Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Përbërja e padrejtë e burgjeve tona
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Përbërja e padrejtë e burgjeve tona
AnalizaMonitorime

Përbërja e padrejtë e burgjeve tona

anazapta
Published April 2, 2014
Share
SHARE

Pas lajmit për 20 kuadro të Rendit që do të dërgohen për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës, e para gjë që të vjen ndërmendje janë burgjet dhe kapacitet e tyre për të pritur sa e sa kuadro të tjerë që përfliten  e akuzohen për të njëjtat shkaqe. I gjen ata kudo, në çdo sektor, institucion; në çdo nivel pushteti e politike; janë të çdo kohë e periudhë; janë të të gjithë profileve e me statute të ndryshme sociale, por që bashkohen në një pikë: kanë shkelur ligjin. Dhe varësisht kësaj, rrezikojnë dhe burgun.

Ndonëse koha ka provuar se pas hekurave janë më tepër gjynhaqarë, që si të thuash, e kanë pësuar nga fati i keq i mos të paturit para dhe miq, sesa nga ajo që kanë bërë.  Ekziston një ide e përgjithshme se të ndëshkuarit në qeli, janë horra e të pagdhendur të krimit të rrugës e atij ordiner, e në rastin më të keq kriminelë e delikuentë. Ndërsa për atë krimin e firmës, shifrave, falsifikimit, mashtrimit e zhvatjes, zbukuruar me lajle –lule kinse institucionale, pothuajse nuk ekzistojnë prangat, gardianët, qelitë. Ka një diferencë  mes fakteve të prekshme dhe përshtypjeve të përgjithshme,  por në rastin shqiptar, ka një dominancë të frikshme të bindjes totale publike, se krimi i vërtetë në këtë vend, mbetet jashtë; është i kollarisur dhe sigurisht i pajisuar me diplomë.

Dhe nëse një ditë, Drejtësia do punojë me kutin e kësaj bindjeje publike, burgjet shqiptare do jenë me përbërjen me intelektuale në botë. Do hasësh aty doktorë, financierë, ekonomistë, arkitektë, urbanistë, inxhinierë, agronomë, e padyshim juristë. Por shumë ama.  Pa harruar faktin se a do mund t`i nxënë të gjithë.  Dhe do kishim pra burgjet me përbërjen më intelektuale në botë!

 

anazapta April 2, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Pëllumb zaimi says:
    April 2, 2014 at 4:06 pm

    “Burgjet me përbërjen me intelektuale në botë” po thoni o zoti ermir? Burgjet me më te diplomuarit nê botë, jo me përberjen me “intelektuale” në botë them unë!? Sepse si mund t’i quash intelektuale ata njerëz? Sipas ” Sartrit” koncepti intelektual i përket atij që lufton,që krijon, që ndeshet për drejtësi sociale e shoqërore, jo gjithkujt!? Apo jo? Por dhe në një këndvështrim tjetër ata “burgaxhinjtë tuaj” nuk dihet a i kanë diplomat me meritë apo me blerje? Shiten e janë shitur shumë ermir djali? A doni t’ju ble një diplomë gjenerali? Më bëni një zë dhe vij ju gradoj!? Nderime ermir sepse pavarësisht nga plotësimi im i këndveshtrimit tuaj, shkrimi është tërheqës dhe problematika e tij ka ku të godasë e të korigjojë !

    Reply
  • Mali says:
    April 2, 2014 at 5:18 pm

    Ky problem qe nuk kemi vend ne burgjetregon qe megjithese kemi ndertuar,ne keta 25vjet vetem burgje prape ato nuk mjaftojne.Mos i jepni te drejte diktatures dhe anti shqiptareve se ne mertojme nje burg te madh.Zbatoni ligjin dhe do te shikoni se numri i te burgosurve do te zvogelohet ne pak vite.Ne jemi popull frikacak e qe neneshtrohemi teper lehte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?