Shumë shqiptarë janë ndjerë të dëshpëruar dje pas hedhjes së shortit për eliminatorët e Europianit të vitit 2016. “Grup ferri” e kanë cilësuar atë ku ishte dhe Shqipëria, duke nuhatur pamundësinë për kualifikim. Por a është vallë thjesht përbërja e grupit ajo që ndjell skepticizëm?! Ka një farë etnocentrizmi në këtë meselenë e shortit, sikur vetëm në na ndjek një fat i keq, por po ta shohësh me vëmendje dhe pa ndjenjë fataliteti, çdo grup ka pjesën e vet të “ferrit”. Pastaj, ne mund t`i trembemi vetëm portugezëve falë një ylli që kanë si Ronaldo, ndërkohë që danezët nuk janë në kohët e tyre të arta. E nëse është fjala për serbët, ku është “ferri” në këtë rast, derisa në një përballje me ta siç ka qenë ajo e Flamurtarit me Partizanin e Beogradit, u kemi dhënë një leksion historik, në një kohë që ata ishin plot yje?! Por nuk është çështje grupi e fati të pafat; çështja është se ne, tej afsheve nacionale, duhet ta kuptojmë e ta pranojmë se jemi ende larg pretendimeve të tilla për pjesëmarrje në kompeticione të nivele si Botëror dhe Europian. Ka qenë më e përligjur dikur kjo ëndërr, atëherë kur futbolli ynë, ai i kampionatit (sot quhet superligë), hahej e gëlltitej për nga një nivel i pranueshëm; ndërsa sot, me një nivel të tillë, ku loja në fushë të ngjan me ndeshjet e dikurshme të futbollit në spartakiadat e ndërmarrjeve, është një pretendim fëminor pjesëmarrja në evente të tilla të përmasave botërore. Sukseset e kombëtares nuk janë si ato të Skënderbeut apo ndonjë ekipi tjetër shqiptar, që sa hidhen ca para e blihen ca lojtarë, hop e tek pretendimet për titull, pa u pjekur e maturuar në kohë. E më pas kur ndodh që të ballafaqohen ndërkombëtarisht, rrihen për turp. Një kombëtare të mirë e me pretendime të përligjura do e kemi atëherë kur dhe Shqipëria do jetë më e mirë, me ç`ka brenda: sport, art, arsim të mirë, rend social stabël, shoqëri të shëndetshme e një politikëbërje të urtë. Ne ende harxhojmë energji e llafe, duke u marrë me numrin e njerëzve në mitingjet e opozitës, nëse ishin kaq apo aq, një limit i frikshëm ku ka mbërritur vizioni ynë shoqëror!
P.S. Më e veçanta e këtij shorti, ishte përballja që do kemi me Serbinë. Nëse do fitojmë, kaq do ishte “Europiani” i ynë kësaj radhe. Dhe ajo ndjenja fatale që na ka pushtuar se kemi rënë në një grup “ferri”, do ishte mirë të zëvëndësohej me synimin që këtë “ferr” ta heqim nga vetja e t`ja çojmë Serbisë. Sokol Kushta sikur na thotë se është krejt e pamundur. Madje dhe Fadil Vokrri. / E.H.

Shqiptaret jane sportdashes dhe mbeshtesin me entuziasem ngjyrat e perfaqesueses se kombit. Takimet e kombetares sone, brenda por sidomos jashte vendit, jane kthyer ne nje manifestim te ndjenjes se atdhedashurise, ku njerezit nuk kursejne as vetveten, financat apo kilometrat e shumta, per te qene prezent ne shpresen tone te perbashket, per nje sukses kombetar.
Keshtu edhe kete here, me shortin e “grupit te ferrit”,,,,pjesmarrja dhe emocionet jane te shumta. Shume prej nesh, kane zgjedhur takimin me Serbine, si nena apo baba e te gjitha ndeshjeve. Tifozlleku nuk shkon doemos, dore me dore me amputimin e trurit, por ne rastin tone,,,kjo duket te jete e pashmangshme. Ngjyrimi i asaj qe nuk duhet te marre ngjyre politike, me trajtat e “armikut” apo “vec te rrahim ata, por cdo gje tjeter nuk na intereson”,,,vetem e vetem se shperngulin vemendjen e publikut nga armiqte e vertete te futbollit shqiptar.
