Çështja më e fundit për dhunën në stadiume ka hapur një debat të gjerë në opinionin sportiv dhe atë qytetar. Por pyetja e parë që ngrihet është përse veprohet me dy standarde. Policia arrestoi me iniciativë të saj kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi, i zgjedhur i Partisë Socialiste, duke thyer të gjitha rregullat juridike, pa firmë prokurori e oficeri gjyqësor. Madje e transferuan në Tiranë për të justifikuar ndalimin sipas orarit të caktuar deri në 12 orë sipas procedurave. Po nëse Elvis Roshi do të ishte një i zgjedhur i Partisë Demokratike apo mazhorancës aktuale, çfarë do të ndodhte? Ose më saktë, po nëse atë veprim do e bënte kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha….Përgjigjja gjendet tek deputeti Dashnor Sula, i Peqinit. Kujtojmë incidentet në ndeshjet e Shkumbinit, ku vitin e kaluar Sula hyri në dhomat e zhveshjes së arbitrave me pistoletë, qëlloi me armë, u denoncua dhe hetimi e pretendimet konkluduan se mbante pistoletë lodër! Deputeti nuk u shoqërua, nuk u ndalua, nuk u arrestua. Nga krahu tjetër kryebashkiaku i Gramshit, Dritan Bici, pavarësisht incidentit të pajustifikueshëm ku u përfshi, është një tjetër përfaqësues i PS. Edhe ai u shoqërua dhe është nën akuzë. Por problemi më madhor që kanë aktualisht institucionet shqiptare janë standardi i dyfishtë. Ose siç thotë fjala e urtë popullore, se shteti sheh qimen në syrin e tjetrit, kundërshtarit, e nuk sheh traun në syrin e tij….Dhe me këto standarde, nuk ka as futboll të pastër, por edhe komisarët vriten si zogj pulash pa gjë të keqe dhe policia kapitullon… Sepse edhe një person që vret policë, u bën zbor në gjykatë gjithë shtetarëve dhe sistemit, duke zvarritur procesin pambarimisht, vetëm pse është i njohur i eprorëve të policëve që u vranë.
Atehere, do arrestohej Sula dhe Roshi do bente si t’i donte ….
Ajo qe thote fajin se ka saliu mendoj dhe une…..
Ne shqiperi s’ka me cudira
Pushtet qe sheh qimen te syri tjetrit dhe jo traun tek syri i tij….
dava halimi e noka, s’ke cpret tjeter
dikur ishin agim shehu e gazidede (ramet paste) tani jane halimi dhe noka
Po nëse PS-ja e Roshit dhe Bicit do ishte ne pushtet, çfare do ndodhte me Dashnor Sulen?! 😀 :DDDDD
o cfare turpi te jete deputet nje fytyre e percmuar si ky.Nuk e besoje qe populli i Peqinit ta ket zgjedhur vete kete qelbesir.ptuu
Surrat me te shemtuar se ky debili nuk ka. Ky haleja kur u zgjodh Bamiri president ju hodh ne qafe, servil legen, me pas i doli kunder se keshtu ja kerkonte Saliu. Ky vetem burre qe s’eshte!
Erion, po te kishte halla…… do ishte me ndryshe.
Po godite ndonjerin ose do hash plumbin ose do shkosh ne burg. Me fal se harrova ose do kerkosh falje gje qe Elvis Roshi e ka bere njehere me skandalin e ish te dashures.
keta deputetet e p d kne edhe pistoleta pse si fusin mrapa keta kodosha gjysa jane maloke si sale
Ata qe e perdorin fjalen malok nuk e njofin mire vten e tyre sa te pa ditur jane.Shumica ne shqiperi jan malesor dhe malesoret kane tradita te thella shekullore te trimeris,beses dhe bujaris tradita qe nuk i ka ndonje popull tjeter kaq te pasterta por jan edhe shume inteligjent.
Persa i perket luftes politike qe zhvillohet ne shqiperi eshte e padrejt dhe ka kompromentue edhe ligjin. sa kohe qe politika te futin duart ne drejtesine nuk do kete drejtesi.sa kohe qe ne kupolen e pushtetit do te kete njerz te koruptuar do kete korupsion deri poshte ne shendetesi,drejtesi,pushtet lokal e kudo.