Shënim/ Përgjigja e Berishës për Fylenë…

redaktor

Komisioneri Stefan Fyle erdhi, pa, foli dhe iku… Edhe Eduard Kukan, miku i kryeministrit, e shoqëroi, foli dhe iku. Në takimet e programuara morën pjesë edhe opozitarët, por munguan deputetët e mazhorancës. Arsyet askush nuk i di publike, përveçse kreut të PD që mbase mund t’i thotë këto ditë. Kryeministri në fillim thotë se nuk ka komente, por më tej i gjen ashtu siç di ai. Por, kundërpërgjigja më e mirë e Berishës dje ishte arratisja në një fshat të largët ku ligjëronte para një grupi të përzgjedhur dhe fliste për programe… E thënë ndryshe, Fyle dhe Kukan u braktisën nga autoritetet gjatë vizitës së tyre për “Just BE” në Tiranë. Mbase, lideri i mazhorancës është mërzitur që Fyle nuk i erdhi në zyrë. Që e injoroi, që nuk shau Edi Ramën. Të paktën të thoshte dy fjalë edhe për 3 ligjet. Por jo, ai shkoi dhe takoi “armiqtë” e partisë. Si dikur në kohën e regjimit komunist. Takoi ish-të përndjekurit dhe Berisha nuk ia fal këtë Fyles. Ai është “puçist” sepse e ka marrë inat për CEZ-in. Mbase edhe Kukan ndaj është mërzitur. Ata që nuk janë me liderin, janë armiq të partisë. Kjo ka rëndësi. Dhe cila ishte përgjigja më e mirë që i dha… Se edhe opozita është e bërë pis dhe i hedh hi syve BE-së. Jo më kot arrestoi sot sipas deklaratës së policisë një grup kontrabandistësh të mëdhenj ilaçesh me dy çanta të pazhdoganuara. Në grup edhe babai i Sajmir Tahirit… E kishte thënë edhe disa muaj më parë në parlament, se Sajmiri bënte kontrabandë ilaçesh. Dhe sot e “provoi” ministri i tij, Flamur Noka. Ai që provoi pas arrestimit të Elvis Rroshit, dhunën ndaj trajnerit të Tiranës. Edhe pse Rroshi sipas gjykatës u arrestua në mënyrë të paligjshme. Flamurit dhe doktorit aq i bën. Rëndësi, në fund të fundit, ka zhurma, sfumimi i vizitës së Fyle-Kukan dhe që të ketë me se ta kalojë si “adrenalinë” këtë ditë të zezë të pushtetit… Rëndësi ka që opozita të goditet me çdo mjet… Të tjerat i rregullon vetë ai, edhe pse po plaket, kërruset dhe perëndon nga kjo botë në mënyrën më të keqe të mundshme. Aq i bën. Pas tij qameti…

Share This Article
2 Comments
  • JO MOJ ZONJE ZOTNI UNEKAM AXHENDENTIME ZBULIMI DHE ARESTIMI I GRUPIT METE MADH DHE ME TE SOFISTIKUAR TE KONTRABANDES ILACEVE ISHTE RASTESI KONTRABANDISTET SHFRYTEZUAN RASTIN SE VEMENDJA DO ISHTE TE FULE PO DOLEN TYRYFULE I KAPI MULI ME STRJSE NE DORE HAHHHA SI U BE FUYTYRA GJIZE GJIZE
    UNE STNDERHYJ NESITEMIN E DREJTESISE PO PERTE MOS I DHENE RST OPOZITES TE THOTE ARESTIME POLITIKE DOTI THEM TI LIROJ TEMBAJ NE BURG VETEM KRYETRAFIKANTEN E MASKUAR SI PASTRUESE
    NEJEMI NDRYSHIMI PER PARA SB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *