SHËNIM: Policët tanë, më mirë frikacakë sesa……

anazapta

Kush ka lexuar lajmin mbi grabitjen e një argjendarie dy ditë më parë në Shkodër, duke vizatuar në kokë sipas të dhënave telegrafike të gjithë skemën e pazakontë të largimit të grabitësve, nuk ka mundur të mos riaktivizojë dilemën e trishtë për policët tanë, moral e profesional bashkë, nëse janë thjesht frikacakë të rëndomtë apo të papërgatitur profesionalisht, edhe në çështje frike?! Mbas preçedentit ulëritës të një ‘rrugori’ që ikte dhe fshihej si lepur teksa shtihej ftohtësisht mbi trupin e bankierit Santo, vjen dhe rasti i Shkodrës, ku grabitësit, jo vetëm që përplasen me dikë në trotuar, duke humbur kështu kohë kronometrike goxha të volitshme për ikje, por nuk u ndizet as motori, një i ashtëquajtur ‘papaq’; dhe kjo, nën vëzhgimin e policëve rrugorë, që siç thuhej në lajm, u kanë bërë thirrje të ndalen (se mos u janë lutur?!), por ja që ata janë treguar të padëgjueshëm dhe kanë ikur!!! Dhe të vjen të thuash: sa turp që janë sjell kështu me policinë! Ose: po ndonjë kafe pinë aty pas grabitjes, apo nuk patën kohë?!

Tek filmi “Njësiti Gueril”, është një skenë, me një gjetje tejet naive regjisoriale: Ca komunistë po vjedhin në mes të ditës rrula letre që iu duhen për trakte, duke i ngarkuar në një kamionçinë. Por, një patrullë fashiste afrohet tek ata duke i gjykuar si të dyshimtë në veprime, ndërkohë që kamionçina nuk po ndizej. Kur afrohen aty, komunisti më trim i drejtohet komandantit të patrullës: “A na ndihmoni pak ta shtyjmë se nuk po na ndizet?!”, dhe komandanti fashist u bën shenjë me kokë vartësve që ta shtyjnë! Morali i fabulës: Me të tillë fashistë idiotë, nuk ka kala që nuk marrin komunistët! Nëse policët tanë janë thjesht frikacakë, në një kohë kur të ruash kokën në Shqipëri është bërë imperativ i ditës, më tepër sesa përpjekja normale për të ndërtuar një jetë të dinjitetshme, është shumë më e përligjur sesa të jenë idiotë… në profesion; pasi tek rasti i Shkodrës, jo vetëm u kanë ikur para syve, por as kanë mundur t`i kapin më pas apo t`i identifikojnë.   / E.H.

 

Share This Article
14 Comments
  • Policeve u duhet te luftojne jo vetem me krimin por edhe me gjykatesit e prokuroret e korruptuar. Kur ke kunder gjithe boten eshte e veshtire te jesh trim.

  • Mos ngaterroni filmat me realitetin.Polici rrugor nuk ka detyre te luftoje krimin dhe e ka te percaktuar mire juridiksionin dhe kompetencat. Armen e kane per vetmbrojtje gjate ushtrimit te detyres se vet. Nuk jane te detyruar ta perdorin per mbrojtjen e te tjereve dhe prones se te tjereve apo shteterore. Per kete eshte policia e rendit dhe grupet speciale si Brisku, Renea etj. Policet rrugore kane te drejte te perdorin dhunen per mbrojtjen e te tjereve aq sa cka co qytetar ne perputhje me nenin e mbrojtjes se nevojshme te Kodit Penal. Ne kete rast polici rrugor ka nje avantazh sepse ka nje arme pistolete me leje. Gjithsesi eshte sakrifice e madhe te per rrugorin te vere jeten ne rrezik, dhe nuk ndodh shpesh. Sa per njesitin guerril mos shifni filmat e kin.shqip.re po lexoni librat per kete pune se ata ishin vetem nje dore qe benin atentate. Fashistet dhe Nazistet kane marre me qafe shume cuna e vajza te reja per “aktivitete ilegale dhe terroriste”

  • Policet sot jane hallexhinj,qe veshin uniformen(as kapelen nuk duan ta mbajne ne koke) per te ushqyer familjen!!!
    Cfare polici i thua ti nje te tilli qe eshte BARKDERR,qe i merret FRYMA kur ecen,qe nuk ka fuqi te kape nje femije e jo me vrases e hajdut!
    CFARE NORMASH FIZIKE E SPORTIVE PLOTESOJNE KETA POLICE???
    ASNJE NORME!!!
    A BEJNE STERVITJE CDO MUAJ NEPER PALESTRA APO NATYRE PER TE MBAJTUR TRUPIN NE FORME?
    HARROJENI!!!
    A BEJNE STERVITJE PER MUNDJE EBOKSIM?
    HARROJE!!!
    Atehere per cfare duhen keta police????
    POLICET DUHET TE DALIN NGA SHKOLLAT PERKATESE E JO TE MERREN NGA DHITE E TE VISHEN SI DORDOLETET!!!
    Si mund te vishet polic nje person me shikim te kufizuar,pra me syze optike???
    Si mund te merret polic nje person kur nuk njeh rregullat elementare te USHTARAKUT,UNIFORMES,KOMUNIKIMIT ME QYTETARET etj,etj???
    QE TE KRIJOHET KJO POLICI,DUHET TE VIHEN NE KRYE NJEREZ PROFESIONISTE E JO RROGTARE HALLEXHINJ APO BESNIKE TE SHEFIT!!!

  • keto jane policet e Tahirit tuaj, rilindjes tuaj, qe i promovuat aq shume. Uroj te mos e provoni ne kurriz, sic e keni thene edhe ne artikull. Cilitdo punonjes i administrates aq me shume policit nuk duhet ti shihet ngjyra, sepse nje here ne jete ndoshta ke nevoje per te, sic pati Tan Santo, dhe nuk ke mundesi te dyte.

  • Ku ka me mire nuk di , nuk pash nuk degjova gje. Keshtu ske problem me askend, sepse shqiperia eshte dhe do mbetet nje shtet rrumpalle.

  • Kur lexova kete shkrim me shkoj mendja te policia shkodres,po kaloja doganen e muriqanit dhe polici malazez beri ceshte e mundur te me merrte 20 euro,i mori per asgje i ngeli vetem te me thoshte i dua per qef,ja dhash i detyruar,po me e keqja ishte kur i erdhi radha policit shqiptar,mbasi morri shenj nga malazezi me tha,ati i dhe po mua,sigurisht dhe 20 euro per policin shqiptar,e gjitha kjo per qef,ne fund keta mu duken lule kur pash doganieret me kepuce me maja dhe fryeshin si gjela,pytjet e tyre ku jeton,cfare punon,sa fiton,per sa ka ndodhur ne shkoder mire se duhet te kishte dhe me keq me ata police.

  • -policet nuk mund ti pergjithesosh,por ka nga ata qe e merzisin shoferin..marr nje aspekt..me vjen nje nga femijet nga jashte dhe dolem shetitje deri te gjiri i Lalzit
    -ç’ka ndodhur ,..kater patrulla ne dhjete km??vetem prania e tyre e streson shoferin dhe shton aksidentet{sepse mentaliteti i shoferit per policin nuk ndryshon..,se nuk do polici.}
    -i thashe se te vellait i kane marre patenten,sepse polici pa 800-m larg qe hyri me portokalli,dhe kuri vellai i kerkoi nr/e ndonjerit nga eproret polici ja jeptenr gabim dhe linden debatet dhe ju hoq patenta nje vit Meqe i vellai doli disa here jashte,per pune kur u kthye kishte kaluar afati.
    Si i behet e pyeta {sepse shqiptaret jashte te paren gje mesojne ligjet dhe paguajne taksat}
    …informimi vizual i policit nuk merret parasysh..qe pergjigja dhe une them| ne ecim ne vend numero,se akoma nuk e kemi shansin te hedhim hapin para.

  • nje shkrim shume i dobet,pa llogjke.Kam nje pyetje per artikull shkruesin:Cfare mund te beje nje polic me nje revole perballe dy kallacnikove,te vritet per 100 euro .

  • Keta jane policet e berishes tecilet tahiri i mban akoma ne pune ,e genjen mendja se mund te vendose rendin me keta police e oficere policie te korruptuar deri ne palce.

  • …po c’police te ketij apo ta atij more…ora 6:30 e mengjesit 3 police qe kane lene turnin, ne bus dhe diskutojne se si pihet rakia pa te bere dem!!! Ata edhe pa pire do dukeshin
    per faqe te zeze. Perfundimi: jo vetem era qen nga djersa, sigurisht!
    Duhet dikush qe ti rreshtoje te gjithe dhe tu drejtoje gishtin…ti ben ti s’ben. Problemi eshte se ne Shqiperi ai dikush eshte gjithmone me faqezi! Lloj lloj legeni qe nuk mbahet ne kembe veshur me nje uniforme material mbulese tavoline lokali fshati, turp. Aq sa jane verdalle, por qe nuk gjenden ne asnje moment te dites dhe sidomos kur duhen….me ate rroge shkatarraqe, ndoshta na vjedhin me shume se babi i djalit me Rolex!

  • SHKRIM I DOBET, GAZETARI JETON NE SHQIPERI APO NE NJE PLANET TJETER . DY SHEMBUJ DO TI JAP GAZETARIT DORDOLES,, E PARA VITE ME PARE U VRA NJE KOMISAR POLICIE DHE KYEMINISTRI I A SAJ KOHE DO TE DEKLARONTE JAM SHUME I GEZUME QE MAR PJESE NE HIDHNIMIN TUEJ KOMENTIN E THENIES TE KRYE-MINISTRIT TA ANALIZOI GAZETARI , DHE DYTA NE DURES U VRANE KATER DJEM NENASH TE KATER ISHIN NE NDEKJE TE NJE KRIMINELI , DHE SOT QE KANE KALUAR PESE VJET VAZHDON PIK-PONGU NGA GJYKATAT E BLERA, NE QOFTESE DETYRA E POLICIT TE DUKET E THJESHTE LERE GAZETARINE PROVO TE BESH POLICIN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *