Askush tjetër, veç Halim Kosovës, nuk e di hallin në të cilin e ka shtënë besnikëria e pakuptimtë ndaj një force politike, në të cilën u gjend rastësisht dhe po ashtu, rastësisht u bë njëri nga përfaqësuesit e saj, herë qeveritar, herë parlamentar, duke synuar të jetë edhe i pushtetit lokal. Në harkun e pak kohëve, Halim Kosova kaloi nëpër pragjet e shumë dyerve, të cilat, për t’i çelur, shumë të tjerëve u është dashur kohë e gjatë, mund i madh dhe, pse jo, shpenzime të rënda.
Dy enigma bart mbi vete doktor Kosova, dhe çuditërisht e para u bë e njohur kur u shfaq e dyta. Enigma e dytë do të ishte rruga në të cilën ai u gjend në portat e shqupasve, për t’u bërë njëri nga ministrat e një qeverisjeje maskaradë, kur ajo po merrte rrokullimën; dhe aty, si do të thoshte me naivitet pas disa kohësh, mund të kishte fituar miliona euro, nëse do të kishte dashur; dhe më pas, u gjend në listat e kandidatëve për deputetë të PD-së, për të qenë njëri prej tyre.
Shumë kohë më parë, kur po vijëzohej PD si një parti e ndryshimit, ajo u quajt ndryshe edhe partia e bluzave të bardha, pasi shumë mjekë, ndoshta të prirë nga shembulli i SB, nxituan të jenë pjesë e atyshme. Ndonjëri, edhe pse mjek, u bë ministër i jashtëm në qeverinë e parë pëdëiste; një tjetër, u bë shefi i partisë, ministër i jashtëm dhe zevendëskryeministër; por, si i pari, ashtu dhe i dyti, nuk kishin lulëzim të madh. Disa u bënë deputetë, dhe më pas, si për një rastësi e pazakontë, bluzat e bardha ua lanë vendin kostumeve firmato të botës së financave dhe të biznesit, të cilët, ashtu si ishin grumbulluar bluzat e bardha pas SB, u mblodhën tufë-tufë rreth Ridvan Bodes, për të përcjellë “mesazhin” e tyre financiar tek familja Berisha.
Rasti i parë që një mjek do të ishte njëkohësisht edhe i botës së biznesit, do të ishte Halim Kosova.
Dhe prej këndej nisi rrugën edhe enigma e parë, e cila, pasi u zbulua si e tillë nga rendja pas politikës, nuk zgjoi edhe aq interes, pasi një botë biznesi është si oktapodi, shumëkëmbëshe, dhe duke pasur shumë të tillë rreth e rrotull, pasuria rreth 3 milionë euro e doktor Kosovës, nuk u ndje edhe aq shumë.
Deri më tani askush nga institucionet financiare nuk është bërë, të paktën kurioz, nga doli e gjithë kjo pasuri, pasi, ideja e hedhur rrëshqanthi nga Kosova se e gjitha kishte qenë ide dhe dhuratë e një miku zviceran, është një alibi e qepur keq. Por, edhe nëse është e tillë, çka është njëkohësisht edhe e pamundur, cila është rruga e kalimit të saj, përmes cilave taksave dhe tatimeve, me çfarë marzhi të fitimit është ngritur; ka rënduar mbi institucionin ku ai ka qenë drejtor apo nuk ka rënduar; është shmangur shteti, për të qenë primar privati; ka pasur apo jo konflikt interesi…
Si e thashë, askush nuk u bë kurioz, pasi si duket, rreth 3 milionë euro pasuri, nuk qenka një gjë e madhe në botën e përbashkët të biznesit dhe të politikës.
Përse më vjen keq për doktor Kosovën?
Nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrë, kam pasur mendimin e një njeriu babaxhan, i mbyllur në botën e tij të gjinekologjisë, si të thuash, i mbyllur në botën femërore të profesionit të tij jetësor.
Në familjen time ka pasur shumë mjekë. Njëri prej tyre, daja im i madh, Ilir Gjylbegu ishte shumë vite para doktor Kosovës, drejtor i të njëjtit institucion ku ishte edhe ai. Pra, i maternitetit të Tiranës. Tjetri, i vogli, doktor Xhavit Gjylbegu, ishte drejtor i një spitali të madh pediatrik, dhe duke qenë pjesë e jetës së tyre, kisha vërejtur se profesioni i tyre, më shumë se i botës së biznesit, ishte i njerëzve, si një domosdoshmëri jetësore. Nuk do të sjell shembujt e të afërmve të tjerë, me të cilët, së bashku, mund të ishte ngritur një spital. Duke pasur këto shembuj në vete, duke ditur jetën e tyre, herë të larmishme e herë të ankthtë; duke parë në krahun tjetër egërsimin e bluzave të bardha, si të ishin uniforma ushtarake (nuk ka gjetje më të saktë për një parti militare se sa godina shqupase, megjithëse e grabitur), kur doktor Kosova u bë pjesë e politikës së ditës, ndjeva keqardhjen e parë. Njëlloj do e kisha ndjerë edhe nëse ai do të ishte kandidat i së majtës.
Nuk dua të hamendësoj se një dosje e tij tek Berisha, nga ato që i ka me shumicë, herë të sakta e herë të sajuara, mund ta ketë detyruar të futet në lojë, ama duke u futur rëndshëm. As nuk dua të hamendësoj se ai u bë befas pjesë e klanit në formim Basha, sepse ky i fundit do e ndjejë takatin e tij kur ta shtyjnë fort njerëzit pranë vetes. Po ashtu, nuk kam asnjë hamendësim se rruga e tij politike do të jetë shumë e shkurtër, më e shkurtër se fundi i qershorit; dhe më pas, të jetë i bindur se në fushën e politikës do të mbesin disa nga thëniet e tij, ndonjëherë anekdotike. Dhe më vjen keq, pasi, ndërsa kishim një njeri të aftë, si mjek e si administrator i klinikës së tij, pavarësisht rrugës, tani kemi një politikan të mefshtë, që, edhe kur të kthehet në fillesën e tij klinikale, do e ndjejë dhimbjen e humbjes, për të cilën askujt nuk i kishte borxh. Dhe më vjen keq për të.
Zgjedhja e doktor Kosovës ka qenë rruga e vetme e mundshme për t’u fshehur njerëzit e politikës nga humbja, e cila, edhe nëse do të ishte e thellë, nuk do të habiste askënd. Doktor Kosova nuk do të jetë një çudi e humbjes. Këtë e kanë provuar tre herë resht, me diferencë të madhe, tre nga ministrat më të njohur të Berishës, dhe me diferencë të vogël, por kundër të gjithëve, një njeri që kishte qenë tri herë ministër; i transportit, ku vodhi sa i mbajti kurrizi; i jashtëm – ku shiti çka kishte për t’u shitur, duke lënë pas një sherr të madh; i brendshëm – ku la pas vetes katër të vrarë. Pra, doktor Kosova, nuk do të jetë një përjashtim nga rregulli. Ai, ndoshta do të marrë pak më shumë vota se sa Aldo Bumçi, një meskinitet i politikës; më shumë se Eduard Halimi – një shfaqje mediokre e politikës; më shumë se sa Ristani – një shfaqje e dehur e politikës; më shumë se sa Muli – një shfaqje e dhunshme e politikës; por përsëri do të jetë një humbës. Ata që e kandiduan, e dinë më mirë se sa vetë Kosova, se do të jetë një humbës, por njëkohësisht edhe karremi ku do të kapet grepi i politikës së Bashës për të shpëtuar veten. Ai, përmes Kosovës, përgatit alibinë e humbjes; dhe ndaj edhe e lejon atë të bëjë “sulme” kalamanësh ndaj regjimit bashkiak me korrespondencë të Bashës. Dhe më vjen keq për të, pasi edhe ai vetë e di se lufta e tij është donkishoteske dhe hija e pançizmit politik e përcjell atë nëpër të gjitha kulisat. Kjo hije, më shumë se gjithçka tjetër, i shfaqet në formën e E.Halimit, rrondokop në politikë, por, edhe pse e di se “kritika” ndaj Bashës është luftë me mullinjtë; edhe pse e di se premtimet e tij janë si përrallat e Nastradinit.
Më vjen keq që doktor Kosova u fut në një lojë që nuk është e tija. Me dashje apo pa dashje, por symbyllas, ai u bë pjesë e një tarafi politik, i cili e sheh vetë atë si një lojtar të përkohshëm, të cilin rasti e solli mes tyre. Nuk është e thënë që shefi bashkiak i një qyteti të madh të jetë njëkohësisht edhe njeri i politikës. Më shumë se gjithçka, bashqytetit shqiptar i duhet një administrator i fuqishëm, i aftë për të gjetur rrugë mbi veten, të ndërtojë nënkalime e mbikalime lidhësore njerëzore dhe ekonomike, të cilat nuk mund t’ia prishë qeveria. Doktori u tregua i aftë në administrimin e pronës së tij, një klinikë e superpajisur, por që pas vetes la një shërbim që nuk ishte as një e dhjeta e pronës së tij private. Rithurja e privates me të përgjithshmen, çka ka ndodhur deri më tash në jetën e tij vetjake, nuk është një ogur i mirë, që të tjerët e dinin se është ashtu, por përsëri, si rastësisht, i dhanë të shtyrën dhe e futën në një lojë, nga e cila kur të dalë, do të habitet që ishte brenda saj.
Kam pasur rastin, jo të kënaqshëm, që në vendin ku jetoj prej më shumë se dy dekadash, të njoh mjekë të fuqishëm, por që mbi të gjitha kishin punët e mëdha që u ishin besuar. Ende nuk kam njohur asnjë mjek super milioner, aq më tepër një të tillë që është edhe kandidati për të qenë shefi i madh i kryeqytetit.
Nuk e di se si hyri në këtë lojë Halim Kosova. E di se si do të dalë, dhe nga kjo më vjen keq.
SA KEQ ME VJEN PER SHKRUESIN E KETIJ ARTIKULLI.
Me vjen keq per imazhin e Halim Kosoves si mjek gjinekolog i mire,por paska qene nje ….DALLKAUK ne politike dhe me keq ne zgjuarsi!
Ai e di qe pa nisur se do jete KOKE TURKU dhe vetem nje HALL I MADH e ka bere ate te kandidoje per HUMBES TE SIGURTE!!
Jam i sigurt se nuk ju vjen keq,po ju vjen deri inat per vdekje,se Kosova do fitoj bindeshem kunder nje hajduti qe ka bere miliarda qekur ishte te MJAF.Bedri Islamabaat ka 25 vite qe ka ikur komunizmi e ti ala e mendon vehten antar PPSH.
Me vjen mire qe nje mjek hajdut do deshtoje dhe mbas kesaj do jete ne siten e kontrollit te KLD se per pasurine e tij e cila do dale ashiqare hajni. Per fitore te keti doktori munde te mendoje vetem nje shpellare si Marku Uk i cili eshte si idhulli i tij Krimineli Sali.
O Mark gamori. Gjithkush ka mesuar ndonje gje te vogel kurse ti, gamor ishe, gamor je e gamor do te vdesesh. Komentet e tua jane deshmi e nje idioti. Jo pse je me PD-ne por sepse je njeri i verber dhe pajtohesh me te gjitha krimet dhe maskaralleqet e pushteteve te saj. Je teper i trashe dhe i pasherueshem.
aRBEN,DHE MUA ME VJEN KEQ PER BEDRI ISLAMIN,SE KU KA RA DHE KY,QE PO I DHYMBSET NJI IDIOT,DHE NJI HAJDUT QE PO TA SHIKOSH SE SI KI NJERI PA BREK NE VITET 1990,U BE MILIONER DHE KA SPITAL TE VETIN,JO ORDINANC POR SPITAL!
E`bedriu ja ka gajlen,po a nuk eshte per ta qare bedriun?!!!
Sesi hyne tek shqupi po thot bedriu.Po,simos hye te shqupi kur ky qe edhe emrin KOSOVE,e ka perligj apo e ka flliqe,nuk e dij se cfar ti them bedriut por ti them se ti paske lujt nga mendja ore bedri.
Eshte hall i madh qe besniku i Partise Bedri Islami perpiqet te gjeje “argumente” per te sulmuar Halim Kosoven, i cili ne gjithe llumin e PD-se ka qene personi me me integritet, aq sa gezon simpatine e shume tiranasve si majtas ashtu edhe djathtas.
Ne gjithe kete panegjerik kunder Halim Kosoves mungojne ato qe jane me thelbesoret, dokumentet. Me se shumti mbizoterojne hamendesimet, dyshimet, hipotezat dhe akuzat per te hedhur balte mbi figuren e Halim Kosoves duke harruar se kundershtari i tij vjen nga hici dhe kerkon te beje revolucion kopernikian.
Mua s’ me vjen keq fare. Ne keto zgjedhje do fitoje me I miri. Dhe me I miri eshte Erion Velia. Te tjerat Jane histori dhe s’me interesojne shume.
Nderime Zoti Bedri dhe Ju falenderoje qe here pas here jepni konsiderata per probleme madhore qe preokupojne popullin tone. Me modesti po nenvizoje edhe per postuesit lexojeni ne pak kujdes SHKRIMET E Z. Bedri se ato pershkonen nga vertetesia apsolute, sepse vazhdimisht emertohen emrat e autoreve per ngjarjet qe pershkohen ose analizohen, vendosen vendet dhe datat, paraqiten dukumentat perkatese per te provuar vertetesin e ngjarjeve qe analizon, ivestigon ne thellesi si gazetar i shquar etj. etj. dhe se fundi nuk merret ne vogesira e ngjarje sensasionale por analizon ngjarje qe luajne rol ne zhvillimet politike e ekonomika te vendit tone dhe me kurajo qe rall e kane shume pak gazetare te vendit tone. Se fundi vini re se Z.Bedri ka trajtuar dhe analizuar vazhdimishte probleme e ngjarje madhore te cila nuk jane trajtuar me pare nga medjat tona dhe po keto shkrime jane perdorur si “lumej per krijimin e perenjeve” per shume gazetare te tjere.
Me rspekt V.Duka.
V. Duka,
E vetmja gje absolute ne artikujt e Bedri Islamit eshte njeanshmeria partiake.
Te kete provuar valle te njejten keqardheje edhe per gjinekologun tjeter, Orion Gliozheni, qe u listua per keshillin bashkiak te Tiranes nga PS-ja!!!
Kjo vlera e spitalit te Halim Kosoves ne akuzat e para ishte 2 milione euro, Bedriu na e beri 3 milione, dikujt tjeter neser i teket ta coje ne 10 milione. Po keshtu eshte kur flitet mbi gjera kuturu e te pa dokumentuara.
Halim Kosova nuk e ka pasur “zotesine” qe te martohet ne kalane e Gjirokastres me shpenzimet e ministrise dhe kursimet e nenes pensioniste.
Per cfare ti vije keq per Orion Gliozhenin? Qe do jete nje nga 60 keshilltaret dhe qe nuk krahasohet kurre me postin e Kryetarit te Bashkise? Qe nuk eshte perfolur kurre te kete nje klinike prej 2 apo 3 milion eurosh? Dr.Kosova vertet nuk eshte martuar me kalane e Gjirokastres. A mos valle eshte martuar me “mikun” nga Zvicra? Nuk vihen as 2, as 3 milion euro me pune te ndershme dhe as nje page per te bere me pas nje spital. Dihet qe cdo pallat qe ndertohet pjell edhe nje vile per ndertuesin, pavaresisht lekeve qe merr nga shitjet e ndershme. Ngelet qe doktori te jete martuar me maternitetin. Vertet aty pillet…….
Agim,
Te jesh i perfolur nuk perben fakt se edhe per ty mund te dale dikush e te shpife e quhesh “i perfolur” ashtu sic po me veshin edhe mua lloj lloj epitetesh e po me bejne akuza nga me te ndryshmet ketu ne forum. Te provosh me fakte dhe me dokumenta eshte dicka tjeter. Jo me kot shpifja perben veper penale.
Kjo fushate e “perfoljeve” nisi pak si vone dhe pikerisht per nevoja elektorale, sepse Rama kur ishte Kryebashkiak, deshi ta shpalle qytetar nderi te Tiranes.
Patjeter, info, ne nuk kemi ndonje preventiv te spitalit te dr.Halimit. Mgja edhe nje kqyrje e spitalit qe ndodhet ne Tirane te Re ta kthjellon mendjen sadopak se eshte dicka shume e kushtueshme.
Po dakord Agim. Po te ndjek fillin tend te arsyetimit atehere me lindin me shume dyshime se nga i merr milionat Erion Veliaj qe rezulton “i varfer”.
Po te duash mund edhe te dyshojme qe i merr borxh, por ama ky borxh do shlyer nje dite. Si thua ti si do te mund ta shlyeje Erioni ate borxh?
Ja perse eshte e nevojshme qe parate qe shpenzohen neper fushata duhet te publikohen bashke me burimet e tyre.
Per sa me perket, spekullimet e Bedri Islamit ne kete rast jane pese me hic.
I nderuar Info. Tek permend qe spekullimet e Bedri Islamit jane pese me hic, spekullon vete duke thene se nga i merr milionat Erion Veliaj qe rezulton “i varfer” dhe hyn ne nje aresyetim borxhi, mendoj, te panevojshem. Erioni as nuk e permend se jeton i varfer, vetem se thote se e ka filluar nga zero me pune krejt te rendomta, por jo te pandershme. Sa e ka ruajtur ndershmerine ne vitet me vone kur ka menaxhuar shume para, kjo ha diskutim sa te duash. Ama deri me sot nuk kemi degjuar per ndonje pasuri te tij te paluajtshe si ajo e dr.Halimit me te cilet gazetaret i lejon “zanati” qe edhe te spekullojne. Te qarte jemi te gjithe ne, besoj edhe ti, qe “zanatin” e politikanit nuk mund ta beje nje barkpangopur. Per transparencen per te cilen flet bie teresisht dakort me ty. Te pershendes.
Mua me vjen keq qe nga kjo gare doktor halimi do ngelet me barr. Do e mbaj bebin e erionit apo do e abortoje ne kliniken e tij? Kjo eshte ceshtja.
Ky Dr Halimi edhe sikur te jete burre , tregon se eshte meskin i babezitur pas parase ?! apo jo o Halim ? Burre i mire , Dinjitoz eshte ai Njeri , i cili ben ” Nje Pune ” por si duhet bere ajo . Prandaj beje ate pune o dr i babezitur , se kur kerkon shume thela te ngelen ne Fyt ato . Jeto ore i uruar me dinjitet e modesti ne se e do kete vend ti .Ne qofte se ky vend me nje armate njeres me te rinj , me te shkolluar , me profile te duhur duhet te eklipsohen dhe duhet nje Eqim – Mami te beje ” me te miren ” per Tiranen ! O pika , pika ty o Halim i Marosur nga Trute . Ne se ndodh kjo , kjo do jete nje fatkeqesi Kombetare , te fitoje e keqja , Kanceri mbi Jeten .
Shari i permendur eshte vetem per qen,se per burra jo dhe aq ma pak shqiptar.Aty vetem jan shqipfoles.
Po ta njihje ti Mark UK Sharin si njeh “Shqiptari I Sharit” Shqiperine atehere,mund te flisje.”Shqiptari I Sharrit” ka lindur vertet ne Sharr por zemra I rreh vazhdimisht per token atdheun ame Shqiperine,ty me duket se zemra te rreh gjetke.Lere “Shqiptarin e Sharrit” si nje ikone qe ne shqiptaret e ketushem te themi se nuk jemi vetem.
Nuk i vjen keq shumices se njerezve qe e njofin Halimin e modelit te pasurimit me te gjitha mënyrat e pa ligjshme dhe te pa shpirtë , doktoret qe lene prefesionin mbas pasurimit dhe politikes nuk jane me te dobishen per asnje pergjesi per vendin , po harxhon parat qe ka marre pa drejtsisht , haram , dhe pastron ndergjegjen ne pleqeri .
PO MIR TE THONE HALIM TE ERDHI FATI NE DRE DHE U BERE ME PARE NJE COPE INJORANTI FALE ROLIT TE IDJOTIT QE TE KA RENE NE PJESE TE JESH DHE TA LUASH ME SE MIRI.POR MOS I HYJ KESAJ PUNE NE POLITIKE SE PO TE DEL KALLAJ DHE DO TE SHPERFYTEROHESH DERI NE ORIGJIN…………………….
fatkeqesi qe ca injorante kundershtojne shkrimin e te nderuarit bedri islami.
po thote nje te vertete.
halimi do te bente mire te rrinte ku ishte se pd vetem po e perdor ose ose po i thote bere spital me 2.6 milion euro me ………………. futu ne valle. asnje nga pd nuk pranoi e kjo eshte e sigurte vjen brenda pd.
sa per erjon veline lereni ore se nuk ka miliona . po pati thoni , e sa per dasmen shikoni lufta e nuseve program qe shpenzojne mijra euro meruni me miliardat e berishes e bashes .
dr halimi bere gabim gabim shume te madh te futen ne valle per te lare e mbuluar pislleqet e bandes ose te pelqen te mbulosh parate e tua.
Ky komenti i shqipes duket qe eshte shkruar nga nje ” me kulture” dhe “i dokumentuar”. Ne stilin ” un ju garantoj jue” ai akuzon njerin dhe betohet per varferine tjetrit. Keto po qe jane “arsyetime” bindese plot “fakte”. Sigurisht milionat per fushate po i harxhon vetem Basha me Halim Kosoven se Erioni “i varfer” ka vetem pensionin e nenes dhe “kursimet” e punes si minister.
Sapo ka mbaruar mbledhja e organizates baze.Dalin disa militaruca qe ka lene dhite ne mal e bejn komente.Jam i sigurt se te gjith ata as qe i njohin kantidatet qe nuk len gja pa then vetem se, nje zog komori ish sekretar partie me 4klas shkolle,leshoj nje brrockull.
Dr Xhavit Gjylbegu e filloj punen e mjekut duke jetur ne nje pallat te thjeshte .Ne ate pallat jetoj deri ne ditet e fundit te jetes.Pasuria e tij ishte shendeti i femijve te Shkodres.Nuk pranonte asje here leke biles as dhurata ndofta dhe simbolike .Une fola per dr XHavitin ju mund te me tregoni Halimin .
Mua s’më vjen aspak keq për këtë palo-njeri, përkundrazi ndjej neveri. Neveri kur e krahasoj me kolegët e ti si Gjylbegu, të cilët mbetën mjekë të mirë dhe njerëz të thjeshtë. Ndërsa ky Halimja, falë abuzimeve në postet drejtuese arrin të ngrejë një spital privat dhe të tjetërsohet në një politikan SHQUPAS si një kopje e shpëlarë e bajlozit të politikës- SB.
O`mark uk,oor mark mut,sharri i ka edhe qente ma te beseses se ti mut i mutit,dhe nese je ti i indoktrinuar nga sali serbi,dhe p.mut fashiste dhe te nji mbyemri Kosova,per mue nga sharri nuk me behet von,ne fund te fundit se kush ta fut ti ne sum,a kosova apo Erioni,suma jote e han,e jo une nga sharri.Sa,per ate qe neve nga sharri na quan shqipfoles,nuk gabon po ne jemi shqiptar dhe po me flasim shqip shum shum ma mir se ti,mark uk-muti,i qelbur.Ju,i adhuroni hajdutet se ne gene i keni hajdutrit,dhe po ti dhe hajdutet e adhuroni hajdut halim kosoven,se ju hajdutet dhe kriminelet i quajni te zote.
Kjo u be te dalesh mu ne mes te Internetit dhe t’ja heqesh vetes…te drejten e te shkruarit!
i ardhka keq Bedri Islamit pet doktor Kosoven!
Erdhi fundi i botes: ZP u rilinde tek DITA, dhe beri harakiri ne fushate lokale!
Bedri,eshte nje artikull i mire oor qe te behet i plote na thuaj a te vjen keq per Erionin qe nuk do te shesi me fiq apo pastroje boren.A e di si mbiu fara e sukseseshme e Erionit ne komitetin e partise se Tiranes.A e di sa te lumtur jane pensionistet me reformat vdekjeprurese te Erionit.A e di se si Halimi dhe Erioni dmth Edi ne fushate do dalin me muzike e kengetare kur shtesave ne nevoje kendojne zorret?
Qe te tregosh qe je Bedriu eshte mire qe ti vesh ne kandar te dy palet.Por pasi te mbarosh pune laje kandarin mire e mire se do qelbet ere.
qe kur kam lexuar rrjeshtat e meposhtem se cfare ka thene Halim Mahmutaj (eshte mbiemri orgjinal se Kosova e kthyen nga vitet 50′ ) ky qenka jo vetem nje berishist budalla por dhe njeri qe i eshte bere mendje lesh vagine..
Ju lutem harxhoni pak kohe dhe nuk eshte per te qeshur,,por per te qare jo per Halemin por dhe per keto shqiptare..
Pjesë e shkëputur nga biseda e doktor Kosovës me ambientalistët. Përveç batutës se: “Se syri im në klinikë ça s’ka pa”, më poshte po ju rendisim edhe disa të tjera. “Kush e gjen cili ka qenë numri më i madh i qenve që kam mbajtur në shtepi, deri në mëngjes të rrini nuk keni për ta gjet dot”.
“Kisha një çun një goc, qen. Vër, vër, vër, duke ndenjtë bashkë, kur më vjen nusja dhe më thotë hajde, hajde, shifi, shifi. Dal aty unë, 4 këlyshë, njëri më i bukur se tjetri. Tani u rritën një çik, punë e parë në këtë rast, se u bënë 6, duhet të durosh pak, dhe filluam burrë e gru duke marrë historitë e familjeve të mia që mund t’ia besonim këlyshët e qenit.
Mirëpo vinin këta shokët e mi dhe miqtë dhe unë shkoja te prindërit për t’ua marrë këlyshin. Sinqerisht, nga instikti ose më dukej sikur po i merrja kalamanin ndonjë gruaje në maternitet. Sesi më shifte nëna, nuk më thoshte gjë, por sesi më shifte, sikur më thoshte ma more. Dhe e lejsha prap. I thosha më fal, por nuk ia marr dot. Duke e shtyrë, duke e shtyrë, më thotë nusja surprizë, hajde në taracë shpejt. Kur shkoj shoh që kishin bërë dhe 5 të tjerë. M’u bënë 11 qen, pra 9 kalamaj, e burrë e gru”. “Fjala sterilizim, u bë një nisëm dhe shkova në QSUT.
Nuk e di kush më ka taku po deri në 2 të mëngjesit kam qenë në spital. Se situata ka qenë e rënduar. Shifja tufa qensh nëpër spital. Kishte nga ata që thoshin shefo nesër t’i palosim. Jo, më gjeni mënyrë tjetër si t’i heqim nga spitali dhe më pas Ministria e Shëndetësisë financoi pranë bashkisë për të gjetur shiringa të cilat i venin në gjumë për t’i dorëzuar në qendrën që ju keni krijuar. Fjala sterilizim tingëllon pak keq sepse se për zanatin që kisha më dukej sikur po sterilizoja burrat e qytetit.
Zotri BEDRI ISLAMI
Ngushellime per fansin tuaj doktorr Halemin,,te rroni vete..por kete pidholog e kane lene mende e kokes..ke te drejte eshte per gjynah..
Bedri Islami ,si gjithmone skruan bukur dhe sakte..Me vjen keq per disa,,,,si Mark.uk…(qe nuk vjen nga mali),,qe mundohen te ulin emrin e z.Islami, apo edhe te komentuesve edhe me sharje…Me vjen keq kur shoh sa poshte kane rene..Z.Islami,, nje shqipatr I madh,,,me kontribut te jashtezakonshem ne luftene Kosoves,nuk ka asnje titull partiak apo qeveritar..Ai shkruan me fakte dhe jep edhe opinionin tij…Dr.Ilir Gjylbegu eshte nje legjende e mjekesise shqipatre,,,halim Kosoava vecse nje hajdut.Ne qe e njohim nga afer e dime si I ka bere parate…Berisha nuk ve njeri ne pozicione te rendesishme po qe se nuk I komandon…gjene me te thejeshte dhe me te perdorshme ka dosjet….te cilat..ua mban per kercenim…Shikoni,, askush nga pd-ja nuk fket asnje fjale kunder bersishes, per asgje….Kjo eshte poltika e spiunave,,,e pjellave,te komunizmit dhe spiunazhit serb…
Artikull qe buron nga semundja e vjeter e Bedri islamit, poshte kapitalizmi lavdi marksizem leninizmit. Na shkruaj ndonje artikull per 3 mije eurot e Edi Rames! e per miljoneret e pa fund te te majtes tende, Meqe ke pasur ne familje doktora duhet ta dish qe profesion i i doktorit eshte nje pune pa orare dhe me nje perkushtim per jeten e njerezve. Se kush e fiton bashkine nuk e di mundesite i ka kandidati i te majtes por po qe se tiranes i duhet nje njeri punetor e menaxher i mire doktoret kane shansin te jene ma te miret sepse profesioni i tyre e pergatit me keto vese te mira.
dy fjale per ass tritin.
te paska ngelur ora ne 1992 kur hidheshin ato parulla…
tani shqiptaret duhet ti therresin mendjes..
eshte koha te thone:
poshte Nazi- berishizmi
poshte elezbiberizmi xhaferrdevist
poshte lulbashizmi neonazist
kurse per kete doctor Halemin nuk ja vlen te zgjatem se eshte humbje kohe..
Aq i trashe eshte treguar Halim Kosova sa nuk e mendonte qe do ti bente kaq keq vetes se tij. Duke mos qene ne politike ai, une akoma nuk do ta kisha mesuar qe ai eshte nje mjek milioner, nuk do te shikoja krevatet qe merrte nga materniteti shteteror dhe i çonte ne spitalin e tij privat…pra Halimi vetem se i beri keq vetes, pse jo ndonje prokuror i ndershem, mund ta therras pas fushates me dosjen e hapur. Pastaj saliu do bertase sikur e mbron dha i do shkoje ku shkuan te tjeret. Prandaj thote populli: deshi te pjelle dhe shtiu (deshtoi per grate, meqense Halimi eshte dhe gjinekolog, kurse shtiu eshte per dhite)
politika dhe Halimi bashkohen vetem te perfitimi .
PO JU TMERRON AFRIMI I 21 QERSHORIT , DITA E HUMBJES ME TURP PER JU , NEOBURBONET E KUQ , TE RESTAURUAR NE PUSHTET ME KRIM DHE PARA TE DROGES E TRAFIQEVE TE PISTA , NDAJ DHE KOMENTIN TIM , PA AS ME TE VOGLEN FYERJE , PER ATE SE KUSH ESHTE ” SUPER I PREFERUARI “JUAJ , ISLAMIKU BEDRI , KY XHEPIST I NJOHUR MRE NE TIRANE DHE SHKODER ( PRA KY SHKODRAN PREJ PUKE ) , I CILI S’E KA NJOHUR KURRE DR. KOSOVEN , PER TE CILIN NDJEKA EDHE ” KEQARDHJE”….NE SE NUK E PUBLIKONI KOMENTIN TIM , LEXOJENI PASNESER TE PLOTE SHKRIMIN MBI HAJNIN DHE ZEPISTIN E VJETER BEDRI ,TE DISA NGA GAZETAT KRYESORE !!!!
o karber radomiu
na kujton me keto shprehje te ndyerin Artan Hoxha alias Skypionin e forumeve i cili tha te njejtat fjale ne 23 qershor 2013.por humbi ne menyre shembullore.
sa per fjalet qe thua per Bedri Islamin ke nje falenderim se po ja rrit vleren atij shume me teper sepse e tregon vetem nje idiot ordiner..nje vizite te nje spital per semundej mendore do ishte e nevojeshme,,nqs se nuk shkruani nga spitali qe rrethohen me hekura dhe dritaret.