Po sikur Laura të merret seriozisht?!

anazapta

Pati një zhurmërim, deri diku të pakuptimtë, rreth një deklarimi të shpenguar të njërës prej zëdhënëseve të PD-së mbi të ardhurit në Tiranë këto 20 vite, të quajtur përkëdhelshëm si jabanxhinj, por që përdhunshëm quhen çeçenë. Fillimisht duhet sqaruar se krahasimi i veriorëve me çeçenë nuk shkon asgjëkundi.

Në këtë krahasim më tepër ka luajtur rol një tingëllim paksa i pazakontë i fjalës “çeçen”, që më pas ka konfonduar dhe me njollën e tyre mediatike përgjatë konfliktit më Moskën, si të pagdhendur karshi Kremlinit. Përkundër kësaj, në realitet çeçenët janë një popull tejet vital, dhe më mirë se Tostoi, askush nuk e ka evidentuar këtë karakteristikë të tyre.

Sa për variantin shqiptar të “çeçenëve”, jabanxhijtë sipas znj. Vorpsi, ose më troç veriorët, nuk ka pse fshihet roli i tyre në katrahurën urbane, ama jo për faj të tyre.

Në një lloj hapësirë lirie që iu dhurua, ata bën atë që do bënte çdokush, të rendte drejt mundësive më të shumta e më të mira për një jetë me dinjitoze. Por, mënyra se si u lanë të lirë, erdhi një moment që viktimizoi dhe vetë ata. Mjaft të përmendet se djersa e tyre e materializuar në prona të patundshme, është jo legale.

Sakaq, fenoneni i jabanxhimzmit, ose thënë ndryshe fenomeni i shkërmoqjes së fshatit dhe ruralizimit të qytetit, ka kapluar pothuaj çdo qytet shqiptar ashtu siç kryeqytetin, duke prishur çdo balancë dhe ekulibër social. Kriminaliteti në këto kuota të frikshme që kemi, vjen pikërisht nga kjo lloj bombe sociale. Shuarja e fshatit, solli dhe shuarjen e qytetit në terma klasikë. Ne sot nuk kemi as qytete e jo më fshatra.

Gjatë shpalosjes së programit të PS-së, Rama promovoi tezën e rikthimit të fshatit për të shpëtuar qytetin, diçka e padëgjuar ndër të tjerë aktorë politikë gjatë këtyre viteve, ndërkohë që duhet potencuar akoma më shumë, si një vizion, që po të niste të zbatohej në terren, do rikthente qytetet, të cilat i kemi humbur prej vitesh. Nuk duhet menduar vetëm për këtë e për atë reformë, në aksh fushë e në aksh problematikë; duhet menduar dhe për  rithemelimin e jetës qytetarë shqiptare, që duhet të nisë nga rithemelimi i më të paktës gjë, “institucionit” të xhiros së mbrëmjes, që shumë qytete tonat, nuk e kanë më. Pikërisht, nga “jabanxhzimi” i tyre ekstrem.

Share This Article
18 Comments
  • cna kujtove xhiron e dikurshme ne bulevard.qe te besh kete duhet te ktheshe shqiperine me dy tre makina shteti qe bulevardet te jene bosh.mos do edhe regjimin e baces enver hahaaaaaaaaaaaaaa.

    • nuk do ishte gje e keqe sikur bulevardi i tiranes te kete sa me pak makina,amsterdami ti shoku po pate qene,te kujton nje qytet si tirana,vetem bicikletat dhe ambulancat qe rrine ne gadishmeri njihen,ne amsterdam para se te blesh nje makine duhet te kesh blere ne fillim parkingun,se po nuk pate parking nuk ke te drejte te bjesh makine,flas per banoret e amsterdamin qe jetojne ne qender,une ne vitin 2008 hyra ne amsterdam me makine nga nje ulletim nga franca per pushime,u futa sepse ishin ditet e para te janarit data 2 me 3,sepse meqenese ishin festat ishte e lejushme vetem per ata dite,dhe sapo parkova ne anen e nje bulevardit qe u lejonte,pa zbritur mire erdhi nje hollandes me origjine afrikane( pa perbuzje se ishte i zi prandaj them afrikan)me nje bllok ne dore dhe me pyeti sa ore do ta lini makinen,per 1 ore i thashe dhe me preu bileten 5 euro,qe e vendosa ne kroskot qe tu dukte nga kontrollet e tjera qe mund te kalonin,dmth me pak fjale nuk eshte keq qe qendra e tiranes mos kete makina pervecse ambulancat dhe autobuzat apo tramet e unazes,sa per lauren merret apo jo serjozisht une them se jo,sepse ajo para se te thoshte te hyjne anbanxhite me viza ne tirane,duhet te pyesi veten se nga eshte,mamaja e asaj eshte nga kosova dhe keshtu qe eshte gjysem shqiptare,nuk mund te behesh ti moj laura me shqiptare se ne shqiptaret e kuptove tani moj gjysem refugjate,se une qe jam shqiptaret me prinder dhe me fis shqiptare duhet qe ty ta heqim fare nenshtetesine shqiptare po te marresh ate nenshtetesi qe ke nga mamaja,femer pa atdhe turp te vije.

  • Nesa duket ,nena e Vorpsit i ka spjeguar se kur ka ardhur nuse ne Tirane ka marre vize si jabanxheshe tek konsullate e Morines,dhe per te shfryre inatin meqe eshte ne politike u turret te gjitheve, si mua e si autorit,qe te shkojme te marrim vize tek Laura per te pire kafe ne kryeqytet. C’a t’i beje kongresit te Lushnjes qe i dha ‘doktoraturen’ Tiranes e do e shikoja Vorpsin!

    Megjithate,meqe jam bregdetas,po ma zuri syrin nuk do e pranoj per solar ne plazh pa marre vize diplomatike nga perfaqesia e jone, te jabanxhinjve,qe s’na u dha rast te ishim te bukur (puf!) dhe asistente te Argites se bukur (pluf) per t’u bere pedagoge te bukur (ptuh) te femijeve jabanxhinje dhe zedhenesa te ‘endres europiane’ pa vize,por te ‘endres tiranase’ me vize.

    Me ka kenaqur ‘katundarja tironse’ Vorpsi se qenka rritur mes ‘gardhit’ te urrejtjes ndaj fshatareve me ‘nallane’ dhe jo me maje shpate…

    Ministria e arsimit le t’a vleresojne kete prurje te pd-se ne auditore dhe respektin qe ajo ka per studentet jabanxhinje.Ministria e arsimit le t’i jap gradat shkencore per temen ‘Vize per t’u pranuar ne klubin e familjes!!!’

    S’ke c’i bene!!!Femijet i tregojne sekretet e familjes!Te familjes se PD-se!!!

    Vorpsi bga nena qenka kusherire nga baba me Bashen,e per rrjedhoje fis me Berishen!!! Hahahaaa…

  • laura qe te jesh tironc duhet me plotsu kto kushte,….1…te kesh shtepi me qerpic
    2…carac…3 pus ne oborr 4 nallone druni 5 nje budalla ne shtepi 6…. ose nje gay.

  • Te me ndjeni z. “zevzeku” per nje rregullim te vogel te metejshem se si duhet kaluar hendeku Konsullatat qe do te leshojne vizat per te hyre ne qytetin e Tiranistanit do te jene kater me urdher te mbretit:Tek ura e Limuthit, ura e Tapizes, ura e Babrruse dhe ura e Mulletit.Mjere ata qe do te thyejne rregullin sepse do t’i nenshtrohen vullnetit te laureshes, poeteshes se epshit te Salirambegut, rreth se ciles mblidhen gjithe korbat qe fshihen ne shqopat poshte bregut.

  • Me te degjuar e kamqe ne ÇEÇENINE e kohes se sulltanit kishte shume trazira ne ÇEÇENI. Dhe sulltani ra ne hall si t’ja bej ketyre. I thote ISMAIL Bej VLORA: I nderuar Padishah di une si behen zap ata, me emero Vezir ne ÇEÇENI se ata kane te njejten natyre e te njejtet tabiate si ARNAUTET. Dhe ashtu u be, dhe çeçenet rrojten “te gezuar” ne vendin e tyre!

  • Kam degjuar ,se nje turist i huaj,kur kishte dal ne dritare te hotel Tirana e po sodiste pamjen e saj,ishte shtangur ,kur kishte pare gjithe ate grumbull njerezish qe leviznin ne bulevardin “Deshmoret e Kombit’ . Thirri shoqeruesin he e pyeti se c’po ndodhte ne ate ore te darkes. Shoqeruesi e sqaroi ,se nuk ishte demostrat,por njerezit shetisnin te lire. E ftoi turistin per te dal edhe ata ne xhiro. Keshtu vepruan, U futen midis njerezve qe shetisnin e turisti veshtronte me kenaqesi se si qytetaret bisedonin ,qeshnin ,pershendeteshin me njeri tjetrin.benin humor duke thumbuar njeri tjetrin,rast qe e provoi nga afer me shoket e shoqeruesit. Kur u kthyen ne hotel ,e persheneti shoqeruesin he i tha , se ishte ndier jashtezakonisht i kenaqur he i emocionuar. Keto ishin xhirot e mbremjes jo vetem ne Tirane ,po ne te gjitha qytetet. Madje edhe ne fshatra ,mlidheshin ne shtepine apo vatren e kultures e kalonin nje kohe duke u argetuar…. kjo eshte e verteta ,o ti komentues qe te tmerron ajo koha e ENVER Hoxhes. E Ti ,o i nderuari turist,qe mbete i kenaqur nga ajo xhiro e bere ate nate ne bulevarin “DESHMORET E KOMBIT” po ta them une se neser me 21 janar mbushen 3 vjet, qe qeveria demokratike me kryeminister zotin Sali Berisha e minister te brendshem zotin Lulzim Basha ,shoku i ngushte i cupes e djalit te Saliut.vran 4 demostrues te pa fajshem e disa te plagosur ai bulevard qe ju i nderuar bet xhiro ,u skuq nga gjaku i njerezve te cilet mendonin se demokracia te jep liri per te kerkuar te drejtat e tyre,po jo edhe te vrasin per pushtet.

  • O yll mos ke dashur te thuash kush vjen ne Tirane duhet te marri nje vize nga ato te
    tabakase .???
    Na ke bere merak .

  • Pse revoltoheni kur ju thone provincjal?Nw qoftw se nuk jeni mirw pwr ju nw qoftw se jeni pwrswri prap mirw pwr ju! Nuk wshtw mwkat qw keni lindur nw zona tw pa zhvilluara e tw paqytetwruara, Faji i juaj wshtw qw nuk bwnw njw analizw tw ndershme me veten tuaj pwr qytetwrimin qw keni lwnw me shumw dwshirw e pwr qytetwrimin qw doni tw merrni me shumw dwshirw e sakrifica tw shumta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *