Duke vlerësuar faktin se tek Opinion-i ishte Lulzim Basha i talentit të rrallë për të mos nxjerrë asnjë fjali inteligjente e të hajrit përsa flet e ligjëron, e se tek “agora” tjetër televizive e debatit politik do diskutohej mbi ekonominë e financat që na dhembin të gjithëve, nuk ka sesi që do mos ndiqje këtë të fundit, pa qenë fare e nevojshme për zaping sa tek njëri kanal e sa tek tjetri. Paneli i përgjedhur nga Balla, të mbërthente, si për emrat e ftuar, ku ishte kreu i Financave Shkëlqim Cani përballë tre oponentëve me emër goxha në Ekonomi e Financa si Adrian Civici, Selami Xhepa e Shpëtim Nazarko, e si për mënyrën e të debatuarit. Dhe tek kjo e fundit duhet ndalur.
Të tilla emisione në mediat tona audiovizive, nuk janë veçse shfaqje të shëmtuara të krizës së mendimit dhe etikës që ka përfshirë si elitën qeverisëse e si shtresat e tjera të shoqërisë. Por Top Story i së enjtes së 10 prillit, ishte një model pothuajse i harruar i debatit, përballjes së ideve dhe oponencës së ndërsjelltë mes palëve. Ndodhi më normalja por dhe më e jashtëzakonshmja njëherësh: të gjithë protagonistët e debatit, patën mundësi të flisnin, të shpreheshin, të analizonin e të mbronin idetë e tyre në mënyrën më komode të mundshme, pa e ndërprerë shoqi-shoqin e pa bërë si gore.
Dhe audienca, brenda e jashtë, njerëzit që e ndiqnin debatin, opinioni i interesuar për atë se ku po shkon ky vend me këtë krizë të rëndë që po kalon, patën mundësinë të dëgjojnë e kuptojnë qartë, se nga po çalon “gomari” i ekonomisë dhe financave shqiptare, e se ç`duhet bërë që ky “gomar” të nxirret nga lluca ku i janë zhytur këmbët.

Ja arritet te beni dicka me akoma me pak permbajtje dhe benefit se Top story i se enjtes. Kete artikull bosh dhe pa asnje vlere per cdo qytetar qe e lexon. humbje totale kohe, duhet te na jepni leke qe humbem kohe te lexojme kete artikull. Qenkeni per gjynaf
Nuk kam degjuar asnjeren pale, por Lulit ja kam hequr vizen qe me kurbanin para Bashkise te Tiranes. Shtati pyll e mendja fyll.
Une nje pjese te debatit ndoqa, por u vu re kjo fryme mirekuptimi dhe respektimi te ndersjellte qe ekzistonte. Gjykoj se poziviteti vinte nga qendrimi i moderuar i profesor Selami Xhepes qe duhet te ishte oponenca e kryesore e ministrit Cani. Ndersa Nazarko dhe Civici dihet qe nuk jane per oponence te qeverise. Per me teper qe Xhepa dhe Cani jane te dy dibrane (per koincidence dhe artikullshkruesi :p) dhe kishin me teper se nje arsye per te qene fair ne ate debat.
Kerkoj ndjese artikullshkrues, mendova se ishte Ermir H. qe kishte shkruar kete artikull.
Kete bashkebisedim te njerezve profesioniste ne punen e tyre e vura ne dukje ne nje koment timin, ne nje tjeter shkrim.
Ky debat teper i rendesishem, per nga rendesia, tregoi edhe kulturen e panelit.
Nder vite kemi pare zhurme dhe vetem zhurme, debate mediokre te zagareve profesioniste dhe kur shofim nje debat me kulturen e duhur, na duket cudi.
E vertet keshtu eshte ! Ne se debatet ecin ne kete rruge , degjuesit marrin vesh dicka nga ato qe thuhen.
Por nga ky Top Story duhet mbajtur mend edhe thenien e Ministrit Cani se : Do ta padis penalisht ish ministrin e financave per krimet financiare ( kete shqiptaret nuk e harrojne ).
Kete e tha per ta bere vertet apo per te kaluar radhen. Presim ta beje vertet ministri siç presim shume premtime te fu-shates per vrasjet,vjedhjet e qeverise qe u gremis. Presim tju vihet fre shperdorimeve dhe vjedhjeve edhe nga admini-strata e kesaj qeverie qe votuam.
Shume gjera ecin ngadal dhe ka nje paqartesi ne emerimet ne administrat. Ata qe dalin nga dera futen perseri nga dritaria. Dhe dritare per tu rifutur ne administrate po perdoret LSI-ja, ose pretendimi nga drejtoret qe i punesojne se : ” ky eshte i PD-se por kete radhe votoi per neve ? )
Burrat njihen nga mbajtja e fjales. Aq me teper burrat e shtetit! Burreria nuk i mungon z. Cani ! Te shohim!
Per tu vleresuar.kemi kohe qe debat te tille nuk kemi ndjekur.Pothuajse u mesuam me nje realitet mizerabel mediatik debati.Le te shpresojme qe me ne fund po futemi dhe ne realisht ne nje komunikim normal dhe per me teper informues per problemet reale qe kemi nevoje te degjojme.
Mire qe mesojme se ka patur nje debat civil see kjo eshte risi per “tavolinen shqip” Kurre s’ka zgjidhje pa respekt reciprok e debat njerezor. Jam kurioz per z. Nazarko si u fut “emër goxha në Ekonomi e Financa – artikulli” dime se eshte marre me Shah dhe ben shkrime ne gazeta.
Forma jo gjithmone mjafton, sidomos kur flitet per probleme Substanciale. Nuk kam pare emisionin vec lexova transciptin nga pergjigja e Ministrit; s’gjeta askund Transparencen e kerkuar dhe per te cilen paguhet nje Minister. Akoma dhe sot, pas gjithe kesaj zhurme e debatesh, shfajsimesh e akuzimesh; thelbi qendron vec ne nje pike:
– Publikoni te Plote, Marreveshjne “FMN-ALBANIA”.
Asgje s’duhet te terheqe vemendjen nga kjo. Inkriminime patetike prej lideresh partiake, shpjegime te vageta ministrash e deputetesh s’duhet te terheqin vemendjen se Borxhi i Marre nen Emrin e Shqiptareve u duhet shpjeguar Shqiptareve kusht per kusht! Pse nuk i besoj kesaj Qeverie? Sepse ka forme ne fshehje, per Armet Kimike ky popull e mori vesh nga nje media a huaj. E kuptoj pozicionin e ministrit; duart i ka te lidhura (1) nga kushtet/ eproret/ kostoja-politika (2) FMN-ja dhe keshillat per te ruajtur konfidencialitetin; Por akoma nuk arrij te kuptoj sesi nje Popullate e nje media e tere nuk Kerkojne me Insistim:
DUAM KONTRATEN E PLOTE- KUSH-PER-KUSHT-PER-KUSHT!
Lexojme e llogjikojme per vete.
Ka Mungese Transparence dhe Pike.
—
@ media – ju lutem kapuni me thelbin…po behet fjale per gati 1.000.000.000 Borxh ne tre vjet (1 institucion i ka dhene -FMN-ja, pastaj vjen BB e pastaj BE-ja) dhe vetem “sherbimi i interesit” qofte me 1-2% (borxhet zakonisht kane “compound interest; qe akumulohet/shtohet cdo vit) ne nje shtet te varfer si i yni kalon nga 10-20 Milion Euro.
Sic dhe duhet te dime kushtet qe vuri FMN-ja.
Ministri u pergjigj keshtu:
“Kushte ka sigurisht. Kushte do kete! Kush te jep borxh thote mos shko te luash ne Kazino! Sigurisht ka kushte! Dhe thote mos shko ne Kazino por Puno!”
nese pranoni qe nje Minister Financash ka bere punen e tij dhe te lavderohet Debati ku ka Marre pjese, pse u “treguan cuna te mire” atehere HALLALL.
Une do thoja “F*uk it” sepse me Intereson paraja!!!
Shkelqi Cani e tregoi veten se eshte financier i mire dhe do e ul buxhetin atje ku duhet,ndaj Saliu bertet,pasi mendoi se shqiperia do perfundoi si Greqia ne reçension.Sokol Bala eshte gazetar me pervoje-pozitive dhe jo si Vevziu-provokator per te majtet dhe b.lepires i Saliur.
Z.Vasili Ju falenderoje shume per shkrimin sidomos per paragrafin e pare te shkrimit.
Me respekt V.Duka.
Një financier kompetent di të argumentojë edhe me gjuhën e popullit, dhe këtë bëri shkëlqim Cani të enjten. Ai foli me përgjegjësinë e rolit që ka marrë në qeveri dhe duke thënë qartë të vërtetën, gjëndjen në të cilën u gjetën financat shqiptare dhe ku janë në këto momente. Sikur më pak ndërhyrja të kishte nga gazetari dhe të cohej mendimi deri në fund i bashkfolësve, më të qartë do dilnin njerëzit, mgjt përgëzoj për debatin televizionin TCh.
P.A.B-NE PARIM KA TE DREJTE,POR…
Nuk mund te pretendojme nga nje qeverri e re qe pas 22 vjet katraure e shperberje apo anarki totale ti themi na jep te plote kontraten me FMN.Edhe sikur te na i jape sa vlen kur ky popull ka ngelur lakuriq e pa buke edhe sikur’ te prekeshin interesat e tij?
Une e kuptoj drejt P.A.B qe ne demokraci trasparenca eshte kryesorja por kur ne keto 22 vjet na kane shkerdhyer para e mbrapa ne gjume nuk mund te pretendojme ”per nuse vajzen e priftit kur ne nuk na qas njeri ne fshat’ si thote populli.
SA PER MINISTRIN E FINANCAVE:
Nje minister financash nuk duhet te perdore fjalen ‘biznes’ se nuk eshte injorant as si Bode E aqe me vteper sio Berisha e salisjanet e shkaterrimit te ketij vendi.Fjala ‘biznes’ e monopol jo vetem qe nuk jane shqip e shumica nuk i kupton por aqe me teper kane pak ‘ngjashmeri’ me parimet e ekonomise se lire te tregut.
Se dyti kjo qeverri duhet pa tjeter dhe e ka per detyre qe tu beje prezent shqipetareve pse jane ne borxh e kujt ja kane borxh?.Edhe pse miliardat jane vjedhur shumica mund te justifikohet shlyerja e borxhit ne sektoret jetike si shendetesi.rendin,arsimin por te shlyesh borxhe HAJDUTERISE E BALLINJVE TE RRUGEVE KU ESHTE HEDHUR ASFALT PERRENJVE APO BORXHE LOBIZMIT E INFORMACIONIT FEVZI ZEDHENESA TE SHKATERRIMIT -KJO DO TE PERBENTE KRIM EKONOMIK NDAJ NJE POPULLI TE URITUR PER BUKE.Respekt P.A.B e natyrisht redaksise .
I nderuar, kjo eshte puna me te cilen kam ngrene buke deri vone; prandaj me “dhembin shifrat” S’ka asnje justifikim sesi nje Qeveri e pa-pergjegjshme me pare, ti jape justifikim tjetres apo ne qe te mos kemi pretendime.
Mendimi im i Pare ishte te postoja “vec numra” por se bera per disa arsye. Ka nje pjese vulgare (dhe sh. pernicioze ne kete forum) qe thjeshte dhe pa tifozllik (pa ju prekur anen e tyre- se kjo i ben si Bisha) hidhen dhe te fyejne pa shkak. Shkon nga “Ja fut kot deri ne mos na shit men” Dhe them disa here nuk ja vlen, me nje nivel vulgariteti te tille. Gazeta i lejon dhe Moderatoret se kane problem fare, ne fakt kjo politike i inkurajon me Teper!
Me ndiq here tjeter po pate kohe dhe vec per ju do postoj – Shifra. Bera disa llogari pasdite (ka formula standarte per keto, e tani s’po i hyj gjate) Sikur ai 1 Miliard (qe do merret borxh ne 3 vjet) te jete ne ri-pagese per 25 vjet,por e marr si Borxh te PLOTE, me perqindje 1.2 % interes.
FMN-Ja ne website sot ka 07Prill-14.Prill 2014, interesin 1.13% (ato e ndryshojne kete cdo jave sipas Marketeve Nderkombetare) dhe llogaria me doli:
1.000.000.000. Euro
ne ri-pagim per 25 vjet eshte
1,848,230,303. Euro dhe 82 cente
ne 10 vjet?
1,272,447,769.75
pra 272 Milione Euro me teper. FMN-ja s’eshte institut bamiresie.
Do paguash “compound interest” ose interesin e akumuluar, quaje borxh +interes dhe interes te interesit.
Kur ky minister e Kr-m te kene ikur, Shqiptaret dhe femijet e tyre akoma “paguajne per kete sukses” Deri tani kam qene pak i bute; por sinqerisht “po Genjejne me Dashje!” Ma beso kete. Financat s’behen keshtu. Nje media/popullate me me teper “pergjegjesi e kulture Financiare” do e kishte “masakruar” nje Minister/ Qeveri qe merr Borxh ne Emrat e tyre dhe s’publikon Termat e Kushtet!
Po bejme nje gabim te madh ne kete mungese kerkim-llogarie.
Respekte per ju e paci nje w-end te kendshem.
GOMARI I EKONOMISE SHQYPTARE CALON QE KUR ENVER HOXHA MBOLLI MURTAJEN BOLSHEVIKE DHE E TRANSFORMOI VENDIN TONE SI NJE CIKFLI PERSONAL.
Kjo eshte diagnoza e ekonomise shqyptare qe vuan nga bolshevizmi ekstrem dhe nuk ka asnje diskutim ne TV qe ta ndryshoje me debate politike pa kurfare vlere dhe dobie.