SHËNIM: Për “zemrat” shqiptare…

redaktor

Vërtet, shëndeti është i pari dhe kryesori – siç është thënë qysh nga më të lashtat kohë prej njeriut, e që e tha për të “n”-tën herë në këtë botë, edhe Shpëtim Gjika, me plot arsye. Dhe në emër të njerëzores, nuk bën aspak të bësh qoftë dhe dyshuesin, se Gjika e ka sajuar “zemrën” e paqejfshme që e la të lirë. Ai është vërtet një njeri që, në aparencë rezaton nur e vitalitet, e që po në emër të njerëzores, i dëshirojmë kthim në aktivitetin normal jetësor. Por kjo nuk na pengon që të endemi rrathëve të kujtesës për të kujtuar se ‘shëndeti’, ka qenë gjithëherë një kartë e lojtur prej njerëzve në hall. Besoj e mbani mend Refik telegrafistin tek filmi ‘Gracka’, i cili sajoi aq mjeshtërisht një dhimbje barku me olele të forta, derisa detyroi gardianin që t`i hapte portën, duke tentuar të arratisej më pas. Ndërkohë që, edhe çapkënllëku fëminor e njeh si formë mashtrimi, sidomos kur shkon në mësim pa detyra. Por dua të kujtoj se, në eksodin e gushtin `91, në molin e portit të Barit, shumë klandestinë shqiptarë prej mijra e mijra syresh që po zbrisnin nga anija Vlora, nisën të sajonin alivanosje para karabinierëve italianë, të tipit “mbamëni se po bie”, vetëm e vetëm për të kaluar gardhin matanë. Dhe nga një e nga një, erdhi një çast që alivanosjet u shndërruan në “breshëri”, pasi shqipot e lodhur e të dërmuar – ama me trurin në aktivitet maksimal për truke të llojllojshme – nisën të bien në grup, duke e kthyer me kokë poshtë thënien lapidare “një bie, mijra ngrihen”. Dhe pas urimit pastërtisht njerëzor që, kreu i Bashkisë së Vlorës, Gjika, të rifitojë shëndetin e humbur këto ditë, urojmë që kjo mos kthehet në epidemi, ku çdo zyrtar i arrestuar të bëhet me zemër; edhe për faktin se, në çastin kur t`i vënë prangat, lipset një zemër e fortë!/E.H

Share This Article
1 Comment
  • Futja kot, o EH. Duhet te besh vete koronaren qw ta besosh. Ca bon bre burre! Me dyshime edhe ti. Shko e merr raportet dhe kartelat mjekesore, verteto diagnozat dhe trajtimet mjekesore qw iu bene kryebashkiakut te nderuar dhe raporto lajmin e sakte dhe mos ndot opinionin e njerezve me dyshime, me hamendesime se nuk i ben mire te vertetes dhe vetem te vertetes.
    Boll tymnaja na jep politika sa po na zene frymen, mos bini dhe ju te dites ne akuzata e rreme e te supozuara te opozites se sotme qw po le nam ne bote me yonelatat e genjeshtrave, supozimeve, hamendesimeve qe perkthehen vetem ne : shpifje.
    Urojme te mos jene sajesa edhe keto qe thua ti ne kete shenim. Fabula eshte e goditur, por shembulli yt me njw emwr konkret i bazuar vetem ne hamendesime krijon vec peshtjellime.
    Pra jo shenim per shenim, jo lajm per lajm. Personi i permendur mund te kerkoje drejtesi per kete. Nuk eshte ne nderin e gazetarit dhe te gazetes te damkosen per sajime, shpifje…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *