Në politikë mund të hysh gjithsesi. Mund të futesh nga dera e pasme si një kollovar (tani këto po bëhen të zakonshme), sipas dëshirës së shefave; mund të futesh për vizionin që ke bartur me vete në shumë vite dhe tani mendon se është koha për të qenë pjesë e një mendimi politik të organizuar; mund të futesh duke pasur një plan të qartë se si mund të pasurohesh, pa pasur asnjë rëndësi se në cilën forcë politike do të jesh (dhe ky është ndër shkaqet e baticës dhe zbaticës së deputetëve, si në rastin e zgjedhjes së presidentit të dikurshëm Topi apo të mbajtjes në këmbë të qeverisë B2); mund të futesh edhe si Lulzim Basha, të cilin askush nuk e di se si hyri, por që në një kohë të shkurtër u njoh edhe si kollovar politik, edhe si mbaçitës i më shumë se 200 milionë eurove, pra si pjesë e atyre që u pasuruan jashtëzakonisht shpejt përmes politikës; edhe si pjesë e një tabori të lobit serb në Tiranë dhe në Prishtinë; dhe, më në fund, po ashtu, askush nuk e di se si u zgjua si shef i partisë shqupase, që deri asaj kohe kishte njohur vetëm një zot e një shkop, Berishën.
Megjithatë fakti mbetet fakt. Ai u zgjodh, me detyrimin apo pa detyrimin e të tjerëve, lideri i një force politike, e cila, në këtë çerek shekulli, po aq sa ka qenë në pushtet, po aq kohë ka qenë edhe në opozitë; në pushtet ka bërë gjëmën dhe në opozitë ka ndjellë, mbështetur e dhunën, revoltën e herë pas here edhe krimin.
Të të delegojnë në liderllëk nuk është e vështirë. E vështirë është të bëhesh i tillë dhe të mbetesh i tillë. Edhe të tjerë para Bashës e kanë provuar, njëri nga të cilët, megjithëse shumë më i sprovuar se ky i fundit dhe shumë më i dinjitetshëm në kohën e tij, nuk kishte forcën të përballonte njeriun që të bënte gjëmën.
Kur them se është e vështirë të qëndrosh, në fund të fundit duhet të dish të kundërshtosh, të shtrosh ide, të hapësh një vijë politike që të tjerët, ose nuk e kanë bërë, ose e kanë bërë keq.
Në të vërtetë ai ka mësues të keq dhe me këtë mësues ai kurrë nuk mund të bëhet lider. Jo vetëm sepse nuk ka këllqe, por edhe nëse provon t’i rritë ato, ia shkurtojnë. Lideri që qëndron mbi të është ende aq i fuqishëm, sa do të ishte utopi politike të mendohej ndryshe. Shto këtu edhe “dosjet” për secilin nga “të tijtë” që i ka mbërthyer me kujdes, herë me ndihmën e SHISH-it, herë përmes falangës së tij të tretë, për këdo që ka qenë pjesë e gjynaheve të tij, është e vështirë të dalë nga kllapa. Provoi edhe i ndjeri Olldashi, por…
Tani vjen koha e sprovës së parë të madhe të një të deleguari si lideri i partisë më të madhe në opozitë dhe njëkohësisht me sherrmadhe. Si do ia bëjë ai? Sinjalet e para nuk janë shenjë liderizmi, por zvarritje përmes ullukut të hapur nga shefi i tij një kat më lart. Pra nuk tregojnë se kemi të bëjmë me një mendim të ri politik, por vetëm me zbythje të herë pas hershme, ashtu si është komanduar.
Tri herë rrjesht në pak kohë ai provoi të bëjë të fortin dhe u zbyth nga e thëna, sepse edhe vetë e dinte se po shiste gjëra me rigon. duke trashur zërin deklaroi se nuk do hynte në zgjedhjet lokale me ndarjen e re territoriale, pasi ajo e vendoste fitoren në tavolinë për shumicën qeverisëse.
