Mediat greke shkruajnë sot se kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis ka planifikuar një takim raportues me liderët partiakë pas kthimit të tij nga Uashingtoni.
Sipas këtyre mediave takimi ka për synim diskutimin me drejtuesit e spektrit politik të zhvillimeve të fundit në politikën e jashtme që e kanë vënë Greqinë në kurs të pashmangshëm përplasjeje me Turqinë e Erdoganit.
Akti në fjalë synon të zgjerojë bazën e konsensusit për vendimet e qeverisë, por edhe informojë politikën mbi disa zhvillime të rëndësishme për të cilat nuk preferohet që të ketë qëndrime të ndryshme.
Ky është një precedent pozitiv që do të ishte mirë të praktikohej edhe në vendin tonë. Të paktën për këto gjëra.
Shqipëria është një vend që përjeton zhvillime të rëndësishme në politikën e jashtme, për të cilat një pjesë e madhe e opinionit nuk di asgjë.
Opozita kryesore në parim akuzon për çdo gjë me metrin e Luftës së Ftohtë, agjenturë andej dhe tradhëti këtej. Mirëpo si forca që kanë qenë në qeverisjen e vendit për jo pak kohë, si PD-ja ashtu edhe LSI-ja e kanë të qartë se gjërat janë shumë më komplekse sesa kaq.
Ne nuk dimë asgjë për nismën e Minishengenit. Dimë aq sa do të na thotë kryeministri Edi Rama.
Ne nuk dimë asgjë se përse marrëdhëniet me Kosovën janë ftohur. Dëgjojmë vetëm kryeministrin që e cilëson homologun e tij kosovar, gënjeshtar.
Ne nuk kemi asnjë ide mbi natyrën e marrëdhënieve të Tiranës zyrtare me Ankaranë zyrtare, për miqësinë personale të z. Rama me presidentin Erdogan, për arsyet e deportimit të shtetasit turk, Çelik.
E vetmja gjë që dimë me siguri është se politika shqiptare ka rënë në sevda me muxhahedinët, strehimin e të cilëve e përkrah pa rezerva edhe pse nëse nesër Shqipëria do të goditet për këtë shkak, për këtë nuk do të ketë faj asnjë shqiptar i thjeshtë, as ata që merren me aktivitete kriminale.
Fajin do ta kenë këta që qeverisin me urdhëra që vijnë nga gjetkë dhe që në çdo rast e kanë më kollaj se kushdo që të marrin fëmijë e sorollop e të ikin ku kanë vilat e tyre.
Ne kemi parë sesa herë që ka një debat për politikën e jashtme, kryeministri shfaqet me promovimin e ndonjë shërbimi të ri dixhital, me promovimin e ndonjë godine a fasade, si për t’u thënë qytetarëve: Politikën e madhe ma lini mua, këto janë për ju…”
Re.Pu.

Shume e drejte nota, por nga ana tjeter politika e jashtme perpunohet zakonisht me mjete shume te “holla” kirurgjie dhe me objektive te larget, shpeshhere kontroproduktive per tia lene ne dore popullit. Per Minishengenin shume shqiptare do ta votonin emocionalisht dhe negativisht, por duke patur parasysh efektet shume afatgjata te ketij vendimi, pra pertej Rames dhe pertej Vucicit mendoj qe ky vendim mund te jete shume pozitiv. Vucic beri nje pyetje qe per mendimin tim ishte shume e thelle dhe largpamese ; “Do te bejme lufte, apo do te bejme paqe?”
Me vjen per te qeshur .me keto zhgaravina paknaqesije ,kunder qeverise dhe kallamit te saj udheheqes,se nuk informon zhelanerine,turrmen,leckamanerine ,se me ke I ben merveshjet !!?? Kesaj zhelanerije te peshtire [ qe I thone sovrani ne thonjza e ne kllapa } as nuk I ka takuar dhe as nuk I takon te mari vesh ,se me ke flitet ne kete bote. Kjo mizerje njerezore e grumbulluar pas asaj pjese te zgjedhur prej saj I takon ate qe I kane dhene ,,,, pa koment.
Nuk eshte praktike e munguar, jane akte kriminale te qeverise shqiptare
Si njeri nga lexuesit e lexova me kenaqesi dhe me pelqen ky fort shkrim i zotit, zonjes, shoqit a shoqes enigmatik/e Re.Pu.
KomunisTa te bashkuar afer drogaxhiuthahahahahah