Ulqini ra! Qytetin e dominuar nga shqiptarët do e menaxhojnë malazezët këtej e tutje. Të fokusuar më tepër tek realiteti kosovar e ai maqedonas, pak është hedhur vështrimi tek shqiptarët e Malit të Zi, edhe për faktin se në realitetin e atjeshëm, nuk ka patur preçedente të rëndë në sferën nacionale, sidozot akte të hapura diskriminimi etnik. Mali i Zi është ndër shtetet më “europiane” nga ish-republikat e Jugosllavisë, një lloj ishulli i qetë mes “detrave të trazuar” ballkanikë. Nga ndokush, humbja e Ulqinit është konsideruar një goditje e kauzës kombëtare; dhe këtu është rasti për t`ju qasur paksa ftohtësisht kësaj ngjarjeje jo të zakontë.
E pazakontë, por e pritshme. Ditë më parë, kreu i diplomacisë së Tiranës, Ditmir Bushati, i tërhoqi vërejtje faktorit shqiptar gjatë një vizite në Mal të Zi, që të mos copëzohet në dhjetra parti. Dhe kaq mjafton për t`i dhënë një shpjegim rënies së Ulqinit, si dhe për ta parë tek vetja shkakun e jo tek “shkjau”. Përkundër kësaj anë të medaljes, është dhe tjetra, që ka të bëjë thjesht me aftësinë qeverisëse të një drejtuesi lokal, të një ekipi. Ulqini ishte dukshëm “shqiptar” në menaxhim krahasuar me Tivarin apo Budvën e malazezëve. Pa thirrur në ndihmë teoritë konspirative për politika të caktuara dhe të kamufluara antishqiptare, ka vend dhe për gjykime me baza të tjera, pa afshe nacionale, që më tepër ngatërrojnë se u japin dum çështjeve, ku kryesorja pra, është aftësia menaxhuese. Jo çdo ndodhi si kjo e Ulqinit ka të bëjë me shqiptare e antishqiptarë; por ka të bëjë dhe me të aftë e të paaftë. Dhe do ishim shqiptarë më të mirë e më të dobishëm për vendin, sikur të gjykonim vetet tona me këtë kut.
Tek e fundit, duhet kuptuar se dëshirat jo gjithnjë shkojnë në përpjestim të drejtë me meritat dhe aftësitë. Jemi të vetmit që në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve, kishin lejtmotivin më unikal në raport me vendet e tjera të ish-Lindjes: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. Dhe në realitet, kemi bërë maksimumin, kemi dhënë gjithçka për ta mos e bërë realitet këtë gjë, e për të mos qenë hiç Europë sot e gjithë ditën. Ne pra kemi humbur Shqipërinë, jo më Ulqinin. Po të ishte ndryshe, as Ulqini nuk binte. E.H.

O gazetaro, i zgjidhe hallet e Shqiperise ti me “shenimet” e tua qe u hodhe nga Ulqini?
Ulqini ra se shqiptaret kaçake-pirate jane te pabese dhe perçahen kollaj.
Ulqini ra se banoret e tij nuk duan te identifikohen si shqiptare.
Ulqini ra se myslimanizmi eshte me shum prezent atje se patriotizmi.
Ulqini ra se u ngop nga plehrat qe Shkodra i dergon nepermjet Bunes.
Ulqini eshte i Zi sepse ai eshte pjese e Malit te Zi .
Pritni tani se edhe ne Maqedoni jane ndare shqiptaret ne 40 parti.Po te jene te bashkuar shqiptaret edhe presidentin e zgjedhin njefare burri edhe per te krijuar qeveri e krijojne shqiptaret.Po c’e do edhe ato jane ndare kashte e koqe
po pse ore nuk e kuptoni qe shqiptarete jane te pabese po pse sndodhe keshtu ne serbi apo ne maqedoni po te shqiptarete mijrea parti serbete paguajne dhe krijoene parti pa hesap dhe shqiptaret humbine dhe zhdukene e fitojne nje grushte serbesh pra vazhdone pagesa me liloiada e armiqeve te shqiperis perca e sundo ne kerkojme bashkime kombetare dhe nga ana tjeteer humbime troje mer malazezi ulqininin ajde tradheti kombetare hajde te gjithe politikanete shqiptare jane terorista te trojeve shqiptare
Ulqini ra se banohet me shqiptare.
BUSHATI – VOGELUSHI PLENGPRISHES I SHQIPTARISE
Nuk eshte aq banale situata e shqiptareve ne Malin e Zi dhe ne Maqedoni sa pershkruhet ne kete artikull.
Nuk duhet te harrojme qe nga ato troje ka fluturuar ne amerike antishqiptari i te gjithe kohrave serbo-malazezi Elez Biberaj.
Po te besh nje udhetim me varke ne rrjedhen e Bunes, gazetari Habjon, do kesh mundesine te shohesh me qindra shtepi te braktisura, qe para shume vitesh banoheshin nga shqiptare. E kam patur kete mundesi vite me pare. Dhe pergjigjen e mora kur u gjenda ne token amerikane. Jane shumica te emigruar aty.
Politika e shpopullimit te trojeve te banuara nga shqiptare ka qene nje nder zgjidhjet per eliminimin e shqiptareve se bashku me politiken e trasferimit ne vendet e europes perendimore dhe turqi.
Tjetra eshte ajo qe “zbuloi” çuni i Sules nga Bushati, ndasia mes atyre shqiptareve qe kane ngelur ne keto troje, politike e kopilizuar nga keqedashesit e shqiptareve.
Dalja publike e çunit te Sules e demton çeshtjen shqiptare sepse ndesh ne veshet e ngritura te antishqptarizmit.
Eshte kjo edhe arsyeja qe dje Senatore amerikane kane propozuar ne Senatin USA te pershpejtohet futja e Maqedonise ne NATO, si mburoje e pa kapercyeshme per çdo rebelim shqiptaresh per vetevendosje ne te ardhmen.
amerika eshte kendra interesave kombetare te shqiptareve qe na e rreklamojn politikanet tane si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove apo ne maqedoni se po te ishin per krah shqipetarve nuk do lejonte zgjedhje te manipuluara si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove , dhe keta qe udheheqin si shqiperin dhe kosoven keta na e rreklamojne si aletat strategjik te shqipetarve , se ku eshte ky alet strategjik populli po e shikon se me bekimin e tyre si ne shqiperi dhe ne kosove jane bere masakra eletorale ekonomike dhe politike , dhe pa pasur as dhe nje investim ne keto troje vetm propagade boshe dhe duke ndehyre dhe ne ceshtje te brendeshme dhe duke ofenduar patit politike qe nuk rreshtohen krah tyre kur shkelin me te dy kembet rregullat e shtetit ku kan ambasadat e tyre dhe duke perbuzur votat e qytetareve qe kan zgjedhur ato forca politike qe nuk jane ne nje linje me ta keto i bejne vetm ne tirane dhe prishtine se ne vende te tjera as nuk ja fishkelle kush se jane legjitim ne vendin e tyre .
do bashkohet shqiperia e madhe se shpejti
ulqini ra nga tahmaja e shqiptareve te atjeshem per para dhe nga pashkollimi i tyre ne fushat e hiatorise ejuridikut socilogjise dhe arkeologjise