Vajti që të vendoste lule në nderim të viktimave të Srebrenicës masakruar 20 vjet më parë nga bashkatdhetarët e tij serbë, por e kanë pritur me gurë, sharje dhe urrejtje. Kështu i ka ndodhur kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, që ndërsa tentonte të jepte një mesazh pajtimi, është përballur me mllefin dhe zemërimin e turmave të boshnjakëve që e kanë tmerrësisht të vështirë të harrojnë rreth 8 mijë bashkëpatriotët të tyre të shfarosur në një masakër ndoshta, më e përafërta me ato të kampeve naziste të shfarosjes. Dhe si në jo pak raste të tjera në Ballkan, kufiri mes së drejtës dhe të gabuarës mbetet për palët aspak solid apo i qartë dhe, për rrjedhojë, edhe mundësitë e konfliktit shumë të mëdha. Kush është fajtori? Por mbi të gjitha a do të vazhdojë rajoni të jetë viktimë e të keqes, e asaj që ka ndodhur pa shpresë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë?
***
Ndërsa shikoja videon ku kryeministri serb goditej turpërisht dhe pabesisht me gurë e sende të forta dhe ai vetë e bodigardët e tij përpiqeshin të gjenin strehë nën fletët e brishta të një çadre shiu, mu duk sikur thuajse të njëjtat pamje i kisha parë ca kohë më parë. Po, po, i kisha parë gjatë tollovisë që ndodhi në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ishin të njëjtat turma, i njëjti mllef dhe urrejtje etnike, i njëjti sulm i turpshëm me gurë e sende të forta, e njëjta pabesi e sulmit mbi mikun që të ka shkelur në derë dhe prandaj, duhet respektuar e mbrojtur edhe sikur të jetë, ai personalisht, hasmi i shtëpisë. Dhe menjëherë më erdhi në majë të gjuhës pyetja: Po tani a e kupton o Aleksandër Vuçiç, tani që gurët dhe mallkimet të ranë padrejtësisht mbi shpinë, a e kupton se sa i padrejtë, sa i verbër dhe, për dreq, sa i pavdekshëm është helmi i urrejtjes që ngjall etno-nacionalizmi? A e kupton se sa e padrejtë ishte llava e urrejtjes dhe e dhunës që u derdh mbi lojtarët e përfaqësueses shqiptare të futbollit që të kishin shkelur në Beograd për të luajtur futboll, ndaj atyre futbollistëve, baballarët e të cilëve nuk kanë bërë ndonjë vrasje apo masakër në Serbi as 20 vjet më parë dhe askurrë? Ti nuk e mendoje të rëndë atë që i ndodhi sportistëve shqiptarë në Beograd madje, për këtë, e quajte të gabuar dhënien e 3 pikëve ekipit të Shqipërisë. Shpresoj ta kesh kuptuar tani. Por mbi të gjitha të kesh kuptuar se sa investim i keq është ai që Serbia bëri 20 vjet më parë, jo vetëm për bashkëkohësit por edhe për breza të tërë, pra se çfarë bumerangu këmbëngulës dhe i palodhur dhe afatgjatë, është ngopja me gjak, luftë e masakra e kuçedrës së nacionalizmit.
***
Vajtja e Vuçiçit në Serbrenicë për të nderuar me lule të masakruarit nga Serbia është një akt paqesjellës që meritonte vetëm lëvdata dhe kurrsesi gurë dhe sharje. Ai është dhe një pranim zyrtar i një krimi që Serbia ka refuzuar ta pranojë deri sot dhe për të cilin, një pjesë e opinionit dhe e medias serbe, nuk ndihen akoma fajtorë. Por më i lartësuar është qëndrimi i një nëne boshnjake që i vuri në gjoks kryeministrit Vuçiç “lulen e Srebrenicës” shoqëruar me fjalët: Faleminderit që erdhe në vendin e gjenocidit sepse vetëm mbi të vërtetën mund të arrihet pajtimi! Vetëm me akte të tilla që kërkojnë të mbyllin plagët e rënda të luftës me falje nga njëra anë, dhe pendesë dhe shtrirje dore nga ana tjetër, për paqë e miqësi mes kombeve, do të mundin ta nxjerrin Ballkanin nga gjeratorja e konflikteve etnike që e kanë shndërruar për shekuj me radhë në një fuçi baruti.
***
Por duhet ta pranojmë. Mllefi etnik është vështirë i kurueshëm, një e keqe këmbëngulëse, akronile, që në Ballkan ka shpërfillur deri edhe shekujt. Dhe ajo që ndodhi në Srebrenicë por edhe në stadiumin e Beogradit kohë më parë, tregon se baruti është aty, në përndezjen e turmave të irrituara dhe të verbuara nga mllefi nacionalist. Një barut që e mbajnë thatë jo vetëm nga kujtime të përgjakura por edhe skenarë që e lakmojnë dhe nxisin përçarjen dhe luftën fetare në Ballkan. Një barut që nuk mungon as edhe në Tiranë e Prishtinë kur shikon turma që 3 pikë të dhëna për drejtësi si ndëshkim ndaj dhunës nacionaliste të ushtruar ndaj ekipit shqiptar në Beograd, i festojnë me të njëjtin verbim dhe me slogane etno-nacionaliste që nuk ndjellin paqe e bashkëjetesë, por urrejtje dhe luftë. Diplomacia dhe politika në çdo shtet të Ballkanit shihet qartë se lundron në ujëra të egër nacionalistë, të gatshëm të tallaziten edhe nga flladi më i lehtë. Politika ballkanase ka nevojë të zbusë turmat e egra etno-nacionaliste dhe jo, si rëndom ka ndodhur, të ushqejë gjakimet e tyre në kërkim të një vote. Dhe do të ishte e pafalshme, një krim i rëndë ndaj Ballkanit, nëse urrejtja e turmave të marrosura nga plagët e rënda të shkaktuara prej nacionalizmit, të turmave që hedhin gurë kundër luleve të paqes, të turmave që topin e futbollit e shohin si gjyle, do të errësojë arsyen që shtyn drejt paqes, bashkëjetesës dhe integrimit. Atëherë Ballkani do humbiste shansin për të kapur Europën dhe do të rrokullisej praptazi në humnerën e luftërave, konflikteve dhe masakrave si ajo e Srebrenicës që sapo e përkujtuam me lule dhe dhimbje por për dreq, edhe me gurë dhe urrejtje për njeri-tjetrin!

Varferia, injorance, mungesa e qyteterimit, gjaknxehtesia, ndarjet fetare etj etj – karakteristika te ballkanasve keto, nxisin nacionalizmin e semure. Si pasoje kemi gjenocide dhe luftera te panderprera. Prandaj Ballkani ka nevoje per lider si Xhingjiçi apo Rama per tu qetesuar dhe perparuar.
Një kokë e nxehtë nacionaliste është për fat të keq dhe Shakohoxha i cili e kthen, jo pak herë arenën e futbollit në arenë klithmash etno-nacionaliste. Por kur në televizione nuk ka një censurë minimale, Shakohoxhat mund të bëjnë sipas qejfit e të trazojnë ujrat e urrejtjes etnike. Si mund të bëhet ‘hero’ një karagjoz injorant si ai dron-lëshuesi mbi stadiumin e Beogradit, duke shkaktuar kësisoj një furtunë të vërtetë diplomatike dhe konflikt etnik. Dhe çudia më e madhe është se ky hero pompohet dhe nga kokat injorante të politikës zyrtare si palo-presidenti ynë.
sllave hesapi, si boshjnjaket si serbet, njesoj jane
asnje ndryshim nuk kane ,perse per rastin e dyte serbet protestuan dhe per rastin e pare JO
Ne Univers pjese e te cilit eshte edhe “krimbi” njeri , ka nje ekuiliber ndermjet “kerkimit te ndjeses” dhe “faljes” ! Kush kerkon ta prishe keye “ekuiliber hyjnor” , ne rastin e popujve me dinjitet njerezor , ka dhe pret te njejten gje qe e gjeti Vuçiçin ne Bosnje ! Kjo tregon se ai popull , nuk ka humbur vlerat njerezore !
E kunderta po vertetohet me popullin tone , kur eshte fjala per Vućičin shqiptar , Saleh Berishoviç Milosheviçin apo Fatosis Nanos Zervas ! Ky popull ende fle gjume !
Duhen denuar presidenti klinton e nxites te tjere qe kerkuan te vendosnin kapitalizmin dhe vune ne loje lojen e nacionalizmit ekstrem ku viktima ishin myslmanet ku per 50$ veshen shamite e ekstremizmit e jo te integrimit ne kulturen europiane?
VUCIC KA NXITUR ZYRTARISHT KRIMINELET NE TERREN DUKE THENE
“ZHDUKNI SA ME SHUME BOSHNJAKE DHE SHQIPETARE”
BEHET FJALE PER 1995.
VUCIC ME FJALE, KRIMINELET ME PLUMBA.
DUHET TA KISHIN EKZEKUTUAR DJE VENDIMIN ME VDEKJE NDAJ TIJ, NE SREBRENICE.
“…Po tani, a e kupton o Aleksander…që ke të bësh me kafshë islamike që nuk civilizohen kurrë?”
Sipas kodit zakonor shqiptar, edhe vetë gjaksi që shkon në mort, është i paprekshëm.
Por ai kod ishte i LEK DUKAGJINIT dhe jo i MAHMUT SELAUDINIT.
Kriminelet nuk mund te vendosin lule mbi viktimat e tyre. Kesaj I thone te haroshe gjakun, nenen, motren, vellane, babane, femijen, mikun, te dashurin…….. Te mundohesh te beshe politike dhe te pretendoshe “paqe” mbi vareza te viktimave te pafajshem, aq me teper te futur ne kurth nga polishejtane, eshte te shperfytyroshe qenien njerezore, ti vrasesh per se dyti here..
Nuk e besoj se do te kete nene ne bote te fale gjakun e femijes ne emer te hipokrizise dhe politikes tinzare….. TURP PER ATA QE BESOJNE SE KESHTU NDERTOHET PAQJA!……
Aspak shkrim rracional,nga Andrea Stefani,si kritik apo si analist apo opinionist qe i thote vetes,e percjell rregullisht,kur flet per ngjarjet,per ndodhite ne shqiperi asnje presje dhe pike sja luaj,i jap doren eshte per te pershendetur,por kam dexhuar kur flet per ngjarjet jashte shqiperis,nuk e kuptoje se shum nga vleresimet t tua Andre shkojne huq,ose ke munges informacioni,ose nga injoranca e mosperjetimit ben gabim ne analize,te krahasosh masen e rrevoltuar ,si te terbuar si nacionaliste ne srebrebic ndaj rrevoltes qe ben ndaj vucicit me te drejte,kjo ste ben aspak nder,boshnjaket humben per nje jave mbi 8000 vete ne masaker nga po ky kryetar qe shkoi ti vizitoje,ti lendoje dhe me shume,pse them me shume?
Spese veq para dy dite kjo qeveri beri qmos qe masakra ne srebrenic te mos quhej gjenocid,dhe pas dy dite shkon ne vendin e krimit dhe don te shtrish doren e pajtimit,kjo nuk eshte e ndershme per nje burreshtetas aspak,kjo dore zgjatje per pajtim eshte mashtrim,dhe me te drejte ishin boshnjaket,te rrevoltuar,jo pse ishin nacionalist ajo turme,por ishte vucici qe provokoi aty.Kurse terbimi serbeve ishte fashizoid ne beograd,nuk kishin arsye siq paten boshnjaket,serbet kan ne gjena urrejtjen terbimin fashizmin,dhe kurresesi nuk barazohen serbet jan ingjeksionuar mbi 100 vite me liber e shkrim kunder popujve tjere,sidomos kunder shqipetareve,ata kan mesuar qe prej kl se pare me doktrin kunder shqipetareve,dhe te gjithe ato gjenerata qe kan lindur pas vitit 1913 jan helmuar me fashizem,dhe vetum nje medikamnet i smundjes ,diagnozes denacifikim i sheron serbet si popull,ose te kshilloj te bisedosh me shqipetaret e kosoves,merre pak kohe dhe bisedo informohu se sa te pa bese jan serbet.Kjo eshte kshill prej nje perkrahesi tuaj qe kur flet si kritik ndaj ngjarjeve ne shqiperi te lumt.
Te gjithe flasin e akuzone pas minutes 41 kur u leshua droni. Asnje nuk numeron dhjetra poshtersi, provokacione, te bertitura rraciste, kontrolle te rrepta, hedhje sendesh, tymuese, e sa e sa te tjera para dronit qe mund ta kene hedhur vet serbet per t’ u viktimizuar. Ata nuk lejuan spektatore shqiptar…
Lerini ndeshjet e futbollit,keta rrahen ruset qe i kane si lala madh.Behet fjale per masakra ndaj civileve te pambrojtur.Serbet ushtruan genocid mbi bosnjen dhe vrane me teper se 300 mije njerez.Nuk ka shembull,vecse ne masakrat e luftes dyte boterore.Nje popull qe u vra 1/10 e popullsise.Vucic po merr mbi shpine krimet e parardhesve.Europa duhet te kuptoje me ne fund cfare tallje me viktimat eshte ngritja e gjykates speciale ne Kosove.
Stefani,ju lumt.Vuçiçi vuan pasojat e Millosheviçit por i detyruar nuk po heq dore nga vija e ashper e babait te tij dhe,mire ju be shputa ne Sebrenicë dhe pak e ka pasi me ngjarjen e sportit me ne mbajti qendrim si HARKANI-Nikoliçi.Serbi eshte i pabese,e lidhur me Rusimn,ku pergjegjesi te madhe ka Europa,sepse kur Merkeli edhe kete here kur shkoi atje,mesa di une- nuk e zuri ne goje Kosoven,njohjen nga Serbia si shtet te pavarur.Dhe ka mundesi qe Serbia te integrohet ne Europe para nesh.Dhe pse? Se Europa nga ne mesepari kerkon stabilitet politik,te cilin e prish vetem nje njeri antishqipetar-Sali Ram Berisha,si dore e zeze e Serbit..!
Nuk na the ndonje gje per Berishen kete here. Per t’u shqetesuar kjo,nuk me duket kaq e thjeshte. Apo nuk eshte Andrea i vertet ky?
Cfare te kuptoje Aleku o Andrea ? Po te kishin fuqi Serbet bashke buzeviçin Vuçiç e benin prape genocidin ! Sepse sic thote dikush ketu Serbet me shume cdo rrace tjeter ballkanase gati mbi 100 vjet injektohen me virusin e nacionalizmit dhe virusin e ordodoksise ! Serbet jane te pandreqshem jane “ai druri i shtrember qe prish stiven” !
Vuçiç kurrsesi nuk duhet ti kishte lenduar zemrat e Boshnjakeve ne Srebrenice me prezencen e tij. Aq me teper qe ka folur si cub atehere kunder Boshnjakeve dhe Shqiptareve. Masakra e Srebrenices ndaj nje populli te paarmatosur te pafajshem eshte e tille qe smund te harrohet lehte ! Nuk mjafton dora e shtrire e miqesise se Serbit ! Duhet kerkuar falje nga gjithe klasa politike nga populli Serb vete !