DIA-lli antishtet

redaktor

Nëse piramidat financiare “VEFA” apo “GJALLICA”, që u përmbysën në vitin 1997, grabitën paratë e individëve privatë, “DIA” dhe ca të tjera kompani të ashtuquajtura borxhmbledhëse, po rezultojnë si ca piramida shushunjë që kanë grabitur paratë e buxhetit publik. Por edhe këto me bekimin e një qeverie që, sikundër edhe ajo e vitit ’97, mban si damkë turpi emrin e politikanit Sali Berisha. Nuk është rastësi, por tjetër provë se autokratizmi korrupton në mënyrë absolute, që vetëm nën sundimin e këtij autokrati lindin përbindësha të tillë piramidalë që janë mishërim i një megakorrupsioni që jo vetëm grabit miliarda, por edhe qeverisjen e degradon në kundërqeverisje dhe shtetin në antishtet.

***

Ndryshe nga ç’është perceptuar deri tani, afera e CEZ-it dhe e DIA-s nuk është thjesht një korrupsion i realizuar nga disa mashtrues të shkathët, çekë e shqiptarë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin. Ajo është një aferë korruptive e mundësuar vetëm me investimin antishtet të vetë qeverisë së Berishës dhe ministrave të tij që duket se kanë shkelur ligjet e shtetit. Pa këtë dhunim të ligjit nga qeveria Berisha ky korrupsion do qe i pamundur. CEZ, DIA apo të tjera kompani borxhmbledhëse kanë përfituar nga kjo rrethanë që i ka krijuar qeveria, për të përvetësuar miliarda të pamerituara duke ndarë, me shumë gjasa, edhe para me qeveritarët.

***

Eshtë absurde, e papranueshme nga logjika e shtetit që një apo disa kompani borxhmbledhëse private të detyrojnë shtetin, entet dhe institucionet e tij, që të paguajnë borxhet që i kanë privatëve. Është e vërtetë se në vende të ndryshme ekziston përvoja e angazhimit nga qeveritë të kompanive të specializuara borxhmbledhëse. Por jo që këto kompani të mbledhin paratë që qeveria, institucionet e shtetit, ndërmarrjet publike i detyrohen privatëve por që, përkundrazi, të mbledhin paratë që privatët i kanë borxh qeverisë, shtetit, institucioneve apo enteve të tij. Shteti është garant i borxheve të veta. Jo rastësisht një obligacion shtetëror, ndryshe nga një depozitë në një bankë private, është me risk zero. Në Shqipëri, në rastin e CEZ, DIA-s dhe disa kompanive të tjera për mbledhjen e borxheve, ka ndodhur e kundërta. Ca kompani private janë shfaqur si garantë të borxheve të qeverisë! Është njësoj si të pranosh se shteti ka rënë.

***

Kemi të bëjmë qartazi me një praktikë korruptive antishtet sepse, përsa i përket konflikteve lidhur me faturat e papaguara të energjisë elektrike, është anashkaluar i gjithë sistemi i drejtësisë (gjykatat) si edhe përmbarimi. Faturat e energjisë janë titull ekzekutiv dhe pas vendimit të gjykatës që urdhëron pagimin e tyre, ndërhyn përmbarimi. Ç’nevojë kishte që në prezencë të këtij sistemi, të hynin në lojë ca kompani private si DIA?! Kjo është provë jo vetëm e falimentimit të shtetit por edhe e krijimit në një rrethanë të tillë, të strukturave paralele antishtet që, e si mund të ndodhte ndryshe (?), kanë shërbyer për përfitime korruptive të qeveritarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre çekë e shqiptarë, në kurriz të publikut, të shtetit. Mbetet ende mister se nga kush janë miratuar këto marrëveshje me këto kompani private (ERE apo kush?) dhe mbi çfarë legjislacioni. Por vështirë se ekziston një legjislacion që të mbështesë një grabitje të tillë.

***

Dyshimet për bashkëpunimin e vetëdijshëm të qeverisë Berisha në këtë aferë korruptive shtohen kur shikon se përfitimet e kompanive si DIA shkonin deri në 50 përqind të shumave të mbledhura. Një përfitim shumë herë më i lartë se sa ai i kompanive përmbaruese. Që do të thotë, që nga 1 milionë euro të paguara nga një, të themi, ndërmarrje ujësjellësi si detyrim i prapambetur, kompani si DIA do të përfitonin 500 mijë euro. Një fitim i pazakontë në mënyrë që të kishin pjesë të majme edhe qeveritarët? Sepse CEZ do merrte vetëm 500 mijë të mbetura. Dhe nuk mund të mos habitesh se si CEZ e ka pranuar një përgjysmim të tillë të të ardhurave. Apo mos ka qenë i detyruar nga imponimi i një sistemi korruptiv pjesë e të cilit ishte edhe vetë qeveria Berisha? Pra, mos i është thënë ose kaq ose asgjë? Apo mos drejtues çekë të CEZ në Shqipëri e kanë pranuar një padrejtësi të tillë duke e shitur në Pragë si objektive, në mënyrë që të ndanin korruptivisht me bashkëpunëtorë shqiptarë një pjesë të borxheve të vjelura? Ky është një nga misteret që duhet ta zbardhë hetimi.

***

Qeveria Berisha ka marrë vendime për rishpërndarje fondesh për pagesën e detyrimeve të energjisë elektrike të enteve shtetërore, p.sh. të shoqërive të ujësjellësve. Është interesante të gjurmohet si janë bërë këto pagesa nga ministria e financave. Janë fonde publike të miratuara nga qeveria për të paguar faturat e energjisë të ujësjellësve. Po, në llogari të kujt kanë vajtur? Nëse kanë vajtur në llogari të ujësjellësve dhe prej andej në llogari të CEZ, pyetja shtrohet se përse DIA apo të tjera kompani borxhmbledhëse, duhet të përfitonin për një borxh që qeveria dhe ujësjellësit nuk refuzonin ta paguanin?! Nëse një pjesë e parave kanë kaluar direkt në llogari të kompanive borxhmbledhëse, kjo do të ishte një devijim i faktuar i fondeve publike në kundërshtim me ligjin dhe vendimet e qeverisë. Por edhe nëse fondet e buxhetit i kanë vajtur ujësjellësve dhe më pas CEZ, problemi mbetet. Dikush mund të thotë se pas pagesës nga ujësjellësat CEZ mund të bënte ç’të donte me paratë e veta. Pra të paguante DIA-n apo kompani të tjera borxhmbledhëse. Por prapë pyetja këmbëngul: Përse, përse CEZ duhet të hiqte nga duart e veta miliona përveçse i detyruar nga e keqja?

***

Hyrja në lojë e DIA-s dhe kompanive të tjera për të mbledhur edhe borxhet që vetë qeveria i kishte CEZ, është një absurd në rrafshin logjik si dhe një premisë shumë pjellore për korrupsion në rrafshin praktik. Për shembull, një absurd i tillë i krijon mundësi qeveritarëve të korruptuar që të tolerojnë apo nxisin akumulimin e borxheve nga ente publike, në mënyrë që pastaj, të kenë mundësi të thërrasin në skenë një apo disa kompani për “t’i mbledhur” këto borxhe dhe për të ndarë përfitimet me ta. Por ky absurditet “qeverisës” i krijon mundësi edhe kompanive borxhmbledhëse të hyjnë në tratativa me borxhlinjtë publikë që, kundrejt një shpërblimi korruptiv, të vonojnë me kast pagesat e faturave të energjisë duke rritur artificialisht borxhet, në mënyrë që kur të bëhen pagesat, një pjesë e parave të përfitohen nga kompanitë borxhmbledhëse. Kuptohet edhe nga drejtuesit publikë të dakordësuar me këtë korrupsion. Është e pamundur që një korrupsion i tillë i mundësuar nga vetë rrethana e një qeverisje absurde, të mos ketë ndodhur. Një tjetër mister ky, që duhet ta zbardhë hetimi i këtij skandali në mos më të madhit, më gjithëpërfshirësit në këto 25 vjet tranzicion korruptiv.

Share This Article
33 Comments
  • E pse cuditeni, keto kompani jane ne qarkullim ende, dhe madje me fuqishem se kurre, pyesni sistemin bankar, dhe do te kuptoni se c’po ngjet keto kohera, debitoret do te jepnin pergjigje me te sakta se c’lloj kompanish dhe njerezish po iu trokasin ne dere, per te mbledhur kredite konsumatore dhe te keqija, interesi i te cilave iu eshte cuar nga sistemi bankar ne interesin e fajdeve.

    • Banka eshte private, dhe vepron ne baze te Kontrates qe ka bere me Privatet. Kudo ne Bote Banka Private eshte ortake me Bleresin per pasurine, deri sa Banka shlyhet totalisht.
      Humbe 2 pagesa ne kohe, Banka ka te drejte ta nxjerre ne shitje objektin, apo biznesin.

  • SHteti me ane te levave te saje te bllokoje menjeher llogarit bankare te ketyre politikanve dhe mashruesve si S.Berishen dhe ishe ministrat e tij.Te kontrolloi edhe llogarite bankare te tyre jashte vendit …dhe se si ka qarkulluar paraja!,dhe ku ka perfunduar ?..Dihet se S.Berisha ju dha ministrave dhe pasardhsve te tije vila dhe pallate ,ne te gjithe shqiperine te ndertuara me parate e popullit,por edhe nuk u ngope vodhi me qezin

  • Po keto fatura,a kane dhe 20 % TVSH.Kush e ka marre kete vlere.Si ka mundesi qe gjith ata ekonomiste e eksperte nuk e trajtojne.Eshte per te vene kujen,Salqeni nxjerr me kafshen e financave parate e rezerves dhe shkojne per te paguar faturat e prapambetura te energjise se ujsjellesve.Dhe me keq,vonimi shlyerjeve te energjise,qe te quheshin si te prapambetura,qe te perfitoheshin 50% e vleres nga vete ata qe moren parate ne thesin e qeverise.Me c behet ketu,prap jemi mire.Me shprese se do degjojme ti kercase koka dikujt.

  • Nje shkrim qe e vendos pikën mbi “i”…
    Respekt per Andrea Stefanin, nje publicist me pervojë, qe di te depertoje ne thelbin e problemit!
    Shqiperise nuk i mungojne njerzit qe dine te thone te Verteten!
    Asaj i mungoj e institucionet e Drejtesise, qe te funksionoje me te vertete Shteti,
    S H T E T I L I G J O R…!

    • NETI ,vete shoku Neti po me shkruan ????
      ndjese qe nuk te kam pare me pare , po Stefani eshte aksiome e ditur …e ka fajin Saliu …publicist me pervoje ??? ahahahahahahaahhaa
      Thanua mos ka kerkuar gje azil ??? se shume u mor me rrrrrrilindasit
      nejse , ne vazhdim te diskutimit tone tashme stoik qysh nga 1 prilli ,kur kaluat te gjithe ne orgazme fitoreje , me gezim te madh marr pjese ne hidherimin tuaj dhe te spjegoj nja 2 gjera per cfare eshte kjo afere ,dhe sidomos per ku eshte
      PIKA MBI i iiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
      ta lexoje dhe Stefani se do i duhet te pakten mos te duket nga Opinioni
      eshte me mire te vete une 😛 😛

      Vjedhja kolosale nepermjet CEZ,
      Afera korruptive ka filluar me Berishen qe beri marveshje me Fylen per privatizimin dhe shitjen e OSHEs te CEZi pastaj futen ne lojen e vjedhjes Meta pastaj Rama

      CEZ Shperndarje eshte kompania e cila lidhi nje Marrveshje/Kontrate me shtetin shqiptar per privatizimin e 76% te aksioneve te ish-Operatorit te Sistemit te Shperndarjes ne vitin 2009. Kjo marrveshje (edhe kjo ne thelb abuzive por qe per te cilen eshte folur e sterfolur) kishte disa detyrime ndaj CEZ sic ishte realizimi i rreth 200 milione Euro investime, ulja e humbjeve ne rrjet, permiresimi i situates financiare te kompanise etj..
      Ne Tetor te vitit 2012, Qeveria Shqiptare duke pare se CEZ Shperndarje e shkaterroi gjithe sistemin energjitik shqiptar, vendos te nderprese Kontraten. Nderprerja e Kontrates u mbeshtet dhe nga partneret ligjore nderkombetare qe asistojne qeverite shqiptare ne marrdheniet me kontratat qe kane me kompanite e huaja. Arsyet e nderprerjes ishin:
      Mosrealizimi i investimeve te detyrueshme per t’u kryer sipas Kontrates
      Mosarritja e sherbimit ndaj qytetareve ne parametrat e rene dakord sipas Kontrates.
      Humbjet ne rrjet, ne vend qe te uleshin sic ishte rene dakord ne Kontrate, ishin rritur ne nivele katastrofike afersisht 55%.
      Borxhi qe CEZ Shperndarje iu kishte KESH-it, OST dhe bankave ishte rritur ne menyre, duke perkeqesuar situaten financiare te Kompanise, ndryshe nga sa thoshte Kontrata.
      Menjehere sapo u prish Kontrata, CEZ-i e coi ceshtjen ne Arbitrazh (nje lloj Gjykate Nderkombetare qe zgjidh ceshtjet tregetare).
      CEZ kerkonte si demshperblim shumen prej 203 milione Euro, per prishje te Kontrates. Por nuk kishte asnje argument ku te bazonte kete kerkese.
      Nga krahu tjeter shteti shqiptar kerkonte nga CEZ
      1 Miliarde Euro per dem te shkaktuar nga mungesa e investimeve te parashikuara ne Kontrate dhe shkaterrim te sistemit energjitik
      350 Milione Euro si fatura te papaguara qe CEZ i kishte lene pa paguar KESH-it, OST (Operatori i Sistemit te Shperndarjes), detyrime tatimore ndaj Drejtorise se Tatimeve etj.
      Ne total, nese Shqiperia do te fitonte ne Arbitrazh do te perfitonte rreth 1.35 Miliarde Euro.
      Ne 23 Qershor 2013 vijne zgjedhjet e pergjithshme dhe ne pushtet vjen Qeveria e re.
      Firma ligjore-avokatore qe perfaqesonte Shqiperine ne gjykaten e Arbitrazhit i dergon nje informacion Qeverise se re ne Tetor 2013 ku i sygjeron qe mundesite per te arritur nje fitore ne Arbitrazh jane shume te mira dhe rrjedhimisht dhe demeshperblimi prej 1.35 miliarde Euro.
      Njekohesisht edhe kompania e huaj audituese qe u pajtua nga qeveria e majte, ne 2 Raportet teknike qe i dorezoi Qeverise se majte ne Shkurt 2014, thote qe Kompania CEZ ka shkelur kontraten ne shume pika dhe vendimi per te prishur kontraten ishte i drejte. Njekohesisht ekzistonin te gjitha mundesite qe Shqiperia te fitonte ne Arbitrazh dhe te perfitonte demshperblimin prej 1.35 Miliarde Euro nga CEZ.
      Por pavaresisht te gjitha ketyre, Qeveria dhe Kryeministri Rama vendosen qe ta nderpresin gjyqin e Arbitrazhit dhe te hyjne ne negociata me CEZ per ta zgjidhur ceshtjen pa gjyq.
      Dhe nga negociatat qe perfunduan ne Korrik 2014, u vendos qe ne vend qe te merrte demshperblim 1.35 miliarde Euro, sic do te ishin fituar po te vazhdonte Arbitrazhi, tashme u ra dakord nga Qeveria shqiptare qe Shqiperia te paguante CEZ-in me 85 milione Euro per gjoja demin qe ne i kishim sjelle kompanise CEZ???!!!. Nje cmenduri absurde abuzimi dhe korrupsion elefant!!
      Nga qe duhej te fitonim 1.35 miliarde Euro, humbasim 85 milione Euro.
      Pervec kesaj, dhe detyrimin qe CEZ i kishte kompanise DIA (rast i sterfolur ne media) ne vleren 135 milione Euro, ia merrte persiper shteti shqiptar (gjyqi i famshem i arbirazhit).
      Pra ne total, Shqiperia i ka dhene CEZ-it si pasoje e marrveshjes se Rames:
      85 milione + 135 milione = 220 milione Euro.
      Dhe i ka falur 1.35 milarde euro te tjera.
      Dhe te mendosh qe po te kishim HUMBUR ne Arbitrazh (pra te kishim vazhduar gjyqin e Arbitrazhit dhe ta humbisnim), do te paguanim vetem 203 milione Euro. Kryeministri yne zemergjere dhe xhep-gjere iu dha jo 203 sa kerkonin maksimalisht, po iu dha 220 milione Euro.
      Pa llogaritur 1.35 milard euro te cilat i refuzoi qe ti merrte.
      – Pervec kesaj, ne Ligjin Nr. 114/2014 qe miratoi zgjidhjen me mirekuptim te ceshtjes se CEZ-it, parlamenti shqiptar ne piken 12 te marrveshjes qe u miratua bashke me ligjin, hoqi te drejten e shtetit shqiptar per te hapur ceshtje penale ndaj CEZ-it dhe drejtuesve te saj.
      Imagjinojeni, s’cojme dot njeri ne prokurori per gjithe halerat e CEZ se nuk na lejon ligji.
      Dhe pasi mbylli gjithe kete afere korrupsioni elefant, prej miliarda Eurosh, Kryeministri iu turret shqiptareve, iu rrit cmimin e energjise dhe i kercenon me burg nese nuk paguajne sepse “ishte krijuar nje grope e madhe e zeze ne sistemin energjetik”.
      Dhe iu mbushi mendjen shqiptareve qe kete grope e kishte krijuar vete populli, sepse nuk paguanin energjine elektrike, keshtu qe filloi aksionin dhe e shoqeroi dhe me rritje te cmimit.
      Por e verteta ishte totalisht ndryshe.
      Nga 600 milione USD apo 480 milione Euro qe ishte gropa financiare ne sistemin energjitik, 350 milione Euro ishin detyrimet e CEZ-it qe Kryeministri vete ua fali çekeve me marrveshjen qe lidhi dhe vetem 130 milione ishin humbjet e popullit qe s’paguante energji.
      Por kjo ceshtje u mbyll. Energjia u rrit, sepse ne delet, si gjithmone duhet te paguajme per qindrat e milioneve Euro qe vjedhin jo vetem shqiptaret, por edhe çeket…E sikur te mos mjaftonte dje mesuam se vitin qe shkoi drejtuesit e OSHEE kishin vjedhur 32 milione euro te tjera…
      CEZ per politiken i ngjan asaj tortes tunduese me shume krem. Disa kane ngjyer gishtin, por dikush ka mbushur grushtat.

      DUA PUSHKATIM PA GJYQ PER GJITHE KOKEPALARET E 1 MILIONE VOTAVE ,PERFSHI STEFANIN ,NETI VJOSEN ……HORRIN DHE QORRAT

      te lini vetem xha Sulon me poshte …eshte tellall dhe budall 😛

      • E ca na ke thene ketu ore marrok gjithe llogarite idiote te Saliut qe na kujton perrallen me Pjereten. Pjereta kishte nje shporte me veze dhe enderronte se nga vezet do dilnin pula dhe nga pulat veze te tjera dhe nga vezet prape pula e keshtu pa fund dhe Pjereta do behej shunme e pasur. Por ndera enderronte i ra shporta dhe ju thyen vezet!

        Edhe ti more LOve qe e Love kaq shume Saliun ben llogari sesi CEZ do i paguante 1 miliard euro Shqiperise por harron se mund fare mire ta humbte gjyqin dhe te ishte Shqiperia qe te detyrohej ti paguante CEZ disa dindra milione te tjera!

  • O njerz:Saliu shpiku firmat piramidale me 1997,i vodhi parat popullit sy-me-sy dhe nuk ju tremb syri fare,as nga populli e as nga qeverit,drejtesit e mepasme.E pse mos te vidhte popullin me anen e CEZ ? Ky njeri ka 25 vjet qe tall menderen me popullin,qeveritaret,nderkombetaret & dje (27.09) bente xhiro serbes te gjiri i Lalezit te vilat e tij.Analiza e STEFANIT si gjithmon e drejt,por per ke shkruan ai? Te gjithe po flen gjum:Drejtesia,qeveritaret,nd/kombetaret,ku kta te fundit mbajne sehir dhe ate qe vjedh,shkaterron,vret…e cilesojne “BURRE SHTETI”,”YLL NE NGJITJE”.Ky vend po merr fun,po shkon drejt DESTABILIZIMIT BERISHJAN,drejt LUFTES CIVILE,pa lejuar reformen ne drejtesi ku SB do te kapet fort me DHEMBE E THONJE..!

  • TE ARRESTOHEN FULLHANI,KESHILLI MbikQires dhe tere drejtoret e bankave qe kane dijeni dhe kane firmosur trasferimin e pasurive financiare jashte .Ata te tregojne
    KUSH JANE EMRAT QE KANE TRASFERTA DERI NE BREZIN E TRETE:
    1.Ish mender kryetare shteti S.berisha,R.mejdani e kompani
    2-Ish kryetare qUrravish S.Berisha,A.Meksi,F.Nano,Like Floriri e kompani
    3-ish kryetare parlamuti nga KA QI, S.Pellumbi e deri tek Jozefina ‘Leshi’
    4-Tere iish ministra nga BODE TEK BLUSHI E KARABUSHI
    5-Tere ish deputete ee ato qe jane e marin pensione te ‘arta’ nga gjaku i femijeve shqipetare ………

  • Si cjapi qe perç dhine edhe Cjapi i viçidolit pèrçori te gjithè shqipèrine dhe bèjnè sehir e nuk e ndiejnè.Ķush?Te gjithè ata qe janè perlyer duke vjedhur si me piramidat e parave te “pastra”tè salehqenserbit.Cjapi i shpelles nuk ka dallim te dhite,ai i perçor te gjitha me radhe,kecat e politikes i ngjajne babait,pa tjetèr veprojn si ai.Fare e keqe ka pllakosur vendin,kur do veproje ilaçi qe populli kerkon ta perdore mbi kète?Shpresojme por duhet vepruar sa me pare mbi kete vemje.

  • Andrea je shume i sakte ne analizen tende! Para disa kohesh doli po ne kete Gazete me sa me kujtohet nje mega skandal me pusin e naftes qe u zbulua ne Berat! Cfare behet me kete ngjarje? po hetohet apo jo?Po mire more keshtu do tew veje kjo puna jone vidh me miljarda,shkruaj dy here ne gazeta dhe kaq? Po cfare behet keshtu more?Une nuk te kerkoj llogari Tyj,por edhe media ka pergjegjesine e saj se kjo media e ka promovuar kete politike vrastare per kombin.Mos jeni ne loje te Berishes dhe te Ilir Metes,qe i bejne jehone kesaje qe te shpetojne nga halet e medha te tyre?

  • Berisha eshte shpikesi me i madh i PIRAMIDAVE.Ka vjedhur dhe rrjepur kete POPULL sa Ska ku te shkoje me.A POPULLI I MJER QE POLLE KETE PLEHRE.

  • Prokurore dhe hetues nga Europa dhe SHBA,

    cirren ata qe shkaterruan dhe kapen sistemin e drejtesise ne Shqiperi, ata qe mbollen Gjin Gjonet nepermjet seminareve te plepave dhe qe jeten ne liri me milionat e vjedhura, e shijojne vetem saje kesaj gjendjeje katastrofale te organit te akuzes ne Shqiperi.
    Si ndihet nje Kryeprokuror si A.Llalla, kur te gjithe te akuzuarit e kesaj Republike, cirren dhe kerkojne “hetime profesionale”? Cfare formati dhe personaliteti profesional duhet te kete nje prokuror, qe e mbajne per ti bere hije tokes kot? Qe e trajtojne sikur te ishte nje nga ato menekinet, qe vendosen ne vitrinat e dyqaneve, per tu bere reklame, veshjeve te modes se re.
    A ka dinjitet ky Zoteri?
    Largohuni Z.Llalla. Ikni sa me pare nga ajo zyre e akuzes. Me mire nje fund me dhimbje sesa nje dhimbje pa fund. Askush nuk ka nevoje per sherbimet tuaja. Mos luani me rolin e te tredhurit dhe eunukut te politikes.
    Asistence teknike nga organet e akuzes se vendeve perendimore, eshte dicka qe mund ta fusesh ne kapitullin e bashkepunimit te shteteve ne luften kunder krimit. Kjo ndodh me iniciativen e Kryprokurorit te vendit qe ka ndodhur krimi. Nuk po kerkohet dicka e tille Z.Llala. Po kerkohet nje Llalle gjerman apo amerikan sepse ky qe kemi, na qenkesh kot.
    Shqiperia nuk ka njerez me dinjitet dhe etike profesionale, ne administraten e saj. Meritokracia qe na premtoi Kryeministri, nuk ka pamjen dhe profilin e Z.Llalla. Kjo qe shohim, eshte per te vene kujen dhe per ta bere qesharake gjithcka ne kete realitet hajdutesh.
    Imagjinoni per nje moment, qe Republika Ceke, te kete politikane te tille si keta karagjozet tane nga Skrapari dhe Vicidoli? Imagjinoni kryetarin e nje partie ceke, te kerkoje hetues gjermane apo amerikane sepse ata ceke nuk jane te denje te hetojne sic duhet?
    Bota na sheh dhe na degjon dhe dyshon ne aftesine tone shtetformuese.

    • Llalla nuk duhet te ike,por te SHKARKOHET ME CEREMONI DHE TE ARRESTOHET PER VEPRA KRIMINALE!!!
      Eshte ky qe ka mbuluar te gjitha krimet e Berishes!!!

  • Te lumt Andrea ! Njerez si ty mbase na zgjojn me kto te verteta !Hiku koha e atij qenit qe beri cfar deshi e sguxonte njeri te hap gojen ! Nxirja bojen ter bandes se tij qe ka paralizuar kombin ! Mos ju ndani, se njerez si ty sot ka nevoj ky popull !Poshtersit e tij dhe te qeveris (bandes desha te them) se tij nuk kan te mbaruar e kto fakte rrenqethese kjo monster dhe klyshet e tij duhet ti cojn e ti shohim atje ne gjygjin e madh qe te mbetet ne histori te brezave !
    Pasi na vodhi parat tona dhe desh e coi ne humner Shqiperin ,ky grabites vazhdoi rugen e tij perseri ne kuriz te shqiptareve ! Urren shqiptaret ,urren Shqiperin ,urren kombin! Ky meriton fundin e Kadafit………….

  • Andrea, ti nuk do ta pranosh por keto gjera nuk i zgjidh Drejtesia.Kot nuk eshte shpikur tere ai Kod penale e civil dhe tere ajo ushtri avoketerish.I tille eshte kapitalizmi, nxit spekulacionin.Po marr rastin Volkswagen, qe ka manipuluar software per emisionin diezel tek motori 2.0. Behet fjale per 11 milione makina, por shto po aq me benzine dhe ndonja 5 milione me 1.6,3.0 e 4.2 diesel behet fjale per 30 milione auto, nga 2000 euro fitim mesatar i bie 60 miliarde euro, por edhe me shume.E ku ka drejtesi ne bote te haje nje balene kaq te madhe? Do paguhen ca gjoba e ndonje dem e c’u be u be.Tek ne Kesh ka para, atje sulen peshkaqenet, tek llokmat e medha.Kam parasysh “Plaku dhe deti”,novela ime e preferuar.Luftoi plaku i shkrete me bishta lopate por ku pyesin peshkaqenet per bishta lopate, ata e duan mu ne balle dhe popullit vetem skeleti i peshkut do i ngelet.Keto gjera behen ne parlament per ti treguar shejtanlleqet njeri-tjetrit,e per ta mbajtur peng, por eshte teater dhe s’è merr kush persiper seriozisht.Aha, revolucioni ben pune, po ku ti gjesh revolucionaret? Ata nuk jane as ne mode…Si u be puna e ish-pronareve andej nga S’teRrasBurgu? Do marrin canaqe tokash apo jo?Se nga vete emri shqiptohet jo keq per ata qe s’i rras dot askush ne burg.

  • Llafe kot i ka Andrea, po perpiqet te mbylle syte e militanteve ndaj faktit se Rama me Berishen po bashkepunojne qartazi qe ta haje Like Floriri.

  • Andrea Stefani,
    eshte djale i zgjuar dhe ne shumicen e rasteve flet drejte.
    Por fakti qe eshte pale e njeres ane te politikes,e ben gazetar
    te pa besueshem.
    Andrea kjo do te ndodhi edhe kur te kesh 100% te drejte.

  • Eshte shume interesante menyra shume e shpejte qe i kane mesuar keto forma pastrimi te pislleqeve ne pak vite. Perseriten gjerat, ne 97 Vefa etj ku Alimuqa ishte thjesht njem vegel qorre-prane ministrise se Jashtme thuhej se mblidhej 6-shtja e famshme qe merrte vendimet. Tani u shpik CEZ affair, u “be” rruga e kombit, etj. Kuure nuk do te4 shkojme ne Evrope me keto metoda!!!!!!- apo dikush nga Evropa po i meson dhe i mbron!!!!

  • …mbahu Edi Rama….!…

    …po vjen era shtet…

    …ti je e kunderta e Sali Berrishes , njeriu qe mbolli percarjen me te madhe ne shqipetari…veri – jug….te majte , dhe fallco te djathte …myslyman – te krishtere…

    …ti po ben shtet e kundershatri yt beri “fise e grupe primitive” , fshat e krahine neper zyra , beri nje hale qe qelbi Shqiperine dhe Europen….

    …ti je kunderta e Lul Bashes , kriminelit te ri me kater krime me permasa nderkombetare…
    …shes detin si lokalet e kuqe te Amsterdamit…vras kater te pafajshem si kowboys se jam Min i brendshem dhe fus ne pune Arjan Adhamin ( turpin e Shkolles Skenderbej ) si inspektor mishi ne Bashki…vjedh 260 milion Euro dhe jam i semure ( varni vellane se mua me meren mendte )…dhe behem kryetar Bashkije se don pijaneci Arben Ristani…

    …mbahu Edi Rama…se ke nje popull me vehte…qe po sheh si mbas 25 vitesh po behet shtet…
    …po te votohesh merr mbi 60 % te votave…

    …mbahu…je chanci per nje Shqiperi europiane…per nje shtet , ku Shteti do t’u sherbeje qytetareve , dhe qytetaret do t’i binden Shtetit…

    …qytetaret e kane gjetur partnerin per kete shtet…je Ti…
    …Europa , gjthashtu…
    …ne Ballkan fryn ere e re , qe kur ti u bere Kryeminister…

    …mbahu Edi Rama…
    …nena jote Anete tha…djali im nuk i le punet pergjysem !…

    …mos e le kete pune pergjysem…

    …kundershtere ke njerez qe pa folur , genjejne …kur flasin jane te pabesueshem dhe e keqja me e madhe e ketyre 100 viteve…

    …mbahu Edi per 8 vite…me pas ….merru me piktura…!…

  • Ka qeverisur derbederi vendin si nje mall pa zot.Jo vetem eshte tallur ateher ,por po tallet edhe tani.Ti i miri e i madhi Andrea e ke bere mire punen tende.Populli di te verteten.Po edhe nje tjeter e vertete e hidhur,Saliu e ka lare mire b,,,,,n me dhallen prandaj vijon kininokomedia, i ka dale frika.Vetem Avniu nuk po duket ,shume u vonua.,,,,!

  • Pu pu çar kalbesire e madhe i ka hyre deri ne palce ketij vendi! Nuk ka me keq se kur vete qeveritaret perdorin ligjin si teknike per te vjedhur parate e buxhetit qe mblidhen nga taksat e qytetareve te varfer dhe ne vend qe te perdoren per shkolla e spitale shkojne per te fryre xhepat e zuzareve is Berisha, Bode apo Ismaili.

  • Perfundimisht duhet pare sa pare jane levruar nga institucionet publike tek keto firma si borxhe te prapambetura.Pse nuk u paguan keto pare sa ishte shperndarja e shtetit shqiptar por kur e mori ceku.E cuditeshme.Duhet pare e gjithe shuma dhe kjo vetem ne dy tre vite, por populli duhet te dije krimin e madh te Berishes e Metes.

  • Prapë ke tjerr lesh ti moj @Love zezë e Sali Ziut?..
    Por kesaj radhe “leshin” e paske te zi, …te zi shqeto, nga leshi i Shqup-it…
    A tu befsha une ty qe mi ke kaq shume per zemer keto historit me tym, per te mbuluar te Verteten!!!!…
    ÇEZ-in nuk e prune Rilindasit por e pruri Sali Mynxyra, se shqiptaret qe ndertuan hidrocentralet, gjoja nuk ishin te zot te administronin Energjine!!!!!…
    Medet, medet, per kete Love Zezen e Sali Ziut tone!…
    Pse e pruri ÇEZ-in Rrumpalla ne Shqiperi, kete tani e di edhe Maçoku im, qe po sajdiset duke u pastruar ne qefin e vet ketu tek kembet e mia…
    Keto historit e tjera, me milionat qe na permend ti, me ngjajne me historine e Zonjes Peret, qe
    doli per te shitur veze…mori nje shporte, e mbushi plot me kokrra, e vuri ne kokë dhe duke u
    tundur e shkundur, nga euforia tha:
    – Me keto veze qe do shese, do bleje nje fustan, me ato pare qe do me mbeten, do bleje kepuce dhe me reston do bleje gopin e sëmes…Dhe nga euforia i ra shporta nga koka dhe i theu te gjitha vezet….!
    E more vesh?!…
    Ato hamendjet e tua se do fitohej gjyqi, e do merrnim kaq miliona e kaq miliarda… jane histori pordhësh, me “sikur”…por histori populiste tipike shqupase, mojj avokate shqupit!…
    SIKUR TE KISHTE TEZJA KOQE, DO I THOSHIN DAJË,
    moj tu befsha…
    Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu….!
    Racë m..ti, mbetet gjithe kohen, ketu e Çerek Shekulli duke shpifur dhe hedhur shashka tymi…!

    • Neti ti ke qene gjithmone torollak apo qysh kur ke rrrrilindur
      nuk vjen me ne vete?
      ca SHQUPi thua ,ca hyn SHQUPi me mua dhe sidomos ketu ??
      ne krye te rreshtit nuk te kam shkruar qe eshte afere korruptive e Sales ??
      shifrat i ke para syve te gjithe botes ,dhe ende nuk jane perfundimtaret
      ca kujton ti se mbaroi me kaq ??
      s’ke faj ti jo ,e kam fajin une qe dua te mesoj ty se kam hall se ngelesh rrrrrilindiot
      po ti ke ngele te shporta me veze per fustan ,po Monika nuk shet as veze dhe fustani i bente 7 mij euro , dhe me burre dukej sado qe dogji 7 mij euro 😛

      Do ju iki HALEati ,nuk i kenaqet dot oreksin
      zgjedhje te parakohshme ,po bredh si cifuti ne shkretetire Piktori
      te marri garanci per pushtet , mbaruat Neti mbaruat
      do luani karten e qurravitjes qe e ka fajin mmmmmeta
      doli jashte mode fajin e ka saliu

      DALE SE NUK KENI PARE GJE AKOMA ………

  • O Stefan //po ku e gjete kete fotografi ?/Gjeja me qesharake kur shikoje Saliun me dosje ,sikur vinte nga planet tjeter.

  • Love ! Je ber si piktur moderne abstrakte qe qe vetem ti ja nxjer kuptimin ! Spo kuptohesh cfar “ngjyr” ke ! Nese je kaq asnjanese dil e frymezo ndonje bur te mir qe tja shofim hajrin dhe mos na shkruaj historira fatosaleilirorame ,se jasht valle te gjith kercejm bukur ! Kto “fakte” qe aq mir i njifke me len pershtypjen e asaj avokates se bukur te Klonuejt dhe shof qe roli yt esht te hedhesh tym si bashibozuku e tradhtari i qelbur i ktij kombi ,qe te ngaterosh te bardhen me te zezen !Kerkon te fusesh ne nje kazan kepurdhat e helmuara me ato te ndryshme ! Shkrimi yt kuptohet karabam i njeanshem dhe aq sa gjen nje “vrim” hidhesh ne sulm ! Jo putan jo Saliu nuk ka per te dal kur jasht mode se ka len gjurm shekullore qe nuk kan per tu fshir per jet te jeteve Nuk te pelqen cfar thot ky Stefani ty ??Do pushkatim per 1 milion votusit ti moj/mor/apo transeksual i/ e mutit qe je pjell e asaj urrejtje nga ka dal katastrof e Shqiperis Ptu………….. ndyresir qe qelbesh ne cdo germ tenden !Po dua te shaj akoma me rend por as peshtymen nuk meritoke vater e qelbur tradhtie !………….

    • TOM
      ata qe me shajne me shume jane ata qe me duan me shume 😛
      ja pyet Netin po deshe
      ai qe ka shkruar romanin nga ku ti ke marre emrin thote :
      Cdo here qe gjendesh ne anen e shumices [turmes] ndalo dhe korrigjohu !
      ndjese per pushkatimin ,ishte shaka
      se po te mos jeni ju 1 mil …votues ,nuk kemi as parti ,as sali e as rami

      vater e qelbur tradhetie qe nuk meritoj as peshtymen ???

      si guxon ti derr i kenaqur te justifikosh ende pashallaret e kuq ?
      si guxon ti derr i kenaqur te shohesh shqiptaret rrugeve ,cadrave
      pa drita ,uje ,buk ,dhembe , shtepi , grua ,femije ???
      si guxon ti derr i kenaqur te justifikosh milionat ,miliardat e ketyre
      dhe njerzve ju ka ngelur vetem nyja e litarit se fotoksina nuk gjendet me ??
      si guxon ti derr i kenaqur te me permendesh saliun ,kur ju ne burg po fusni vetem te mjeret ????
      si guxon ti derr i rrrrrilindur te mbylllesh syte me vetedije dhe para shifrave qe po ju vendos para syve gjithe bota ????
      ti derr i kenaqur
      tradhetine tregoja atyre te 1 prillit , tregoja putanave histerike qe voton
      jo mua ,une shoh per vete dhe per ty
      shoh dhe llogaris demet social ekonomike dhe per 20 vjetet qe do vijne
      dhe te lajmeroj derr i kenaqur
      jeni nje shprehje gjeografike tashme
      po mos e kerko te une fajin se une kam lind sokrat i vuajtun dhe ti do ngelesh
      derr ,derr i kenaqur i rilindur !!!!

  • Lum saliu qe te ka moj kasander sorkadhe ,Sokrat i vuajtun ! Qenke akoma “syth” e do ujitur se von paske hapur syt e na tregon ate cka sheh e sdi nga vjen ! Ritu dhe pakez ,hidh syt dhe mbrapa qe te kuptosh pse shef vetem germadha e mbase kte talent qe te vjen nga “dhimbja,” nuk e ve ne sherbim te tradhtis dhe as me shaka nuk pushkaton kedo qe lufton te heq qafe monstren me te madhe te ksaj historie te hidhur, qe po don te na tregosh vogelushe sorkadhe

  • Tani morri fund Saliu! Bravo Stefan! Ia morre shpirtin Berishës me shkrimet e tua prej… Më vjen keq se gazetari primitiv Stefani do të mbetet pa material për paçavuret shkrime… Me cilin politikan do të merret tani e tutje Ndreçi? Mbeti pa punë Stefani?! Të shkojë te zyrat e punës që ka hapur Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *