Të fokusuar tek politika, personazhet dhe zhurmnaja e saj e zakonshme, përplasjet dhe kacafytjet që e dinamizojnë deri në neveri, një tjetër përplasje, derivat i politikës por jo për arsye politike, ndodhi së fundi në arenën e ballafaqimit akademik, por dhe në këtë rast për shumë pak arsye të kulluara akademike. Fjala është për një debat të nxehtë mes dy emrave vërtet imponues të mendimit akademik dhe intelektual shqiptar: Fatos Tarifës dhe Artan Fugës. Shokë e kolegë të hershëm, ata i janë përveshur njëri-tjetrit për shkak të qëndrimeve të kundërta rreth reformës në arsimin e lartë.
Nuk është rasti për të mbajtur qëndrim karshi njërit apo tjetrit, por është rasti për të vënë në dukje se në diskursin shqiptar, pak ose aspak has replika apo debate, ku palët të përqendrohen 100 përqind tek problematika për të cilën angazhohen në qëndrime, tek thelbi i tyre, pa kapërcyer gardhet etike dhe dalë në terrene krejt të tjera, me histori të vjetra personale gjysëmprivate, cene karakteriale e shpoti të llojllojshme në garën kinse inteligjente për t`ia ngecur shoqi-shoqit, qoftë dhe me një batutë të vetme.
Disa vite më parë, një ministër me nam për kohën, iu qep keq një vartësi, drejtues i një institucioni të rëndësishëm kulturor kombëtar, me këmbënguljen për ta shkarkuar, duke sajuar gjithë argumentat e mundshme me natyrë profesionale. Por ç`fshihej në të vërtetë pas gjithë gurgulesë së krijuar?! Në të ritë e tyre, në kohën kur ishin studentë, 20 e kusur vite më parë, dy palët, si eprori ministër e si vartësi drejtor, ishin grindur ashpër për një femër, duke qenë në pozitat e të rinjve fluturakë dhe aventurierë; dhe rasti e kishte sjellë që ministri, sipas asaj ç`ka kishte ndodhur atë kohë, të ishte ndjerë vërtet keq dhe ja, tashmë ishte rasti për shpagim.
Pra, histori e tipit: do vijë dhe dita ime! Edhe Enverit, për të tilla motive i atribuhoeshin shumë ekzekutime të miqve apo të të njohurve në rini. Duket sikur tek ne, koha nuk shëron plagë, por i majis më keq ato!

Je trap që nuk nuk shkruaj asgjë. Vetem gallavit
E ndala leximin e ketij shkrimi idiot tek shprehja e autorit per debatin “mes dy emrave vërtet imponues të mendimit akademik dhe intelektual shqiptar: Fatos Tarifës dhe Artan Fugës”.
Lidhur me debatin, Fuga eshte qartesisht ne anen e racionales e llogjikes per sa I perket zhdukjes nga faqja e dheut të Universiteteve Private te llojit Qenefi Europian I Çilit.
Kurse shkrimet e Tarifës duhen parë thjesht si skandaloze dhe diskretituese per nivelin e tij të ulët e injorant. KAQ…
QE TE DY “KANE PIRE UJE” NE TE NJEJTIN BURIM DHE, PAS VITEVE 90 APO EDHE NE TE ASHTUQUAJTURIN DEBAT MES TYRE PER REFORMEN E ARSIMIT TE LARTE, KANE RRAHUR E PO RRAHIN “UJE NE HAVAN”… “INTELEKTUALE” QE VDESIN PER TE QENE NJE CIKE AKADEMIKE… JO PER GJE, POR PSE FILANI DHE FISTEKU TE JENE DHE UNE JO? ATEHERE BEJME NJE AKADEMI DHE ANETARESOHEMI NE TE…
Nga c’kam lexuar, Tarifa vuan nga shume megallomanira. Pervec largimit te tij te turpshem nga SHBA, (nje aresye madhore qe ai te mos dukej fare as ne publik, e jo me ne gazeta!), me ka bere pershtypje se si Tarifa i u sul nje djaloshi shqiptar qe kishte mbaruar universitetin ne SHBA dhe ishte punesuar si profesor ne ate universitetet.
Djaloshi kishte bere nje shkrim dhe Tarifa, i cili shitet si gjeopolitist, botanist, sociolog, historian, inxhinier, filozof, zooveteriner, etj., e perdhunon shkrimin e siperpermendur. Edhe pse djaloshi – profesor ne SHBA i u pergjigj me shume kulture, Tarifa iu sul perseri sa me ide marksiste, aq edhe me fjalor rrugesh. Gazeta DITA e ka botuar ate replike dhe eshte mire ta ribotoje per te nxjerre ne dukje karakterin e Tarifes. Prandaj eshte e besueshme qe edhe sulmi qe i ka bere Fuges (nje personalitet bindes ne fuqine e tij te arsyes e te mendimit), eshte brenda karakterit dhe bindjeve marksiste te Tarifes.
Ne qofte se Shqiperia ka nje filozof ai eshte sigurisht FUGA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ka qene dikur nje fillozof i literatures per rinine ne K.Q te PPSH-se nje fare Sevo Tarifa , ki Tosua mos eshte prodhim i bithes se Sevos ?