i fundit e ka hak nga Zoti t’i rendoje dheut shqiptar.

    5-Engjelli dhe djalli jane shpikje te doktrinave fetare qe nuk ekzistojne ne realitet, por qe ne menyre figurative cilesojne njeriun e mire apo te keq.

    6-Sic i ka thene Migjeni i madh nje murgeshe qe ngryste rinine e saj ne nje manastir te zymte, edhe une dua t’i bie perpash ferrit. Kujdes, “Ferri” i Dante Aligierit eshte nje mrekulli!

    7-Kjo pyetje duhet tu behet politikaneve,deputeteve,zyrtareve e OJQ-ve dhe sojit e sorollopit te tyre politik e biologjik.

    Me sa thame me lart,kuptohet qe institucionet fetare duhet qe ne nje shtet laik si ky i yni ku fete jane te ndara nga shteti, do te thote qe keto nuk duhet te futin hundet ne punet e shtetit e shoqerise por tu kendojne Biblen a Kuranin besimtareve te tyre ne kisha ,xhami e tyrbe shehleresh. Nga ana tjeter nuk kane pune perfaqesuesit e larte te shtetit te shtyhen e shtypen “per te uruar” para dyerve te katedraleve a xhamive per Pashke e Bajram, pale te shtrojne edhe iftare ku denden qyl me te ngrene e te pire!

    • @Ericson

      Me vjen keq po njohurite e tua nuk jane te plota. Po mendoja te te sqaroja ne disa pika , por kur cilesove Dan Brown si autor te shquar amerikan, kuptova qe ti gjerat i di nga romanet letrare e jo nga historia.

      Do te lutesha te mos shperndaje mendime te cilat historikisht nuk qendrojne.

  • Darvinistat nuk besojne se njeriu ka ardhur nga majmuni. Po ca pret nga gazetare leshi si puna jote qe teorine e evolucionit e kane mesuar nga tekstet shkollore te klases se peste dhe kujtojne se jane eksperte me dy ore mesim.

    • Po nga mendon ti te kete ardhur?
      Me sa duket mendon ta kete bere Zoti, krijuesi.
      Ne c’shkolle i ke bere ato 5 klasa?
      Oh, mjere ne ne shekullin e 21 akoma me marrezite e 20 shekujve me pare dhe presim te avancojme ne shkence, teknologji e te jetojme si njerez!

  • Ermir pershendetje! Ka njerez ne media apo qe i pelqen media qe vertet mund te bejne pyetje apo te zhvillojne ceshtje te tilla, por shume prej tyre tani per tani jane te zene duke u marre me drejtuesit e komuniteteve fetare. Kismet kur do ju dale radha qe te merren me politikanet.
    Sa atyre qe ti njeh qe jane muslimane per shembull, merren me politikanet dhe jo me kreret e kmsh p.sh?! A nuk i ke pare fleterrufete qe shperndahen ne FB sa here qe i teket cdokujt duke hapur ceshtjen e xhamise per shembull si nje problem politik per te rritur piketpersonale tek partia ku militon?
    Te sugjeroj te merresh me edukimin e filizave te rinj dhe te regjur te medias dhe shoqerise civile qe mund te kesh njohje dhe do jete me frytedhenese!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *