“Me gegët mund të bësh komb, me toskët mund të bësh shtet” – ky është një titull që është parapëlqyer nga do gazetarë të kulturës, që kanë dashur dashamirësisht t’i bëjnë jehonë publikimit të librit tim ‘Unë jam gegë’. Në të vërtetë, fraza e mësipërme është një pohim i bërë nga unë në libër, e në këtë kuptim nuk bëhet fjalë për një sajim.
Mirëpo puna është që është shkëputur nga konteksti, dhe mua më vjen të pëlcas nga inati pse një numër komentuesish të siteve online e të rrjeteve sociale s’e kanë hiç për gjë të japin gjykime të kollajta kritike mbi librin bazuar thjesht në një pohim apo paragraf të shkulur nga sfondi i librit. Bën vaki që ata të më pickojnë po njësoj edhe pasi ta kenë lexuar të tërë librin, por në këtë rast nuk ka për të më dhembur fare, pasi kritikat do t’i marr për qëndrime të njerëzve që nuk janë dakord me mesazhet e librit. Dhe unë di – e pretendoj këtë gjë – të mos tërbohem e të mos shkalloj përballë një kritike, sado e gabuar të më duket kjo e fundit. Por një kritikë mbi librin e ngritur mbi një copëz të marrë kuturú nga libri më shkakton një malaise (një parehatí – për ata që më kanë zët kur përdor ndonjë fjalë të huaj).
Por problemi nuk është te parehatia ime. Problemi është që nuk është e drejtë, as metodike, të bëhen kritika të së tërës në një kohë që njeh veçse një pjesë të parëndësishme të saj (“e tëra është më e madhe se shuma e pjesëve që e përbëjnë atë vetë”, ka thënë Aristoteli).
Të gjykosh një libër veç nga një pasazh është si të flasësh mbi bukurinë e një çupe në një kohë që s’i ke parë më shumë se sa gjurin e këmbës së djathtë, apo – kjo është ndoshta një paralele më me kuptim – si të gjykosh një pikturë ‘natura morta’ nga bishti i një molle të një shporte të mbushur me lloj-lloj frutash, të vendosur mbi një tryezë të madhe, mbi të cilën ka në fakt dhe shishe, gota, piata, njolla vere mbi mbulesë, bishta cigaresh, etj, etj.
Akoma nuk e kupton se JE bere i BESDISESHEM, per te mos thene me keq, me shkrimet e tua?
Vazhdon që ti intrigosh njerëzit për të blerë libërin z. Muçi. Po një gjë duhet ta dish mirë. Kush ka qene i interesuar e ka bler dhe e ka lexuar. Mos shpreso që të vazhdojnë ta blejne me shumicë. Sidoqoft libri, pa sentencën intriguese, mua më p♪7lqeu.