Në fund të muajit dhjetor, si një mënyrë për të celebruar Krishtlindjen dhe lojën ciklike të kalendarit gregorian, të gjitha gazetat e organet e tjera mass-mediatike të botës kanë ngasjen të flasin për personazhet e vitit e të bëjnë renditjen e tyre mbi bazë meritash. Nuk po mundem t’i rezistoj as unë kësaj ngasjeje. Dhe po e bëj me po atë qasje argëtuese e aspak pretencioze që e bëjnë të gjithë, përfshirë dhe revistën ‘Time’ që është bërë e famshme edhe për adetin e shpalljes së personazhit të vitit (këtë herë shpallën Papë Françeskun). Po përfshij në këtë listë bashkatdhetarë që kanë bërë bujë, që kanë diktuar zhvillime, që kanë dhënë kontribute në Shqipëri apo për Shqipërinë, e më në fund të tjerë që, edhe pse i kanë ndërprerë lidhjet me ne të këtushmit, kanë bërë të flitet për këtë vend.
Protestuesit kundër armëve kimike – Ata ishin organizatorët e protestës më të bukur që është bërë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë (veç Lëvizja e Dhjetorit 1990 ia merr). Bukuria e protestës lidhet së pari me objektivin që u arrit, dhe së dyti me mënyrën se si u organizua.
Elhaida Dani – Gara muzikore e fituar prej saj nuk ishte asgjë më tepër se sa një shoë televiziv (në kanalin Italian ‘Rai Due’), por impakti i kësaj fitoreje, për shkak të interesit që RAI ngjall ende në Shqipëri e për shkak të qindra mijra shqiptarëve që jetojnë në Itali, ishte i jashtëzakonshëm. Ajo ia doli, pa e kërkuar sigurisht, që të shndërrohej në një farë mënyre dhe në një protagoniste të garës elektorale.
Eda Derhemi – Është një shqiptare që jeton përtej Atlantikut, por që merr pjesë në jetën publike shqiptare nëpërmjet shkrimeve të saj, ku dallohet një qasje e optikë e ndryshme lidhur me problemet shqiptare dhe ato të botës. Ajo vetë bie në sy për trurin e hapur dhe për stilin elegant të të shkruarit.
Ardian Vehbiu – Nuk jeton në Shqipëri, por është një nga intelektualët më të pranishëm në debatin që zhvillohet këtej nga anët tona mbi çështje nga më të ndryshmet. Idetë e veta ai i shpreh e i publikon në blogun e tij ‘Peizazhe të Fjalës’ dhe në të përditshmet e Tiranës. Dhe në librat e tij, sigurisht.
Ilir Meta – I befasoi të gjithë me faktin që i mbijetoi skandalit të videopërgjimit. Jo vetëm kaq, por në zgjedhjet e fundit parlamentare korri një sukses të papërfytyrueshëm, tek-tuk dhe të pashpjegueshëm. Ish një nga arkitektët e regjimit ‘Berisha’ në periudhën 2009-2013, por ish po ky që dha garanci për rrëzimin e këtij regjimi (kur u bë tok me socialistët në një koalicion parazgjedhor).
Futbollistët shqiptarë të Zvicrës – Me rastin e ndeshjeve Shqipëri-Zvicër, tifozët shqiptarë u dhanë munxët atyre (Xhaka, Berhami, Xhemaili, Shaqiri, Mehmeti), por ata bënë që të flitet shumë për Shqipërinë. Të njëjtën gjë kanë bërë teksa luajnë për klubet e tyre.
Shpend Ahmeti – U zgjodh kandidat i Vetvendosjes për kreun e bashkisë së Prishtinës dhe, kundër çdo parashikimi, ia doli të mposhte kandidatin e LDK-së, e tok me të, dhe një establishment të tërë politik boll të kritikuar.
Adnan Januzaj – Futbollist i ri i talentuar (18 vjeç), që luan me skuadrën e madhe ‘Manchester United’. I ka mbërritur kërkesa e lutja nga të gjitha anët për të luajtur për ngjyrat kuq e zi, dhe ndërdyshja e tij (nëse e ka një ndërdyshje) ka bërë që më shumë të flitet për kombësinë e tij shqiptare se sa për shtetësinë e tij belge.
Francesco Becchetti – Një sipërmarrës italian, që ka bërë bujë me ngritjen e një televizioni të ri ‘Agon Channel’. Televizioni është në fakt në hapat e para, por financuesi i tij gjeti një mënyrë origjinale për të provokuar një diskutim mbi të. Ka rekrutuar gazetarë e moderatorë të mirë programesh, të cilëve u ka dhënë rroga pa asnjë logjikë tregu e që në ndonjë rast janë stratosferike. Për Becchetti-n nuk dihet ndonjë gjë. Nëse futesh në google, mund të gjesh veç një foto të vogël të tij.
Gazeta Dita – Ky ishte viti i kësaj gazete, që u ngrit nga hiçi dhe në harkun e një kohe të shkurtër ka dominuar tregun e shtypit në versionin print (tok me Panoramën). Dita ka ndjellë lexues e interes, me sa duket, me qasjen e vet provokative, me titujt e mëdhenj në stil tabloidësh, me zhbirilimin investigativ që u bën dukurive të politikës shqiptare, dhe me tonet e forta, radikale e partizane. Ka si linjë të përhershme kritikën ndaj berishizmit.

Po pse ke lene veten jashte o mendjendritur e ke vene sivellain rondokopin xhxh.
Dita ta gezoj se e meriton. Une do rendisja bashke me Diten edhe Temen e Mero Bazes.
Dy mediat e vetme qe i thone bukes buke dhe ujit uje. Per mediat e tjera nuk kam respekt, qofshin te ashtuquajtura opozitare apo pozitare. E dredhin si kurvat andej kendej, duket paraja i ka prishur e i ka bere lanet.
Dhjete me yll Dites dhe Temes. Gezuar vitin e ri dhe Zoti ua shperblefte, mos prisni gje nga politikanet se ata jane njerez te ulet e cinike qe nuk u intereson asgje tjeter vec pushtetit
Po ça bukurie ka ajo proteste turpi o Muç, apo se u manipulun turma te tera nga nje Kozare Kati me nje fryme antiamerikane qe te kujtonte kohen e monizmit. Kujt i sherbente kjo ?
Po ti vete, o Mustafa Pervez Musharraf ku je? A nuk je ti personazh i vitive nga 1991-2013? Erdhe nga malet me koken cepa cepa, me sklepa neper sy e qurret qe i fshije me mengen e bluzes dhe tani komenton. Nderton emisione ne gjuhen frenge…vesh bluza portokalli, si emisioni me i dashur yti…merr gjeste filozofi neper ekrane. Shkruan libra per Gege e Toske …Ti je personazhi i tranzcionit. Ti me gjithe Cili e Cileria shqiptare….
Hall i madh me Skrapallinjte
Se mund te hash dhe dru
Dy Ministra le te rrine
Se na duhen dhe pa tru.
F.S.Noli.
Shumica e personazheve të vitit në Shqipëri….jetojnë jashtë ose janë të huaj?!
”Ati yne qe je ne qiell,jepna fuqi ta mbajme gojen mbyllur kur skemi gje per te thene”
Faik Bej Konica
Pionier je por kete e ke gjetur bukur,shume elegante,nuk e di sa do t’a turbulloje autorin e “shkrimit” ne fjale.
Eshte nje thenie qe duhet ta kene te gjithe parasysh jo vetem ky shkrimtaruci i artikullit qe ka vene njerez qe skane te bejne me vendin tone perfshire ketu dhe mashtrusin Becchetti qe ka plot 10 vjet qe sjell verdalle HC e Kalivacit duke i shkaktuar ketij vendi miljona euro dem bashke me Ilirin e Madherishem,akrobat dhe genjeshtar i cili ne 2003 inaguroj gjoja punimet ne Hidrocentral
Me perjashtim te “protestueseve” qe,te ndersyer keq edhe nga Dritero Agolli me shprehjen se “edhe karkalecet do te ngordhin” prej armeve kimike,ne se do te demantoheshin ne Shqiperi!!!,pra,vetem ajo turme nuk meriton te jete ne listen e 10 personazheve me te mire te vitit.Do te perfshija midis tyre,vetem ata qe perzune turperisht Sali Berishen.Atyre po,do tu jepja çfare te mundnin.Ata protestues,ajo turme protestuese kunder demontimit te armeve kimike Siriane, veçse merite nuk ka,bile as organizatoret e saj.Jam i bindur se po t’i pyesesh sot do te thone:-“epo keshtu na thane e ne ashtu beme!” Per te tjeret bie dakord me perzgjedhesit.Mund dhe ka edhe te tjere.
POTHUAJSE JAMGJITHNJE DAKORT ME TY MUSTAFA, POR KETE RADHE NUK ARRIJ TA IMAGJINOJ SE SI MUND TE JESH DAKORT ME PROTESTUESIT ME NE KRYE DIKE SI KOZARA KATI !
ILIR META KA PAGUAR GJE PARA PER TU FUTUR NE KETE LISTE SEPSE EDHE GJYQIN E PERGJIMIT ASHTU EDHE DEPUTETET E PARLAMENTIT I BLEU ME PARA.
Nuk hyj ne diskutim per preferencat e autorit, perfitoj per te thene timen;
Personazh i ketij viti eshte ai Zoteria qe asnje nuk i kujton emrin, por qe u mbyt diku ne Shengjin per te shpetuar nje te panjohur dhe ajo vajza 15 vjecare ne bregdatin e bukur te jugut tone, qe ne mes te plumbave te çmendurise i ndenji afer nje njeriu qe po vdiste, …e ndonje tjeter si keto.
Nuk po shtoj me shume, kudo jane, mbi Toke e nen dhe, JUFALEMNDERIT!
Mos ja u merzit lexuesve kete gazete te nderuar o z.MUCCCCI.pasi brockullat e tua jane me se te bezdiseshme.Lexo reagimet e lexuesve dhe reago per se mbari o dum-dum i gazetarise shqiptare.Jam dakort me komentuesin qe thekson per te rrinjte qe perzune Berishen dhe Bashen ,organizatoret e vertete te atij demonstrimi.
Po Fatmir Velen, keshilltarin diplomatik dhe kulturor te Rames dhe qytetarin e vetem europian ne shqiperi, pse nuk permendet ne kete liste ?
Muc Rondokopi me librin e tij per geget dhe tosket
Gazeta Dita e meriton.
Me pelqejne Eda,Adriani dhe Iliri se Kane bere shume kete vit per shqiperine.
Po nuk munde te jene protestuesit ne kte gare e as begheti , I mban mend protestuesit kur thonin se asnje vend europian nuk i merr kto mbetje ? Ja ku jemi germania, anglia, Franca , italia etc do marrin pjese ne kete demontim, por per gazetare si Nano & co nuk u intereson thelbi I problemit por kopertina, prandaj kjo media eshte aq amatoreske sa edhe gomeret qeshin, tung
UNE DO THOSHA QE NUK MUND TE JENE NJEKOHESISHT EDHE PROTESTUESIT EDHE BEKETI… SEPSE KY ITALIANI BEKETI, DONTE TE SILLTE PLEHRAT NE SHQIPERI QE NE KOHEN E NANOS.
KURSE PROTESTUESIT LUFTUAN KUNDER PLEHRAVE…
SI MUND TE JENE TE DY OK???
Ama, interneti, krahas të mirave të padiskutueshme, ka nisur dhe po hap edhe plagë. Mllefin, polemikat, xhelozite, trishtimin, mungesën e njerëzve më të afërt në atdhe, rropatjen në punë dhe jo rrallë diskriminimin nacional, që të gjitha këto, te disa bashkëatdhetarë të mi, ka nisur të shfaqet në një formë të shëmtuar. ja si ky Shkrimi i Muc Nanos!
Sikurse një gjarpër që ka etje për ujë e nuk ka ujë dhe që e ka helmin shumë më të fortë se më parë; sikurse një i sëmurë që në vënd të ankohet për plagën e tij, e shpreh dhimbjen duke iu hakërryer njerëzve më të afërt, ashtu, edhe kjo kategori bashkëatdhetarësh, shajnë, fyejnë, krijojnë klane kundër njëri-tjetrit dhe, sigurisht që edhe pendohen për veprën e keqe që bëjnë. Por ndërkohë, ata kanë zbrazur me dhjetra karikatorë kundër shpirtit të bashkëatdhetarit të tyre.
Sokratin, bashkë-gadishullarin tim, e pyetën një herë se, si shpiegohet që, kur e fyejnë dhe e shajnë, ai, nuk zemërohet, por, – për më tepër, fytyra e tij merrte një pamje të mëshirëshme.
Filozofi plak iu përgjigj kështu bashkëbiseduesit:
“ Kur shikon një njeri që e ka këmbën të sëmurë, të prerë, cfar ndjen?”
“Mëshirë” – erdhi përgjigja.
“Po kur shikon një njeri që ka sytë e sëmurë, gjë që e tregon se ai ecën duke u mbajtur, cfarë ndjenje ke për atë?”
“Mëshirë” – erdhi përgjigja sërish.
“ Po nëqoftëse shikon një njeri që e ka shpirtin të sëmurë, gjë që e tregon duke sharë, fyer dhe ofenduar të tjerët, përse të mos kem të njëjtën ndjenjë?”
Dikur Konica ynë i madh do të shprehej: “Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë të mbajmë gojën mbyllur, kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin, të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë mbi të!Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë që të flasim jo vetëm me paanësi, por edhe të sillemi ashtu!
Shpëtona nga grackat e gramatikës, nga shtrëmbërimet e gjuhës, dhe nga LAJTHIMET E SHTYPIT.
Ndërsa sot shpëtona nga grackat “hiletë”, xhelozirat, e-mail-et, anonimatet e internetit dhe shpalljen e VIP-ave!! (shën.im)
Ashtu qoftë!
Vendi i pare – protestuesit kunder armeve kimike – jan turpi i ketij vendi qe e ben Shqiperine antiamerikane. Klasifikim i ber nga medioker. Zhgenjim. Epo vip-a shqiptar….
Po lame ne buxhet nje Q fjala VIP behet Qip,ose te na jape FMN nje r do te kishim 10 ripa
O zoti Mustafa,
Nje pyetje kisha nga qe banoj vete ne perendim ; a kishte ndonje filo…., ne krye de demostrates se armeve kimike, ose per ta thene troç ndonje kundra perendimor ?? Ta bej kete pyetje se shume “xhaketa te vjetra” te sistemit te vjeter ishin te pranishem. Me kete nuk ngaterroj ne asnje menyre njerezit e respektuar pjesmemarres (sidomos ata te panjohur)
Kryepersonazhi i vitit eshte votuesi shqiptar qe i dha dermen njehere e mire e pergjithmone partise demokratike,stanit te kafsheve me te urryera ne Shqiperi.
keto 23-vjet Shqiperia eshte me e prekura nga fenomeni i LARGIMIT TE TRURIT (brain drain) ?ku vendi ka rrezikuar progresin ekonomiko-kulturor totalisht ?duke humbur prof. dot.doc.te rrinj te talentuar e dip.laur.me shumice? ……….nese s do eksistonte ky fenomen , atehere ne mund te benim krahasime per ” 10- FIGURAT E VITIT “……………
Ne vend te pare agaj i Tepelenes Mero, i dyti agaj i Corovodes Muc, i treti kapter Stefani, i katerti qeni i pabese ,tani argat i Meros Nikoll Lesi, keta jane kellirat e vitit , rofshin keta anetare te aleances se qelbesirave
Qe te jemi te drejte “Tema” meriton te jete ne krye te listes. Te tjeret edhe jane edhe s’jane.
Mustafa, te keqen e mendjes!
Sta zene ka syrin zotrise tate intelektuali brilant Kristo Frasheri,Akademiku Rexhep Qosja, nuk te paska ra ne sy zotrise tate Mero Baze ? Po na kerreke nje kusar prej se jashtmi qe grabiti me Bahri Falliun paret e hedhura nga salikusari per ” Kalivacin?
Lereni Mustafa Nanon,ashtu mendon,ashtu shkruan,secili ka kendveshtrimin e tij ne kete bote.
Persa i perket gazetes “DITA”,do vije nje dite qe ne tezgat e rruges do kete aq tirazh ditor,sa te gjitha te tjerat do jene baraz me te.Para 10 vjeteve kur punoja ne gazeten “SHEKULLI” dhe kur kjo gazete ishte e te gjitheve,ishte ky fenomen,qe aq gazeta ditore te te gjithe llojeve ishin te barabarta me tiazhin ditor te “SHEKULLIT”
Uroj,qe po te kete kete vije,kete version,kete kritike,kjo gazete do shkojne ne nr.1 te tirazhit dhe leximit nga populli.
URIMET ME TE MIRA PER VITIN 2014,TE GJITHE TE PUNESUAREVE KETU,DHE DREJTUSEVE TE KESAJ FJALE TE KUPTUSHME PER SHQIPTARET.
Nun e kuproj zemerimin e disa komentuesve se perse Muç Nano ka bete kete perzgjedhje!Se pari ai ndoshta pa dashje e ka titulluar kete zgjedhje si “10 personzhe shqipetare te vitit 13” nuk ka thene personazhet me te shquara.Qe jane personazhe nu ka gabuar ,qe edhe nuk i ka cilesuar se ç’fare vendi zene ne shoqeri perseri nuk i ka cilesuar,se fundemi kushdo do te zgjidhte nivelin e vet e Muçi deri tek ky nivel mund e duhet te shkonte.Me pelqen shume formatimi trikolesh i tij!Me behet qejfi qe se fundemi atij i eshte mbushur mendja se diçka eshte ne kete gjithesi.
Jo trurin e hapur por mendjen e hapur,or Muc…se na duket sikur i kemi hapur kafken Eda Derhemit
I dashur muç? Po përse duhen veç personazhe pozitivë e meritokrate gjatë vitit? Përse nuk rreshtohen dhe personazhet e zinj të vitit? Ata tipikët antipopull e antishqiptarë si p.sh sali berisha ne politikë,kaç islami si vrapues në tufën e zagarëve të pd ,fahri balliu si gazetar fekalesh, njé restorant në fier me duket,që helmoi 50 dasmorë,sahit dollapi si rekordmen vjedhjesh,ritvan rakicka si ekonomist katastrofe, çiljeta për çiljetizim e mejhanizim në art,gjunkshi për gjunkshizimin e ushtrisë, imami për aktorizimin dhe reklamizimin e parave të ushtrisë,aldo bumçi për nepotizimin e diplomacisë, jozi për rrushkumbllizimin e parave kuvendore, halimi për halimizimin e drejtësisë,doda për palmizimin dhe modernizimin e mënyrave te varjes,etj.etj. Nga të gjitha fushat. Po na mesoni vetem te mirën por mesime nxiren dhe nga e mira dhe nga e keqja. Prandaj “personazhe të vitit” duhet te ketë nga te dy anet e medaljes. Sipas ligjesise dialektike te unitetit dhe luftës se të kundertave? Nderime muç!