Analistë, zakonisht të profilizuar në shifrat, treguan se kjo ndarje nuk ka asgjë të veçantë në shumicën përzgjedhëse, por Basha, ashtu si kishte bërë shefi i tij, vazhdoi me trashjen e zërit, deri sa u zvjerdh dhe pranoi sfidën. Të gjitha çfarë ishin thënë shkuan dhe nuk u panë. Të eturit për pushtetin lokal janë më të fuqishëm se sa ai vetë, por edhe ai e di krejt mirë se rruga për të qëndruar sa më gjatë në një dhomë të veçantë shqupase nuk kalon përmes refuzimit dhe trashjes së zërit.
Pastaj, si i kishin thënë se mund të blihej vota përmes mediave, provoi të dhuronte një konçension për parkimin në kryeqytet, që mori erë para se ta mbronte edhe një herë njeriu me dy “n”, në mesin e emrit të shkurtër. Njerëzit që e futën në këtë hulli e dinin se kjo ishte rruga për të humbur edhe më tej, ai e mbrojti idenë e tyre, dhe kur e mori vesh se gjithçka kishte qenë pengu i humbjes, u zbyth prapë. Dhe bëri mirë.
Tani, si është përsëritur, familja berishiane, që nga binaja e madhe në të shembur e deri tek dhëndërushi në të gdhirë, kërkojnë që Basha të jetë përsëri kandidati i tyre për kryetar bashkie në kryeqytet. Dikur edhe Basha kishte thënë se do të ishte për shumë vite shefi i Tiranës, pasi nuk e kishte menduar se 23 qershori do të ishte një Vaterlo politike. Por ai e di krejt mirë se si e bëri kurbanin tek dera e selisë bashkiake, ashtu si e di se koha e kurbanit të dashit ka shkuar dhe tani po vjen koha e kurbanizimit të tij.
Edhe vetë Berisha e di se kush i futi duart në kutitë e votimit, kush bëri batërdinë dhe kush u shpërblye për këtë, ashtu si e di se Basha, si kandidat kryebashkiak mund të futet me këmbët e tij në këtë valle, por del me këpucë të kuqe.
Aktualisht ai nuk ka rrugë tjetër: të zbythet edhe një herë. Tani ai nuk ka pas vetes as Fazlliçin që t’i hapë rrugën dhe t’i heqë kundërshtarët brenda llojit, të bëjnë allishverishin e radhës dhe të kutërbojnë përmes lojës së pistë.
Ai nuk me vete as lobistët e paguar nëpër zyrat e njohura për të ndryshuar ngjarjet dhe për të zbardhur të zezën, por, edhe nëse do të mundohet të kërkojë ndihmën e tyre, pagesa do të jetë e rëndë. Zakonisht në politikë, ndryshe nga sa ndodh në jetë; ata që kanë fituar përmes punëve të pista, nuk i nxjerrin lehtësisht paratë nga xhepi. Qeveria nuk është më e tyre. Çfarë do të bëjë Basha? Do zbythet edhe më tej.
Lojën e kungulleshkës politike, “futu e mos u fut” në lojën për kryetar bashkie kanë filluar ta zbërthejnë edhe “të fortët” e bazës. Ata kanë nisur që tani të bëjnë karshillëk ndaj Bashës, pasi mesazhi i ardhur nga kati i sipërm, pra nga familja berishiane, është i qartë: ai duhet të zbythet, megjithëse edhe pas zgjedhjeve do të jetë përsëri kryetari de jure i shqupasve.
Prova e parë e Bashës është duke u vërvitur jashtëzakonisht shpejt. Kjo nuk mund të ndalet as me kërkëllimat e një Lefteri në Berat, as me trimëritë e ish-shefes së parlamentit në FB, e cila, pasi është lënë jashtë portës, kërkon të thyejë dyert e gjithë vendit për të qenë në pushtet.
Të kujton një thënie të hershme të jugut, “nuk të qasin në fshat, ti kërkon vajzën e priftit për grua”. Zonjën e dëbuan nga liderizmi edhe në zonën që mendonte se e kishte bastion, ku deleguan njeriun mbi tank, Imamin, që kërkonte thyerje brinjësh në 1997, dhe ndërkohë, pasi nuk e qasin në veten e saj, kërkon ringritjen për të përmbysur pushtetin. Kohën nuk e ndalon as Arqileja në Durrës, por e gjithë gurguleja është në njëtrajtësinë e saj për të marrë shpejtësinë maksimale disa ditë më pas.
Kur Basha ende nuk e di se ku do të jetë koka e tij, në tepsinë e Berishës apo në kamaren e partisë shqupase, të tjerët rreth tij po trimërohen. Ata shohin se si sa herë që Basha trash zërin, koka i tundet herë në të majtë e herë në të djathtë dhe ende janë në pritje, duke vënë bastin e radhës: tepsi apo kamare.
Çfarë do të bëjë Basha: do të ecë me këmbët e tij dhe mendjen e Berishës, apo me këmbët e Berishës dhe me mendjen e tij?
Në këtë sprovë, ku ende mendoj se do të vendosë forca mbi mendjen, paraja mbi vizionin, i forti mbi të diturin, do të ishte në dobi të vendit nëse do të kishte një përplasje marramendëse njerëzish të denjë për të qenë pjesë e pushtetit, që nuk është më i ndarë në mbi 300 copëza.
Tundimi për të qenë lider nuk është i njëjtë me liderizmin. Ai që është futur në politikë përmes njohjes me të bijën e shefit dhe “rekomandimit fazlliçian” nuk besoj se do të ketë këllqe për të qëndruar, duke zgjedhur ata kandidatë që, edhe nëse nuk fitojnë, janë një shpresë se pala tjetër, edhe pse në pushtet, do të nxjerrë në këtë “mejdan” figura të denja për të qeverisur. Sepse kjo punë po zgjatet ca si shumë: zbythu sot, e zbythu nesër, nuk mbeti asgjë për të qëndruar.
Shumë vite më parë kam lexuar një poezi të një poeti, me duket elbasanas, që mendoj se nuk jeton më: Halil Qendro. Në të thuhet; “unë nuk i kam frikë rivalët, veç dua që rivali sa më i fortë të jetë…”. A do të jenë kështu edhe rivalët e qeverisjes lokale apo do të shikojnë se kush po hedh lekë më shumë dhe do të thërrasë në ndihmë “të fortët” e lagjes? Të shohim.
Bedri Islami – DITA
A do rikandidojë Basha në Tiranë?
Para pak ditësh lideri real i PD-së, Sali Berisha tha se kryetari Basha është kandidatura më e mirë për Tiranën.
Do rikandidojë apo jo Basha?
Më normale është mos kandidojë më, për t`u angazhuar plotësisht si lider opozite; por edhe për të mos i shtuar një telash më shumë vetes, d.m.th, një humbje.
Për herë të parë në karrierën politike të Bashës, PD-ja nuk ndodhet në pushtet dhe së paku teorikisht nuk gëzon avantazhet e dikurshme për të trukuar fitoret.
Por ndoshta Berisha mund të cys tek Basha dëshirën për të rrezikuar me retorikën e zakonshme të fajësimit të kundërshtarit.
Ndoshta jo rastësisht, ditët e fundit qytetarët e Tiranës u bënë dëshmitarë të disa tabelave të vendosura nga Bashkia në rrugët e kryeqytetit ku fajësohet qeveria për bllokimin e bulevardit të ri të Tiranës.
Basha ka harruar premtimet e tjera, të cilat nuk varen vetëm nga qeveria.
Më poshtë, disa prej tyre dhënë gjatë fushatës për Tiranën:
1 – 30 mijë vende pune. Vetëm Unaza e Madhe do të punësojë mbi 5800 persona
2 – Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime
3 – Linjë telefonike antikorrupsion në Bashkinë e Tiranës.
4 – Shembja e Piramidës
5 – Ulje e çmimeve në tregjet ushqimore. Krijimi i Agjencisë Bashkiake te Mbrojtjes së Konsumatorit për këtë qëllim.
6 – Hipotekimi i të gjitha apartamenteve
7 – Ulja e taksave nga 2-5 herë
8 – Heqja e 60 taksave
9 – Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve. Financim nga Bashkia i stazhit për ata që mbarojnë universitetin. 70 për qind e atyre që mbarojnë këtë stazh u ofrohet një vend pune
10 – Hapja e parkingjeve nëntokësore
11 – Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën dhe Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës
12 – Çdo të premte orar pritjeje për të gjithë qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre
13 – Kartën e studentit
14 – Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit
15 – Zhvillimi i 14 qendrave urbane dytësore, krijimi 5 strehave për të pastrehë.
16 – Ndërtimi i një tramvaji deri në Kombinat
17 – Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale, të shtrirë në të gjithë qytetin
18 – Më pak se 30 nxënës nëpër klasa në shkollat publike të kryeqytetit
19 -Internet falas në gjithë shkollat e kryeqytetit
20 – Heqja nga rruga e fëmijëve që lypin
Erion Habilaj – DITA
Por…c’fare kuptimi do te kishte TIRANA pa kete c(iken)unin e bukur….
po ca ka bere basha per tiranen qe te rikandidoj aman edhe kandidati me i dobet i se majtes do e munde me lehtesin eme te vogel sepse ai thjesht ka lehur e ska bere asgje konkrete ne bashki
Une them qe te “rikandidoje ene nje here , ene dy here , ene tre here , ene pa fund here , derisa te filloje e perfundoje linjen e tramvajit Tirane -Kombinat , Tirane – fushe Dajt , Tirane – Sauk , Tirane – Bathore , ene Tirane – Tirane ,mer jajuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu!!!!!!!!!!!!!!!
Eshtë rasti i vetem ne historine e njerzimit qe nje mender politikani PLAY BOY si ky monstra Basha te quhet yll me ngjitje nga nje ambasdor i një vendi mik dhe demokratik
Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.
I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv. Njeriu që mëton të bëhet shefi i opozitës shqiptare pas 22 korrikut, ka tre llogari të hapura me drejtësinë shqiptare. Njërin skandal, ku ka luajtur me 220 milionë euro me rrugën Durrës-Kukës, arriti ta mbyllte me procedurë, falë komandimit të drejtësisë nga Sali Berisha dhe falangat e tij.
Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –
DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES
Aferat e dhe skandalet e Lulzim Bashës
1. Shitja e detit, Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.
2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.
3. …
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 220 milionë eurove.
KONKLUZION
Nuk mund të ketë gjykatë në planet që mund t’i hedhë poshtë këto prova.Ajo që shqetëson shumicën absolute te shqiptarevë është se si admistrata amerikane dhe ajo e bashkimit europjan tolerojnë këtë serial killer biles LMT e tij Arvizu paturpësisht e quajti “yll ne ngjitje”
Ishte po ky nenpunes ambasador që u shqetësua se pse përvec disa veteraneve,nje shumice e cilesuar e te rinjeve shqiptare shikoje te Enver Hoxha një Gjergj Kastrioti te dytë dhe e vetmja aresye mendoj se eshte trajtimi që bejne disa segmente berishiste ne washington dhe bruksel
Lul Qelbashit qe eshte nje monstre kaluar monstres I cili pasi vrau ne 21 janar 2011 I perdhosi viktimat dhe jetimet e tij gjithmone i shoqeruar nen zgerdhimje ambasadoresh qe ai “diktatori” I tregoi vendin.
Trishtimi me I madh I madh eshte se ne Shqiperi ka vetem nje trim(e)..Ajo quhet Flora Osmani-Hanlelli qe gjatë një takimi në kuadër të fushatës elektorale në Fakultetin e Inxhinierisë, i është drejtuar Bashës me fjalët: VRASËS!……por me nje lule nuk vjen pranvera..
Ka 1 vit kohe deri ne zgjedhje. Nuk ka pse flitet qysh tani. Mendoj se ne zgjedhjet qe behen votohet kunder. Kunder Bashes qe ka Bashkine apo kunder Rames qe ka qeverine, kjo eshte per tu pare. Votimet lokale te ne jane politike. Fakti qe shumica e shqiptareve nuk voton tregon se halli se do jete apo jo Basha ne gare eshte vetem i disave.
Meqe e hapet kete teme:
Rames i ka skaduar mandati si kryetar i PS-se e nuk merret vesh perse nuk vihet ne diskutim brenda partise e te organzoje zgjedhjet per kryetarin e ri.
Vetem atehere mund te vendoset ne menyre demokratike mbi kandidadet e mundshem te PS-se per Bashkine e Tiranes.
Veliaj dhe Tahiri perfaqesojne Ramen jo PS-ne e kjo sjellje nuk eshte shume me ndryshe nga ajo qe i kritikohet Berishes.
100% e sigurte, qe Basha nese kandinon,,, do te humbe,,,, ky eshte nje bast fare i lehte.
Kush te doje le te vere bast.
KY HIPOKRIT ESHTE NJE FIGURE E URRYER NE ATE BASHKI . KETE SURRAT E KA PARASYSH CILIDO SHQIPTAR I CILI KA NDJEKUR ZGJEDHJET PER BASHKINE E TRANES.
KY NJERI ME 1000 FYTYRA ESHTE TURPI I BASHKISE SE TIRANES , DHE SIDOMOS ATE LLOJ FARSE QE U LUAJT ME RISTANIN E KQZ. KJO FYTYRE BEN MIRE QE TE ZHDUKET NJEHERE E PERGJITHMONE NGA POLITIKA. KY ESHTE NJE QENJE E PERZIER NDERMJET MASHKULLIT DHE FEMRES , HOMOSEKSUALIT DHE HOMOFILIT, SHKURT ,QARTE ,PRERE NJE QENIE E PESHTIRE.
O shoku info qe ke frike te identifikohesh, shkrimi ka te beje me zgjedhjet per bashkine jo se çfare behet per kryetarin e PS, mos I qaj hallin kalorsit pse I varen kembet…?
o zot sa katunar duket.
Arti,
Qe i kerkon te tjereve te identifikohen duke qene vete anonim.
Ndiqe arsyetimin tim e mos i bjer shkurt e te dalesh ne konkluzione te gabuara.
Kush vendos per kandidatet e PS-se ne bashki? Edi apo PS? Duke u bazuar ne statutin e PS-se a e ka Rama tagrin per te marre vendime te tilla?
Kaloresit nuk i varen vetem kembet por edhe koka.
Kur nje partia eshte ne pushtet , mandati i kryetarit rinovohet automatikisht.
keshtu thone qe e ka PS ne statut.
dorela,
E kane thene gabim. Kjo eshte teoria e Rames per te justifikuar qendrimin e tij. Statuti eshte i shkruar dhe flet qarte pa me the te thashe:
http://gazetadita.al/shenim-kreu-i-partise-dhe-statuti-ose-kryeministri-dhe-kushtetuta/
Sidoqofte edhe duke marre te mireqene variantin tend, Rama duhej te ishte dorehequr si kryetar qe ne 2009-en.
Ua, Luli me biciklete! LOL
shqiperine e ka mbyture injoranca turke dhe basha eshte perfekte pere kete rofte shqiperia e injorances dhe amerika qe e mbeshtete se vjedhjete nga arvizu u bene qe ky eshte gjalle se do ishte ne hollande te llamba e kuqe
Dhe vete Basha e di qe nuk fiton me ne Tirane sepse ne intervisten me Sokol Ballen tha qe ka shume mundesi qe PD te mos mari pjese ne zgjedhjet lokale gjoja si proteste kunder Qeverise ..
Lulka rri ne politike nga halli( prej xhaxhi serb berishes, se te qe per lulken ja kishte mbathur ne hollande se parate i ka me thase, dhe atje nuk ka perse te fshihet se kush eshte.
Po i ka zene rrota bishtin me xhaxhi serbib qe e do si kukull per te ndjetur vete ne prapaskene.
Tani qe i ka marre frenat e shtetit Edi Rama nuk ka gjasa kurre qe te fitoje PD bashkine ne zgjedhjet e ardhshme, po nuk do ta fitoje as PS, por LSI SEPSE sa me shume para te kesh NUK KENAQESH KURRE DHE DO TE KESH me shume, por asnjehere nuk te dalin. kUSH I DEL PERPARA ATYRE TE LSI, QE BEJNE ZIAFETE SI PASANIKET E NAFTES DHE PASTAJ TALLEN ME TE TJERET. AS MOS E DISKUTONI KETE PUNE.
Kur te katapultojne mendon se mund te besh cdo gje,keshtu veproi edhe ky ish punetori I Rinasit,kur e kam marre vesh kam qesh me te madhe e pastaj u be politikan.Ky beri cdo gje kundra vendit tone dhe sic thote nje gazetar ishquar qe kemiThote: se Luli 2 gjera ben;
te vrasi e te vjedhe dhe keto i beri ne praktike.1Rruga e kombit vjedhje 220 million euro.
2. Vrasja e 21 janarit qe do mbahet mend ku rrinte ne tarace si dordolec dhe piketonte
qytetaret e pafajshem.HUMJA E TIJ DO JETE SPEKTAKOLARE NE POLITIKE NJESOJ
SI BABAI I TIJ SHPIRTEROR.Mallkuar qofte ne bemat e tij.
Ç’po tall bilet dhe ti më duket, hedh një gur në lumë dhe vetë rri pas bythës së pemës. Cilët janë emrat që fliten? Asnjë nuk ke dhënë. lloqe vetëm lloqe, sa për të mbushur një cep në gazetë. Spekullon me temën. Mos e shpërdoroni gazetën dhe gazetarinë në këtë farë feje. Mos luaj/luani me lexuesit vetëm pse ke mundësinë të botosh çfarë të pjell tastiera. Mund të jesh i brendshëm, mbase edhe vetë kryet e oxhakut, Por a di përrallën e ujkut ndër dhen?.. Kur do të keni nevojë për lexuesin ai do ju ketë kthyer kurrizin.
Mos kujtoni se Basha eshte i paditur,….. nje mafioz si ai nuk e ka lene mendja qe te kandidoje dhe aresyet jane te shumta,…..ai do te jete vetem kryetari ne vazhdim de jure i PD, edhe nese PD i humbet zgjedhjet, qe i ka te humbura 100%………..Ai do te qendroje gjate atje sepse me perjashtim te eksperiences si mafioz ai nuk zoteron asgje tjeter dhe kjo i duhet atij dhe klanit qe perfaqeson per te mbuluar te gjitha zullumet qe kane bere.E gjithe veprimtaria e tij eshte ndertuar ne funksion te ketij qellimi…….nqs ai i shpeton akuzave qe rendojne mbi aktivitetin e tij qofte ekonomik vjedhje rrugesh ,tenderash etj ne vlera te medha,apo qofte politik me vrasjet e veprimet mafioze ,atehere vendi do te shkoje ne nje rrugetim pa dalje,..kjo vlen per te gjithe klanin e tij por edhe per te gjithe abuzuesit majtas apo djathtas .Kjo do te thote se PD do te rrije gjate ne opozite, te pakten sic ka pohuar vete Z.BASHA sePD po pregatitet te udheheqe vendin ne 10 vjecarin e ardheshem. …Pra PD dhe pd-ista kjo do te thote” prit o gomar sa te mbije bar”
Te na falin jevgjit se po i marr p.sh., perballe Bashes po te rikandidoje per Bashkine e Vjedhur te Tiranes edhe nje cop jevg qe mbledh kanace do te fitonte. Jemi ne pritje te mesojme emrin e viktimes qe do te kandidoje ne kete Bashki, ben vaki dhe nuk mund te jete ender, te caktojne Dok. e Shkencave Xhelal Mziun (Daullexhiun), nuk do te ishte keq edhe sikur te perflitej emri i inspektor Zhaverit (tek Te Mjeret) Strazimiri, per nga femrat “beqarja” me dy femije sydala Vokshi apo Lara-mania Laura, etj te keqperdorur nga Sali C4 qe nuk kane dinjitet e moral. Nje gje do te jete fakt dhe i pakontestueshem, do te dale profecia e z. Tom Doshi qe ka thene se ne zgjedhjet e vendore te 2015, PD nga parti do te kaloje ne Shoqate.
Sikur…eshte Sikur. Le te flasim per ate qe ndoh cdo dite:
– z.Basha, si/ ku e gjen kohen te merret me Pune Partiake (?) kur eshte punesuar me Kohe te Plote ne Bashki?
– z. Basha, per cdo minute/telefonate/ email/ liter karburant; qe ju shpenzoni ne “kohe te Bashkise” ku paguheni nga Taksat Shqiptare; per Pune Partiake, JU PO SHKELNI Ligjin.
Pse ndodh kjo?
***
Me mire se spekullimet neser me Sikur, Media te merret me Sot dhe Sic ESHTE.
(kjo pyetje vlen per te Tre, “historianin Meta” “rilindasin Rama” dhe “demokratin Basha” por su morret me Taksat/ Shpenzimet/Parane; ate Gjuhe/Metode Pune do kemi dhe 101 vjet te tjera!
Po u rizgjodh Lulsalbasha , ne Tirane do te kete nje termet te fuqishem shkaterrues.
Nese Rama-Meta do te jen bashk ne kualicjon,Basha e PD nuk do fitojne kurre as bashki as qeveri.Per mua ai le te kandidoi per bashkine dhe te kuptoi mire se si e mori ate detyre nga Berish-Ristani.
Lulezimja thuhet se shpejti do te antaresohet ne LKBT.
na plasi fort per ate koqe kanari
Basha, eshte ilegjitim si kryetar bashkie sepse vodhi sa u tund Tirana , BE dhe SHBA-ja ,
ku bota shtroi pyetjen : more c’behet ne Albania ? Dhe bota po vete e dha pergjigjen ”
Leri te bejne c’te dojne ! Dava…… ! Nuk na e ka fajin bota ! 100 vjet pa prokopi !
Ma pare do behen zgjedhje te parakohshme se kjo qeveri nuk e pret as vjeshten.
Dhe dote kandidojme ndonje malok te sojit tend oujku mark per k,minister me ty fitojne te gjithe te vdekurit,,,,!
Edhe ne 2021 ne opozite do jesh or Mark,akoma se ke kuptuar,dhe nuk do ta kuptosh 😉
Dhe dote kandidojme ndonje malok te sojit tend oujku mark per k,minister me ty fitojne te gjithe te vdekurit,,,,!
te hengert GOJA mjalt per ket Lajm te mire .
A ke ni no nji Fjale anej nga SHQU pi ?
Na thuj diçka ma shume o Mark .
A kena me e marr me vota ?
O me e marr me Kallash e Allti ,tu e shqye Deren e atij te
Gatit ne kryeministri ,
Ene se jena t’bllokum nga Bora ,
ne Shpelle , atje ne maje T’kepit ,
Jemi gati me Ardhen e me Ushtri Barkas para Kryeministrise ,
Bile me nejt ene pa Buk ,
tu e lidhen Kryet me ni Minin te bardh .
Kur te Takohena atje ne shesh , na thuaj sa Pare kane me na dhane ,
Jat mire u pjekshim ne sheshin e Demokracise .
Shikoni fotografine e kletij deshtaku vrases dhe hajdut te ben te qeshesh mete madhe duken tamam si koqe kanari m xhinsa dhe t-shirt-in te futur Brenda dhe rripin e shternguar si debil…ky spurdhjak i berishes moe ardhte me kurre as ne bashki e as ne Tirane ka majmun duhet te shkoj ne burg.
Partia Demokratike eshte e kriminalizuar dhe e uryer tashme kryesisht nga gjithe qytetaret e ketij vendi , dhe gjeja me e mire do jete nxjerja jashte ligjit e saj per nje fare kohe , nga kjo bande e kriminalizuar vrastaresh , shih Berishen , Bashen , Ristanin , Paloken , Strazimirin etj kete gje duket se do ta deshmojne zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 21 qershor 2015 si dhe zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2017 duke mundesuar berjen e shtetit piramidal te perbindeshit Berishe ne shtet ligjor demokratik dhe te integruar .
shume drejt dhe sakte “koco”
Basha eshte nje humbes I madhe ,ka qenderuar fare kote, kote pa ase nje pune konkrete ne krye te bashkise,nje manikin ,kukull pa vlere,shkatrroi dhe degradoi tiranen, mos paste kurre me kryetar bashkie Tirana si ky, ase djathtas ase majtas.PUNONJESIT E BASHKISE GJUME ARIU,kjo eshte e turpshme kunder qytetarve te tiranes qe meritoin me shume pune,me shume respekte,me shume pasterti,me shume gjelberim,me shume strehim,me shume transporte urbane,me shume jete artistike e kulturore,me shume kujdese shendetesor ,me shume kulture.presim njerez me te perkushtuar per tiranen,large llafeve boshe.
Do te me kujtoni .Asnje deshire apo parashikim nuk ka ndodhur ne politiken shqiptare .Basha do te kandidoje dhe do ti jepet fitorja .Ndryshe do te na akuzoje Evropa dhe Amerika se ne Shqiperi po instalohet komunizmi .Duke patur Tiranen justifikohet dhe pluralizmi dhe demokracia ne Shqiperi .Nuk do tja lem te gjitha ne dore Rames dhe Metes .Kjo eshte filozofija e kapjes se majave me te larta te demokracise e te nje shtetit te fuqishem .Shqiptaret do te ndihen me te bashkuar qe, mos shikoni fjalorin banal e sikur rrihen, ndryshe nuk e genjejme Evropen dhe Ameriken qe funksjonon demokracia, te mundesojme hryjne me shpejte ne Evrope.
ky eshte turpi i demokracise do kandidoje dhe do fitoi se keshtu vendosi bab SOROSI dhe ne kete toke ka vlere antidemokracia komunizmi injorante ta shofime dhe do kushe pyete pere kete poplle hajde veteme bosate te nbushne xhepate nepermjete ketyrve qe kae zgjedhure dhe i vendosne si duane pa asnje meshrire pere kete popull fitoe basha me hajdutri dhe poshtersi te demokracise kjo dukete qe ne opozitene qe po bene qe vetem opzite nuk eshte
Tragjikomedia e PD si force politike, nuk varet aspak me, nga levizjet apo mendimet e nje “lideri” si ky i sotmi apo nga figura prej psikopati, e atij qe e montoi ne ate vend. Nuk eshte asnjeri nga te dy, qe ka ne dore te ardhmen ne liri, te te dyve. Kur flasim per vrases, kuptohet qe keto dosje nuk mbyllen kurre. Te dy jane vrases,, te dy hajdute. Fakti qe akoma nuk jane perballur me drejtesine, nuk mund te sherbeje si garanci se kjo situate nuk mund te ndryshoje. Humbja e zgjedhjeve lokale dhe perforcimi i metejshem i misionit qeverises te ketij Kryeministri, vetem se do e pershpejtojne rrenimin total te kesaj bande vrasesish.
Nuk ka shpetim per kriminelet ordinere. As tritoli i Mulit dhe zagareve te tij nga Kukesi, nuk perben me lajm. Le ti gezohen Llalles dhe Nishanlliut. Kur mbaron mandati i tyre?
jane shqiptaret, qe me voten e tyre do te tregojne nese deshirojne te mbeshtesin kursin e Kryeministrit per drejtesi apo do jene per rrenimin e shtetit shqiptar dhe ecjen e lire te vrasesve, nepermjet kapjes se institucioneve nga ushtaret e Kryekriminelit shqiptar.
Shqiperia dhe shqiptaret do fillojne te kene shprese per nje te ardhme me te mire, kur skena politike shqiptare te jete pastruar nga spiunet, hajdutet e fondeve te rrugeve kombetare dhe vrasesit e demonstruesve paqesore.
Luli me poture neper kembe rrugeve te Tiranes.
Kam përshtypjen që Sala kërkon ta bëjë kurban Lulin për ti ngopur gjynahet e keqqeverisjes së tij dhe ngjarjet e rënda ku Luli ka qenë protagonist, sigurisht nën diktatin e Salës.
Luli nuk do kandidoje. Sala thote duhet , ky do i thote ne fund jo.
Eshte e kordiuar, Basha del ne fund qe ja dhjeu Sales.
Puna e komisarit ishte loja.
Ne fund populli do votoje liderin e ri e te pavarur.
Sala eshte disa hapa para Rames.
Kush rri lyen Kryeministrine dhe nje here blu nga brenda.