SHËNIM: Policia që mbron standardin e shqipes!

redaktor

Duhej t`u merrej jeta katër njerëzve, që ne të merrnim vesh se në kupolën e Policisë së Shtetit në kohën e PD-së, meraku për shqipen e pastër e të kulluar, qenkesh pjesë e skrupulozitetit në detyrë. Ligji edhe mund të shkelet nga “rojtarët e ligjit”, makar dhe mund të lësh kokën nga kjo, por që cënohet gjuha jonë, asaj së cilës aq bukur i këndoi Naimi e rilindasit e tjerë, jo! Kurrë jo!

Nuk mund të cënohet ajo gjuhë, për të cilën u angazhuan më vonë me dhjetra e qindra akademikë gjuhëtarë, të cilët e standartizuan dhe e unifikuan, për ta patur në variantin e sotëm letrar, si një ndër arritjet më të mëdha mbarëkombëtare, finalizuar në Kongresin Drejtshkrimor të ’72-it. Sakaq, vetëm sot po e mësojmë, falë dhe katër viktimave të 21 janarit, se Policia shqiptare nën Berishën, nuk ishte e angazhuar vetëm në ruajtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve – kjo ishte më e pakta që mund të bënte – por ruante dhe gjuhën tënë, nga mosrespektues të saj, deri dhe bastardues, të cilët, atje ku duhej pika, vinin paturpësisht presjen; aty ku fjala duhej me të madhe, çmendurisht ishte me të vogël; atje ku duhej kryeradhë, as që ndiqej ky rregull, e ndërkohë, në mënyrën më të pashpirt, arrihej deri dhe tek ngatërrimi i kohës së foljeve dhe rasave të emrit.

Jo, kështu nuk mund të vazhdohej më. Siç e kuptojmë dhe nga ish-kryepolici Burgaj gjatë dëshmisë së tij në Prokurori lidhur me moszbatimin e urdhër-arresteve të Prokurorisë, një ditë pas vrasjeve më 21 janar nga ana e Gardës, gjëja më kryesore në ato momente, ishte pikërisht mbrojtja me çdo kusht e gjuhës nga shkelës të rregullave të saj në drejtshkrim. Ashtu, me laps në dorë, duke u orientuar nga… jo, jo nga ligji, por nga ‘Rregullat e Drejtshkrimit Shqip’, botim i Akademisë së Shkencave – që siç po mësojmë pra, na paskësh qenë literatura më e preferuar e ish-kupolës së Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme – tek teksti i urdhër-arresteve të Prokurorisë, janë hasur një mal me gabime ortografike e drejtshkrimore, gjë që më pas ka çuar në zhvlerësimin e menjëhershëm të tyre.

E kotë që kryeministri Rama apo ministri i linjës, Tahiri, të rrahin gjoksin për kthimin sipas tyre të policisë në detyrë, derisa askush nuk shqetësohet më se ç`hedhin në letër shqiptarët, e së fjalitë e fjalët e tyre, në shkresurina zyrtare apo qoftë dhe mesazhe dashurie, janë një mish-mash i vërtetë. Nga ana tjetër, ish-drejtuesit e lartë të Policisë nuk kanë pse brengosen nga “heqja e kapeles” prej kësaj qeverie; drejt tyre po vijnë oferta pa fund nga botues të shumtë, për të bërë korrektorin gjuhësor. Vitet do kalojnë, e do vijë patjetër ajo kohë kur dikush të shkruan një dossier, me titull: “Kur policia mbronte standardin e `72-it!”/E.Hoxha

Share This Article
18 Comments
  • Nje “bravo” te madhe per Burgajn,qe dhe ne momente shume te veshtira per shtetin kur disa njerez me cadra pistoleta donin te mernin pushtetin me dhune,i vuri gjoksin mbrojtjes se gjuhes sone te bukur nga gabimet autografike!Edhe nje here bravo,rrace e keqe burgajsh!

    • Gjate 25 vjeteve te fundit,jo vetem shkresat,por KULMI eshte se edhe LEGJISLACIONI ne Shqiperi eshte formuluar me gabime,nenkuptime dhe harresa te shumta!
      Keshtu,per arsye te ndryshme ligjet per STATUSIN E USHTARAKUT jane ndryshuar rreth 30 here,duke u vene mballoma pas mballomash,duke shtuar nje nen apo germe,here duhe e quajtir “STATUS TE USHTARAKUT” e here Ligj per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKUT”!!!
      Ne Gjykata deri me sot eshte bere nje LOJE E RREZIKESHME me keto ndryshime(mballoma) se here merret e drejte ligji baze dhe here tjeter hidhet poshte ai dhe quhet i mireqene “SJTESA E TIJ”!
      Kulmi i KULMEVE eshte se ka gjyqtare,si ai,qe me ra shorti edhe mua ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare Tirane,i quajtur Gentian Medja,qe nuk i ka LEXUAR FARE VKM-te qe ai i adresohet,duke rrezuar te drejten time sikur kjo nuk mbeshtetet ne ato VKM qe une i referohem!!!
      Epo kur “E ZEZA ESHTE HEDHUR NE TE BARDHE” dhe gjyqtari nuk do ta lexoje,atehere ketu nuk behet fjale per LEXIM SI NE ABETARE,por per “ANALFABETE-FUNKSIONALE”!!!
      Dhe kur keta lloj gjyqtaresh u jepet e drejta te gjykojne BUKEN E GOJES APO DJERSEN DHE MUNDIN E 35 VJETEVE pune,atehere jo vetem nuk e merotojne te jene gjyqtare,por te DENOHEN edhe per SHPERDORIM DETYRE!!!
      Po ky gjyqtar,kur ishte puna per te me dhene te drejten e pensionit te pa paguar padrejtesisht per 3 vjet rresht(96-98) sipas ligjit ne fuqi te asaj kohe,ai ma hedh poshte pa asnje argument,aq me teper qe ai ligj nuk ishte shfyqizuar gjate kesaj kohe!!!
      Ndersa ne vitin 1999,kur SIGURIMET SHOQERORE filluan te na pagijne nje lemoshe pensioni,ai pranon qe ky ligj i 1996-tes eshte i drejte!!!
      Pra ky gjyqtar,jo vetem interpreton me 2 standarte,por behet pale me palen FAJTORE,shtetin ,qe na ka mohuar per 20 vjet te drejten per pension sipas ligjit!!!
      Tallja me e madhe ka ndodhur ne 2020,kur Sali Berisha,nga URREJTJA e madhe ndaj nesh ushtarakeve,nxorri Aktin Normativ qe na ULU 5o% pensionin e parakohshemduke e cuar ne 10 mije leke ne muaj,kur vete pensioni minimal ishte 14 mije leke!
      Pervec kesaj na nxorren edhe debitore per 2 milion leke secili qe po na e mbajne cdo muaj!!!
      Tek ne keto ndodhin se NUK KA SHTET!!
      Megjithese GJYKATA KUSHTETUESE mori vendim,qe hidhte poshte ULJEN E PENSIONIT TONE,perseri deri me sot ASNJE GJYKATE NUK E KA ZBATUAR KETE VENDIM TE SAJ!!!!
      Edhe per te qeshur edhe per te qare!!!
      Ja pra nuk eshte puna tek GABIMET GEAMATIKORE,POR TEK GABIMET E MALIQIT!!
      Edhe qeveria RAMA te njejten gje po ben me pensionet tona,kur lejon JURISTET DHE DREJTUESIT E ISSH qe te mos rillogarisin pensionet sipas interpretimit te Gjykates Kushtetuse dhe pastaj thone qe “JEMI PER SHTET LIGJOR”!!!
      KY ESHTE SHTET FASHIST E JO LIGJOR!!!
      Ndaj ne ushtaraket per vite me radhe po rropatemi neper gjykata dhe ne fund nuk na e japin te drejten sipas ligjit qe eshte i shkruar E ZEZE NE TE BARDHE!!!

    • O ENVER cohu nga varri dhe zhduki njehere e mire keta plehera qe mbijne si kerpudhat mbas shiut, nuk duget ti shohim me keta bastarde qe vrane, prene, vodhen kete popull te shume vuajtur.Zhduki njehere e mire te mos ishohim e degjojme me, boll u lodhem me keta kriminele e hajdut.

  • zoti/shoku ermal hoxha

    nuk I ngacmon me njeriu nervat ne shqiperi keto artikujt tuaj,qofte she shkrime plot talent dhe atdhetarizem te bedri islamit ,te viktor malajt,apo mero bazes.

    nuk ka asnje ndryshim qeveria kolaboracjoniste e rexhep mitrovices dhe xhaferr deves nga ish qeveria kriminale e sali elezbiberoviqit dhe lulqim bashoviqit qe vrane njelloj si ne 4 shkurt 1944 ashtu dhe ne 21 janar 2011

    basha dhe berisha jane kriminele por jo fajtor

    Fajtoret mos I kerkoni te gjuha shqipe por te gjuha e tradhetarit shume dimensional edi rama,mashtruesi ilir meta dhe hipokriti aleko arvizu qe barazoi viktimen me agersorin.

    I vetmi qe kundershtoi nenpunsin e pallatit te endrrave arvizu ishte Ilir Yzeiri qi tha : “leri kinezerirat zoti ambassador” dhe amabasada e tij nderpreu lidhjet dipllomatike me gazeten shekulli qe u kritikua fort nga vete qeveria amerikane.

    prandaj zoti ao shoku ermal hoxha nuk ka faj vetem gjuha shqipe por dhe kinezerite e arvizuse atehere pra gjuha kineze..urojme qe dhe ambasdori I ri cuditerisht me prejardhje kineze te mos hece ne gjurmet e atij qe I tha nje super kriminelit burre shteti pa u thare akoma gjaku ne boulevard

    pra mbijetesa e krimberishes nuk eshte nga gabimet ne gjuhen shqipe por nga gjuha kineze (kinezerirat e arvizuse,metes ,rames) qe folen me gjuhen e ngjalave ne 1 prill 2013
    qe tani ai popull po I ndjen ngjalat qe levizin ne prapanicen e tij dhe qe jane futur thelle..

  • Nuk e di ti Zoti E. Hoxha qe shkresat zyrtare duhet te jene te shkruara ne menyre korrekte dhe sidomos pa gabime qe mund te cojne ne interpretime te ndryshme te tekstit. Sa ku tall bythen me soje ironirash bajate perse nuk e ben punen e gazetarit tamam, dmth perse nuk siguron nje kopje te atij dokumentit me gabime, botoje nje faksimile dhe pastaj te gjithe mund ta shohin si qendron puna. A kishte vertet gabime qe mund ta keqinterpretonin ate qe kerkohej, apo thjesht eshte sebep i nxjerre nga Burgaj. Me vjen keq por kjo qe beni ju eshte gazetari dy-lekshe, me tendence dhe e parapaguar.
    P.S. Nuk po them se Saliu, Edvini dhe Iliri jane burra te mire.

  • A mund ta disponoje redaksia e nderuar e gazetes nje kopje te atij urdheri,qe ta shikojme edhe ne populli se per cfare gabimesh gramatikore behen fjale???
    Meqenese policia atehere nuk e zbatoi urdherin se shkresa kishte gabime,po PROKURORIA E PERGJITHESHME,NUK I KISHTE AFTESITE REDAKTUESE QE TA RIPUNONTE URGJENTISHT KETE SKRESE E TA NISTE PERSERI ME URGJENCE???
    Ju lutem ,ne se mund te na informoje njeri,qofte edhe ndonjeri qe e ka nje kopje se saj privatisht!!!
    Do te ishte GALLATE E MADHE!!!

    • Vertete e vini ne dyshim qe ai document eshte corba konsensuale e “lavires se bulevardit” ,burgaj-kulicit dhe mortjemadhit brekedhjere???????
      Alibi-lapsusi,si gjithe te tjerat ,per dy dekada,te dr.dhjeramanit.

      • @Lora!
        Nuk po bejme lojra fjalesh ketu!
        Le ta nxjerrin kopjen e shkreses qe te binden te gjithe se ku qendron e verteta!
        Nuk jemi ne kishe e xhami qe degojme priftin dhe hoxhen se cfare ka thene PERENDIA dhe te bejme “AMIN”!!!

  • PO SHIFEN PASOJAT E SUNDIMIT TE SALI BERISHES NE TE GJITHA TROJET SHQIPTARE NE BELLKAN. SIKURSE TE KISHIN DOKUMENTE TE DUHURA ME SE GJYSMA E SHQIPTAREVE DO EMIGRONIN NE BOTEN PERENDIMORE. NJE PJESE TJETER NE ISIS.

    • Me fal, po edhe per sa kohe do te na mbytin pasojat e Sali Berishes, se une degjoj edhe nga ata qe thone se nuk kane mbaruar akoma pasojat e Enver Hoxhes. Mjaft pra me pasojat e te tjereve, a eshte ne fuqi qeveria e nje milion shpullave, hajt pra, qeverisja do bythe, s’ka mo qpfte me pasoja.

  • Fati keq per Shqiperine qe ka patur nje drejtor policie fukara nga mendja, me te cilin beri si desh politika.
    Po Prokuroria me germat e ketij kufitari idiot do merret ? Plaseni ore brenda se nje fenomen i till do behet rruge per te ardhmen ne polici dhe nuk do zbatoj njeri urdherat tuaja te ligjeshme.
    Ky idiot do shkruhet ne historine e Policise se Shtetit si ai nga tepelena qe ui kerkonte nje vend pune per polic Ismail Qemalit dhe ca me keq.
    Gabimet ortografike kane qene vetem ne stemen e urdher arresteve.

  • Burgaj e mban mend mire vjershen e kl se pare…….. Per nje M .qe ti se ve ,fjala mik behet ik,se tani o komandanti gardes Ndre Prendi trajte e pa shquar,duhet te cilesohet ne te shquar Ndrea Prendi….ik ,ik ,ore mik! Thone per nje presje qe ishte ven gabim Lenini shpetoi nga pushkatimi….. jo.jo nuk talleni dot me Burgain ju .jo. E zbaton me rigoriositet gjuhen ky. PO sa komandat garde kishteme emrin Ndre,apo Ndrea prendi?
    Mire Ndreas i ishte dhkruar gaminm emri,po ata te tjeret? PO ne bodrumet e kryeministrise pse u mbajten per 2-3 dite? Pse kryeministria u kthye ne spital partizan,se ballistet e zogistet nuk kishin spitale neper shpella apo bodrume, se jo per gje,po nuk kishte pse te nrinin spitale…… Pika prokuroreve qe futen koken te bytha e u struken nga sokellimat e Saliut…… Heshtet edhe kur ju ofendoi edhe koleken tuaj e nuk bet ze …….

  • se pari botoni faksimalen e urdhr-ndalimit-arrestit te Prokurorise shqiptare ,per te dyshuarit e vrasjes 21janarit 2011-per te dhene me saket opinjone te vlefshme,large opinjoneve tallava.Sedyti pa me te voglin arsye ky Burgaj,Kuliçaj zv.i tij jane pizavenget e SALIUT ketij vrasesi makaber,BURGAJ dhe Kuliçaj kane kryer grusht shteti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *