SHËNIM: Po, Jo, Referendum? Dhe Kosova si alternativë

redaktor

Pritet në orën 17.00 një deklaratë e kryeministrit Rama mbi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Shqipëria të jetë pjesë e procesit të zhdukjes së armëve kimike të Sirisë. Rrallëherë është krijuar një ndjesi e tillë pritshmërie, ndërkohë që ambjentalistëve u janë bashkuar tashmë qytetarë të ndryshëm, pjesa më e madhe e të cilëve shkollarë, të cilët janë angazhuar bazuar kryesisht në panikun e shpërndarë në rrjetet sociale.

Cila do jetë përgjigja e Ramës? Shumë janë të bindur që ajo do jetë JO, mbështetur në disa lajme të shpërndara dje pas kthimit të tij nga Mali i Zi, lajme që u përgënjeshtruan nga stafi i Ramës. Një pjesë tjetër në qarqet e medias dhe politikës mendojnë që vendim-marrja e Ramës do jetë mes PO-së me kushte dhe idesë së Referendumit popullor.

Mediat e Kosovës kanë shpërndarë ndërkohë lajmin që autoritetet amerikane kanë folur edhe me Kosovën mbi këtë cështje. Në rast refuzimi të Shqipërisë, Kosova mund të jetë një alternativë e dytë. Në këtë rast, Shqipëria do shmangej si nga detyrimet, asjtu dhe nga përfitimet e një procesi të tillë, por rreziku për të cilin ankohen ambjentalistët dhe protestuesit e tjerë, mbetet thuajse i njëjtë, sepse Kosova territorialisht është afër. Ashtu si dhe të gjithë fqinjët e tjerë të Shqipërisë, të cilët këto ditë kanë shprehur gjithashtu shqetësim për një PO të mundshme të Shqipërisë.

 

Share This Article
4 Comments
  • llogjike. Nje kuksian me tmerr e ka te demontohen ne Kosove se ne Shqiperi. Ashtu si nje sarandiot mendon qe me mire te behen ne Kukes se ne Greqi..

    Pra Shqiperia thjesht do humbte nje rast per biznes te mire, por rreziku mbetet i njejti si ne Kosove, si ne Maqedoni, si ne Serbi, si ne Greqi, Mal te Zi, etj. Mire te na behet se jemi popull teatral idiot. Shifni keta qe flasin neper televizione kan gjith diten. Jam i sigurt qe po te pyesesh ndonjerin prej tyre per cfar behet fjal per predha apo per bidona? Jam i sigurt qe nuk e din

  • cpo na torturon ooo edi rama !!! kemi 1 jav qe presim !! u pa puna do presim dhe nje or!!

    un jam ne dilem!!! nga nje an them po nese rritet shuma nga 4 miljard dollar ne 8 miljard dollar!!! nese nuk rritet shum ateher nje jo te prer!! po nejse do pres dhe nje or

  • Per cfare biznesi flisni?! Nuk eshte biznes qe i duhet Shqiperise dhe Kosoves. Po amerikanet nuk i ndahen zones shqiptare. Aty bejne si tu doje qejfi. JO armeve kimike te Sirise! Jo ne Shqiperi! Jo ne Kosove!

  • Eshte e vertete Besi.Mendo per nje cast qe kjo sipermarrje pas refuzimit tone ti shkonte fjala vjene Frances. Cfare do thoshim Ne ne kete rast.Me tremb fakti qe ne Shqiptaret ne menure ciklike derdhim veset tona si nje epidemi qe perhapet me shpejtesi dhe jo si shprehje e pjekurise dhe maturimit te brezit te ri qe gjoja ka mare inisiativen lidhur me kete ceshtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *