Edhe pse aktin për shumë vite me rradhë, Petro Koçi nuk para ka shkruar shumë “histori” në politikbërje.
Me një etikë të lindur, një ligjërim të shtruar e tejet skolastik, ai ngjan si i duhuri në kohën e vendin e paduhur. Ajo çfarë mbetet histori e tij gjurmëlënëse në politikë, është pikërisht kjo: një lloj përkorësie, që tek pakkush e has, në gjithë spektrin politik tonin.
Dhe nuk është pak, nëse merret si model se si duhej të ishte një politikan i këtyre anëve, që mos katandiset në të neveritshëm, por të mbetet gjithsesi simpatik, edhe nëse nuk je dakort me të. Por nuk do na e kish marrë mendja, se një ditë, Petro Koçi do gjendej ballaz gey-ve, në ndoshta testin më të vështirë të protagonizmit të tij publik .
Ka përballuar denjësisht Berishën në dy kohë, grupimin Meta gjatë KPD-së famshme, Ramën me reformën e tij “antiparti” (që e detyroi të ikte nga PS-ja për të themeluar ‘PSV 91’), e tashmë do shohim se si do dalë nga beteja me ata që – siç tha u shpreh një ditë një prej moderatorëve më të njohur të programeve të mëngjesit në TV-të shqiptare – tek fillesat e njeriut mbi tokë, nuk shohin dyshen, e panegociueshme nga arsyeja, Adem/Evë, por Adam/Adem!
Sipas tij, gay-të po përhapen tej shkaqeve natyrale, e thënë kjo, sikur ta kish dëgjuar një burrë të mençur por anonim, kur tha se si ka mundësi që edhe pse nuk pjellin, homoseksualët sa vijnë e shtohen?! Duhet të jetë pikërisht kjo, që politikanin e njohur të së majtës, e kanë lënë të shashtisur, derisa ka lëshuar atë lloj psherrëtime.
Dhe ky është vërtet një mister, që tejkalon çdo prirje seksuale alternative, për të mbetur thjesht tek seksi, si e qysh. Mu për shkakun se seksi, po duket si më e vogla gjë në gjithë këtë mesele, ndoshta ka detyruar Petron që të përcjellë një votë të fortë verbale, për t`i thënë jo, asaj çfarë nuk mundet t`ia thotë në parlament.
mjere ata njere qe jan gay aty dhe degjojne te tilla deklarata nga figura publike! po te jete yt bir a jot bije gay, çfare do thuash ti zoteri? do e vrasesh? mendo 7 here e fol njehere ! fatmiresisht ky zoteri perfaqson vetem veten e tij , dhe fjala e ketij ushton me pak se nje zhurem gazrash ne wc ! injorant!!
Fatmiresisht ky zoteri perfaqeson 99 per qind te shqiptareve. Homoseksualizmi eshte nje semundje e fshehur qe shperthen kur gjen terren te favorshem. Petro Koçi nuk kerkon linçimin e gay-ve, per te cilet ndjen meshire, por eshte kunder propagandes ne favor te transformimit te njerezve normale ne anormale. Kjo eshte çeshtja. Dhe ketu ka shume te drejte. Edhe ne France dhe vende te tjera perendimore ka levizje te fuqishme popullore kunder martesave ndermjet te njejtit seks, apo adoptimit te femijeve prej tyre. Promovimi i homoseksualizmit per mua eshte njelloj sikur te jesh me sida dhe te kerkosh qe te gjithe te semuren si ty.
Petro Koci nuk flet me emocione eshte i ftohet,edhe ne gjykim,te gjykon pastaj te denon dhe jo e kunderta.
Pas studimeve 150 vjecare studjuesit seksuale nuk bien akoma dakord, se cilet jane faktoret per krijimin e preferencave seksuale. Permenden midis te tjerash modele te ndryshme genetike, endokrinologische ( hormonesh) dhe psikoanalitike, modele te cilat nuk bien dakord me njeri tjetrin.
Lista e njerezve te shquar homoseksuale ne bote :
Aristoteli – filosof grek , David Bowie-kengetar, Julius Cäsar-perandor romak, Marlene Dietrich- artiste gjermane, Greta Garbo- artiste amerikane, Aleksandri i madh, Göthe – poet gjerman, Elton John –kengetar, Leonardo da Vinci- artist, Thomas Mann-shkrimtar, Freddy Mercury-kengetar, George Michael – kengetar, Michenlangelo-artist, Martina Navratillova- teniste, Platon-filosof grek, Little Richard-kengetar, gruaja e presidentit amerikan Ruzvelt, Jean-Jacque Rouseau-filosof, Jean-Paul Sartre – filosof, Franc Schubert- kompozitor, William Shakespeare-shkrimtar, Socrate-filosof grek, Peter Tschaikovsky – kompozitor, Leondrdo da Vinci – piktor, Richard Wagner-kompozitor, Oscar Wilde – shkrimtar, Westerwelle- ish ministri jashtem gjerman, Klaus Wowereit ish kryetari i bashkise se Berlinit etj.
Une personalisht kam miq homoseksuale dhe kam idene se jane njerez shume te mire. Nuk e harroj kurre dhe nuk ja fal vehtes,qe kur isha femije ne Tirane, ne pallatet e shallvareve kemi goditur me gure ( disa femije ) baletmaestrin e madh shqiptar qe kishte studjuar ne Bashkimin Sovjetik, fatkeqesisht nuk me kujtohet emri. I kam edhe sot parasysh duart e tij mbi koke, qe te mbrohej nga guret tane. Ishte shume plak, gjithmone i paster, i rregullt dhe veshur me shume shije. Mire thone qe injoranca te vret.
plaku,
Greta (Lovisa) Gustafsson (Garbo mbiemer arti) ka qene suedeze dhe jo amerikane 🙂
Meqe i hyre kesaj teme po te sugjeroj edhe kete:
http://archiviostorico.corriere.it/1997/giugno/14/Buffalo_Bill_Napoleone_dizionario_choc_co_0_97061417146.shtml
http://www.nienteansia.it/forum/sesso-e-psiche/omosessuali-famosi-cultura-gay/10788
Bota njerezore ka miljona vjet qe nga shpellat e deri tek modernizmi sotem. Gjate kesaj kohe evolucioni, nevoja , beri qe te mesonte se si duhej organizuar jeta dhe ne fund ja arriti: duhej ndertuar familja si celule e pare e jetes. Kjo u perforcua megjithe deformimet dhe nderhyrjet nga ana e pakices. Sot kemi lirine qe bythes ti themi pidh dhe karit ti themi sallam, ndersa qirjes ne shqip ti themi sex.
info analitike
Ti ke shume te drejte dhe une e kisha gabim. Te faleminderit per korigjimin.
Pershendetje
plaku,
Shpresoj te kesh mirekuptuar nderhyrjen time. Sidoqofte nuk ishe teresisht gabim sepse Greta Garbo u be edhe nenshtetase amerikane, por eshte pikerisht mbrujtja e saj artistike ne vendlindje qe i dhane asaj bazat per karrieren e famshme artistike.