Korrupsioni dhe “drejtimi” i FSHF nga njerez pa format, ka bere qe vendi yne te trajtohet si nje shpelle mashtruesish ku ne vend qe te behet politike sportive,,ndertim dhe permiresim infrastrukture sportive,,,pergatitje talentesh ne ekipe zinxhire,,,,ne flasim dhe degjojme vetem histori bastesh dhe shitje-blerje ndeshjesh. Shohim dhe degjojme komentaret e shtypit te huaj qe ndjek ndeshjet e kombetares ne Tirane,,,,,qe zgurdullojne syte me pamjet tragjike te stadiumeve tona, te kthyera ne nevojtore publike.
Ne nje situate te tille emergjence kombetare, FSHF ka vendosur te rizgjedhe arkitektin e kesaj gjendjeje edhe per nje periudhe 4-5 vjecare. Me te do rizgjidhen edhe “menaxhret” dhe “ekspertet” qe i bejne fresk atij prej vitesh.
Ne kushte te tilla,,,te kesh luksin dhe te flasesh per ndeshjen me Serbine si NENA apo BABA e ndeshjeve,,eshte nje luks i tepert. Grupi ku jemi ne me Portugaline, Danimarken dhe Serbine ,,,,nuk eshte grupi i ferrit. Ferri eshte gjendja ne te cilen ndodhet FSHF. Nga ai stan, nuk mund te pritet nje bulmet i mire.
Mendoj se kemi qenë me fat që shorti na vuri përballë Serbisë, në një “betejë” që e presim prej mbi 100 vitesh. Nuk ka rëndësi se cilkët janë kundërshtarët e tjerë, pasi vetëm një naiv mund të mendojë se Shqipëria mund të kualifikohet, në gjendjen që është futbolli ynë sot. Shembulli më i mirë për këtë është grupi që sapo lamë pas, ku na zbythi Islanda, e cila ka banorë aq sa ka një lagje e Tiranës.
Ndeshja me Serbinë nuk nënkupton futboll për ne, por diçka shumë më të madhe, që lidhet pazgjidhshmërisht me diçka sublime, siç është identiteti ynë. Shqiponjat tona aty nuk do të luajnë futboll, por do mbrojnë nderin e Shqipërisë dhe kam bindjen se këtë do ta bëjnë duke shterur të gjitha forcat dhe duke i shtuar talentit të tyre edhe një pjesë të shpirtit, në mënyrë që ai të jetë i efektshëm si asnjëherë më parë. Të gjithë do të duhet të luajnë me shpirtin që tregon Loriku në fushë dhe patjetër që nuk do të zhgënjehemi.
Kjo ndeshje ka rëndësi veçanërisht për të gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre jashtë kufijve politikë të Shqipërisë, sidomos të atyre në Kosovë, pa harruar ata në Luginën e Preshevës, ndaj kontributi për të duhet t’i ofrohet kombëtares nga të gjitha skajet shqiptare.
Kjo përplasje ka një domethënie edhe nga pikëpamja e asaj çka po ndodh së fundi me kombëtaren e shqiptarëve, kur, nga Prishtina, njerëz që duan t’i gjejnë punë vetes, si Vokrri e kompani, po u bëjnë thirrje shqiptarëve të lënë kombëtaren e tyre, e cila para çdo ndeshje ua gufon zemra me tingujt që shoqërojnë vargjet e Asdrenit, në të madhërishmin himn të flamurit të shenjtë kuqezi dhe t’i bashkëngjiten një skuadre që rasti mund ta sjellë të mos ketë në gjirin e saj asnjë shqiptar, nën një flamur që nuk është i shqiptarëve, por që përfaqëson njëkohësisht edhe serbët, edhe boshnjakët, edhe turqit , edhe romat, edhe malazezët, etj. Ndaj shpresoj që këto dy takime të ndikojnë që në FFK të fillojnë të mendojnë e të mos vijojnë më me ndërtimin e një ekipi, që siç duken bathët pa kaluar disa dhjetëvjeçarë as që ka për ta përfillur kush…
Do me falesh o mik nese kete komentin tend e quaj idiot! Futbolli eshte thjesht nje aktivitet sportiv qe duhet ti bashkoje popujt, qofte dhe popullin shqiptar me ate serb. Krenarine shqiptare ta tregojme cdo dite me dashurine ndaj njeri-tjetrit, me respektin ndaj natyres, me vigjilencen ndaj korrupsionit. Ndeshja me Serbine eshte rasti me i mire per t’ja kaluar bukur sebashku me sportdashes te tjere te Ballkanit.
@Albana
Do më falësh o dylber, po komentin tim, një idiot i ardhur nga hëna nuk ka sesi ta quaj të “mençur”. Domosdo për ty komenti im është idiot dhe gëzohem që është ashtu, sepse përkundër do ta quanin idiot njerëzit normalë.
Ndonëse nuk ia vlen ta zgjasësh polemikën me ty, kërshëria për të zbuluar se deri ku të shkon trutharja tnuk më lë rehat. Të thuash që futbolli duhet t’i bashkojë popujt është diçka me vend, por të thuash se futbolli mund të më bashkojë mua, shqiptarin, që më digjet flamuri në Gjenova, vetëm pse është flamuri im (jo i yti, sepse ti duhet të kesh për flamur atë me ngjyrat e ylberit, që bashkon vetëm njerëzit si ty), në një ndeshje ku Shqipëria nuk hyn fare, nga individët e një populli i cili jo vetëm nuk e dënoi gjestin, por i bëri hosana atij, është si të kërkosh të zbrazësh oqeanin me atë prezervativin që partneri yt përdor, kur ti i ulesh atij në prehër. Ajo që më shqetëson nuk je ti, por fakti që po lexoj edhe 2-3 komente të tjera që janë shkruar nga burra-gra si puna jote.
Nuk mund të bashkohet vrasësi me viktimën, pa u bërë drejtësi, o zoti (ose më mirë zonjusha Alban). Meqenëse kemi qenë nga hera popull paqedashës, ne nuk mund të marrim hak, pasi nuk është në kulturën tonë, por që të kemi të drejtë të gëzohemi nëse të paktën në futboll i mundim armiqtë e kahershëm të shqiptarëve, këtë nuk mund të na e mohojë kush, madje as perversiteti yt internacionalist.
Në komentin tim zonjusha Alban nuk flas për armiqësi midis popujve, por kënaqësinë që duhet t’u japë shqiptarëve fitimi i një ndeshje me Serbinë, armiken tonë 1400-vjeçare!
Tani po të them edhe diçka tjetër. Të komentosh, apo të hedhësh poshtë komentin e dikujt tjetër është një e drejtë e gjithkujt, por t’i thuash tjetrit idiot, kjo kalon çdo masë. Ti more dylber rrezik nuk ke pirë as ujë aq sa kam unë shkollë e kam lexuar libra, dhe i nxitur nga truri yt pa rrudha, i lejon vetes të më quash idiot. Kjo i kalon caqet e të drejtës tënde për të kurvëruar, edhe me serbët. Do të kisha dëshirë të shihja që t’ia thoshe ato fjalën një shqiptari (jo shqiptar me letra, siç je ti, por një shqiptari të vërtetë) në sy e jo duke u fshehur pas desktopit…
Kjo botë prandaj është e bukur sepse është kozmopolite; në kuptimin që mban brenda vetes edhe trutharë që kujtojnë se mund të japin mend, edhe dylberë që kujtojnë se janë burra, vetëm e vetëm pse kanë emër mashkulli.
Ti paske merdhif vlla. Qenke tamam pellazg!
@Albana
Si të urdhërosh ti, o dylber, që nuk mërdhif, sepse ngrohesh në prehrin e lalës…
ik ore afganomongol taleban,
mos u merzisn se i zgjithe banditi kampion 4 here me korcen armando duka ky poshtersi e papare
Kujtoni golin spektakolar te Sokol Kushtes ne Beograd, kujtoni Flamurtarin e yjeve te laberise, qe ftohen kokat e nxehta te serbeve dhe i bene qe serbet te qendrojne me kembe ne toke.
E kuptoj kombetaren e Kosoves, ne duhet ti japim mbeshtetjen maksimale, kombetares se Kosoves.
Por nje detyre me e madhe i therret futbollistet shqiptare, kudo ku jane, edhe Januzaj, bashkohuni me fanellen Kuq e Zi, ti tregojme bijve te shkinave, se ne ishim ketu, mijra vjet para jush, ne jemi ket, 7 miljon te bashkuar, ne do te jemi ketu, deri sa bota te mos ekzistoje.
Te gjithe futbollistet Kuq e Zi, ti bashkohen kombetares Kuq e Zi dhe te vejne ne gjoksin e tyre shqiponjen.
Kete rradhe ne nuk luftojme per kualifikim, por luftojm per dinjitet.
@Horri i Bulevardit
Të përgëzoj nga zemra për komentin tënd atdhetar!
Fjalët e tua janë muzikë e përkryer për veshët e SHQIPTARËVE.
Je thjesht madhështor!
FALEMINDERIT!!!!!!
Faleminderit pellazgu.
Dinjitet? Pse ne e kemi humbur dinjitetin qe na duhet nje ndeshje futbolli me Serbine????
Une jam krenar per golin e Sokol Kushtes. Sot per ke te jem krenar? Per Lorik Canen? Apo per keta te tjeret???
Ne skemi cte tregojme asgje me teper vecse nje fitore ne kuadrin e sportit. Te tjerat, jo kemi qene ketu me perpara etj etj etj jane traplliqe nacionaliste qe nuk i hyjne ne pune njeriu.
Jo per gje, por nje pjese e popullsise shqiptare rrjedh nga turqia keshtu qe ske cflet per te tilla gjera.
Greku, me duhet te them se kemi qene edhe shume kohe para jush, biles dua te kujtoj, qe shumica si ju, ne ADN, jane shqiptaret e sotem, tung greku i papune.
harxhova 2 minuta kohe per ta lexuar………kohe e cuar dem. e c’tha? te thena………llafe te zakonshme qe i thone 8 shqiptare ne 10. i dashur E.H. edhe ti si gjithe shqiptaret qe permend me lart je….. normale qe keta lojtare kemi,…..perderisa dhe shkruesi i artikullit eshte po keshtu…..medioker
Po ça “ferri” do i çojme Serbise me keta lojtare te ngordhem, me Dallkun, e Co.?. I pame si dolen nga eliminatoret e ketij botrori. S´kishin fuqi me mund as Islanden, e jo me Serbine. Mos shifni endrra me Flamurtarin e Sokol Kushtes, se ishin brez tjeter ata qe luanin futboll me shpirt e per flamur. Kurse keta te sotshmit luajne vetem per pare dhe kur kane pak fuqi.
Ashtu eshte.Bile disa e kane edhe si per loje.Mungen ndjenja kombetare ose te pakten ajo profesionale jo shkoj atje jo shkoj ketu.
Aman, qendroni larg nacionalizmave te felliqur. Sporti eshte sport. Nese Shqiperia fiton kunder Serbise, ok, kaq, mbaron ketu. Nese Serbia fiton kunder Shqiperise, ok, kaq, kbaron ketu. Ata qe shikojne tek nje ndeshje me top hapesira per te uleritur si kafshe per nacionalizma, nuk jane thjesht ca njerez te vegjel, qe aq e kane horizontin e jetes se tyre.
Kombetarja jone eshte nje grumbullim i deshtuar, perderisa perbehet nga njerez qe fitoren nuk e kane ne gjak, dhe drejtohen nga nje mafie.
Jemi me fat te keq ne shorte,shikoj vendin e fundit ne grup me nja dy tre pike,te tjerat jane endrra,jo rrahim Serbin jo kualifikohemi etj
BRAVO TROPLINI PLOTESISHT DAKORT ME TY , FEDERATEN SHQIPTARE TE FUTBOLLIT E MBAN PENG DUKA ME KLANIN E TIJ TE TERE TE KORRUPTUAR!!!
O njerez eshte vetem futboll. Qetesohuni. Nuk do bejme lufte. Madje mund te jete nje shans i mire per te treguar maturi, tolerance dhe qytetari. Nese ata e teprojne le tu ngelet turpi atyre.
P.S. mua me shqetesojne me shume inkursionet e forcave policore dhe ushtarake serbe ne kufijte e Kosoves.